Home Blog Page 5889

Varrosët veterani i UÇK-së, Shaban Kalimashi

0

Me nderime të larta, të dielën në varrezat e fshatit të lindjes, është varrosur veterani i UÇK-së Shaban Kalimashi nga Landovica, i cili ka humbur jetën tragjikisht të shtunën në plazhin e Tales në Lezhë, ku ndodhej për pushime. Me një pjesëmarrje masovike të familjarëve, bashkëvendasve, bashkëluftëtarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve të institucioneve të ndryshme jo vetëm nga Kosova, të dielën i është dhënë lamtumira e fundit luftëtarit të Lirisë, Shaban Kalimashi, i cili ka ndërruar jetë dje pasditë në moshen 48. vjeçare. Arkivoli me trupin e pa jetë pasdite ishte i vendosur para lapidarit të dëshmorëve në Landovicë, ku janë bërë homazhe , me ç’rast janë mbajtur edhe fjalime me rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerit.

Para të pranishmëve, në këtë ceremoni mortore ka folur kryetari i fshatit Landovicë, Fadil Berisha, i cili tha se lajmi për vdekjen e Shabanit na ka tronditur të gjithëve, sepse i ndjeri me veprat e tij të shumta ka gëzuar respekt në kohët më të vështira të paraluftës, sidomos gjatë luftës çlirimtare nën emblemën e UÇK-së, dhe në kohen e Lirisë, u shpreh ai. Ndërkaq, shëmbëlltyra dhe kontributi i të ndjerit për çlirimin e vendit ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm, dh përkundër dhimbjes së madhe ne të gjithë ndjehemi krenar për bashkëluftëtarin tonë, theksoi Osman Qerreti, në emër të veteranëve të UÇK-së nga Landovica.

Në një fjalim prekës, nga familja Kalimashi ka folur mbesa e të ndjerit, Marigona, e cila tha se ndarja nga jeta e pjesëtarit të familjes është një humbje e rëndë për të gjithë ne, por njëkohësisht ndjehemi krenarë që patëm një njeri të veçantë, siç ishte edhe vet jeta e bacit Shaban, theksoi ajo.Ndryshe, sipas raportit të policisë së shtetit shqiptar, thuhet se dje rreth orës 17 : 21 minuta, është marrë njoftim se në plazhin e Tales , një shtetas ka rrezikuar të mbytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K. 48 vjeç, banues në Kosovë , pushues në plazhin e Tales , ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.Menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal- Lezhë , por rrugës ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji, thuhet në këtë raport. I ndjeri, ditën fatale me familje kishte shkuar për pushime në plazhin e Tales ku edhe ka ndërruar jetë./tv prizreni/

I jepet lamtumira e fundit ‘dallëndyshes’ Sali Gërqina (VIDEO)

0

Në Gjakovë u varros sot Sali Gërqina i cili humbi jetën ditë më parë në lumin Drini i Bardhë, njofton Klan Kosova.

Për kampionin komuna organizoi edhe mbledhje komemorative.

Kronikë nga Klan Kosova

Vasco Rossi mban koncertin më të madh në botë

0

Ikona e muzikës italiane, Vasco Rossi, ka mbajtur një koncert para 220 mijë personave në Modena Park, para fansave të cilët kishin paguar për ta ndjekur rokerin, me ç’rast ky u bë koncerti më i madh në botë sa i përket biletave të shitura.

Vasco përmes këtij koncerti festoi 40 vjetorin e karrierës së tij të bujshme nga e cila ka arritur të shesë mbi 35 milionë incizime.

Ky event ka lënë në hije koncertet e mëparshme të artistëve të mëdhenj si Tina Turner (188 mijë të pranishëm më 1988). Paul McCartney (185 mijë) dhe grupi A-ha që kishte mbledhur 198 mijë fansa në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro. Po ashtu, organizatorët e këtij koncerti u siguruan që performanca e Vasco Rossit të transmetohet LIVE në 140 ekrane të mëdha të kinemave të Italisë.

Ky është vendimi i Policisë lidhur me kolona te mërgimtarëve në kufij

0

Bashkë me sezonin e verës, shtohen edhe kolonat në pikat kufitare të Kosovës, në të cilat më së shumti pësojnë mërgimtarët.

Janë pikërisht muajt korrik dhe gusht që njihen si dy ndër muajt më të frekuentuar nga ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, e pritjet e gjata në kufi vazhdon të bëhet çdo vit e më e lodhshme.

Të kontaktuar nga Indeksonline, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë ndonjë hap specifik lidhur me zvogëlimin e mundësisë për të pritur nëpër kufij, vetëm se është theksuar se Policia Kufitare do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor.
“Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata”, është thënë nga Zyra e Informimit.

Të pyetur lidhur me bashkëpunimin që kanë me Policinë kufitare serbe lidhur me procedim sa më të shpejtë dhe mos-lënien në pritje të gjata të qytetarëve, nga Policia e Kosovës është thënë vetëm se zyrtarët policor të Kosovës do të kryejnë punën me kapacitete dhe intensitet të shtuar.

“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare”, vazhdohet tutje në përgjigjen e Zyrës së Informimit.

Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Kosovë, se në pikë-kalimin kufitar, Merdare, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.

Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të.

Nesër, vendimi për ankesat e partive

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nesër do të dalë me vendim përfundimtar për ankesat e parashtruara nga partitë politikë në Kosovë, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info”, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet publike deri në orën 14:00 më së largu.

“PZAP-i do të vendosë lidhur me ankesat e parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë, brenda afatit ligjor, respektivisht deri nesër ne ora 14:00”, ka deklaruar ai për “zëri.info”.
Desku më tej, ka njoftuar se PZAP ka pranuar gjithsej 65 ankesa nga subjektet politike.

“Numri i ankesave të parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka potencuar ai.

Rrihen dy persona në Malishevë

0

Dy persona janë rrahur në Malishevë.

Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori.

Prizrenasi e bënë motrën për spital

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka njoftuar se është rrahur nga vëllai i saj.

Bëhet e ditur se ajo ka përfuar lëndime trupore.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht e më pas edhe kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar vëllai i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë

Pesë gjëra që nuk i dinit për Viktor Hygo

0

I konsideruar si një prej autorëve më të mëdhenj francez, Viktor Hygo ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e letërsisë me veprat “Katedralja e Parisit” dhe “Të Mjerët”.

I lindur në vitin 1802, tre vjet pasi Napoleoni kishte marrë pushtetin, Viktor Hygo gjeti kohën të studionte për drejtësi, pasi ishte bërë i famshëm me poezitë e novelat e tij qysh në moshën 30 vjeçare.

Ai nuk kujtohet vetëm si një gjeni i letrave, por edhe si një politikan dhe një shenjt. Më poshtë janë pesë fakte për jetën e tij shumëngjyrëshe e cila ngjan si një prej trillimeve të tij letrare.

  1. Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut.

Influenca e Hygoit shtrihej përtej letërsisë që ai bënte. Shumë prej shkrimeve të tij, veçanërisht në veprën “Të Mjerët” shtjellojnë mosrespektimin e të drejtave të njeriut në rrafshet e politikës, varfërisë, mugesës së drejtësisë dhe gjykimit të moralit.

Por jo vetëm kaq! Ai e përdori statusin e tij në shoqëri në dobi të ndryshimeve në të mirë të të drejtave të njeriut.

Pasi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të Francës në vitin 1848, ai u largua nga konservatorët, pasi kërkoi të drejta të barabarta, arsimim falas për të gjithë fëmijët dhe fundin e varfërisë.

Edhe fushata e tij për të shfuqizuar dënimin me vdekje u bë e njohur ndërkombëtarisht.

  1. Romani më i njohur francez është shkruar në Britani.

Si kritik i hapur i Napoleonit, Hygo u largua nga Franca në vitin 1851 për tu kthyer pas grushtit të shtetit i cili rrëzoi Bonapartin.

Pasi shkoi në Belgjikë dhe në Xhersi, ai u vendos në ishullin e vogël Channel të Guernesit, ku jetoi për 15 vitet e ardhshme. Është e faktuar se kjo ishte një ndër periudhat më produktive të Hygoit. Aty, ai shkroi dy vëllimet kryesore me poezi dhe pjesën më të mirë të “Të Mjerët”, shkrimi i së cilës filloi në vitin 1845 dhe mbaroi në 1862. Kjo do të thotë se vepra letrare më e rëndësishme e Francës është shkruar në Britani.

  1. Kura e tij kur nuk kishte frymëzim.

Ndërkohë që po punonte për veprën e tij madhore “Të Mjerët”, Hygo krijoi një strategji unike e cila e detyronte atë të shkruante. Pasi zhvishej, kyçej në një dhomë ku nuk kishte asgjë përveç stilolapsit dhe letrës. Ai urdhëronte shërbyesin e tij që të mos i kthente rrobat deri kur të bënte progres në shkrimin e veprës voluminoze e cila është më shumë se 1500 faqe.

  1. Shën Viktori

Viktor Hygo është shpallur shenjt në besimin Vietnamez të Cao Dai e cila është një përzierje mes Budizmit, Taoismit, Konfucianizmit dhe Krishtërimit.

Besimi është krijuar në vitin 1926, katër dekada pas vdekjes së tij, ku një ndër tempujt e parë i është kushtuar autorit francez.

Një statujë e Hygoit është vendosur në tempullin Cao Dai në Tay Ninh.

  1. Një jetë e kaluar në marrëdhënie të komplikuara dashurie.

Hygoi është martuar me Adele Foucher në tetor të vitit 1822 dhe çifti ka jetuar sëbashku për 46 vjet deri kur ajo vdiq. Por, ai, gjithashtu kishte edhe lidhje të shumta jashtëmartesore.

Lidhja e tij me aktivisten e njohur për të drejtat e grave dhe vajzave, Juliette Drouet ishte më e njohura. Ajo e ndoqi kur u largua nga Franca dhe u vendos në Guernesy pranë shtëpisë së tij dhe jetoi aty deri kur ato u larguan. Ka shkruar mbi 20000 letra në të cilat flet për pasionin dhe xhelozinë e saj. /Konica.al/

Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Me rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haradinaj ka thënë se me këtë datë u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ata janë delegatët e “2 Korrikut të Pavarësisë”

Sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë.

Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet.

Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë:, prandaj atyre edhe do t’u njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës.

Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet

0

Janë larguar nga puna 24 nga 59 policët e trafikut të akuzuar për marrje ryshfeti.

24 Policë të Kosovës janë larguar nga puna në Policinë e Kosovës në njësitet e trafikut. Ata kanë punuar në njësitet e autostradave, në njësitin e Prizrenit dhe Mitrovicës.

Policët e larguar janë pjesë e 59 policëve të arrestuar më 19 dhjetor të viti të kaluar të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës.

“Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e zyrës.

Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese”, thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.

59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre. /Kallxo.com/