Home Blog Page 5895

Berisha: Vetëvendosje duhet t’i thotë ‘PO’ Haradinajt

0

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka treguar se pse ai mendon se Qeveria e ardhshme nuk duhet të krijohet në koalicion me Listën Serbe. Ndërsa, ka thënë se VV duhet t’i bashkohet Haradinajt në krijimin e Qeverisë.
“I nominuari për kryeministër duhet të ketë parasysh që Kosova është përpara shumë sfidave, dhe në rast se mendon se tri çështje, Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria zgjidhet me Listën Serbe po mendoj që është gabim. Faktori politik shqiptar duhet të mendojë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të vendit”, tha Berisha, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se partitë e tjera politike duhet ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Ramushi duhet ta bëjë Qeverinë, dua të besoj se nëse subjektet politike e kanë për interesa të vendit e jo personale duhet ta mbështesin Ramushin për kryeministër”.

Ai ka thënë poashtu se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN pas certifikimit të rezultateve nga KQZ duhet të bisedojë me partitë politike për krijimin e Qeverisë.

“Jemi të interesuar të kemi Qeveri stabile, Haradinaj si i nominuar dhe i votuar nga qytetarët, duhet të bisedojë me subjektet politike”.

Berisha nuk ka lënë pa thumbuar edhe Vetëvendosjen duke folur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
“Kanë thënë ‘JO’ edhe në rrethana të tjera. Vetëvendosja i ka thënë dikur ‘PO’ Ramushit, në vitin 2014. Besoj se edhe tash duhet t’i thotë ‘PO’”, tha Berisha.

Sipas tij, ‘Vetëvendosjes i ka hyrë vetja në qejf me këtë votën aksidentale’.

“Por, e dinë mirë se Ramushi ka të drejtën për të bërë Qeverinë. Vetëvendosja i ka këto qëndrime, i ka dhezë kjo – ka arrit ta mashtrojë opinionin”, tha Berisha. /Klan Kosova/

Krojet e Prizrenit, mrekullia e këtij qyteti

0

Prizreni, për shkak të historisë së lashtë domosdo se ka edhe vende interesante. Një nga këto vende është edhe lokacioni i njohur nga prizrenasit “Pasha-çezma”. Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishmet janë: Kompleksi i Shatërvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, hamamet e qytetit, krojet e qytetit. Kurse mbi të gjithë këtë kroje gjendet edhe Pasha-çezma, Ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Image

 

Krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit

Prizreni është i rrethuar nga bjeshkët e larta prej nga rrjedhin ujërat e çiltër e të ftohtë. Shfrytëzimii ujit të pijshëm nga burimet e shumta të hapësirës së qytetit të lashtë është i hershëm. Këto burime janë të pasura me ujë të freskët dhe të shëndoshë. “Çdo rrugë e Prizrenit ka kroin e vet, ku freskohen qytetarët dhe kalimtarët e rastit. Vlen t’i cekim këto kroje: Kroi i “Binbashit”, gjashtë krojet “Topokli”, kroi i “Shatërvanit”, kroi i “Beledijes”, kroi i xhamisë së “Sinan Pashës”, kroi i xhamisë së “Qorr agës”,kroi në pronësi të familjes Perolli” e shumë kroje të tjera”, thotë Prof.dr. Mehdi Elezi për “Kosova Sot”, duke shtuar se në bazë të informacioneve në dispozicion nuk dihet saktë viti i ndërtimit të tyre, por me arsye supozohet që janë më të vjetër në qytet. Më herët, e edhe tash,krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit të Prizrenit, andaj për këtë edhe në këngë shpesh janë kënduar. Pothuajse çdo vizitor që vjen në Prizren ndjen magjepsje të veçantë, kur pi ndonjë gllënjkë të këtij uji të pastër e të ftohtë. Në popull është e njohur thënia që nëse keni qenë në Prizren dhe s’keni pirë ujin nga krojet e Shatërvanit, atëherë është e njëjtë sikurse të mos ishit fare në Prizren. Në afërsi të ngushtë gjendet edhe xhamia e Sinan Pashës, e cila në kuadër të kompleksit të saj ka kroin e vet, i cili bashkë me krojet e Shatërvanit japin bukuri të veçantë dhe ndjenjën e freskisë, derisa kaloni Shatërvanin.

Image

 

Në plan, ngritja e një spitali të mushkërive

Mbi të gjithë këto thuhet se ishte dhe Pasha-çezma. Tashmë ka shumë projekte që atje të ngritet një spital i mushkërive dhe të jetë një nga sanatoriumet e njohura edhe për rajonin e jo vetëm për Kosovën. Kërkesa të këtilla tashmë kemi nga donatorë nga Kroacia dhe Turqia. Ajri dhe rrymimi i ajrit këtu është e provuar se shëron shumë sëmundje. Kroi i Bimbashit gjendet në udhëkryqin pranë xhamisë së Iliaz Kukës dhe Urës së kaltër të Rinisë-Bimbashit. Ndonëse koha e ndërtimit nuk dihet, thuhet që atë e ka ndërtuar një oficer i lartë vendor, i cili shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane. Pak më lart se Kalaja e Prizrenit ende buron ujë të freskët verës dhe ujë i ngrohtë dimrit e ku shumica e prizrenasve këtij burimi i besojnë për plleshmëri, për shërimin e sëmundjes së tuberkulozit. Kjo çezme ende quhet një lloje vendi për praninë peligranazhit veror dhe dimëror. Atje shkohet ende edhe me familje për të qëndruar në ajrin me tri rrymë ajrore, që është për shërimin e disa sëmundjeve.

Image

 

Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë

Kjo çezme, sipas haxhi Irfan Berishës, është ngritur nga Emin Pasha dhe i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllai i Mahmud Pashës, që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesharif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, Sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës, që gjendet në afërsi të hamamit të Gazi Mehmed Pashës, janë varrezat e familjes Rrotllaj, e në mesin e tyre gjendet edhe varri i Emin Pashës. Varri gjendet në mes të xhamisë dhe medresesë dhe është ndërtuar në formë arke prej mermeri të bardhë. Anash është gdhendur rozeta simboli i “lëvizjes-rrotullimitpavdekshmërisë”. Mbi mermer është vendosur guri mbivarror (nishani) me mbishkrim ku kuptojmë se Emin Pasha është varrosur në vitin 1843 (1259 viti i Hicrit) dhe ka qenë në detyrë të Sanxhakbeut kur ndërroi jetë. Kurse për shpirtin e tij thuhet ta ketë ngritur edhe këtë çezme, e cila që nga ajo kohë ka shërbyer një forme spitali për të sëmurët me tuberkuloz, pastaj për nënat e reja dhe për plleshmëri.

Bukuri që shihen nga Pasha- çezma

“Nga gërmimet masive arkeologjike në gjithë territorin e kësaj ane, u përfshi edhe Kalaja e Prizrenit, që të josh dhe me peizazhe fascinuese, malet e mbushura me dru pishe, ahu, ndërsa në mes tyre sukat, livadhet, por dhe me lartësitë që duan ta zënë qellin me dorë. Ndër to ballëndritur e krenar është mali i Sharrit. Në këtë burim shtriheshin tokat e bukës e të perimeve, frutave, zarzavateve, që mbushnin tregun e qytetit. Këtë bukuri e shohin edhe nga Pasha-çezma, vend që është plot gështenja dhe plot pisha e janë me tri rrymime ajrore, të cilat edhe e shërojnë drejtpërdrejt sëmundjet e organeve”, thotë prof. dr. Mejdi Elezi, njohës i trashëgimisë, duke shtuar se kjo çezme ka shumë tipare të një uji shërues. “Jemi krenarë që ky qytet është me këto mrekulli natyrore. Unë tash kam 70 vjet dhe ende shkoj për të qëndruar te Pasha-çezma së paku një vikend e për të pirë kafe atje”, tregon për “Kosova Sot” Fetah Sylejmani

(Kosova Sot) 

Berisha mbështet Haradinajn për Kryeministër, por jo me Listën Serbe

0

Berisha ka treguar edhe arsyet e këtij “kushtëzimi” të votës së tij.

“Lista Serbe është subjekt shovinist, unë kam kërkuar edhe në seancat e Kuvendit që duhet t’i ndërpritet aktivititeti politik sepse veprimtaria dhe qëndrimet e saj janë anti-kushtetuese”.

“Ka dy vjet që si anëtar i Nismës kam lobuar dhe jam përpjekur në parim ta mbështesë Haradinajn për kryeministër dhe qëndroj këtu. Sa i përket Listës Serbe është bërë gabim i madh, që mendoj se dikush të duhet të japë përgjegjësi”.

Ai ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se gjithë veprimtaria dhe angazhimet e Listës Serbe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë mendoj që një ekzekutiv i qëndrueshëm nuk duhet të bazojë fuqinë e numrave në Listën Serbe”.

“Jo vetëm Ramushi po kushdo qoftë, edhe Albini kur të vijë mbas 10 vjetëve, nuk mund të përjashtojë Listën Serbe nga ekzekutivi”.
Berisha ka treguar edhe pse ka ardhur deri tek ky reagim i tij.

“Ky mesazh është keqpërdorur, por mund të them se është rezultat i një lajmi që presidenti Thaçi ka uruar kryekriminelin për postin e presidentit në Serbi. Lista Serbe është produkt i Vuçiqit”.

“Nuk do ta ketë partia e Vuçiqit mbështetjen time në momentin që është faktor, po nëse është pjesë e një ekipi, është tjetër punë”, tha Berisha. /Klan Kosova/

VV partia e parë, LDK e dyta, PDK e treta…

0

Lëvizja “Vetëvendosje” do të jetë subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ky subjekt do t’i ketë 32 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) do t’i ketë 24 deputetë në Kuvend, pasi që nga 29 deputetë sa kanë fituar si koalicion, 3 deputetë janë të AKR-së dhe 2 të Alternativës, raporton portali “Zëri.info”.

Ndërsa PDK-ja do t’i ketë 23 deputetë, pasi që nga numri i përgjithshëm prej 39 deputetëve që i kanë si koalicion PAN, AAK-ja do t’i ketë 10 deputetë, ndërsa NISMA për Kosovën 6 deputetë. / Zëri/

Prizren: E detyron fëmijën e huaj të kërkojë lëmoshë

0

Policia ka arrestuar në Prizren një person nën dyshimin se ka detyruar një fëmijë të kërkojë lëmoshë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në sheshin “Shatërvan”, në Prizren, rreth orës 13:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka detyruar fëmijën-viktimën femër K-Rome të kërkoj lëmoshë”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Prezantohet vizioni për Kejin e Lumbardhit në Prizren

0

Vizioni për rregullimin e hapësirës publike përgjatë lumit (Kej) në Prizren është prezantuar të martën mbrëma para banorëve të kësaj lagjeje dhe pjesëmarrësve tjerë. Versioni i parë i këtij propozimi është hartuar pas një numri të punëtorive dhe shumë diskutimeve me grupet e ndryshme të komunitetit të lagjes, ndërkohë që ai do të plotësohet edhe më tej me propozimet që vijnë nga banorët dhe akterët e tjerë.

Në prezantimin e hartuar bazuar në nevojat e komunitetit, ekspertët e involvuar në proces, Genc Gafurri dhe Betim Vitija kanë bërë të ditur se vizioni për Kejin propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e aktiviteteve të ndryshme, pastaj shërbimet e reja përgjatë Kejit si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë.

Sa i përket qasjes dhe lëvizjes së lirë propozohet që Keji nga Ura e Gurit e deri në Marash të jetë i lidhur në tërësinë e tij, dhe atë në tri nivele që komunikojnë ndërmjet vete, ndërkohë që me shkallë e pjerrina adekuate mundësohet qasja për të gjithë.

Në kuadër të aktiviteteve, në sektorë të caktuar të Kejit do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, ndërkohë që parashihet edhe një mini-shesh për performansa artistike, një galeri arti, kënd të lojërave për fëmijë, e ku vazhdimësia e Kejit krijon kushte edhe për mbajtjen e panaireve, festivaleve të vogla, etj.

Ndërsa dyqanet artizanale, kafiteritë sezonale e galeria e artit mund të jenë shërbime të reja përgjatë Kejit, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e atraktivitetit të tij për kalimtarët. Po ashtu parashihet edhe rregullimi i tualeteve publike.

E hijet e krijuara nga gjelbërimi i lartë synojnë që ta bëjnë këtë hapësirë të këndshme për ecje apo edhe qëndrim gjatë ditëve të nxehta, derisa vendosja e ndriçimit dhe kamerave vëzhguese do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të sigurisë.

Pos vizionit për rregullimin e Kejit, të martën mbrëma është prezantuar edhe alternativa për shfrytëzimin e lumit e titulluar “E kam një Propozim”, që është paraqitur nga Jeton Jagxhiu.

Dokumenti i Vizionit për Kejin në shërbim të komunitetit është i hapur për plotësime dhe EC Ma Ndryshe mirëpret kontributin e komunitetit të lagjes dhe qytetarëve të Prizrenit, deri në finalizimin e tij.

Trump flirton me gazetaren teksa fliste me kryeministrin gej

0

Presidenti amerikan, Donald Trump u bë subjekt i kritikave të shumta në rrjetet sociale, pas komenteve seksiste ndaj një reportereje.

Presidenti po fliste me kryeministrin e Irlandës në telefon, kur bëri gjeste ndaj gazetares Caitriona Perry.

Trump po i telefononte kryeministrit Taoiseach Leo Varadkar, që është i pari kryeministër homoseksual i Irlandës.

“Epo, këtu në sallë kemi shumë përfaqësues të medias irlandeze. Tani po largohen nga dhoma,” i tha Trump.

Më pas thirri një prej reportereve.

“Nga je ti? Hajde këtu. Nga je ti? Këtu kemi shumë gazetare të bukura. Nga je ti,” nisi ta ngacmonte Trump.

Pasi reporterja iu prezantua, Trump i tha: “Ajo ka një buzëqeshje të bukur në fytyrë”.

“Vë bast që të trajton mirë ty,” i tha Trump kryeministrit irlandez në telefon.

https://youtu.be/d9NTH-uW_P0

100 proverbat dhe thëniet më të fuqishme nga filozofia Zen

0

Mjeshtrat e filozofisë Zen janë në gjendje të transmetojnë mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme, që kanë vlerë të pamatë. Ja një koleksion me 100 prej thënieve dhe proverbave më të mira Zen të të gjitha kohërave, të cilat mund t’ju ndihmojnë të shihni veten dhe botën me një “sy të ri”, dhe të freskët.

E tashmja dhe vëmendja

1. “Ky është sekreti i vërtetë i jetës – të jesh tërësisht i angazhuar me atë që ti je, ta bësh tani, dhe këtu. Dhe në vend që ta quash punë, kupto që është një lojë” – Alan Watts

2. “E vetmja gjë e cila është në fund të fundit e vërtetë në udhëtimin tënd, është hapi që ti je duke hedhur në këtë moment. Ai është gjithçka që egziston” – Eckhart Tolle

3. “Nëse të shpëton momenti i tanishëm, të ka shpëtuar takimi me jetën. Kjo është shumë serioze!” – Thich Nhat Hanh

4. “Praktika është kjo jetë, dhe realizimi është kjo jetë, dhe kjo jetë është e shfaqur pikërisht këtu, tani” – Mazeumi Roshi

5. “Nëse ti do të ndryshosh botën, fillo me personin më të afërt që vjen tek ti, dhe që është në nevojë” – B.D. Schiers

6. “Eksperienca ime më tregon se mësuesit të cilëve ua kemi më shumë nevojën janë njerëzit me të cilët jemi duke jetuar, pikërisht tani” – Byron Katie

7. “Kudo që je, duhet të jesh aty i tëri, me shpirt e me zemër” – Eckhart Tolle

8. Jam këtu për të të thënë se rruga drejt paqes është aty, kur të duash të largohesh” – Pema Chödrön

9. “Kur ti je i pranishëm, mund ta lejosh mendjen të jetë ashtu siç është, pa u zënë në kurthin e saj” – Eckhart Tolle

10. “Faji, keqardhja, fyerja, trishtimi dhe të gjitha format e mosfaljes shkaktohen nga e shkuara e tepërt dhe e tashmja e pamjaftueshme” – Eckhart Tolle

11. “Përgjatë gjithë kësaj jete, ti nuk mund të jesh kurrë i sigurt se ke jetuar aq sa duhet, sa për të marrë edhe një herë frymë”- Huang Po

12. “Ndërgjegjësimi është agjenti më i madh i ndryshimit” – Eckhart Tolle

13. “Kur bën diçka, ti duhet të konsumohesh i tëri, si një zjarr i madh, duke mos lënë pas asnjë gjurmë të vetes” – Shunryu Suzuki

14. “Arti i të jetuarit… nuk është as endja e shkujdesur nga njëra anë, as kapja e frikësuar pas të shkuarës, nga ana tjetër. Ai konsiston në ndjeshmërinë ndaj çdo momenti, në vlerësimin e tij si krejt i ri dhe unik, në një mendje totalisht të hapurdhe pranuese” – Alan Watts

15. “Njohja intuitive e çastit, pra realiteti… është akti më i lartë e zgjuarsisë.”-D.T. Suzuki

16. “Pije çajin tënd ngadalë dhe me respekt, si të jetë boshti në të cilin rrotullohet bota – ngadalë, qetë, pa u nxituar drejt së ardhmes” – Thich Nhat Hanh

17. “Dhe kur luajtën, ata luajtën me të vërtetë. Dhe kur punuan, ata punuan me të vërtetë” – Dr. Seuss

Ndërlidhja mes qenieve

18. “Toka dhe Qielli dhe unë vijmë nga e njëjta rrënjë, dhjetëmijë gjërat dhe unë jemi nga e njëjta substancë” – Seng-chao

19. “E gjithë jeta është e ndërvarur. Ne jemi të gjithë të kapur në një rrjet të pashmangshëm reciprociteti, të lidhur brenda në një veshje të vetme të fatit. Çfarëdo që ndikon direkt tek dikush, do të ketë ndikim indirekt tek të gjithë të tjerët” – Martin Luther King, Jr.

20. “Të përgatitësh ushqimit nuk është për ty dhe të tjerët: është për gjithçka!” – Shunryu Suzuki

21. “Gjërat e përftojnë qënien dhe natyrën e tyre përmes varësisë reciproke dhe nuk janë asgjë në vetvete” – Nagarjuna

22. “Asgjë nuk ekziston krejt e vetme. Çdo gjë është në marrëdhënie me çdo gjë tjetër” – Buddha

23. “Ne jemi këtu për t’u zgjuar nga iluzioni ynë i veçantisë” – Thich Nhat Hanh

Zgjimi dhe Jeta e Përditshme

24. Nëse ne nuk merremi me çdo gjë, atëherë mendja paqësore nuk do të ketë askund ku të rrijë” – Shen-hui

25. “Rridh bashkë me gjithçka që është e mundur dhe lëre mëndjen tënde të jetë e lirë: Rri i përqëndruar, duke pranuar çfarëdolloj gjëje që je duke bërë. Kjo është themelore”- Chuang

26. “Buddha foli për shpëtimin e të gjithë qënieve nga zhgënjimi, jo për t’i konvertuar ato në një besim të ri” – Budizmi Tani

27. “Lëre mendjen tënde të endet brenda së pastrës dhe të thjeshtës. Bëhu njësh me pafundësinë. Lëri të gjitha gjërat të marrin drejtimin e tyre” – Chuang Tzu

28. “Ngjitu majë një shkëmbi, vdis krejt, dhe pastaj kthehu përsëri në jetë – pas kësaj nuk mund të mashtrohesh më” – Proverbë Zen

29. “Njerëzit flenë, dhe kur ata vdesin ata zgjohen” – Muhamedi

30. “Sot, ti mund të vendosësh të ecësh në liri. Ti mund të zgjedhësh të ecësh ndryshe. Ti mund të ecësh si një person i lirë, duke iu gëzuar çdo hapi” – Thich Nhat Hanh

31. “Kur një njeri i zakonshëm arrin dijen, ai është një i urtë; kur një i urtë realizon të kuptuarin, ai është një njeri i zakonshëm” – Proverbë Zen

32. “Jeta personale e jetuar thellë, gjithmonë zgjerohet në të vërteta që shkojnë përtej vetes” – Anais Nin

33. “Çdo hap përgjatë rrugës së Buddhës për tek lumturia, kërkon praktikimin e ndërgjegjes, derisa të bëhet pjesë e jetës tënde të përditshme” – Henepola Gunaratna

34. “Pushteti mbi të tjerët është dobësi e fshehur si fuqi. Pushteti i vërtetë është brenda dhe në dispozicionin tënd, tani” – Eckhart Tolle

35. “Trup e mendje u tkurrën” – Dogen duke shpjeguar iluminimin

36. “Vetë-realizimi është i pamundimshëm. Ajo çfarë je duke u përpjekur të gjesh, është pothuajse ajo që ti je” – Ramesh Balseka

37. “Kur mendja është e qartë në perfeksion, ja, kjo është ajo çfarë duam” – Byron Katie

38. “Rruga jashtë jetës dhe vdekjes nuk është ndonjë teknikë e veçantë; thelbësorja është të penetrosh për tek rrënja e jetës dhe vdekjes” – Bukko

39. “Qëllimi i jetës shpirtërore është të zgjojë një liri të gëzueshme, një zemër dashamirëse dhe të dhimbsur, pavarësisht gjithçkaje” – Jack Kornfield

40. “Njerëzit zakonisht e konsiderojnë ecjen mbi ujë ose në ajër të pakët, një mrekulli. Por unë mendoj se mrekullia e vërtetë nuk është as të ecësh mbi ujë, a në ajër të rrallë, por të ecësh mbi tokë. Çdo ditë ne jemi të zënë me një mrekulli të cilën as nuk e njohim: një qiell blu, re të bardha, gjethe jeshile, sytë e zinj kuriozë të një fëmije – vetë sytë tanë. E gjitha është një mrekulli” – Thích Nhat Hanh

41. “Të mos mendosh për asgjë është Zen. Sapo vetëdijësohesh për këtë, ecja, qëndrimi ulur, qëndrimi shtrirë, çfarëdoloj gjëje që ti bën, është Zen” – Bodhidharma

42. “Çështja nuk është tek miratimi apo pëlqimi, por thjesht të jesh në gjendje ta lejosh botën të jetë ashtu siç është, pa e fyer, urryer, apo gjykuar atë” – Budizmi tani

43. “Vetëm kur ti mund të jesh tejet elastik dhe i butë, atëherë po, mundesh që të jesh tejet i rëndë dhe i fuqishëm” – Proverbë Zen

44. “Gjithçka varet prej teje. Ti mund të shkosh të flesh përgjithmonë, ti mund të zgjohesh pikërisht këtë moment” – Osho

45. “Të kuptosh gjithçka është të falësh gjithçka” – Gautama Siddhartha

46. “Çdo iluminim, që kërkon të vërtetohet, çertifikohet, sigurohet, njihet, urohet, është i rremë, ose të paktën i paplotë” -R. H. Blyth

47. “Për të ndjekur shtegun, vështro mësuesin, ndiq mësuesin, ec me mësuesin, shiko përmes mësuesit, bëhu mësuesi” – Proverb Zen

48. “Të mësuarit e Zen është një fenomen ari dhe plehu. Përpara se ta mësosh atë, është si ari; pasi e ke mësuar , është si plehu” -Proverb Zen.

Realiteti dhe Natyra e vërtetë e Gjërave

49. “Ti je një funksion i asaj çfarë është duke bërë i gjithë Universi, ashtu sikurse një valë është një funksion i asaj çfarë është duke bërë i gjithë oqeani” – Alan Watts

50. “Në qendrën e palëvizur të rrethit, dikush mund të shikojë t është duke bërë pafundmen e të gjitha gjërave” – Chuang Tzu

51. “As një flok dëbore nuk bie ndonjëherë në vendin e gabuar” -Proverb Zen

52. “Përtej ideve të dashakeqësisë dhe dashamirësisë gjendet një fushë. Atje do të të takoj” – Rumi

53. “Pse është Tao kaq i vlefshëm? Sepse është gjithandej, dhe kushdo mund ta përdorë. Kjo është arsyeja pse ata që kërkojnë, do të gjejnë” – Lao Tzu

54. “Mos e kërko të vërtetën, mjafton të ndalosh së ushqyeri opinionet e tua” – Seng- ts’an

55. “Çdo përjetim i realitetit është i papërshkrueshëm!” – R.D.Laing

56. “Asnjë mendim, asnjë reflektim, asnjë analizë, asnjë kultivim, asnjë qëllim; lëre atë të rregullohet vetë” – Tilopa

57. “Ty nuk të është dhënë më shumë dhimbje sesa mund të përballosh. Ti asnjëherë, nuk merr më shumë nga sa mund të marrësh” – Byron Katie

58. “Në peisazhin e lulëzimit, asgjë nuk është më e mirë, asgjë nuk është më e keqe; degët që lulëzojnë janë disa të gjata, disa të shkurtra” – Eicho

59. “Nuk ka gabim në natyrë” – Byron Katie

60. “Uji i palëvizur nuk ka mendje të perceptojë imazhin e patave që migrojnë” – Proverb Zen

61. “Të gjitha gjërat që vlejnë me të vërtetë, bukuria, dashuria, krijimtaria, gëzimi dhe paqja e brendshme, ngrihen nga përtej mendjes” – Eckhart Tolle

62. “Si një bletë duke mbledhur nektar, e cila nuk e dëmton ose shqetëson ngjyrën dhe aromën e lules; kështu dhe të zgjuarit lëvizin nëpër botë” – Buddha

63. “Zazen është një aktivitet që është zgjatim i universit. Zazen nuk është jeta e një individi, është universi që është duke marrë frymë” – Dogen

64. “E gjithë Hëna dhe i gjithë qielli janë të reflektuar në një pikë vesë mbi bar” – Dogen

65. “Tao në botë është si një lumë që vërshon për në shtëpi drejt detit” – Lao Tzu

66. “Përpiqu të imagjinosh si do të ishte të shkoje të flije dhe të mos zgjoheshe kurrë… tani përpiqu të imagjinosh si do të ishte të zgjoheshe, sikur të mos kishe shkuar kurrë për të fjetur” – Alan Watts

67. “Ti je një e çarë përmes të cilit universi është duke parë dhe duke eksploruar veten” – Alan

68. “Gjërat janë ashtu siç janë. Kur shohim nga jashtë, brenda universit natën, ne nuk bëjmë krahasime midis yjeve të drejtë dhe të gabuar, as midis konstelacioneve të vendosura mirë ose keq”-Alan

69. “Përmes syve tanë, universi është duke perceptuar veten. Përmes veshëve tanë, universi është duke dëgjuar harmonitë e veta. Ne jemi dëshmitarët, përmes të cilëve universi bëhet i ndërgjegjshëm për lavdinë e tij, për madhështinë e tij” – Alan Watts

70. “Kush do të kundërshtonte që, kur unë jam duke rrëkëllyer çaj në dhomën time të çajit, unë jam duke gëlltitur të gjithë universin bashkë me të, dhe se ky moment, kur unë ngre tasin tek buzët e mija, është përjetësia vetë, duke kapërcyer kohën dhe hapësirën?” -D. T. Suzuki

Vetvetja e vërtetë dhe Jo-Vetvetja

71. “Praktikimi i Zen është të harrosh veten në aktin e bashkimit me diçka” – Koun Yamada

72. “Vetja ndahet në dhjetë miliardë shpirtëra ndriçues. Dallojini këto pa i përkitur emrave dhe klasifikimeve” – Hongzhi

73. “Të studiosh budizmin është të studiosh veten. Të studiosh veten është të harrosh veten. Të harrosh veten është të zgjohesh nga të gjitha gjërat” – Dogen

74. “Zbutja e kapjes pas vetvetes, është mjekimi më i fortë për të vënë nën kontroll çekuilibrat mendorë dhe emocionalë” – Dzigar Kongtrul Rinpoche

75. “Nuk i lë të më ikin konceptet – i takoj ata me mirëkuptim. Pastaj ata le të largohen prej meje” – Byron Katie

76. “Shprehja Zen “vrite Budën!” do të thotë të vrasësh çdo koncept mbi Budën, si diçka e ndarë nga vetja” – Peter Matthiessen

77. “Kur ti dëgjon se të gjitha krijesat janë Buda, mos bjer në gabimin e të menduarit, se ka më shumë sesa një Buda” – Zen Graffitti

78. “Ki besim të mjaftueshëm në vete… jo në Atë që mendon të ishe, por në Atë që ti je” – Mazeumi Roshi

Eksperienca e Drejtpërdrejtë

79. “Zen nuk bën pazar me idetë” – D.T.Suzuki

80. “Çfarë është e rëndësishme nuk është doktrina e duhur, por arritja e eksperiencave të vërteta. Eshtë heqja dorë e të besuarit në besim” – Alan Keightley

81. “Menuja nuk është vakti” – Alan Watts

82. “Të përpiqesh të përcaktosh veten, është si të përpiqesh të kafshosh vetë dhëmbët e tua” – Alan Watts

83. “Gishti im mund të tregojë Hënën, por gishti im nuk është Hëna. Ti nuk të duhet të bëhesh gishti im, as nuk të duhet të adhurosh gishtin tim. Ti duhet ta harrosh gishtin tim, dhe të vështrosh atje ku është duke treguar” – Osho

84. “Të pranosh disa ide të së vërtetës pa i provuar, është si një pikturë e një torte në letër, të cilën ti s’mund ta hash” – Suzuki Roshi

Rruga dhe Mungesa e Përpjekjeve

85. “Nëse ti nuk ke mundësi të gjesh të vërtetën pikërisht aty ku je, ku tjetër do të prisje ta gjeje atë?” -Dogen

86. “Kuptimi i jetës është thjesht të jesh i gjallë. Eshtë kaq e qartë dhe e dukshme dhe kaq e thjeshtë. Dhe megjithatë, të gjithë vrapojnë në një panik të madh, sikur të ishte e nevojshme të arrihej diçka përtej vetes së tyre” – Alan Watts

87. “Jeta nuk është aq serioze sa e bën atë mendja” – Eckhart Tolle

88. “Njeriu vuan vetëm për arsye se ai e merr seriozisht atë që Zotat e bënë që të argëtoheshin” – Alan Watts

89. “Uji me baltë kthjellohet më mirë, duke e lënë atë në vetmi” -Alan Watts

90. “Përpjekja më e madhe nuk merakoset për rezultatet” – Atisha

91. “Kur ndiej se më kërcehet, unë kërcej. Nuk dua t’ia di nëse ndonjë tjetër është duke kërcyer, ose nëse të gjithë të tjerët janë duke qeshur me mua. Unë kërcej” – Rachel Danson 92. “Çdo qënie është në kërkim të së vërtetës, por ty të pengojnë frikëra të vogla” – Osho

93. “Të gjithë artistët e vërtetë, nëse e dinë apo jo, krijojnë nga një vend ku s’ka mendje, nga qetësia e brendshme” – Eckhart Tolle

94. “Kërkimi për lumturinë është njëri nga burimet kryesore të mungesës së lumturisë” – Eric Hoffer

95. “Rezistenca ndaj situatave të pakëndshme është rrënja e vuajtjes” – Ram Dass

96. “Që gjërat të zbulojnë veten e tyre për ne, duhet të jemi gati të braktisim pikëpamjet tona rreth tyre” – Thích Nhat Hanh

97. “Një pasues i rrugës nuk as formë, as rrënjë as trung; as vend banimi; është si një peshk që kërcen në ujë” – Proverb Zen Rinzai 98. “Unë nuk mund të të tregoj ndonjë të vërtetë shpirtërore të cilën ti nuk e di tashmë. E gjitha që mund të bëj është të të kujtoj atë që e ke harruar” – Eckhart Tolle

99. “Udhëtimi i njëmijë kilometrave, nis me një hap të vetëm” – Proverb kinez

100.“Kënaqu me atë që ke, gëzoju gjërave ashtu si janë” – Proverb Zen /bota.al/

Të mos vizatosh dot një nudo

0

Në shkollën e arteve të Notingamit në shekullin e XX, gratë nuk lejoheshin të vizatonin një nudo. Në qoftë se burrat punonin me një model të gjallë, një grua duhet të shkonte në dhomën e lashtësisë. Margaret Collyer, rrëfen përvojën e saj në librin « Jeta e një artisteje » duke treguar sesi urrejtja për ato figura të larta allçie nuk do ti ndahej gjatë. »Asnjëherë nuk kam fituar gjë nga studimi i tyre », shprehej ajo.

Profesioni i artit nuk është i vetmi ku femrat në histori kishin hyrë fillimisht vetëm formalisht. Në fillim të viteve 1900, ato shiheshin çuditshëm teksa kërkonin të eksploronin të njëjtat hapësira si burrat. Profesioni i mjekësisë ishte i hapur në ato vite në Londër, por të gjitha shkollat që ishin të bashkangjitura me spitalet e Londrës ishin të mbyllura me hekura për vajzat studente.

Disa nga vajzat mjeke në Universitetin e Kembrixhit kishin formuar një grup për ta bërë të njohur ankesën e tyre, shkruante Evening News më 25 mars 1937. Në librin « Jeta e Mary Kingsleyt » nga Stephen Gwyn, në një fragment letre Mery shkruan: “Unë jam e dobishme me raste, por kjo është e gjitha-shumë e dobishme disa muaj më parë, kur duke kaluar nga shtëpia e një shoqjeje ajo më kërkoi të shkonim lart në dhomën e saj të gjumit dhe të shihnim kapelen e saj të re,- një propozim që më habiti , duke ditur mendimin që kishte ajo për mua për gjëra të tilla.

«Letra », thotë z.Gwyn, « nuk e çon deri në fund këtë aventurë të një të fejuari të pautorizuar, por unë jam i sigurt se ajo e zbriti atë nga çatia dhe e shijoi përvojën me afsh ». Sa e çuditshme duket kjo botë kupolash e kulmesh, dhomash leximi e laboratorësh, nga pika e shikimit për femrat.

«Sa e ndryshme duhet të na duket neve në krahësim me atë që ju duket juve. Ata që e shohin nga këndvështrimi i Meri Kingslit, « të mësoja gjermanisht ishte gjithë arsimi i paguar që kam pasur ndonjëherë », mund të duket një botë kaq e largët, kaq fantastike, kaq e ndërlikuar në ceremonitë dhe traditat e saj sa ccdo kritikë apo koment do të dukej i kotë. Edhe këtu ne mrekullohemi nga shkëlqimi i rrobave tuaja,edhe këtu ne shohim sesi ngrihen bastunët ceremonialë e si formohen procesionet dhe shohim me sy fare të verbuar se nuk i shquajmë dot ndryshimet, pale ti shpjegojmë ato.

Bashkë me zbulimin e shkrimit Virginia Wolf një nga shkrimtaret e njohura të shekullit XX, donte ti merrte femrat nga skaji më i largët ku i kishin lënë ligjet dhe historia, dhe tu jepte ato çfarë meritonin jo vetëm në libra por edhe në jetë. Wolf mund të konsiderohet si një nga feministet që me mendimet e saj përparimtare do të ndikonte tek ajo çfarë femrat kanë sot. Ajo besonte se letërsia mund ta bënte këtë, duke patur aftësinë e jashtëzakonshme për të ndikuar në mëndjet njerëzore.

Publikuar për herë të parë në vitin 1938 libri i saj «Tri ginetë » është përgjigjja e tre pyetjeve të bëra nga tre shoqëri të ndryshme : Shoqëria anti-luftë » Si mund të parandalohet lufta? Kolegji i grave: «Përse qeveria nuk mbështet edukimin e grave ? Shoqëria e nxitjes së punësimit profesional për gratë : Përse gratë përjashtohen nga puna profesioniste ?

Tre pyetje që do të ishin thelbësore në zhvillimet shoqërore të shekullit XXI, ku femrat kanë një tjetër domein. «Çfarë ndikimi të vërtetë mund të ushtrojmë mbi ligjet apo mbi biznesin, mbi fenë apo politikën , ne që shumë dyer na rrinë ende të mbyllura,ose më së shumti pak të hapura, ne që nuk kemi as kapital, as forca pas nesh. Duket sikur ndikimi ynë duhet të ndalet tek sipërfaqja.

Kur kemi shprehur një mendim mbi sipërfaqen kemi bërë gjithë çkemi mundur. Eshtë e vërtetë që sipërfaqja mund të ketë ndonjë lidhje me thellësinë , por nëse duhet tju ndihmojmë të parandalojmë luftën duhet të përpiqemi të depërtojmë më thellë nën lëkurë », pyeste Wolf një shekull më parë.  Ndërsa D.H Lawrence pëlqente ti shihte ndryshe femrat duke thënë se  «Nuk kam shpresë të përpiqem të bëj diçka pas pasur një grua pas shpine…Unë nuk guxoj të qëndroj në këtë botë po qe se s’kam një grua nga pas …Por një grua që e dua mendoj se më mban në një komunikim të drejtëpërdrejtë me të panjohurën, në të cilën ndryshe unë ndjehem i përhumbur.

«Ajo çfarë është interesante në studimin e Wolf janë biografitë që ajo ka shqyrtuar. Ja çfarë shkruan Oktavia Hill në një letër drejtuar zonjës N.Senior  më 20 shtator 1874. « Ti dhe unë e dimë se nuk ka shumë rëndësi nëse duhet të jemi shtyllat e padukshme të urës, të futura thellë në tokë, mbi të cilat ngrihen ato të dukshmet që mbajnë urën.

Neve nuk na mbetet hatri nëse, më pas, njerëzit harrojnë se ka në përgjithësi të tilla shtylla të ulëta,nëse disa do të konsumohen nëpër eksperimente përpara se të zbulohet mënyra më e mirë e ndërtimit të urës.

Ajo që për ne ka rëndësi është ura dhe jo vendi ynë në të, dhe ne besojmë se, në fund të fundit duhet mbajtur ndër mend se vetëm ky duhet të jetë synimi ynë ».Oktavia Hill nisi lëvizjen « për të siguruar shtëpi më të mira për të varfërit dhe hapësira për publikun. « Sistemi Oktavia Hill » u zbatua në gjithë shtrirjen e Amsterdamit. Në janar 1928 u ngritën jo më pak se 28648 banesa. /Shqip/

Prizren: Shantazhon një person, i kapen edhe armë

0

Policia në Prizren ka njoftuar për një rast të shantazhit kundër një të dyshuari mashkull.

Hetuesit rajonal në koordinim me prokurorinë e shtetit  kanë nisur hetimin e rastit, shkruan PrizrenPress.

“Pas informacioneve të para është kryer bastisje në shtëpinë shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Dobrusht me ç rast janë gjetur  dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47 me numër serik 16193350 me dy karikatorë me 46 fishekë të kalibrit 7.62mm; një qese me lëndë të panjohur që dyshohet të jetë narkotik; disa kartela telefoni dhe telefon të markës LG”, njofton Policia Rajonale e Prizrenit.

Lidhur me gjetjet, Policia thotë se është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/