Home Blog Page 5894

Këta janë emrat e 32 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.
Këta janë 32 emrat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Lista e plotë:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Dardan Molliqaj

Visar Ymeri
Dardan Sejdiu

Aida Dërguti

Glauk Konjufca

Albulena Haxhiu

Fisnik Ismaili

Donika Kadaj- Bujupi

Rexhep Selimi

Adem Mikullovci

Dukagjin Gorani

Liburn Aliu

Ali Lajçi

Driton Çaushi

Sami Kurteshi

Besa Baftiu

Faton Topalli

Ismajl Kurteshi

Sali Salihu

Fatmire Kollqaku

Mytaher Haskuka

Aberie Nagavci

Frashër Krasniqi

Qëndron Kastrati

Valon Ramadani

Arbër Regjaj

Shqipe Pantina

Drita Millaku

Saranda Bogujevci

Fitore Pacolli

Zyrtare: Këta janë emrat e deputetëve të PAN-it

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar edhe emrat e kandidatëve për deputetë nga të gjitha partitë të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme dhe kanë arritur të bëhen deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë emrat e plotë të koalicionit PDK-AAK-NISMA:

Kadri Veseli
Ramush Haradinaj
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Enver Hoxhaj
Mërgim Lushtaku
Memli Krasniqi
Elmi Reçica
Sala Berisha- Shala
Teuta Haxhiu
Andin Hoti
Fatmir Xhelili
Agim Aliu
Bekim Haxhiu
Haxhi Shala
Zafir Berisha
Milaim Zeka
Bilall Sherifi
Ganimete Musliu
Time Kadrijaj
Abdyl Salihu
Ahmet Isufi
Shkumbin Demalijaj
Rrustem Berisha
Nezir Çoqaj
Xhavit Haliti
Pal Lekaj
Zenun Pajaziti
Hajdar Beqa
Blerim Kuçi
Rasim Selmanaj
Evxheni Thaçi
Blerta Deliu-Kodra
Mexhide Mjaku
Flora Brovina
Luljeta Veselaj- Gutaj
Albulena Balaj-Halimaj
Safete Hadergjonaj
Xhevahire Imzaku ./Telegrafi/

Idriz Vehapi mban debatin e parë publik me qytetarë

0

Bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale, rregulloren komunale për transparencë dhe planin e veprimit për transparencë, ku parashihet që çdo vit Komunat, të mbajnë së paku dy takime publike me qytetar brenda vitit kalendarik, të cilat kanë të bëjnë për çështje të cilat janë në interes të përgjithshëm. Duke u bazuar në ligj, rregullore dhe plane Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka mbajtur sot debatin e tij të parë publik me qytetarë për të shpalosur punën e tij për gjashtëmujorin e vitit 2017.

Kryetari Vehapi më këtë rast ka shpalosur raportin e punës gjashtëmujore për vitin 2017, duke thënë se Komuna e Rahovecit për vitin 2017, operon me një buxhet prej : 11,908,739.00 euro, 10,661,007.00 euro dhe 1,247,732.00 euro nga të hyrat vetanake.

Në vazhdim kryetari ka përmendur dhënien e subvencioneve në Kulturë Rini dhe Sport ku janë ndarë 41 mijë e 300 euro dhe përfitues të këtyre subvencioneve janë klube futbollistike, shkolla e futbollit dhe Shoqëri Kulturore Artistike, të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit.

Kurse projektet të cilat janë realizuar apo janë në realizim e sipër përmes Drejtorisë për Shërbime Publike Vehapi ka përmendur; Ndërtimin e rrugëve në qytetin e Rahovecit, Ndërtimi i trotuarit në rrugën e UÇK-së, në realizim e sipër është Ndërtimi i trotuareve në rrugën Gëzim Hamza , Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Xërxë , Celinë , Nashpallë, Reti e Epërme, në kuadër të këtij projekti punimet pritet të fillojnë në fshatin Senoc dhe me pas edhe në fshatin Mrasor. Projektin Ndërtimi i rrugëve në fshatrat Hoqë e Vogël, Brestoc, Krushë e Madhe dhe Fortese, projektin Ndërtimi i rrugëve në fshatin Vrajak, Ratkoc, Gexhë, Sapniq dhe Reti e Poshtme punimet kanë përfunduar apo janë në përfundim e sipër, ndërsa punimet janë duke vazhduar në fshatin Zatriq.

Në kuadër të projektit Ndërtimi dhe zgjerimi i Ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit, janë bërë me ndriçim publik 15 rrugë në qytetin e Rahovecit, po ashtu edhe një segment i rrugës në fshatin Ratkoc, nga rreth rrotullimi deri te shkolla e mesme “12 Maji”, po ashtu në fshatin Fortesë është punuar ndriçimi publik në rrugët kryesore të fshatit, ndërsa punimet do të vazhdojnë në fshatin Krushë e Madhe. Në projektin Rregullimi (meremetimi) i gropave në Komunën e Rahovecit, janë përfshi këto rrugë: ”Gëzim Hamza”, “ Sheh Mihedini”, “ Faredin Hoxha”, “Halil Homza”, “Gëzim Mullabazi”, “Skender Rexhepi” dhe rruga në hyrje të fshatit Pataqan i Poshtëm.

Në projektin Ndërtimi i ujësjellësve në Komunën e Rahovecit ,Kryetari tha se ky projekt është i stërzgjatur pasi që punimet të cilat janë bërë gjatë vitit 2012 janë bërë të një cilësie shumë të dobëta, pasi që në vazhdimësi po pëlcet gypi dhe ne në vazhdimësi jemi duke intervenuar dhe jemi duke bërë përpjekje që përmes këtij projekti të zgjidhim problemin me ujë të pijes për fshatrat Polluzhë, Guri i Kuq dhe Pastasellë që të keni ujësjellësin. Në projektin Ndërtimi i rrugës Zatri-Drenoc, kanë përfunduar të gjitha punët e gërmimit, zhavorrit si dhe është bërë asfaltimi i shtresës së parë.

Kurse projektet në të cilat pritet të fillojnë punimet janë: Ndërtimi i rrugës Celinë – Nagac, Ndërtimi rreth rrotullimit te “Jaha Petroll” në Rahovec .

Ndërsa projektet të cilat janë në fazën e vlerësimit të ofertave janë Ndërtimi i rrugës Brestoc – Hoqa e Madhe dhe Ndërtimi i rrugëve në fshatrat :Drenoc, Qifllak, Denjë, Malësi e Vogël dhe Opterushë, si dhe në projektin Ndërtimi i rrugëve në Dabidol, Palluzhë, Ratkoc, Gexhë, Kramovik dhe Guri i Kuq.

Përmes drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit është duke u realizuar projekti i Aplikimit të masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit. Ndërsa përmes drejtorisë së Arsimit është duke u ndërtuar objekti i ri i shkollës fillore “Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik.

Pas përfundimet të raportimit, qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës në debat, patën mundësi që të bëjnë pyetje për nevojat me të cilat ata përballen në vendbanimet e tyre. Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve ju është përgjigjur Kryetari Vehapi. Pyetjet që u parashtruan nga qytetarët kishin të bënin me mundësin e investimeve, në infrastrukturë rrugore, kanalizime , rregullimin e rrugëve fushore ,ndërtimin e objekteve të reja të shkollave dhe rregullimi i sistemit të ujitjes së tokave.

Takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve për tu informuar mbi zhvillimet brenda Komunës.

Arrestohet i dyshuari për kërcënimin e Prokurorit në Prizren

0

KALLXO.com ka mësuar se me cilat fjalë u kërcënua me anë të një mesazhi prokurori Besim Susuri.

“e pata vështirë të ju gjej, mirëpo nëse prindi juaj vazhdon me idiotizëm ju do të ndëshkoheni shumë keq, mos harro t’i bëni të fala edhe Besim Susurit m…, tash ta njoh edhe motrën o m… o m.. i m…”, këto ishin fjalët kërcënuese që kishin marrë familjarët e prokurorit të Prizrenit Besim Susuri.

Familjarët e prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë e Prizrenit Besim Susuri fjalët kërcënuese i kishin marrë nga një person i panjohur përmes rrjetit social më 7 qershor.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, pati reaguar duke shprehur shqetësim për kërcënimin që i është bërë prokurorit, një kërcënim që lidhje me punën e tij zyrtare.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Zejnulla Gashi, prokurori që po heton kërcënimin e kolegut të tij, tha se pas zhvillimit të hetimeve rreth kësaj kanosjeje kanë ardhur në përfundimin që ekziston dyshimi i bazuar se personi me inicialet E.Q. është i dyshuari për kryerje të kësaj vepre penale.

“Kemi zhvilluar dhe jemi duke zhvilluar të gjitha hetimet e mundshme rreth zbulimit të këtij rasti dhe të gjitha rrugët na drejtojnë tek i dyshuari E.Q. për të cilin konsideroj se ekziston dyshimi i bazuar për kryerje të veprës penale në fjalë”, tha prokurori Gashi.

KALLXO.com kupton se i dyshuari është i moshës 39 vjeç nga Komuna e Dragashit dhe i njëjti është arrestuar dhe ndaluar nga dita e djeshme në orën 9:40 minuta.

I pandehuri E.Q. dyshohet se më 7 qershor 2017, përmes rrjetit social Facebook dhe audio- incizimit u dërgon një SMS fëmijëve të prokurorit të shtetit, përkatësisht djalit të prokurorit.

Mesazhi kishte ngjallur frikë dhe ankth te të dyshuarit.

Prokuroria, të enjten ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerje të veprës penale të kanosjes nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Kosovës, për të cilën vepër parashihet dënimi deri në 5 vjet burg.

Historiania serbe: Mjaft më me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë

0

Historiania serbe Olivera Milosavleviq, ka realizuar një punim të gjatë mbi raportet serbo-shqiptare, më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të saj.

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historiania serbe Olivera Milosavleviq, transmeton KultPlus shkrimin në Njëkomb.

Lexojeni të plotë tekstin e historianes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare:

“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]

Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]

Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).

Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX.

Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.

Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.

Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).

Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).

Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).

Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.

Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia.

Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).

Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).

Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).

Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).

(Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare).

Xha Suloja i Shqipërisë, ky kapedan legjendar

0

Hyri në kujtesën e shqiptarëve për të mbetur përjetë. Një artist i përmasave hollivudiane. Një artist i një gjenialiteti të atillë që shënoi një plejadë të re në komedinë  shqiptare. Por jo vetëm aq. Një njeri që fshikulloi mentalitetin maskilist të shqiptarëve me një film epope si “Kapedani” që ka hyrë në memorialin e kujtesës së shqiptarëve për të mos dalë kurrë nga moda.

I shtrenjti Albert. Edhe pse tashmë nuk ndodhet mes të gjallëve, ai gjithmonë do të jetë mes tyre. Sepse u fiksua në celluloid. Sepse mbeti në përjetësi…Sepse ishte i veçantë si ai. Një artist i kompletuar që nuk heshtte kurrë dhe që gjithnjë eksperimentonte.

Dhe Konica.al sot po ndan me ju një ekspoze të këtij artisti të madh bashkë me episode të jetës së këtij kolosi të kinematografisë sonë.

Për të gjithë artdashësit e tij,  Vlora konsiderohet si qyteti emblemë i aktorit. Në fakt aktori nuk lindi në këtë qytet, por i dha gjeninë e tij artistike. Vlora ishte qyteti ku ai nisi rrugën si aktor.

Verria do të lindte në qytetin e Fierit më 3 shtator 1936. Shkollën fillore dhe të mesme do e bënte aty, duke u dashuruar që në fëmini të tij me artin. Zanafilla në fakt ishte amfiteatri në Apolloni dhe profesori i jashtëzakonshëm, Hasan Ceka. Ai gërmonte në qytetin antik dhe fëmijëve u tregonte për madhështinë e qytetit antik dhe për Eskilin, Sofokliun, Aristotelin dhe Euripidin.

Lindën kështu imazhet e madhështisë së teatrit. Dhe bashkë me to dhe krenaria shqiptare. Ato skena ishin qytezat e para ilire ku luajtën dhe shqiptarët.

Dhe do arrinte roli i parë i tij që quhej “Minçurini i vogël” ku do të interpretonte personazhin  me emrin Shulkë.

Do të vazhdonte shkollën për zooteknikë dhe pas shkollës do e caktojnë të punojë për dy vjet në Kukës. Pas kthimit në Fier si pedagog, pati mundësinë  të njihej me shumë kuadro që ishin shkolluar jashtë vendit dhe kishin një kulturë të mahnitshme artistike. Ato i flisnin me superlativa për teatrin dhe do i përçonin dashurinë për këtë art të mahnitshëm.

Në vitin 1959, do hapej shkolla për aktorë dhe ai do ishte ndër të parët që do e frekuentonin. Me përfundimin e shkollës do emërohet në Berat. Atje i bie fati të takojë një njeri shumë të veçantë, Viktor Stratobërdhan, drejtor i Kinostudios që asokohe ishte internuar në Berat. Takimi me të ishte një shkollë më vete.

Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në teatrin e Vlorës u angazhua në mbi 90 role, për të cilat është nderuar edhe me çmime.

Albert Verria njihet si aktor karakteresh dhe në kinematografi realizoi mbi 40 role ku spikat ai i xha Sulos tek “Kapedani”  i Nuri Beut tek “Koncert në vitin 36”, etj.

Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

Nuk ndante dot dashurinë mes teatrit dhe kinemasë.  “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, Artisti i Popullit, Albert Verria ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjisor në disa shfaqje të ndryshme. Rolet e Vehipit tek “Familja e peshkatarit” në 1963, të fajdexhiut tek drama “Rrënjët” e Kujtim Spahivoglit në 1969, Halil Shkoza tek “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, etj, janë nisjet e para të roleve, që përvijuan Albert Verrinë si aktor i përmasave të mëdha, që shumë shpejt u pranuan dhe u afirmua nga publiku.

Por roli që e çimentoi në kujtesën e shqiptarëve do ishte ai xha Sulos. Ishte vetëm 32 vjeç kur do i besohej ky rol.

“Po vinim nga Vlora për të dhënë një shfaqje në Tiranë.Ishte ora 11 dhe sapo zbres nga treni më kap Ismail Zhabjaku, asistent regjisor. “Në ora 15 do të bëhet një kinoprovë për rolin e xha Sulos, partner do të kesh aktorin Nikolin Xhoja, merr tekstin, më tha, dhe hajde në kinoprovë”. Mora tekstin, e lexova, kohë nuk kisha dhe ndaj u futa tek parku “Rinia”, karshi “Dajtit”.

Pasi mësova tekstin fillova ta them me zë. Nuk mora parasysh askënd, kush ecte dhe kush vinte. Nuk më interesonte fare nëse thonin për mua se jam i çmendur, apo budalla. Fillova me mish e me shpirt ta materializoja rolin e “xha Sulos” te vetja ime. Ky rol kishte shumë gjëra që unë vetë nuk i kisha si Albert. Kishte plastikë, pasi personazhi i “xha Sulos” ishte 70 vjeç, kurse unë isha sa gjysma e moshës.

Veç kësaj ai kishte edhe pikëpamje konservatore. Ishte një njeri që e urrente femrën dhe e konsideronte inferiore, nuk e donte në pushtet dhe dëshironte që ajo t’i lante këmbët. Këto ishin në kundërshtim me mua vetë si Albert.

Bëra kinoprovën. Pasi mbarova grimin, hyj në petkun e rolit. Falë Nikolin Xhojës, arrita ta bëja rolin shumë mirë. Në kinoprovë do të luanin rolin kur pinim raki dhe silleshim si të dehur. Dhe unë nuk pija fare alkool.

Filmi ka mbi dyzet vjet që është realizuar dhe ka shumë simpatizantë që dhe pse e dinë përmendësh e shohin filmin nga fillimi në fund” shkruan Verria në librin e tij me kujtime.

Xha Suloja ishte anakronik me kohën, por mban në vetvete një emblemë shqiptare. Edhe pse burri e respekton gruan në sipërfaqe në subkoshencë ai e quan gruan gjithmonë inferiore.

Shqipëria për fat të keq do mbetet gjithmonë historia e meshkujve kapedanë. Dhe pa dyshim Verria, i çimentuar si kapedani i kinematografisë shqiptare. /Konica.al/

Turnetë legjendar që nuk ndodhën kurrë

0

Nga 15 turnetë “e ëndrrave” që u planifikuan por nuk ndodhën kurrë janë edhe këta të listuar më poshtë që përfshijnë artistë, kryesisht të zhanreve të ndryshme, që kishin mundur të bashkohen për një turne të paharrueshëm për fansat e tyre.

Por, për shkaqe të ndryshme, siç ishin mosmarrëveshjet për shumat që do t’i përfitonin, për aksidentet që iu kishin ndodhur pak para turneve dhe madje edhe vdekjes së Ian Curtis, këto turne nuk arritën të realizohen kurrë.

Kanye West dhe Lady Gaga (2009)

Beastie Boys dhe Rage Against the Machine (2000)

Guns ‘N Roses dhe N.W.A. (1991)

Madonna dhe Prince (2010-tat)

Joy Division – Turneu i tyre i parë në SHBA (1980)

Presidenti kinez bën vizitën e parë në Hong Kong

0

Presidenti kinez Xi Jinping ka shkuar për vizitë në Hong Kong për të shënuar 20 vjetorin, që kur territori iu kthye Kinës nga Britania.

Vizita shumë simbolike, e presidentit kinez Xi, që nga koha kur u bë lider në 2012, vjen mes një klime politike gjithnjë e më të tensionuar, transmeton Klan Kosova.

Janë planifikuar festimet zyrtare, si dhe protesta të mëdha nga kampet pro-demokrate dhe pro-Pekin.

Disa aktivistë të mirënjohur u arrestuan në prag të ardhjes së Xi-së.

Grupi, i cili përfshinte udhëheqësin e studentit Joshua Ëong, kishte organizuar një protestë në një skulpturë portreti që simbolizonte dorëzimin.

Skulptura e artë e një lule bauhinia – emblema e Hong Kongut – nga porti i qytetit ishte një dhuratë nga Kina.

Sot në Shqipëri, mot i nxehtë dhe i kthjellët

0

Gjate ditës së enjte, 29 qershor 2017, moti mbi Shqipërinë parashikohet të jetë i nxehtë dhe i kthjellët, me vranësira fare të pakta.

Era do te jetë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-18m/s. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.8 metër.

Temperaturat parashikohen te jene:

Vendet malore 19°/37°C

Vendet e ulëta 22°/40°C

Vendet bregdetare 24°/38°C

PAN-i 39 deputetë, VV-ja 32, LAA 29

0

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se sot (e enjte) ky institucion do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje! 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29.

Ajo ka thënë se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit do të bëhet pas afatit të ankesave.

Daka ka treguar se në vonesën e shpalljes së rezultateve ka ndikuar edhe procesi i rinumërimit të gati 500 vendvotimeve.