Home Blog Page 5877

Quni: PAN-i s’i ka votat

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se koalicioni të cilit ai i takon, LDK-AKR-Alternativa, nuk ka asnjë deputet që ka disponim që të jap votën pro PAN-it me të cilat do të mund të kenë shumicën në qeveri.

“Është e pamundur që PAN-i të sigurojë votat për të marrë votëbesimin e qeverisë dhe krijimin e saj”, ka thënë Quni në RTK. “Koalicioni LAA ka qëndrim që aty ku është PDK-ja, të mos ketë bisedime. Nëse ndonjë deputet mund të ndërrojë qëndrim, është përgjegjësi e tij”, tha ai.

Quni bëri me dije se ka shokë e miq edhe në partitë e tjera, duke shtuar se se nuk ka pasur ftesë nga ana e koalicionit që ka marrë më shumë vota që të jetë pjesë e bisedimeve.

Arrestohen 33 përdorues të drogës në Prizren

0

Tridhjetë e tre përdorues të drogës janë arrestuar në Festivalin “NgomFest “ në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se me të dyshuarit është duke u marrë prokuroria.

“Gjatë netëve sa ka zgjatur festivali, janë identifikuar e më pas ndaluar nga Njësiti antidrogë, patrulla policore dhe hetues 33 të persona, ku janë siguruar prova materiale tek të cilët janë gjetur substanca narkotike”, tha Berisha për TV Prizrenin

Sipas tij, pas ndalimi, ndaj të dyshuarve, janë iniciuar rastet në Prokurori.

Berisha tregon se te të dyshuarit janë gjetur substanca të ndryshme narkotike si: kanabis, marihuanë, por edhe kokainë,trensmeton PrizrenPress.

“ Dilerët e drogës gjatë këtyre organizimeve tregohen mjaft të zhdërvjellët”, tha Berisha.

Ai tha se policia do të vazhdojë që të luftojë këtë dukuri në Prizren.

“Të gjithë ata që kapen me sasi të mëdha të këtyre substancave të ndaluara i dërgojmë para organeve të drejtësisë”, tha Berisha.

Prizren: Parashkruhet lënda penale ndaj ish-gjyqtares Shemsije Sheholli

0

Lënda penale ndaj ish-gjyqtares, tani avokates, Shemsije Sheholli, e cila akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka arritur afatin e parashkrimit absolut.

Gjykata e Apelit, këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, në dhjetor të vitit 2016. Mirëpo, nga janari i këtij viti nuk është mbajtur asnjë seancë, për shkak të mos prezencës së ish-gjyqtares Sheholli, në Gjykatën Themelore në Prizren.

Si pasojë e shtyrjeve të vazhdueshme, ka ardhur edhe deri te vjetërsimi i lëndës më 2 korrik 2017, ende pa u mbajtur asnjë shqyrtim gjyqësor pas kthimit të lëndës në rigjykim.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryetaren e trupit gjykues, Raime Elezi, e cila ka thënë se në këtë rast penal ka marrë të gjitha veprimet të cilat i parasheh ligji, për të siguruar prezencën e të akuzuarës në shqyrtim, por sipas saj, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Elezi ka thënë se e pandehura që nga janari i këtij viti ka refuzuar të marrë pjesë në shqyrtimin gjyqësor me arsye se është e sëmurë rëndë dhe nuk mund ta përballojë gjykimin.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me prokurorin e rastit, Genc Nixha, i cili ka thënë se ai së bashku më gjyqtaren e rastit, kanë përdorur të gjitha mundësitë për të mbajtur rigjykimin, por sipas tij, një gjë e tillë është pamundësuar nga e akuzuara.

Nixha ka thënë se duke pasur parasysh që e akuzuara është profesioniste e lëmisë juridike, ka shfrytëzuar të gjitha metodat për t’iu shmangur shqyrtimit gjyqësor, pasi e ka ditur se do të arrihet parashkrimi absolut.

Për më tepër, ai ka thënë se në këtë rast është urdhëruar edhe sjellja me forcë e të akuzuarës, por një urdhër i tillë nuk ka arritur ta zbatojë policia me arsyetimin se e pandehura është e sëmurë rëndë.

Ndërsa, ish-gjyqtarja Shemsije Sheholli, për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se është shumë e sëmurë dhe momentalisht është e palëvizshme. Ajo ka thënë se pikërisht ky rast penal, e ka sjellë atë në këtë gjendje shëndetësore. Sheholli, ka paralajmëruar se sapo të përmirësohet gjendja e saj shëndetësore, do të ndjek ligjërisht të gjithë ata, që sipas saj, e kanë dëmtuar në këtë rast.

Sheholli, tutje ka deklaruar se gjykata ka qenë tendencioze në rastin e saj, pasi që e ka dënuar me burgim, pa e administruar lëndën civile, në të cilën pretendohet se ajo ka bërë shkelje, e të cilën mangësi, sipas saj, e ka vërejtur edhe Gjykata e Apelit, për të cilin fakt edhe e ka prishur aktgjykimin në fjalë.

Për më tepër, ajo ka thënë se gjyqtarja e rastit, ka bërë shkelje, sepse ia ka dërguar policinë në shtëpi, për ta shoqëruar në seancën e 7 korrikut 2017, megjithëse pesë ditë më herët, ka arritur afati i parashkrimit.

“Betimi për Drejtësi” në vazhdimësi ka raportuar rreth këtij shqyrtimi gjyqësor.

Ndryshe, më 12 shtator 2013, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsije Shehollit, sipas të cilës e njëjta si gjyqtare në ish-Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka aprovuar kërkesën e paditësve, Jetullah, Sherife dhe Naim Krasniqi, me të cilën ka vërtetuar se ata janë pronar të një prone, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”, pa ftuar në shqyrtimin gjyqësor, palën paditëse.

Po ashtu, sipas aktakuzës, Sheholli i ka caktuar palës së paditur, përfaqësues të përkohshëm, pa u munduar që të sigurohet se i njëjti nuk  jeton në Kosovë, por se është mjaftuar me deklaratën e paditësve se i padituri, Ustun Sylejman, është shpërngulur në Turqi.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Sheholli, nuk i ka zbatuar ligjet pozitive që të shpallë në gazetën zyrtare, vendimin mbi caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, me çka i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në kontest, trashëgimtarëve ligjorë të të paditurit Ustun, mbesat dhe nipat e tij, Zineta, Ifeta dhe Eroll Nikoqeviq dhe Emil Popoviq.

Lidhur me këtë aktakuzë, ish-gjyqtarja Shemisje Sheholli më 27 maj 2016, është shpallur fajtore për veprat penale me të cilat ngarkohej, dhe është dënuar me 3 muaj burgim efektiv.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët e dëmtuara dhe prokurori i rastit, kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ku kanë kërkuar që të rritet lartësia e dënimit.

Po ashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë ankesë ku ka kërkuar që të prishet aktgjykimi dhe rasti të kthehet në shkallën e parë për rivendosje.

Me 5 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit, ka marrë aktvendim me të cilin ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në shkallën e parë, për rivendosje.

Sipas aktvendimit të Apelit, gjykata e shkallës së  parë nuk ka arritur që të vërtetojë në tërësi gjendjen faktike, pasi që nuk ka administruar si provë, lëndën kontestuese për të cilën bëhet fjalë në aktakuzë, ku do të vërtetoheshin nëse janë të sakta pretendimet e palës akuzuese apo asaj mbrojtëse.

Lënda penale që nga janari 2017 është tentuar të rigjykohet, por Gjykata Themelore në Prizren ka qenë e pafuqishme që të mbajë një seancë të vetme, për shkak se e akuzuara ka refuzuar të marrë pjesë në gjykim me arsye se vuan nga sëmundje e rëndë.

Nga një raport mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përpiluar sipas kërkesë së gjykatës, thuhet se e akuzuara ka refuzuar të ekzaminohet për arsye se e ka lënduar këmbën. Tutje, thuhet se nga shkresat mjekësore që përmban lënda, pacientja nuk ka probleme neurologjike për të përballuar një gjykim, ndërsa sa i përket aspektit psikiatrik dhe kardiologjik, nuk mund të përcaktohet pasi që nuk është bërë ekzaminim direkt.

Portreti i Bekim Fehmiut pjesë e ekspozitës së re të Agron Salihut (Foto)

0

Kjo ekspozitë e cila pritet të hapet brenda vitit, do të përmbajë portrete të figurave të shquara të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e artit dhe kulturës, shkruan KultPlus.

Artisti nga Tetova Agron Salihu, tashmë ka përvjel mëngët për një ekspozitë goxha të veçantë. Kjo ekspozitë e cila pritet të hapet brenda vitit, do të përmbajë portrete të figurave të shquara të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e artit dhe kulturës. Ndër portretet që ka punuar Salihu, do të jetë edhe portreti i aktorit të madh Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Artisti Salihu, ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, disa nga portrete e punuara dhe është ajo e aktorit Bekim Fehmiu që është komentuar goxha shumë nga miqtë e artistit./ KultPlus.com

 

“Haradinaj futej në tym për ta nxjerrë Albin Kurtin nga burgu”

0

Dje kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i kishte ftuar në takim kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje, por të dy e kishin refuzuar një takim me të.

Lidhur me këtë, anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për Telegrafin se ftesa ka qenë krejt normale.

“Është për keqardhje se si një ftesë krejt normale e Ramush Haradinajt, për t’i takuar Mustafën e Ymerin, është shndërruar në një “casus belli” për një luftë propagandistike të këtyre të fundit. As Mustafa, as Ymeri e as Albini, ende nuk e kanë kuptuar se Ramush Haradinaj, është po a i njëjti që ata e kanë njohur gjithmonë dhe shpesh edhe e kanë admiruar”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar e Haradinaj është “po i njëjti, i sinqertë deri në dhimbje, që sa herë është nevoja i thërret në takim, i thërret për të parë nëse ka çfarë bisedohet për ‘këtë vend të mjerë’, pikërisht siç kishte bërë njëherë në mesnatë e midis tymnaje, për ta nxjerrë Albin Kurtin që mbahej ‘esir’ nga policia, apo pikërisht si në kohën e VLAN-it, që pagoi çmim të lartë, për të mos e lënë Isa Mustafën në lloç”, ka thënë ai.

Nitaj shtoi se ftesa ishte normale e një politikani normal, për një takim formal.

“Hajde këta që e kanë marrë ftesën, por tash edhe të tjerët pa ftesë hiq, kanë nisë t’i ngjiten valles së refuzimit!”, përfundoj ai.

Shqipëria e viteve ’90, në fotografitë e Robert Pichler

0

Është kuratorja Edit Pula që i risjell në kujtesë këto foto, duke konceptuar ekspozitën “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të” që do të hapet më 14 korrik në Muzeun Historik Bajram Curri në Tropojë.

“Një arkivol që kalon përroin! Është bosh apo me trup të vdekuri brenda? Duhet të jetë bosh, pasi hapi i burrit që mban arkivolin, ndihet i lehtë dhe kaq preciz i ngulur mbi shkëmb, sikur të ishte një flutur e ndalur për të thithur furnizim mbi gojën e një luleje. Arkivoli duhet të jetë bosh por fotoja është shumë e ngarkuar me peshë sa ndihesh sikur ke gëlltitur një re të madhe gri”.

Ky është imazhi që është fokusuar në foton që historian dhe antropologu Robert Pichler realizoi më shumë se dy dekada më parë në Shqipërinë që sapo kishte rrëzuar perden e komunizmit. Kaq vite më parë është kuratorja Edit Pula që i risjell në kujtesë këto foto, duke konceptuar ekspozitën “Kthim në kohë. Shqipëria e viteve 90-të” që do të hapet më 14 korrik në Muzeun Historik Bajram Curri në Tropojë.

“Vitet 90-të janë vite të cilat përveç dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme politike si protestat studentore, zgjedhjet e para demokratike, greva e urisë, rënia e monumentit të diktatorit, eksodi masiv ne tokë e det, apo thyerja e gardheve të ambasadave të huaja për të kërkuar azil, s’di të kemi parë gjë tjetër. Përndryshe, jeta jonë e përditshme mbetet shumë pak e ekspozuar edhe për vetë sytë tanë. Më është dukur magjepsës fakti që teksa ne Shqiptarët, vetëm i jetonim këto kohë pa ndonjë thellim të vetëdijshëm në to, ose të pamundësuar me mjete si p.sh aparate fotografike për të vëzhguar ekzistencën tonë, një i ri, student Austriak vjen në Shqipëri dhe bën pikërisht këtë. Ai fotografon vazhdimësinë e jetës Shqiptare, përtej përfshirjes së vetë Shqiptarëve në ngjarjet politike – çfarë hanim? Ku flinim? Ku shkonim? Si shkonim atje? Ku shkatërronim e ku ndërtonim? Si vdisnim e si martonim?”, thotë kuratorja Pula.

Duke marrë parasysh rikthimin në kohë, që evokojnë këto foto, gjithashtu ftesën për tu pozicionuar përkohshëm midis të tanishmes dhe të atëhershmes, lindi ideja e krijimit të një ekspozite lëvizëse dhe hapjes së saj në një stacion interurban autobuzësh Furgonet e linjës Tiranë-Bajram Curri via Kosovë, do të rrëshqasin në rrugët urbane dhe rurale të veriut të Shqipërisë duke mbajtur në barkun e tyre udhëtarët e së tashmes dhe mbi kurriz dëshmitë e së atëhershmes.

“Lëvizshmëria është pra këndvështrimi kryesor i kësaj ekspozite. Një tjetër është Veriu i Shqipërisë, marrëdhëniet sociale bashkë me jetën e njerëzve të margjinalizuar të shoqërisë. Me anë të fotografive të Robertit duam të zgjojmë kujtesën e përbashkët jo si nostalgji por si pikë referimi për një kohë të munguar – për kohën kur ishim pa mendje! “, thotë kuratorja.

Edit Pula, është artiste / kuratore nga Tirana, e cila momentalisht punon edhe si këshilltare kulturore e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Puna e saj kuratoriale është kryesisht e fokusuar tek trashëgimia shqiptare dhe mënyrat se si ajo mund të prezantohet ne formë bashkëkohore. Vitin e kaluar ajo u ftua nga MuCEM- (Museu i civilizimeve Mesdhetare dhe Evropiane) për të përdorur koleksionin me 800 objekte shqiptare të gjendura në MuCEM. Robert Pichler tregon se për herë të parë e vizitoi Shqipërinë si student në 1989.

Atë kohë, ishte tashmë e qartë se projekti komunist kishte dështuar- ekonomia po kalbej dhe shoqëria ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm.” Njerëzit që takuam ishin të frikësuar, por kuriozë të takoheshin me ne. Udhëtimi i parë e ka lënë një shenjë tek unë, vetëbesimi im u sfidua, por isha i tunduar të kthehesha në këtë vend sa më shpejt të ishte e mundur.

Kjo mundësi u shfaq në pranverë të vitit 1992 kur mora një bursë gjashtë- mujore për të kryer hulumtime mbi ndryshimet shoqërore në Shqipërinë e Veriut. Megjithatë, kushtet gjatë kësaj kohe kishin ndryshuar dramatikisht. Shqipëria po përballej me një transformim të zhurmshëm, gjë që vështirësoi përqendrimin tim mbi hulumtimin; edhe unë u përthitha nga trazirat politike. Ishte një rifillim total por pa ditur se ku të çonte ai rrugëtim.

Për shumë të tjerë, ishte një luftë për mbijetesë, për të mbuluar nevojat më bazike, por njëkohësisht ekzistonte një shtytje dhe dëshirë e jashtëzakonshme për atë që ishte refuzuar kaq gjatë, liria për të menduar, lëvizur, për t’u shprehur dhe për të konsumuar arritjet e modernizimit teknologjik. Vendi u përmbyt me mallra nga jashtë, trysnia e lëvizjeve u shfaq dhunshëm dhe makina, kamionë, çiklistë, karroca, kalimtarë zhvendoseshin nëpër rrugët që u kthyen në karavanë dhe pazaret u ngritën nga të gjitha anët”, tregon Pichler.

Për të ishte një rikthim në rrethana që I njihte vetëm nëpërmjet historive të treguara nga gjyshërit: furnizimet e shtrënguara në ushqim, ujë dhe elektricitet, por në të njëjtën kohë kishte një orvatje të jashtëzakonshme për të mëkëmbur diçka të re. Shpesh kisha dëgjuar njerëz që thoshin se Shqipëria mund të kthehet në Zvicrën e Ballkanit, kushtet kishin qenë gjithmonë të pranishme edhe pse fati nuk ia kishte bërë të lehtë vendit, por tani është koha e tij.

“Kur gjithçka vazhdoi rrugëtimin e nisur përpara, unë u zhyta në kërkime për lidhje historike, doja të eksploroja të kaluarën, arsyet për këtë udhëtim të veçantë, por gjithashtu humnerën shoqërore, fatet e atyre që u lanë vetëm dhe të dëbuarit. Vëmendja, interesi dhe respekti që përftova e shtuan kuriozitetin tim në historinë e vendit dhe më bënë të kthehesha rregullisht që nga ajo kohë”, thotë Pichler.

Robert Pichler është historian e fotograf. Fushat kryesore të kërkimit të tij janë, familja dhe marrëdhëniet farefisnore, migrimi dhe transnacionalizmi, si edhe historia politike e shek 19-të dhe 20-të në Evropën Juglindore. Ai është momentalisht studiues në departamentin e studimeve ballkanike në Akademinë e Shkencave në Vjenë si edhe pedagog në Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore në Grac./ KultPlus.com

Limaj: S’ka kandidat tjetër, Qeverinë e formon Haradinaj

0

“Ne e kemi një kandidat dhe ai vjen nga ish-opozita. Kandidati ynë ka dalë nga një koalicion i cili ka marrë vota më së shumti në këtë vend”, thotë Fatmir Limaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Angazhimi ynë është që ky kandidat të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, thekson ai.

Në këtë intervistë, Fatmir Limaj flet dhe në lidhje me ofertat që partia e tij, Nisma ka marrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Limaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit. Kur pritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re?

Fatmir Limaj: Besoj se tash pas certifikimit të rezultateve fillon lëvizja e afateve ligjore, dhe të gjithë duhet të sillemi sipas afateve ligjore. Natyrisht se tash mbeten 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pastaj edhe afati tjetër për mandatarin për të formuar shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Kështu që, unë pres brenda këtij muaji me optimizëm do të thosha, nëse nuk kemi telashe rrugës, pres që brenda këtij muaji Kosova t’i ketë institucionet qendrore, pra edhe Kuvendin edhe Qeverinë.

Radio Evropa e Lirë: A ka arritur kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë?

Fatmir Limaj: Në respekt të procedurave dhe komunikimit zyrtar, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i bëjmë hapat ashtu siç duhet dhe siç e kërkon ligji. Nga dita e shtunë është hapur zyrtarisht mundësia për të bërë ftesa për të gjitha grupet politike, për t’i ftuar në partneritet dhe për të marrë përgjegjësi në qeverisjen e ardhshme.

Ka kohë të mjaftueshëm që kandidati ynë t’i zhvillojë këto konsultime dhe bisedime, dhe unë pres që në ditën e konstituimit të Kuvendi, ne ta kemi shumicën parlamentare. Sinjalet janë pozitive dhe pres që kjo të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Ju, nuk e dini se a i keni apo jo votat e mjaftueshme për të votuar Qeverinë. Zoti Haradinaj ka pohuar se i ka votat?

Fatmir Limaj: Ajo që po them unë është jemi në bisedime. Mendoj që tani në këtë moment nuk do të ishte në rregull që t’i shpalosim të gjitha ato bisedime që janë zhvilluar dhe po zhvillohen. Ajo që mund të them është se nga e shtuna zyrtarisht janë hapur bisedimet, dhe unë pres dhe kam besim të plotë se Kosova do ta ketë shumë shpejt Qeverinë. Ne do ta kemi shumicën dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë zoti Haradinaj.

Radio Evropa e Lirë: LDK-ja ka propozuar që së bashku me AAK-në dhe partinë Nisma të formohet Qeveria e ardhshme, por pa PDK-në. A jeni të gatshëm për këtë opsion?

Fatmir Limaj: Unë e kuptoj, ose me mirë me thënë e mirëkuptoj qëndrimin e LDK-në në raport me Partinë Demokratike, për shkak të kaluarës së tyre. Ajo çka ne sot po punojmë dhe jeni të fokusuar është një gjë, që ky koalicioni i cili ka dalë i pari në zgjedhjet e kaluara, pra në zgjedhjet që lamë pas, ta fitojë mandatarin dhe mandatari ta krijojë Qeverinë.

Ky është fokusi ynë, pra me zotin Haradinaj kryeministër. Ky është angazhimi ynë dhe asgjë tjetër në nuk është në tavolinë tonë apo në prioritet tonë në ketë moment.

Radio Evropa e Lirë: Edhe Lëvizja Vetëvendosje ju ka bërë thirrje publike për bashkëpunim dhe koalicion. Cili është qëndrimi juaj rreth ofertës së Vetëvendosjes?

Fatmir Limaj: E njëjta gjë, ne e kemi një kandidat dhe ai vjen nga ish-opozita. Kandidati ynë ka dalë nga një koalicion i cili ka marrë vota më së shumti në këtë vend.

Angazhimi ynë është që ky kandidat të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Të gjithë faktorët politikë në këtë vend duhet ta japin ndihmën e tyre dhe të marrin përgjegjësi dhe të jenë pjesë e këtij partneriteti, që Kosova sa më shpejt ta ketë Qeverinë dhe në krye të Qeverisë të jetë kandidati i cili ka dalë nga koalicioni fitues, zoti Haradinaj.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Limaj, disi nuk po shprehni entuziast për formimin e shpejt të Qeverisë. Cilat janë parashikimet tuaj në rast se nuk do të mund të krijohet Qeveria nga PAN?

Fatmir Limaj: Ne e kemi një sjellje politike që duhet të jemi të kujdesshëm për faktin se ja kemi dhënë autorizimin mandatarit tonë në emër të koalicionit tonë për bashkëbisedimet që i zhvillon, dhe e ka autorizimin e plotë tonin. Prandaj edhe ne nuk dalim një hap para kandidati tonë.

Është kandidati që paraqet qëndrimin në emër të koalicionit. Ai i zhvillon bisedimet në i qëndrojmë mbrapa të gjitha ofertave, angazhimeve që ai bënë për të krijuar shumicën. Natyrisht, ne si partner të tij, ne i ndihmojmë, por zoti Haradinaj është ai që e ka marr autorizimin për t’i udhëhequr këto bisedime dhe mendoj që kompetent për këtë çështje është ai, për faktin se e ka autorizimin.

Ajo që mund të them është se PAN-i do ta ketë Qeverinë dhe nuk shoh ndonjë mundësi tjetër. Nëse i shikoni rezultate zgjedhore, të gjitha këto të çojnë, se nuk ka rrugë tjetër përveç që zoti Haradinaj të jetë kryeministër, dhe nuk isha futur në fushën e spekulimeve tash për tash.

Ne jemi në fazën fillestare të konsultimit dhe fillimit të krijimit të shumicës. Mos harroni se këtij koalicioni nuk i duhen shumë vota për të pasur një shumicë ose një mundësi për të votuar Qeverinë, dhe tani për tani angazhimi ynë është që kjo të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Nisma për Kosovës si subjekt politike nga zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur rritje. Çka mund të ofrojë subjekt juaj në ndryshimet pozitive të vendit?

Fatmir Limaj: Besoj e Nisma do të jetë një vlerë e shtuar. Tashmë ne si subjekt politik jemi etabluar në skenën politike të Kosovës dhe si qëndrim, vizioni ynë është respektuar dhe nga rivalët politikë, po edhe aleatët e dinë mirë që si grup politik ose si parti politike, jemi korrekt me qëndrimet tonë, qoftë në marrëveshje, qoftë në parimet tonë.

Ne i themi gjërat hapur dhe ajo çka Nisma promovon është ndryshimi i plotë në qeverisje. Ne presim një Qeveri reformatore. Ne presim një kryeministër i cili ndryshon mentalitetin qeverisës. Ne presim një Qeveri me ndryshime rrënjësore, ashtu siç presin qytetarët e Kosovës. Ne jemi të bindur që qytetarët e këtij vendi kanë votuar për ndryshimin.

Kryeministri i ardhshëm zoti Haradinaj duhet ta lexojë këtë mesazh edhe jam i bindur se e ka lexuar. Qeveria e tij duhet të paraqet ndryshime, Qeveria e tij duhet të jetë Qeveri reformatore.

Ne si subjekt politik, në ketë Qeveri, pikërisht këtë rol do ta luajmë, të ndodhë ndryshimi i plotë, të ketë një Qeveri reformatore dhe mentaliteti qeverisës të jetë më ndryshe nga ai që ka qenë për tri vitet e kaluar ose më tepër.

Pamje mahnitëse të hapësirave në Spitalin e Prizrenit (Foto)

0

Spitali i Prizrenit ka publikuar fotografi me pamje të ndryshme nga hapësirat e brendshme dhe të jashtme të spitalit.

“Këto foto dëshmojnë gjendjen reale dhe përkushtimin e menaxhmentit të spitalit për të ngritur kualitetin dhe cilësinë e shërbimeve, si dhe për të përmirësuar në vazhdimësi infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme të spitalit”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuar nga Spitali i Prizrenit.

.
1 04072017.JPG
2 04072017.JPG
3 04072017.JPG
4 04072017.JPG
5 04072017.JPG
6 04072017.JPG
8 04072017.JPG
9 04072017.JPG
10 04072017.JPG
12 04072017.JPG
14 04072017.JPG
15 04072017.JPG
16 04072017.jpg
17 04072017.jpg
18 04072017.JPG
19 04072017.JPG
20 04072017.JPG
21 04072017.JPG

Rrah nënën dhe vëllanë në Prizren

0

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës të hënën pasi ka rrahur nënën dhe vëllanë e tij.

PK-ja njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në Prizren.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I dehuri rrah gruan dhe djalin në Prizren

0

Në Prizren është arrestuar një person pasiqë i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pranuar tretmanë mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje