Home Blog Page 5878

VV e bindur, nuk shkon në takim me Haradinaj

0

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur në qëndrimet e saja.
Zëdhënësi i LVV, Shkodran Hoti ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e një takimi të mundshëm sot gjatë ditës, të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit me kandidatin për kryeministër nga PAN-i.

“Kryetari Ymeri dje ka dalë me një qëndrim të qartë rreth kësaj dhe ne qëndrojmë pas atij” ka thënë Hoti në një prononcim për Arbresh.info.

Po ashtu, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri një ditë më parë tha se me Haradinajn mund të takohet vetëm kur ky të largohet nga PAN-i.

“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka thënë Ymeri.

Kujtojmë që kandidati për kryeministër i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë dy ish-bashkëpunëtorëve të VLAN-it, liderit të “Vetëvendosjes” Visar Ymerit dhe të parit të LDK-së Isa Mustafës, për t’u takuar ditën e sotme, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Talenti 18 vjeçar nga Kukësi që po mahnit me pikturat e tij

0

Ardit Istrefin ose Artstrefi siç njihet në rrjetet sociale të lë pa fjalë me talentin e tij të veçantë.

Arditi 18 vjeç, me origjinë nga Kukësi, ka treguar pasionin e tij në pikturë, pikërisht fusha në të cilën ai edhe shkëlqen, shkruan Syri.

Duke pare punën e tij mund të themi qe ai është një nga piktorët e rinj shqiptarë që premton shumë në të ardhmen e afërt.

Punimet e tij janë jo pak te njohura për publikun shqiptarë , pasi ka punuar disa artist shqiptar si; Aurela Gace, Miriam Cani, Rita Ora, Dua Lipa, Xhensila Myrtezaj etj, por dhe të huaj (portreti i këngëtarit Eminem është më i pëlqyeri).

Politikanët nuk kanë munguar në portofolin e tij artistik , vlen të përmendet portreti i kancelares Angela Merkel , vizatimi i ish presidentin Bill Clinton , ish presidenti Barac Obama dhe presidenti i tanishëm Donald Trump.

Gjithashtu Arditi njihet si autori i “Lolita” dhe “Female” , dy nga punimet e tij të preferuar siç e ka cituar në disa postime që ka bërë.

 

Çka i ndan dhe çka i bashkon subjektet politike kosovare!?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Nga cilido aspekt të nisemi, i gjejmë ngjashmëritë e shumta mes subjekteve politike. Për të ilustruar më së miri ato ngjashmëri, po nisem nga dy intervista të ndara, në dy studio televizive të kundërta, gjegjësisht të Albin Kurtit në TV ‘Klan Kosova’ dhe të Vjosa Osmanit në TV ‘Dukagjini’ tek “KOMITETI. Vërtetë kjo paraqet pak më tepër se analogji! Në pyetjen përafërsisht të njëjtë nga të dy moderatorët drejtuar Kurtit në ‘Klan Kosova’ dhe Vjosës në “Komitet”, rreth mundësisë së lidhjeve të koalicioneve paszgjedhore për formimin e Qeverisë, Kurti e Vjosa ua dhanë të njëjtën përgjigje moderatorëve, pothuajse identike sa u përket modaliteteve dhe mënyrës së lidhjes së koalicioneve mes subjekteve LVV-LDK! Dallimi qëndronte vetëm në atë, se Albini thirrej në qëndrimet e partisë së tij, ndërsa Vjosa sillej rreth liderit të partisë, duke i mbajtur “zhagun” dhe mbrojtur edhe kësaj radhe Isa Mustafën, duke mos e fshehur ambiciozitetin e saj të pakufishëm për të trashëguar vazhdimësinë politike të idhullit të saj-Isa Mustafa në LDK.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Si njëri (Albini) ashtu edhe tjetra (Vjosa) në intervistat e ndara i vërtetuan ambiciet e tyre personale për pushtet, edhe pse të kamufluara për “interesin” e qytetarëve të vendit. Përderisa ambiciet e Albinit u zbuluan tek arsyeja e vënies së kravatës, tek Vjosa ato u shfaqën në ngazëllimin e marrjes së votave (të kontrabanduara) dhe rehabilitimi i raporteve me liderin e partisë. Për të mos e personalizuar çështjen, ngjashmëritë mes subjekteve politike janë më të mëdha sesa dallimet, nisur nga financimet e tyre që kryesisht bazohen të mafio-oligarkët e bizneseve dhe bizneset e dyshimta deri tek mënyra se si veprojnë.

Njëjtë i gënjejnë dhe mashtrojnë qytetarët derisa t’ua marrin votën, njëjtë e keqpërdorin paranë publike, njëjtë vrapojnë pas tenderëve, njëjtë punësojnë të afërmit dhe militantët partiakë…njëjtë, njëjtë dhe gjithçka njëjtë! Aq shumë ka ngjashmëri mes subjekteve politike, saqë dallohen vetëm nga pozicioni që mbajnë, gjegjësisht pushteti qendror apo lokal. Partive politike shqiptare, kur është në pyetje pushteti, asnjëherë nuk u bëhen pengesë vijat programore, qofshin ato të kaltra, jeshile apo të kuqe. Pra kur është në pyetje pushteti s’ka ‘semafor’ që i ndalë të bëhen bashkë për të “mirën” e qytetarëve. Pushteti i ëmbël i bën të shkrihen aq shpejtë “bakllavat e ngrira”, i bënë të dashurohen aq shumë në njëri-tjetrin, saqë nuk pyesin për qershitë e “lagura”, i harrojnë të gjitha “vijat e kuqe”, programet, konceptet ideologjike premtimet elektorale, duke e harruar edhe elektoratin e përçarë paturpësisht gjatë fushatave zgjedhore. Tani pas certifikimit (të vonuar) zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, shkaku i rezultatit të ngushtë mes tri blloqeve parazgjedhore, ka mbetur e hapur gara mes tre pretendetëve për kryeministër. Ky fakt e bën akoma më të vështirë mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore, por akoma më të lehtë e bën ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E them këtë nga përvoja e deritanishme e formimit të qeverive në Kosovë. Pasi asnjëra nga qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk janë formuar pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe votat e elektoratit

Kosova realisht ka rrëshqitur në duart e mafisë

Madje një gjë e tillë iu ka pamundësuar edhe liderit historik Ibrahim Rugova, kur partia e tij ka dalë fituese absolute e zgjedhjeve, duke i imponuar koalicion të gjerë dhe dhënien e mandatit për kryeministër partive tjera, në një rast edhe një partie minore, duke i pamundësuar qeverisjen e vendit partisë fituese të zgjedhjeve (LDK), në kundërshtim me vullnetin plebishitar të qytetarëve të vendit. Bazuar në ambiciet e sëmura të shqiptarëve për pushtet dhe interesat e ndërkombëtarëve në Kosovë, kësaj radhe më shumë se prej subjekteve vendore, formimi i qeverisë varet prej interesave të ndërkombëtarëve.

Pa dashur të lëshohem më thellë, kësaj radhe pritet një prerje e re nga gërshërët e ndërkombëtarëve, e cila në një mënyrë do t’i kënaqë të gjithë nga pak, ku asnjëri nuk do ta ndjen veten fitues të zgjedhjeve siç e pretendojnë që janë. Fakti, pse asnjëra nga blloqet parazgjedhore nuk e ka shumicën e nevojshme, jo vetëm se mund ta prolongojë formimin e Qeverisë, do ta rritë në maksimum pazarin politik për blerjen e deputetëve në kuvend, si dhe do ta bëjë akoma më të lehtë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në formimin e qeverisë, për të ruajtur kështu kontinuitetin e formimit të qeverive nën presionin ndërkombëtar, gjithnjë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve. Bazuar në elementet e sipërpërmendura, mund të vijmë tek konkludimi se, subjektet politike kosovare, të gjitha pa dallim janë bërë të njëjta, ndërsa Kosova realisht ka rrëshqitur në duart e mafisë dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë, ndërkaq qytetaret e pakënaqur nga një situatë e tillë paradoksale, e kanë humbur besimin në klasën aktuale politike dhe shpëtimin e kërkojnë duke tentuar të ikin sa më larg Kosovës.

Kjo e vërteton më së miri degradimin e skenës politike, imoralitetin e politikanëve dhe përgjumosjen e qytetarëve të vendit. Qytetarë të dëshpëruar të Republikës së Kosovës, ikja nga vendi nuk është zgjidhja e duhur. Ikjes suaj nga vendi i gëzohen vetëm politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt. Vetëm ballafaqimi me ta dhe largimi i politikanëve të dështuar është shpëtim i vërtetë për vendin. Në përballje me kusarët politikë, klasën e dështuar dhe shëmtuar politike do ta keni mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tuaj në mërgatë. Vetëm të bashkuar, pa dallime partiake, ideologjike apo fetare mund ta lirojmë shpejt vendin nga bandat kriminale, shtetin nga uzurpatorët. Të qëndrojmë të bashkuar me besa-besë për shtetin e Kosovës!

(Kosova Sot)

Ende zemër na jep

0

Shkruan: Skender Berisha

*Dëshmori i kombit – Xhevat Berisha

Prej aty ku rri e vigjëlon
ende zemër na jep
kur duhet ngjitur përpjetë
mësues ti prap nuk fle

të gjithë e dijmë me neve je
gjithëkund bre këtu edhe atje
ndër lugjet ku ushtoi sa
edhe te Shtavat edhe në Cylen

na sheh të gjithëve si na shihje
ti i urti ynë mos vallë ke etje
ashtu si rrije në këmbë prap je
për ne liri ka punë ka jo pritje

ja kështu ti ende na shikon
teje po vijmë me përshëndetje
një gatitu një majtas kthehu
radhë radhë mes lulesh t’i prehu

11 korrik 2013,Prizren

Petersen: Kosova ta ndryshojë klasën politike!

0

Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” thotë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit votuan për ndryshime. Sipas tij, ka ardhur koha që vendi ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj. Ai megjithatë është i lumtur që Kosova tashmë është e pavarur, përderisa shprehet i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Soren Jessen-Petersen ka qenë kryeadministrator i Kosovës në kohën kur Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit në një koalicion me partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Trembëdhjetë vjet pas Haradinaj është përsëri emri më i lakuar për shef të Qeverisë, përderisa ish-shefi i UNMIK-ut nuk dëshiron tash të flasë shumë për figurën e Haradinajt, por thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj.

Këto komente Jessen-Petersen i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se është për keqardhje dhe se ka mbetur shumë i zhgënjyer që edhe 10 vjetëve pas pavarësisë ende flitet për problemet e njëjta: Korrupsionin, sundimin e ligjit, papunësinë, etj.

Duke folur për Demarkacionin dhe Asociacionin, diplomati danez shprehet se Kosova duhet ta dëgjojë SHBA-në për Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi, ndërsa për Asociacionin thotë se e ka sqaruar shumë mirë ish-presidenti Marti Ahtisari në Planin e tij për Kosovën.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, ku ka pranuar që ngritja e aktakuzave nga ana e saj mund të shkaktojnë tensione në vend, por vendimet e Gjykatës duhet të pranohen nga një shtet demokratik.

Petersen, që aktualisht është profesor në universitetin e Bolonjës “John Hopkins”, thotë se Kosova tani duhet ta formojë një Qeveri stabile, e cila më në fund do të punojë për interesin e qytetarëve të saj dhe jo për interesin personal dhe partiak.

Serbia do të furnizohet me gaz përmes Kosovës

0

Zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar të gazit nga Shqipëria pritet të përfshijë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën e Kroacinë, e nëpërmjet degëzimit të Kosovës, edhe Serbinë.

Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës që po zhvillohet në Stamboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo strategji, sipas Ramës, bazohet në kompletimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP, që pritet të përfundojë në vitin 2019 dhe me shpresën se Bashkimi Evropian do të mbështesë zgjerimin e TAP-it drejt Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës, Kosovës e Serbisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë ka nënvizuar faktin se vendi i tij ndodhet mbi një prej fushave më të mëdha të naftës në tokë në Evropë.

“Haradinaj po bën propagandë, ftesat për partitë duhet t’i bëjë bartësi i listës së koalicionit PAN – Kadri Veseli”

0

Ndonëse ftesa për takim është refuzuar shpejtë nga LDK dhe nga VV, në një intervistë për RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se në javën e fundit të korrikut do të formohet Qeveria e re e Kosovës, porse shpreson që sot, pra të martën, të takojë krerët e VV-së dhe të LDK-së

Analisti Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deklarata e Haradinajt – ftesa e tij për dy subjektet e sipërpërmendura politike – është një propagandë mediatike. Ai tha se oferta për takime ndaj partive politike duhet të bëhet në mënyrë zyrtarë – pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tahiri gjithashtu shtoi se duhet që bartësi i listës së koalicionit fitues PAN, Kadri Veseli, ta paraqes para presidentit Hashim Thaçi të nominuarin për kryeministër.

“Në këtë rast duhet që Veseli të bëjë ftesën e jo kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, sepse, ky i fundit akoma nuk është nominuar nga presidenti. Haradinaj pra është kandidat për kryeministër në një koalicionin parazgjedhor, e jo edhe pas certifikimit”, tha Tahiri.

Në anën tjetër, analisti Belul Beqaj për Telegrafin tha se ftesa e Hardinajt do të has në vesh të shurdhër.

“Nëse i ka numrat Haradinaj, kjo do të vërtetohet . Por, nëse nuk i ka, e delegjitimon vetën para publikut. Ndaj, ftesa mund të kuptohet si interesim për zgjerimin e Qeverisë, ndonëse kjo është pak e mundur nëse i kemi parasysh deklarimet publike të LDK-së e VV-së”, ka thënë ndër të tjera Beqaj, sipas të cilit ka gjasa të bllokohet formimi i Qeverisë së ardhshme të Kosovës përderisa, sipas tij, “momentalisht nuk ka asnjë zgjidhje racionale politike”.

Edhe analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se Haradinaj duhet ta dëshmoj veten në Parlament.
“Votat për Qeveri sigurohen përmes një negocimi konstruktiv dhe transparent”, ka thënë ai për Telegrafin, duke shtuar se ftesa e së hënës është pjesë e një zhvillimi normal. “Në shumë demokraci parlamentare ndodh shpesh që fituesi nuk arrin ta sigurojë shumicën e thjeshtë për të votuar Qeverinë dhe kjo arrihet përmes votave të partive tjera”.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kthyer përgjigje Haradinajt duke thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës pasi subjekti i tij nuk do të hyjë në asnjë koalicion me PDK-në. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila ftesë e ka quajtur joparimore dhe jo të ndershme. Ndërsa, kreu i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se me Hardinajn do të takohet veç kur ai (Haradinaj) “del nga koalicioni PAN”. /Telegrafi/

Njëjtë si Shyhrete Berisha edhe Mihrije Berisha po lufton për të drejtën e saj në pronë

0

Mirije Berishës iu vra bashkëshorti, Jashar Berisha, nga forcat serbe më 1999. Tashmë 69 vjeçare, thotë se është trashëgimtare e pronës dhe shtëpisë ku jeton.

Mirije Berisha thotë se e drejta e pronës po i mohohet nga dy vëllezërit e ish-bashkëshortit të saj, Miftar dhe Eqrem Berisha, raporton KTV.

Për këtë ajo ka paditur kunetërit e saj, Miftarin e Eqremin në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë.

Përkrahje për të drejtën e pronës i ka dhënë vëllai tjetër i ish-bashkëshortit të saj, i cili ka hequr dorë nga trashëgimia e kësaj prone.

Pas padisë së bërë, u mbajt seancë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë. Në këtë seancë, avokati Naim Qelaj ka thënë se prona dhe shtëpia i takojnë Mirije Berishës.

Ndërsa, i padituri Eqrem Berisha pretendon të jetë trashëgimtar i pronës dhe shtëpisë së Mirije Berishës.

Të paditurit Eqrem Berisha i pengoi prezenca e ekipit të KTV-së për ta përcjellë këtë seancë dhe u shfaq i nervozuar me gjyqtarin Shaban Zeqiri.

Përjashtimin e ekipit të KTV-së nga kjo seancë e përkrahu edhe avokatja e tij.

Por, gjyqtari u shpreh se kjo seancë është publike dhe mediat mund ta përcjellin atë.

Mirije Berisha zotohet se këtë përballje ligjore me kunetët e saj do ta çojë deri në fund, derisa të bëhet trashëgimtare e pronës dhe shtëpisë, të cilën e ka ndërtuar së bashku me ish-bashkëshortin e saj të vrarë.

Po për të njëjtën arsye, kjo gjykatë i ka dhënë trashëgiminë e gjysmës së shtëpisë Shyhrete Berishës, e cila fillimisht ishte penguar nga kunati i saj ta shfrytëzonte atë.

Naim Qelaj, për të drejtën e Shyhrete Berishës: Klientja ime më në fund ndjen një fitore morale

0

Në emisionin “Përballje” – prodhim nga Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu – është diskutuar rasti gjyqësor i të mbijetuarës së masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë, gjatë vitit 1999.
Avokati Naim Qelaj ka deklaruar se klientja e tij, në telefonatën që kanë pasur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren (Dega në Suharekë), ka qenë shumë e emocionuar që rasti i saj pas 17 vitesh ka përfunduar në dobi të saj – ani pse jo me vendim fuqiplotë.

“Gjykata në Suharekë, që nga viti 2000 është përballur me kërkesën që ajo të kthehet në shtëpinë ku ka jetuar e ku ishin kujtimet e fëmijëve e të bashkëshortit të saj”, ka thënë ai. “Ajo ka thënë se ky vendim është lajm i mirë për të, sepse po triumfon e drejta. Telefonatën u ndërpre shpejtë, për shkak të gjendjes emocionale të saj”.

Në anën tjetër, Luljeta Demolli – drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore – ka thënë se ky rast ka gëzuar të gjithë aktivistët që kanë lobuar për temat si ajo e së drejtës së pronës.

‘Ky rast i ka përshkruar të gjitha dobësitë në sistemin tonë të drejtësisë e në sistemin tonë shoqëror për mos njohjen e pronës që i takon gruas si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe familjes”, ka thënë ajo.

Shyhrete Berishës, së cilës më 1999 ia vrasin fëmijët dhe burrin, më në fund i njihet e drejta mbi pronësinë e gjysmës së shtëpisë dhe të tokës në të cilën ka jetuar me familjen. /Telegrafi/

Arrestohen në kufi dy kosovarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Dy shtetas kosovarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në policia kufitare e Morinës.

I pari është 27-vjeçari Pajtim Shala, 27 vjeç, nga Kleqke e Kosovës.

Ai u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoi shtetas “i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet zvicerane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.

Pritet ekstradimi i 27-vjeçarit drejt Zvicrës. Materialet për këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Personi tjetër i arrestuar është Zahir Ymeri, 29 vjeç, nga Podujeva.

Edhe ai, gjatë regjistrimit në sistem rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim kombëtar” e pas kësaj u arrestua.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ai ju dorëzua Drejtorisë së policisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, bëjnë me dije burime nga Policia Kufitare e Shqipërisë.