20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025
Home Blog Page 5888

Masa të shtuara sigurie në Prizren

0

Masa të shtuara të sigurisë janë parë në orët e vona të së martës në Prizren.

Pjesëtarë dhe automjete të shumta të KFOR’it ndodhen të pozicionuar në urën e njohur si “Ura e KFOR’it”, raporton Gazeta Express.

Në qytetin e Prizrenit po mbahet festivalit i filmit të shkurtër dokumentar “DokuFest”.
Organizatorët patën premtuar siguri të lartë në edicionin e njëmbëdhjetë të tij. /Express/

Më shet mend për Perzeren

0

Shkruan: Skender Berisha

Nuk e di si i duket atij vet
a me vend a pavend
thot pak mend ka
ketu ne Perezeren
dy mahalle nuk di ti permend
vjen e me flet rend e rend
vone u dynd ne qytetin tim
kush para nuk i del per “trim”
sikur ta degjonit kur flet ta prigjoni
sa lart more e ngre zerin
kur e ndien Prizreni
bash i pelcet vreri
njeri besa njeri per seri
hajde ta shohesh pernjemend
kur i teket po shpesh
e me shet mend per Perzeren
9 gusht 2016,Prizren

Ardhja e Pogbas tregon se jemi më të mirët

0

Paul Pogba është lojtar i Manchester United përsëri.

Pogba ishte bërë shënjestra e klubeve më të mëdha të botës gjatë muajve dhe viteve që lamë pas që kur u largua nga menaxhimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2012. Atë po e kërkonte edhe një tjetër ekip anglez, Manchester City.

Mirëpo më në fund, Pogba e ka përfunduar marrëveshjen e re me United, për një shumë 110 milionë euro, marrëveshje kjo që u quajt e “çmendur”.

“Kam dëgjuar se disa trajnerë e kanë kritikuar këtë marrëveshje, por ky është futbolli, ndodh gjithçka, klubet thyejnë rekorde, dhe kjo është e mundur vetëm në një klub si United”.

“Jam i lumtur që Pogba është këtu”, ka thënë Mourinho.

Daphne Joy me të pasmet më seksi në botë

0

Kanë kaluar tanimë dy muaj që Jason Derulo është ndarë nga Daphne Joy, me të cilën qëndroi më pak se një vit.

Por 29 vjeçarja vazhdon t’i tregojë këngëtarit se çfarë ka humbur.

Në disa foto të reja në Las Vegas, bukuroshja e cila duket se po shijon jetën si një beqare me mikeshat e saj, ka shfaqur trupin perfekt me kostum banjoje.

Daphne Joy1

Selim Krasniqi: Luftëtarët e UÇK-së, viktima të pazareve politike

0

Ish-komandanti i UÇK-së, Selim Krasniqi, akuzon klasën politike se nuk i ka mbrojtur nga shpifjet luftëtarët e lirisë. Sipas tij, luftëtarët e UÇK-së janë dënuar për pazare politike.

“Po dalin në shesh se shumë luftëtarë të lirisë, janë dënuar pa fakte e për pazare politike”, thotë Krasniqi,transmeton PrizrenPress.

Ai vlerëson se edhe dënimi me 8 vjet burg i luftëtarit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi është bërë në bazë të shpifjeve.

“Një klasë politike, e cila nuk mbron luftën dhe vlerat e saj, nuk mund të jetë as kombëtare e as klasë e zgjedhur dhe e përkrahur nga populli”,

“Kam pasur fatin të jem për një kohë me shumë prej tyre dhe besoni që pothuajse të gjithë janë të tillë që i shërbyen dhe sakrifikuan shumë për kombin e tyre”.

“Ata ranë viktima të lojërave të pista dhe qellim gati kryesor ndër qëllime të tjera, është që të pastrohet kjo shoqëri nga ata që sakrifikuan e janë në gjendje edhe sot të punojnë e sakrifikojnë për vendin e tyre”.

Krasniqi thotë se të patriotët dhe të ndershmit janë dërguar në burg dhe lënë në shtëpi lënë pa mundësi mbijetesa, kurse servilët janë futur nëpër institucione.
Gjykata Themelore e Mitrovicës, dje e ka dënuar me tetë vjet burg dhe 1500 euro gjobë, Xhemshit Krasniqin për “krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave nga EULEX-i.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX ka sqaruar se vendimi është marrë nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar.

“I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e EULEX-it./PrizrenPress.com/

Delawie në Prizren: Dhuna shkatërron demokracinë

0

Ambasadori amerikan Greg Delawie teksa po qëndron në Prizren, tha se kjo javë ka filluar me medaljen e artë të Maljinda Kelmendit por se është thellësisë i zhgënjyer me atë që ndodhi sot në Parlament, pasi sipas një anëtarë i Kuvendit ka përzgjedhur të përdor dhunën për të përfituar politikisht.

“Javën e kaluar debati mbi demarkacionin ka qenë ajo se si do duhej të duket demokracia, ku njerëzit kanë folur dhe shprehur mendimet e jo të pajtohen me gjithsecilin. Demokracia nuk duket si gazi lotsjellës, dhuna e shkatërron demokracinë dhe është shkatërrim i asaj që populli i Kosovës punon dhe synon”, tha Delawie teksa po qëndron në Prizren, ku edhe po mbahet Dokufest, shkruan lajmi.net.

Delawie po ashtu e përmendi edhe gjetjen e mjeti shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës duke thënë se frikësohet nëse Kosova e pranon dhunën si mjet politik për arritjen e qëllimeve.

“Kemi parë këso storje në Ballkan shumë herë në dekadat e fundit dhe asnjëra nuk ka përfunduar mirë dhe nuk i ka sjell asgjë të mirë vendit, e kjo duhet të ndërpritet”, ka pranuar ai.

Kryeprokurori i Prizrenit kërkon dënimin e të përfshirëve në “Dosjen e Shefave”

0

Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, ka thënë se duhet të dënohen të gjithë të përfshirët në rastin “Dosja e Shefave”.

Hoxha ka kërkuar dënimin e të përfshirëve në “Dosja e Shefave” gjatë DokuDebateve në “Doku Fest” me temën “Qeverisja dhe pandëshkueshmëria”.

Në serinë e publikimeve të përgjimeve “Dosja e Shefave” janë të përfshirë Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Bahri Hyseni dhe Nijazi Kryeziu. Të gjithë këta, sipas ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Hoxha, duhet të dënohen.

OVL e UÇK-së e quan politik dënimin e ish-luftëtarit Xhemshit Krasniqi

0

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar në lidhje me dënimin e ish ushtarit të UÇK-së Xhemshit Krasniqi, i cili u dënuar me 8 vite burg për krime lufte.

Sipas kësaj organizate këto gjykime nuk kanë të drejta, por që janë politike. Ata theksojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe mbete e pastër.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike. Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur dhe e kanë tek pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vend se të ndiqen penalisht për krimet e gjenocidin që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, janë falur nga gjykatat vendore e ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave të shumta politike. Edhe dënimi i veteranit të luftës së UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është vazhdimësi e këtyre projekteve antishqiptare, të cilat sot e kanë edhe bekimin e faktorit politik vendor, i cili pikërisht për këto qëllime e ka miratuar edhe gjykatën speciale”, thuhet në reagimin e OVL-së. /PrizrenPress.com/

Arrestohen dy persona në Prizren, një në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, dy në Prizren e një në Suharekë.

Në rrugën “Adem Jashari” njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë të tipit TT me tre fishek.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.  Kurse, në rrugën “Gjin Muzaka”, Policia thotë se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar në bazë të tri urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

Në fshatin Budakovë të Suharekës, ndërkaq është arrestuar një mashkull K/Shqiptar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Prizren: Në katër raste, Policia konfiskon drogë

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka konfiskuar drogë të llojit marihuanë në disa lokacione në Prizren. Një rast ka ndodhur tek Parku i Marashit, një tek Qendra Sportive dhe dy në Sheshin Shadervan, shkruan PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Policisë:

– Parku Marashit, Prizren, 08.08.2016 – Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar 0.90 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
– Sheshi Shadervan, Prizren, 08.08.2016 – 01:30. Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar 0.85 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
– Qendra Sportive, Prizren, 08.08.2016 – 02:30. Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar 0.85 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
– Sheshi Shadervan, Prizren, 08.08.2016 – 02:30. Njësiti Rajonal për hetimin e narkotikëve ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar me ç’rast gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar 0.65 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/