Home Blog Page 5903

Haradinaj: I kemi votat për Qeverinë, nuk bëhet fjalë për kontrabandim deputetësh

0

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Thotë se kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin 4 vjeçar.

Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota plus për formimin e qeverisë.

Haradinaj thotë se nuk bëhet fjalë për kontrabandim të deputetëve por për vullnet të lirë të bazuar në respekt.

“Ajo që mundem me e konfirmuar sot është që ne kemi vota për Qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmuar me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur’, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ të RTV21.

“Duhet të gjithëve të ju them: Bëhuni gati për një Qeveri Haradinaj. 4 vjet keni me e pas në Kosovë. Bëhuni gati për ti pranuar rezultatet e kësaj Qeverie, e cila ka me qenë më e mirë për fëmijët e tuaj”, theksoi ai.

Ai komentoi edhe deklaratat e VV-së dhe LDK-së që kundërshtojnë koalicionin me PDK-në.

“Situata është pak më ndrysh, këto janë deklarime pas zgjedhore ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetveten, Aleancën, koalicionin por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën që të negocioj dhe palët që negociojnë me mu nuk kanë nevojë për të negociuar me askënd tjetër për rreth meje”, tha Haradinaj.

Kah po shkon “Kosovo*” sipas “Google MAP”-IT ?

0

XHAVIT KRYEZIU

Është praktikë ndërkombëtare që në të gjitha hartat e botës toponimet e vendbanimeve të shkruhen në dy versione, në verzionin e gjuhës zyrtare të shtetit në të cilin gjenden vendbanimet, dhe në versionin e gjuhën angleze, meqenëse anglishtja është gjuhë zyrtare në mbarë rruzullin tokësor. Kjo praktikë vlen vetëm për toponimet e vendbanimeve, por jo edhe për emërtimet e shteteve, të cilat në gjuhën e shtetit amë mund të quhen ndryshe, por në gjuhët tjera ato ndryshojnë krejtësisht. Se emrat e shteteve ndryshojnë nga gjuha në gjuhë kjo është një gjë e vërtetë. Psh. gjermanët e quajnë shtetin e tyre të Gjermanisë “Duetschland”. Mirëpo, në shumë gjuhë të tjera Gjermania njihet me emërtime të ndryshme, si Germany në anglisht, Gjermani në shqip, Allemagne në frëngjisht, Njema?ka në kroato-serbo-boshnjkisht, ???????? në rusisht, Niemcy në polonisht  etj. Njësoj është edhe me toponimet e vendbanimeve. Janë shumë vendbanime anembanë botës të cilët njihen me emra të ndryshëm në gjuhë të ndryshme. Fjala vjen, qyteti Firenze që gjendet në Itali, quhet Florence në anglisht, Florenz në gjermanisht, ose Firencë në shqip; qyteti Köln në Gjermani, njihet si Cologne në frengjisht, ose Këln në shqip.

 

Në hartat e viteve të mëhershme, gjegjësisht të kohës së ekzistimit të Jugosllavisë,  toponimet e të gjitha vendbanimeve të atij, tani më ish-shteti, janë shkruar në gjuhën e atëhershme zyrtare serbokroate. Në të njëjtën gjuhë janë shkruar edhe toponimet e vendbanimeve të Kosovës, sepse siç dihet, edhe Kosova ka qenë pjesë e Jugosllavisë së atëhershme, deri në vitin 1999. Përkundër faktit se popullsia e Kosovës, njësoj si sot, edhe në kohën e ish-Jugosllavisë ka qenë pothuajse tërësisht shqiptare (mbi 90%), toponimet e vendbanimeve të Kosovës nuk janë njohur sipas verzionit të gjuhës shumicë (shqipe), por sipas atij serbokroate. Dihet, arsyet kanë qenë politike. Megjithatë, përbrenda Kosovës, janë njohur zyrtarisht edhe toponimet shqipe, kuptohet krahas atyre serbe. Fjala vjen, ne shqiptarët zyrtarisht e kemi pasur të drejtën që toponimin serb Uroševac ta përdorim si Ferizaj. Pastaj, toponimin serb ?akovica e kemi zëvendësuar me atë shqip Gjakovë, toponimin serb Pe? e kemi njohur si Pejë e kështu me radhë.

 

Pas vitit 1999, pasi Kosova u shkëput nga shteti i njohur atëherë si Serbia dhe Mali i Zi, dhe pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës (më 2008), autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për ndryshimin e toponimet të vendbanimeve të Kosovës, nga ato me përmbajtje sllave në toponime që kanë kuptim dhe burojnë nga gjuha shqipe. Psh. toponimi Podujevë u zëvendësua me toponimin e ri Besianë, Istogu u bë Burim, Sërbica u bë Skënderaj, Gllogoci u bë Drenas etj. Për një kohë të gjatë, toponimet shqipe të vendbanimeve të Kosovës filluan të zënë vend edhe nëpër mediat e shkruara dhe ato elektronike të Kosovës. Mirëpo, ato nuk u zyrtarizuan kurrë nga institucionet përkatëse kosovare, si pasojë e presionit dhe mosdhënies së pëlqimit nga autoritetet ndërkombëtare, të cilat duket se ato e luajnë rolin kryesor në vendimmarrjet që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet me dhe rreth Kosovës. Si rrjedhojë, Besiana sërish u bë Podujevë, Theranda u bë Suharekë, Kastrioti u bë Obiliq, e kështu me radhë.

 

Ndërkombëtarët të cilët për më shumë se 18 vjet sa janë të pranishëm në Kosovë, duket se ende qëndrojnë prapa vendimmarrjeve në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Në të gjitha shkresat zyrtare të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, siç janë UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, ambasadat e huaja etj, toponimi i Kosovës është përdorë dhe shkruar sipas serb Kosovo, e jo sipas atij shqip Kosova. Nëse flitet për aspektet gjuhësore, varianti shqip Kosova është më i drejtë, më i saktë dhe më i përafërt me rregullat gjuhësore të gjuhës angleze, se sa varianti serb Kosovo.

Megjithatë, duket se për hir të “paanshmërisë”, ndërkombëtarët kanë vendosur t’i “sakrifikojnë” rregullat e gjuhës angleze, sigurisht duke mos dashur t’i zemërojnë serbët, të cilët do të pandehnin se ndërkombëtarët ua mbajnë anën shqiptarëve. Në këtë kontekst, “neutraliteti” i ndërkombëtarëve vazhdon të mbetet në fuqi edhe sa i përket përdorimit të toponimeve të vendbanimeve të Kosovës. Kur është fjala për toponimin e kryeqytetit të Kosovës Prishtina, ndërkombëtarët e shkruajnë atë, “as shqip, as serbisht” – Pristina! Këtë e bëjnë duke e evituar qëllimisht shkronjën shqipe “sh” dhe atë serbe “š”! arsyeja është sigurisht për t’i kënaqur të dyja palët, shqiptare dhe serbe. Edhe në rastet e përdorimit të toponimeve të tjera, ndërkombëtarët sillen “neutralisht” duke i përdorë ato në të dyja gjuhët (por pa shkronjat specifike shqipe ë, ç, ose ato serbe ?, ?). Psh Peje/Pec, Mitrovice/Mitrovica, Hoce e Madhe/ Velika Hoca etj. Shumë “precizë” janë edhe në rastin e qytetit të Prizrenit, i cili rastësisht shkruhet njësoj edhe shqip edhe serbisht, mirëpo ndërkombëtarët e shkruajnë atë  dy herë njësoj, Prizren/Prizren!

Çfarë rëndësie kanë toponimet dhe gjuha e një shteti në arenën ndërkombëtare? Shumë, gjithsesi shumë.

Kur flitet për bazën e të dhënave (apo “Data Base” siç njihet në gjuhën angleze), të cilat përmbajnë të dhënat të shumta për çdo shtet të caktuar, të gjitha organizmat ndërkombëtarë, qoftë politikë, shkencorë apo të çfarëdo lëmie tjetër, i marrin ato të dhëna nga autoritetet e shtetit përkatës, dhe sipas nevojës i përhapin ato gjithandej botës. Kur është fjala për vendin tonë, të dhënat për Kosovën i shpërndajnë autoritetet ndërkombëtare, sipas verzionit “neutral” (as shtet, as pjesë e Serbisë), ashtu sikurse në fakt bashkësia ndërkombëtare e trajton çështjes ne Kosovës edhe më tej.

Dihet se njëra ndër armët më të forta në botë është informacioni. Përhapja e propagandës luan rol shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për shumë veprime dhe vendime të ndryshme. Sot, kjo është bërë e mundur dhe arrihet me shpejtësi dhe saktësi të madhe përmes internetit. Pra, interneti është bërë burim i çdo lajmi dhe marrjes apo shpërndarjes së të dhënave dhe informacioneve për të cilat ka nevojë të pajiset çdo kushdo që ka nevojë. Në këtë kontekst, rol të madh luan edhe gjigandi informativ, gjegjësisht Google Map, në të cilën përfshihen hartat e të gjitha shteteve dhe rajoneve të botës.

Çfarë ka të bëjë Google Map me Kosovën? Për një kohë të shkurtër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008, nëpër hartat e botës, toponimet e të gjitha vendbanimeve të Kosovës janë shkruar sipas verzionit të gjuhës së popullsisë absolute të Kosovës, në gjuhën shqipe. Duhet shtuar se toponimi i kryeqytetit të Kosovës është shkruar shqip, si “Prishtinë. Një fakt tjetër shumë domethënës për Kosovën ka qenë edhe vijëzimi i kufirit të Kosovës me Serbinë, i cili është konsideruar si kufi shtetëror, pasi që ka qenë krejtësisht i njëjtë sikurse kufijtë tjerë me Shqipërinë, Malin e Zi apo me Maqedoninë. (Shih foton e marrë nga Google Map).

Mirëpo, çfarë ndryshoi më vonë? Fatkeqësisht, për të keq. Pas vitit 2013, ndikuan shumë bisedimet e pafundme tekniko/politike të përfaqësuesve të Kosovës me ata të Serbisë. Dihet se pala kosovare u pajtua me njërën nga kërkesat këmbëngulëse të Serbisë që termi “Republika e Kosovës” të zëvendësohej me fusnotën, “Kosovo*”! Se marrëveshjet e shumta dhe jotransparente të palës kosovare me palën serbe kanë qenë të dëmshme për Kosovën, vërtetohen me shumë fakte. Edhe pse udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, marrëveshjet e tilla i quante si “fluska bore”, shumë shpejt u vërtetuan se ato marrëveshje në të vërtetë u shndërruan në mure betoni, të cilat jo që nuk po rrënohen por po përforcohen gjithnjë e më shumë. Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën të pranuara me aq mendjelehtësi nga delegacioni i Kosovës, e kanë rikthyer pozicionin e Kosovës në gjendjen e para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008. Si rrjedhojë, shumë shpejt u vërejt edhe ndryshimi në politikën botërore karshi regjionit “Kosovo*”, e jo më shtetit të Republikës së Kosovës, sikurse filloi të njihej nëpër botë. Ky ndryshim u bë pasi ishte vetë Kosova ajo që hoqi dorë nga “republika”, dhe atë e zëvendësoi me fusnotën “Kosovo*”.

Krahas ngadalësimit (për të mos thënë ndërprerjes) së procesit të njohjeve të shtetit të Kosovës, Kosova pësoi keq edhe në avancimin e çështjes së saj në arenën ndërkombëtare. Një nga ndryshimet negative në dëm të Kosovës është shenjëzimi i kufirit aktual i Kosovës në Gooogle Map. Tani më, kufiri me Serbinë nuk është shtetëror, siç ishte pas vitit 2008, por është bërë me vijë të kuqe. Kjo nënkupton se kufiri kosovaro-serb  konsiderohet endes si kufi është kontestues dhe i papërfunduar, njësoj sikurse në fakt duket edhe statusi i Kosovës (shih foton 2 të Google Map).

 

Përveç formës së vijëzimit të kufirit të Kosovës me Serbinë janë ndryshuar edhe toponimet shqipe të vendbanimeve nga harta e Kosovës. Tani më nuk ekziston “Prishtinë”, por “Pristina”. Njësoj, ose më keq, ka ndodhë edhe me toponimet e vendbanimeve të tjera të tjera të Kosovës. Ato tashmë janë edhe shqip, edhe serbisht, mirëpo jo më në alfabetin latin, por qirilik serb. Psh. shkruhet Prishtinë/????????, Prizren/???????, Gjakovë/????????, Skenderaj/?????a, Ferizaj/???????? etj.

Mirëpo, a mbaron ky rrëfim me kaq?! Jo! Kohëve të fundit, “avancimi” i çështjes së Kosovës ka vazhduar edhe më tej. Mirëpo, gjithnjë në dëm të interesave shqiptare, e në dobi të atyre serbe. Kohëve të fundit, Google Map “neutral” ka bërë “zbulime” të mëdha”, të cilat janë sa fyese, aq edhe nënçmuese për neve shqiptarët. Kjo që ka bërë Google Map kundër shqiptarëve, nuk e ka bërë as Serbia e Miloševi?it! Këtë e them me plotë vetëdije dhe me përgjegjësi të plotë. Toponimet shqiptare të cilat nuk i ka ndërruar as antishqiptari Slobodan Milošev?, i ka ndërruar Google Map “i paanshëm”. Edhe në kohën e Miloševi?it shqiptarët e kanë gëzuar të drejtën e përdorimit zyrtar të toponimeve të vendbanimeve të Kosovës sipas verzionit shqip, kuptohet krahas atij serb. “Kasapi i Ballkanit” Slobodan Miloševi? kurrë nuk ua ka ndaluar shqiptarëve përdorimin e toponimeve në gjuhën shqipe.

Për shqiptarët e Kosovës ?akovica “serbe” ka qenë përherë Gjakova “shqiptare”. Uroševac ka qenë Ferizaj, Kosovo Polje ka qenë Fushë Kosovë e kështu me radhë. Mirëpo, këtë të drejtë ua mohon shqiptarëve Google Map “neutral”! Sipas Google Map nuk ekziston as Ferizaj, as Fushë Kosova, as Hoça e Madhe, as Suhareka e shumë të tjera lokacione të tjera. Për Google Map ekziston Uroshevac “shqip” dhe ???????? serbisht, ekziston Vucitrn “shqip” dhe ??????? serbisht, ekziston Suva Reka “shqip” dhe ???? ???? serbisht, Kosovo Polje “shqip” dhe ?????? ???? serbisht, Lipljan “shqip” dhe ?????? serbisht, Velika Ho?a “shqip” (me ? serbisht, e jo të paktën me ç shqipe) dhe ?????? ???? serbisht e kështu me radhë. (shih foton 3 të Google Map, ose linkun https://www.google.com/maps/@42.4446566,21.1367218,9z).

Çfarë mund të thuhet tjetër? Ku janë institucionet e Kosovës të cilat flejnë në gjumë dhe nuk i shohin këto gjëra? Pse nuk reagon askush? A kanë fund bisedimet dhe lëshimet e Kosovës ndaj Serbisë? Kah po shkon Kosova dhe populli ynë i mjerë dhe i nëpërkëmbur jo aq shumë nga të huajt sa po nëpërkëmbet nga vetë ne? Turp!

Shkatërrohet banda kriminale e Korçës, 5 në pranga

0

Goditet një grup i strukturuar kriminal i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe falsifikimit të dokumenteve, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se në kuadër të operacionit “Euro Kart” u sekuestruan rreth 25 kg kanabis, aparate lojërash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve.

Në pranga ranë Artur Feçanji, 51 vjec, Thanas Sholla, 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç, Vladimir Furtuna, 58 vjeç si dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

NJOFTIMI I POLICISE

‘Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“ neni 190/2 e 25 iKodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.

Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

1. Artur Feçanji, 51 vjeç, banues në Korçë,

2. Thanas Sholla, 54 vjeç, banues në Korçë,

3. Asqeri Bebri, 49 vjeç, banues në Korçë,

4. Vladimir Furtuna, 58 vjeç, banues në Korçë,

5. Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa

– 700 euro të prerës 50 euro copa,

-8 telefona të markave të ndryshme.

– 15 karta sim të kompanive të ndyshme,

– Një aparat për lojra fati,

-Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,

-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,

– Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,

-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,

– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,

– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)

-Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)

– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare .

– Solucione të posaçme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,

-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave.

Përkujtohet Mursel Osmanaj

0

Veterani i UÇK-së, Mursel Osmanaj, u përkujtua në 4-vjetorin e vdekjes.

Ish -komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, tha se asnjëherë nuk duhet të harrohen patriotët e Kosovës.

“Ata asgjë nuk kësyen nga vetja për çlirimin e vendit .Në mesin e tyre padyshim se radhitet edhe i ndjeri, Mursel Osmanaj”, tha Berisha.
Hajrim Çengaj, bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i të ndjerit, tha se Mursel Osmanaj, ishte brumosur në frymën e patriotizmit.

“Gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjes kombëtare, duke dhënë kontribut të çmuar sidomos në luftën çlirimtare të UÇK-së, së bashku me birin e tij, Ibrahimin, i cili u flijua për lirinë e Kosovës në Betejën e Lezit”, tha Çengaj ./tvpz/

MKRS nënshkruan 2 marrëveshje mirëkuptimi me Prizrenin

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Veton Firzi, kanë nënshkruar të premten dy marrëveshje mirëkuptimi, për investim në dy objekte: poligonin sportiv në lagjen Kurrilla të Prizrenit dhe adaptimin e objektit të Bashkësisë hebraike.

Kryetari i Komunës tha se nga të dy këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët e Prizrenit.

“Poligoni sportiv për banorët e lagjes Kurrillë, do të jetë një objekt funksional, i cili do të shfrytëzohet nga pjesëtarët e rinisë së kësaj lagjeje. Në marrëveshje parashihet që MKRS të investojë 60 mijë euro ndërsa komuna participon me 5 mijë euro” u shpreh Muja.

Kryetari Muja e falënderoi MKRS-në ndërsa njoftoi se objekti do të ndërtohet gjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 kur do ti dorëzohet në shfrytëzim lagjes.

Marrëveshja e dytë e nënshkruar është investimi i MKRS-së për adaptimin e objektit, të cilin komuna e Prizrenit ia ka dhënë Bashkësisë hebraike.

“Objekti ka nevojë që brenda të adaptohet, rregullohet dhe të funksionalizohet për zhvillimin e aktiviteteve të pjesëtarëve të Bashkësisë hebraike në Prizren” tha Muja, shkruan gazetaere.

Sekretari i MKRS-së Veton Firzi, njoftoi se përveç këtyre dy marrëveshjeve MKRS-ja e ka hapur procedurën e fazës së dytë për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Boka Boka, i cili do të jetë me përmasa të kategorisë që përcaktohet nga UEFA, ndërsa gjithashtu njoftoi se për stadiumin “Përparim Thaçi” gjithashtu nga MKRS do të ndahet një shumë më e vogël e mjeteve gjatë këtij viti, ndërsa në vitin e ardhshëm do të ndahet shumë më e madhe.

Demagogji dështakësh

0

IMER MUSHKOLAJ

Nuk është gjë tjetër veç demagogji e zyrtarëve të LDK’së që ndonjë partie politike t’ia vendos si kusht “njohjen e figurës së Ibrahim Rugovës”. Është tepër e ulët që emri i presidentit të ndjerë të keqpërdoret dhe të përfshihet në pazare partiake

Sa herë flasin zyrtarë të LDK’së është e pamundur që të mos i marrësh me rezervë, shpesh edhe joseriozë. Jo pa arsye, ngase ata kanë dëshmuar në vazhdimësi se, veçmas kur bëhet fjalë për premtimet që kanë të bëjnë me koalicione qeverisëse, është vështirë t’iu besohet. Por, sa demagogë janë e vërteton më së miri një deklaratë pa takt e bërë së fundi.

Tash kur çdo ditë flitet për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ka nga zyrtarë të LDK’së që kusht për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje përmendin gjëra aq të pakuptimta, sa të duket e pabesueshme që i thotë dikush nga partia që veten e quan institucionaliste. I tillë ishte edhe kushti që, për të bërë koalicion me LDK’në, Vetëvendosje duhet së pari të deklarohet për qëndrimin e saj karshi veprimeve të viteve ’90 dhe figurës së Ibrahim Rugovës!

Qëndrim më të kotë dhe më palidhje nuk mund të ketë. Jo për gjë tjetër, po veç për faktin se LDK nuk ka vendosur kushte të tilla as në situata shumë më delikate. Zyrtarë të kësaj partie shquhen për demagogji e shkelje premtimesh, andaj kur dëgjon të thonë të tilla gjëra doemos duhet kthyer pak prapa për të sjellë ndërmend gjithë amoralitetin politik që i ka karakterizuar ndër vite.

* * *

Të gjithëve iu kujtohet premtimi i Isa Mustafës në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ai bënte be e rrëfe se nuk do të bënte kurrë koalicion me SHIK’un dhe Kadri Veselin. Por, po ashtu, nuk jemi të sëmurë amnezie që të harrojmë se ai jo vetëm që bëri koalicion me ta, por madje Kadri Veselin e bëri kryeparlamentar e Hashim Thaçin president. Premtimet e zotimet dolën të jenë demagogji e pashoqe.

Punë e madhe që për vite të tëra zyrtarë të LDK’së e kishin drejtuar gishtin drejt SHIK’ut për vrasjen e veprimtarëve të LDK’së pas luftës. Punë e madhe që votat nga elektorati më 2014, LDK në masë të madhe i fitoi duke i mashtruar se nuk do të bënte koalicion me PDK’në.

Në atë kohë, zyrtarëve të LDK’së nuk iu ra ndërmend t’i vënë kurrfarë kushti as Thaçit, as Veselit. Ta zëmë, asnjëri nga ta nuk u kushtëzua që të sqarohen pretendimet për përfshirje të SHIK’ut në vrasjet politike. Thjesht, u nënshkrua marrëveshja me ta për koalicion dhe u krijua qeveria thua se nuk ka ndodhur asgjë në të kaluarën dhe gjithçka sikur nisi nga e para.

Njësoj marrëveshje për koalicion, pa asnjë kusht, LDK nënshkroi edhe me Listën Serbe, një subjekt politik i krijuar dhe i kontrolluar nga Beogradi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdimisht punon kundër dhe shantazhon çdo përpjekje për forcim të shtetësisë së saj.

Se në çfarë mënyre dhe sa pa dinjitet përfundoi kjo qeverisje tashmë e di gjithkush. Për vendimin skandaloz që të bëjë koalicion me PDK’në, LDK mori ndëshkimin e merituar më 11 qershor. Por, duket që nga ky pësim nuk kanë mësuar shumë dhe deklaratat pa takt e të mbushura plot demagogji nuk i kanë fort problem.

Në vend se të reflektojnë për humbjet e njëpasnjëshme që nga gara për Prishtinën, zgjedhjet lokale, ato nacionale të vitit 2014 dhe këto të fundit, zyrtarë të LDK’së dhe lidershipi i saj vazhdojnë të kërkojnë fajin tjetërkund. Për ta të gjithë duken të këqij e pa vlerë dhe vetëm ata janë të mirë, institucionalistë. Një qasje kjo e papërgjegjshme dhe arrogante çfarë di të tregojë zakonisht lidershipi i partisë. Një lidership dështakësh që fajin për debaklin në zgjedhje përpiqet ta gjejë diku tjetër, e jo brenda vetes.

* * *

Si një parti me traditë dhe, siç ka dëshirë ta quajë veten, institucionaliste, nga LDK do të ishte e pritshme dhe do të konsiderohej normale vendosja e kushteve për qeverisje me këdoqoftë. Por, kushtet do të duhej të bënin me realizimin e programit partiak, me aspekte qeverisëse, e jo me gjëra koti si kjo e njohjes së figurës së Ibrahim Rugovës.

Rugova, me të mirat dhe të këqijat e veta, e ka shënuar një epokë të rëndësishme të luftës për pavarësi dhe të shtetndërtimit të vendit. Ai është vlerë e shtetit të Kosovës, andaj është e ulët, tepër e ulët që të përfshihet në pazare partiake nga kushdoqoftë dhe me çfarëdo qëllimi.

Por, zyrtarë të LDK’së nuk e shohin si të tillë. Më shumë se një dekadë pas vdekjes ata ende fitojnë vota me emrin e presidentit të ndjerë. Me emrin e njeriut, i cili asnjëherë nuk bëri koalicion me PDK’në (qeveria gjithëpërfshirëse e vitit 2001 është tjetër muhamet), asnjëherë nuk e bëri Hashim Thaçin as kryeministër, as president dhe asnjëherë nuk i legjitimoi SHIK’un dhe drejtuesit e tij.

P.S.

Njëri ndër nënkryetarët e LDK’së paska deklaruar se çështja e njohjes së figurës së Ibrahim Rugovës nuk është dhe nuk do të jetë në tavolinën e bisedimeve me partitë politike, në këtë rast as me Lëvizjen Vetëvendojse. Shumë mirë. Veç, qysh me i besu?

/Gazeta Express/

Fatmir Limaj: Faleminderit Prizren !

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka falënderuar strukturat e partisë dhe qytetarët e Prizrenit, për besimin e dhënë në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Kam ardhur që t’ju falënderoj për angazhimin që keni treguar në zgjedhje duke kulmuar me fitore”, tha Limaj, gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Prizren.

Ai, ka falënderuar të gjithë qytetatërt e Prizrenit, për besimin e dhënë në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Nisma në këto zgjedhje ka dalë fituesja më e madhe “, tha Limaj.

Edhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, falënderoi strukturat e partisë për përkushtimin që kanë treguar në këto zgjedhje.

Ai, ka ftuar këto struktura që të vazhdojnë angazhimin e tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

“Atëherë do të jetë vula përfundimtare e fitores së madhe të NISMA-s në Prizren”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Shthurja dhe mallkimi i një gjeniu

0

Modigliani, artisti i mallkuar që kërkoi të paarritshmen, poezinë dhe formën e përsosur të shprehjes, lindi më 12 korrik 1884, në Livorno të Toskanës, në një familje hebraike në shek XIX.

I ndikuar nga gjyshi dhe halla, Amedeo do të vlerësonte arsimin, artet vizuale dhe filozofinë. Në prag të adoleshencës, ndërsa i lindi dhe dëshira e madhe për t’u bërë piktor, aty dhe u sëmur. Thuhet se shëndeti i dobët e shoqëroi gjithë jetën. Megjithëse me para të shtrënguara në familje, ai kalonte gjithë kohën duke parë veprat e mëdha në Galerinë ‘’Uffizi’’ në Firenze.

Do të ishte viti 1898 kur do të fillonte mësimet e para formale në vizatim. Tuberkulozin e vitit 1901 do e kalonte lehtë, falë klimës së Italisë jugore dhe dëshirës së madhe për të studiuar pikturë dhe skulpturë. Gjatë kohës në Firenze do të takohej me Ortiz de Zarate, i cili i rrëfente histori intriguese rreth grupit të piktorëve avangardë dhe impresionistë në Paris. Kështu shpresonte se një ditë do të jetonte aty. Ndërsa ëndërronte për të ardhmen, u zhvendos në Venezia dhe mori pjesë në Akademinë e Arteve të Bukura, por duke mos i pëlqyer trajtimi i asaj që quante ‘modë e vjetër’, zgjodhi të përhumbej bareve boheme, prej ku eksperimentet e drogës sikur shëndetin e brishtë thoshte se ia forconin. Kështu, viti 1906 do e gjente në Paris, me leje të nënës së tij.

Do të fillonte pikërisht aty kjo ëndërr që do të quhej thjesht ‘’Modi’’.

E megjithatë, ende duket se dekadat e para të shek. XX nuk i kthehen më rrugëve të Parisit. Edhe pse “La Rouche” është ende aty, rebelët e artit jo. Chagall, Kisling, Vlaminck, Soutine, Picasso etj. Këta djem që s’i njohëm kurrë dhe imitojmë kaq keq.
Në Paris nuk ndihen më netëve vonë thirrjet e shpenguara të tyre duke bërtitur:  ”Ej, botë, të dua, jam yti, botë. Flemë bashkë, moj tradhtare”. Jo vetëm aty, po kudo, nuk ndihet me ajo urrejtja që të quan të paedukatë prej talentit, nuk ka më borxhe që s’do i lash kurrë. As sy! As shpirt.

Modi jetonte në një komunitet artistik në Le Bateau-Lavoir.

Gjithçka është aty, akoma. “La Rotonde” është aty, ku dhe sot, tek shkon, mund të ndiesh artistët tek vijnë rrotull dhe pinë pas drekave deri agut. Ai pinte dhe skiconte aty, thuajse çdo natë. Ndërsa Rosalia, një emigrante italiane që i ofronte jo pak herë dhe ushqim, i varte në mur punimet nëpërmjet gozhdëve. ‘’La Rotonde’ ishte tempulli i tij. Aty ishin gotat, vera dhe dashuria. Problematikat rreth artit, kohës apo historisë i shtronin tavolinës.

La Rotonde vazhdon ruan traditën si atëherë. Punimet e Modit janë të varura në mur dhe ai duket sikur është akoma aty, për të të thënë: A ke para? Le të pimë!

 

Picasso, gjithashtu, netët i kalonte tek Rotonde. Veshur gjithnjë me një pardesy mushamaje dhe kasketë në kokë. Zakonisht ulej në sallën e prapme dhe vëzhgonte gjithë klientët. Mes tyre Modiglianin, këtë piktor të pafat që falë talentit të tij do të zgjonte qiejt e xhelozisë të Picassos, i cili, për ta sfiduar, e fton në konkursin e famshëm që do të mbahet mend gjatë. Në fillim nuk donte të bëhej pjesë, por në momentin që pranoi, hyn në bar, ndërsa Picasso shijonte shampanjën e mbrëmjes, duke tërhequr gjthë vëmendjen e barit, shkakton frikë pa e hequr shishen e verës nga dora. Picasso ndez cigaren, Modi pi me fund verën dhe nxjerr një kalem për të firmosur marrëveshjen e konkursit. – Të kam falur, -i thotë. Kështu dhe Picasso firmos.

Ky konkurs që shënjon historinë e artit modern do të shënjonte dhe fundin tragjik të Modit.

Në ‘’La Butte’’ ai dhe miqtë qëmtuan vite nëpër libra njohuri të shumta, të cilat, nën një pasion të panginjur, pinin verë e rum për dëshpërimin. Sepse dëshpërimi ka gjithmonë etje. Duke ndjekur kështu gjurmët e Baudelaire dhe Rimbaud.

Modi binte shpesh në dashuri. Seksi për të ishte kthyer në domosdoshmëri, si pija. Çdo natë me çdo femër. Por Lunia Czechowska do të ishte një nga mikeshat, apo një nga modelet dhe frymëzueset e tij, me të cilën ai bridhte kafeneve dhe pastaj mbyllej në atelierin e tij për ta pikturuar, ulur në karrige ose shtrirë në kanape. Burri i saj, një i afërt i familjes Zborowski, kishte shkuar në front: “Zborowski ishte një njeri shumë fin – kujtonte kjo çeke më vonë, – por njëkohësisht ishte kureshtar. Nganjëherë hynte në atelierin e tij. Modi i urrente ata që i hynin kështu. Ishte si një lloj dhunimi i vendit të shenjtë, i sanktuarit të tij. Modi afirmonte kështu nevojën e përqendrimit të heshtur, pothuaj religjioze me modelin, te e cila ai përpunonte hiret e trupit, ashtu siç thoshte dhe Kisling se “kur një grua pozon për një piktor, ajo i jepet atij”… Dhe kështu ishte për të, apo për të gjitha ato që u shtrinë në kanapenë e mjerë të Modiglianit. Ato i jepeshin artistit dhe artit, hireve të tyre. “Ai ndiente aq shumë për mua sa donte që unë të braktisja gjithçka dhe të ikja me të…”

Portret i Lunia Czechoëska ( 1919)

Dhe në shkurt të vitit 1917, do të takonte dashurinë e madhe të jetës. Muzën dhe fitoren e tij, Zhanën (Jeanne Heturbene), nga e cila lindi dhe një fëmijë, dhe tablo të fundme portretesh, deri në mbyllje, kur do të fitonte çmimin e madh në konkurs. Modi pikturonte pa sy, pa vështrim. Do të ishte Zhana ajo që do t’i jepte kuptim artit të tij. Është e famshme shprehja kur i thotë : ‘’Kur të të njoh shpirtin , do të të pikturoj sytë’’.

Vitet 1917-1919 janë vitet e kryeveprave të Modiglianit. Portrete dhe nudo të shumta, të cilat sot ruhen në muzetë dhe galeritë e mëdha të botës si në Paris, New York, Milano, San Paulo, Londër, në muzeun e famshëm Guggenheim etj. Nudo ulurNudo shtrirë në shpinëNudo me krahë të hapura… portrete të shumta të miqve të tij, koleksionistë dhe poetë, Cendras, Cocteau, Zborowski, Neter… galeria është e madhe, por pa dyshim nudot e tij spikatin në këtë radhë të madhe tablosh, ku sot kanë mbetur veçse 400 prej tyre, pa llogaritur 1200 vizatime, nga mijëra që ka krijuar Modigliani.

Artistin mund ta dërrmosh duke i thënë se ajo që bën mund të jetë fare e mirë në vetvete, por vetëm ‘’Art’’ nuk është. Në vitet 1920-1928, kur situata historike i krijonte artistit iluzionin se mund ta kthente artin në një instrument lufte, ‘’Avangarda’’ e Modit dukej se kishte vërtet arsye të ekzistonte. 1920 ishte një vit i zhurmshëm. Gjithë ky mjerim i trishtueshëm e mbyti. Modigliani vdes më 24 janar, ndërsa vetëm të nesërmen vret veten edhe Zhanë, e shoqja, duke u hedhur nga dritarja, shtatzënë, dhe duke lënë ate çek me para në apartament. Modigliani la pas një vepër brilante dhe të ndërprerë arbitrarisht.

Kjo do të ishte pikërisht koha kur në Koln, salla e pasme e birrarisë Winter do të ekspozonte veprat e para dadaiste, dhe do të lançohej ‘’Manifesti Realist’’, i cili hodhi dhe bazat e konstruktivizimit që po krijohej, ku Modi bëri pjesë.

Emrin e këtij gjeniu të shthurur do e nxirrte nga goja dhe Picasso në 8 prill 1973, ku në frymën e fundit do të thoshte pikërisht: ‘’Modi’’. /Konica.al/

Artan Abrashi: Nuk jam kandidat për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka mohuar se është kandidat për kryetar të Prizrenit.

Ai, njofton se VV-ja, do të informojë me kohë për kandidatin për kryetar të Prizrenit.

Portali Lajmi.net, dje ka publikuar një listë me emra të kandidatëve të mundshëm për kryetarë komunash.

“Lajmi i shpërndarë nëpër disa portale për kandidaturën time për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren nuk qëndron”, shkruan Abrashi në Facebook, shkruan PrizrenPress.

“Lidhur me këtë çështje Qendra jonë në Prizren do ta informojë opinionin publik në kohë të duhur”

“Falemnderit !”

Policia kap me drogë një person në Vërmicë

0

Policia e Kosovës kanë vënë në pranga në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës, një person të gjinisë mashkullore, pasi gjatë kontrollit në një qese i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (marihuanë), shkruan PrizrenPress.

Njësitet policore të DHTN-së duke hetuar rastin, dhe pas verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë.

“I njëjti me urdhër të gjyqtarit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/