Home Blog Page 5926

Prizreni i qetë pas përfundimit të zgjedhjeve

0

Atmosfera në Prizren është e qetë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Në rrugën kryesore të qyteti janë parë vetëm disa vetura me flamuj të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet në Prizren kaun kaluar pa ndonjë problem të theksuar që do ta prishte këtë proces zgjedhor./klan kosova/

Haskuka: Vetëvendosje, fituese në Prizren

0

Kandidati për deputet i Lëvizjesë Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, thotë se në Prizren, Vetëvendosje është fituese e ketyre zgjedhjeve.

“Deri më tash Vetëvendosje është bindshëm e para brenda në Prizren. Jemi duke i pritur rezultatet e fshatrave”, tha Haskuka.

PAN prin bindshëm në Prizren

0
Edhe nga qyteti i Prizrenit del se bindshëm fitues në zgjedhje është koalicioni PAN me rreth 40% të votave.
PAN-in e ndjekin LDK-AKR dhe Vetëvëendosja me diferencë të vogël.

Ja rezultatet nga 11% të votave të numëruar. /Lajmi.net/

PAN po udhëheq bindshëm në Malishevë

0

Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK dhe Nisma po udhëheq bindshëm në komunën e Malishevës.

Në bazë të rezultateve të numëruara deri më tani nga ana e KQZ-së, del qe PAN ka 66 % të votave.

LDK është e dyta më 18%, ndërsa Vetëvendosje e treta më 12%.

Avdullah Hoti humb në fshatin e tij, përballë PAN’it

0

Kandidati i LDK’së për Kryeministër, Avdullah Hoti, ka marrë vetëm 595 vota në fshatin e tij të lindjes, Raktoc derisa koalicioni tjetër, PDK, AAK, NISMA ka marrë 704 vota.

Këto rezultate janë dërguar nga komisionerët në KQZ.

Sidoqoftë, Avdullah Hoti, kishte nisur i habitur garën për Shef të Qeverisë. Kjo pasi kur ishte përmendur emri i tij si kandidat i mundshëm kishte thënë se LDK e ka Kryeministrin Isa Mustafa.

Hoti në mandatin e fundit ka shërbyer si Ministër i Financave derisa në LDK ka pozitën e anëtarit të Kryesisë së LDK’së.

Hoxhaj nga Prizren : Fitorja është e PDK-së

0

Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Enver Hoxhaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se fitorja është e PDK-së, dhe është një fitore bindëse, njofton Klan Kosova.

“Kam qenë mbi 10 komuna të Kosovës, kanë nisur të vijnë rezultatet, ato që kemi flasin që PAN fiton, dhe fitorja jonë është bindëse. Veseli është lideri më i votuar në krahasim me çdo lider tjetër, por të rëndësishme janë rezultatet nga KQZ”.

“Nuk dua që Exit Poll ta bëjë referencë, KQZ duhet ta jep fjalën e saj”.

“Fitorja është e PDK-së, bindëse, fitore e një koalicioni perëndimor, një koalicion që do ta përmbyll shtet-ndërtimin e Kosovës”.

“Nga viti 2007 deri në vitin 2017, PDK është subjekti më i fuqishëm në Kosovës, ne do të fitojmë kudo që është Kosova. Nga gjendja që kemi në terren flet për atë se PDK është më e fortë se kurrë. Sipas të gjitha të dhënave që i kemi, PDK është subjekti më i votuar dhe fuqia më e madhe në bazë të komunikimit me kryetarët e degëve në komunat e Kosovës”.

“PDK vazhdon të fiton, fitorja është bindëse”.

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

0

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë sjellur befasi në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje është ajo e cila ka pasur rritjen më të madhe.Sipas Exit- pollit të publikuar nga Shkelzen Maliqi Klan Kosova, partia e parë ka dalë Koalicioni PDK- AAK- Nisma me 40 për qind.Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm partia e dytë me 30 për qind.

Ndërkaq, koalicioni LDK- AKR- Alternativa ka dalë partia e tretë me 27 për qind.Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare – me 971 kandidatë për deputetë.Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmbante 1,872,941 votues. Numri i votuesve të rinj ishte 155,202 votues.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.“Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar. Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur”, ka thënë ai. “Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin”!“40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera”, është rezultati i shpallur i Exit Pollit.

Ja sa qytetarë votuan në Suharekë deri në orën 15:00

0

Edhe Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat që qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në këto zgjedhje parlamentare deri në orën 15:00 më shumë se 10 mijë prej tyre, shkruan Gazeta Express.

Më shumë se 10 mijë votues morën pjesë në gjithsej 88 vendvotime që kanë dërguar të dhëna. Këto të dhëna janë të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Nga 65.761 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar vetëm 18.264 persona nga kjo komunë, me përqindje 27,77.

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Malishevë deri në orën 15:00

0

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në këto zgjedhje parlamentare deri në orën 15:00 më shumë se 10 mijë prej tyre, shkruan Gazeta Express.

Më shumë se 10 mijë votues morën pjesë në gjithsej 90 vendvotime që kanë dërguar të dhëna, derisa edhe 3 vendvotime të tjera nuk kanë dërguar të dhënat e tyre. Këto të dhëna janë të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Nga 51.616 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar vetëm 14.349 persona nga kjo komunë, me përqindje 28,74. /GazetaExpress/

Qetësohet situata pas kacafytjes mes anëtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes në Prizren

0

Pas raportimeve se në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren ka ndodhur një kacafytje mes disa anëtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes, Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes Artan Abrashi ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se personat tashmë janë larguar dhe se kjo çështje është rregulluar.

“Po sipas informacioneve që kemi marrë, gjithmonë duke u bazuar në deklarata të vëzhguesve, këtu ka ndodhur një incident ku disa persona janë futur nëpër dhomat e votimit, persona këta të cilët kanë qenë të pajisur me bexha fallso dhe kanë bërë presion ndaj votuesve”.

“Ne kemi informuar përfaqësuesin tonë në KKZ i cili menjëherë ka ardhë në vend të ngjarjes dhe besoj se kjo çështje tashmë është rregulluar”.

“Ata persona nuk janë parë më, bexhat të cilët i kishin, nuk ishin bexha valid të çfarëdo forme që lëshon KQZ-ja”./klan kosova/