Home Blog Page 5927

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prizren deri në ora 15:00

0

Komuna e Prizrenit është njëra ndër komunat që qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në këto zgjedhje parlamentare deri në orën 15:00 më shumë se 40 mijë prej tyre.

Më shumë se 40 mijë votues morën pjesë në gjithsej 216 vendvotime që kanë dërguar të dhëna, derisa kanë mbetur edhe 2 vend votime që s’kanë dhënë informacione. Këto të dhëna janë publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Nga 166.785 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar vetëm 42.006 persona nga kjo komunë, me përlindje 25,29.

Procesi zgjedhor në Prizren (Drejtpërdrejt)

0

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

Gazetari i RTV21, raportoi drejtpërdrejt për procesin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhe në Komunën e Prizreni deri në orën 16:00./21MediaPjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje

Gazetari i RTV21, raportoi drejtpërdrejt për procesin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhe në Komunën e Prizreni deri në orën 16:00./21Media

17 vite i burgosur gabimisht, lirohet pasi zbulohet autori që ngjason me të

0

Një i burgosur amerikan, i cili kaloi 17 vite në qeli për një grabitje që nuk e kishte kryer, më në fund është liruar nga burgu pasi autoritetet gjetën autorin e vërtetë, që ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me të.

Richard Anthony Jones (në anën e djathtë në foto) nga Kansas u lirua pas gjyqtari vendosi se nuk kishte prova për ta mbajtur të burgosur.

Duke folur për mediat, ai tha se gjetja e fotografisë së një personi tjetër që ngjasonte tmerrësisht me të dhe emrin njësoj, është si të kërkosh gjilpërën në kashtë.

Jones tha se e kishte humbur shpresën për t’i liruar nga burgu pasi të gjitha apelimet e tij ishin refuzuar.

Por, në vitin 2015 ai zbuloi se kishte ngjashmëri të madhe me një person tjetër, të quajtur Ricky. Këtë informacion ja kishin treguar disa të burgosur të tjerë.

Sapo mësoi rreth këtij fakti, ai u lidh me një grup studiuesish që ndihmojnë të burgosurit e dënuar gabimisht.

Kjo organizatë më pas zbuloi se jo vetëm që kishte një ngjashmëri të çuditshme mes të dyve, por autori i vërtetë jetonte pranë skenës së krimit, në Kansas.

PDK në Prizren: Aktivisti i LDK-së është kapur në flagrancë duke e inqizuar votën

0

Shtabi zgjedhor i PDK-së në Prizren, thotë se një aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kapur në flagrancë, duke e inqizuar votën e tij. Sipas këtij subjekti politik, ky akt ka ndodhur para pak minutash në Qendrën e Votimit 2042/A , në shkollën e mesme Teknike në Prizren.

“Ky akt i shëmtuar ka ngjarë sot kur një aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kapur në flagrancë, duke e inqizuar votën e tij, me qëllim të konfirmimit të votës tek ata të cilët dyshohet së në kundërvlerë i kanë ofruar mjete financiare”, thuhet në reagimin e PDK-së në Pfrizren.

“Në lidhje me këtë rast janë njoftuar autoritetet Policore si dhe Prokurori kujdestar, meçërast i dyshuari është arrestuar nga ana e njësiteve policore të Kosovës, dhe po mbahet në mbajtje”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ju bënë thirrje të gjitha subjekteve politike në komunën e Prizrenit, që t’i përmbahen rregullave zgjedhore, duke mos e cënuar në asnjë moment vullnetin e lirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me qëllim që të mos u mohohet e drejta për të votuar konform bindjeve të tyre”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren mbështet fuqishëm institucionet e rendit, dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura sipas legjistacionit në fuqi, për të gjithë ata të cilët pretendojnë që ta devalvojnë vullnetin e qytetarëve të vendit”./PrizrenPress.com/

Në Prizren, 17-vjeçari komisionar

0

Në qendrën e votimi 2005A në Komunën e Prizrenit, një 17 vjeçar është në listën e komisionerëve.
Amer Velija i lindur më 1 qershor të vitit 2000 është komisioner i VAKAT-it dhe kryesuesi i këtij vendvotimi 06R, ka pranuar që është në njohuri me rastin dhe se ka njoftuar KQZ-në në Prizren.

Sipas tij, ata kanë lejuar këtë pasi është pranuar nga Zyra Qendrore e KQZ-së, shkruan RTV 21.

Ndryshe, në bazë të ligjit të Republikës së Kosovë, të drejt vote kanë vetëm personat mbi 18 vjeç.

Kryesuesi i vendvotimi e ka pranuar rastin.

Në Qendrën e votimit “11 marsi” në Prizren votojnë 16 për qind e qytetarëve

0

Menaxheri i Qendrës së votimit në Shkollën e mesme teknike “11 Marsi” në Prizren, Enver Bytyçi, ka thënë për KosovaPress se deri më tash në këtë qendër me rreth 30 mijë votues, kanë votuar 4,632 ose 16 për qind e qytetarëve, numër ky më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2010.
Sipas tij ka numër të madh të të rinjve që po votojnë, ndërkohë që procesi zgjedhor deri më tash ka shkuar në rregull.

Ndërsa, Diar Kabashi, votues, tha se pret shumë nga këto zgjedhje, pasi ato do të jenë të rëndësishme, pasi sipas tij, Kosovës i duhet liberalizimi dhe punësimi i të rinjve.

Kush ka qenë kryetari i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

0

Kush ka qenë kryetari i parë i Lidhjes shqiptare të Prizrenit? Një pyetje, përgjigjet e së cilës kanë ngjallur shumë legjenda urbane.

Sipas të dhënave historike që disponon profesor Gazmend Shpuza, është i bindur se Iljaz pashë Dibra (Qoku) është kryetari i Lidhjes së Prizrenit. Në botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar thuhet se ai ishte veprimtar i Lidhjes dhe një nga drejtuesit e saj.

Ajo që dihet tashmë është fakti që ai dha kontributin më të madh në themelimin e Lidhjes dhe një ndihmë të jashtëzakonshme në udhëheqejen e krahut më përparimtar për programin e kësaj lidhjeje, çka e dallon nga mijëra veprimtarë të Rilindjes dhe dhjetëra drejtues të Lidhjes.

Iljaz Pashë Dibra do të dallohej që në vitin 1844 kundër forcave osmane të Hajredin Pashës dhe përpjekjeve të Portës së Lartë për zbatimin e reformave centralizuese. Në vitin 1860 ai do të dallohet në përballimin e sulmeve të forcave shoviniste malazeze në vilajetin e Shkodrës dhe ky personazh kaq i rëndësishëm do të hedhë poshtë me gjithë forcën e tij klauzolat e traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit në kurriz të trojeve shqiptare.

Në pranverën e vitit 1878 ai do të ishte në ballë të programit të autonomisë administrative kombëtare të vilajeteve shqiptare.

Ishte një njeri me shumë autoritet dhe prestligj, ndaj në Kuvendet e Dibrës në 14 tetor 1878 dhe 10 nëntor 1880, do kryesoheshin prej tij. Ai do të japë jo vetëm mendimet e tij por do udhëheqë luftën tre vjeçare të popullit të tij, në kushtet kur vendoseshin fatet e kombit.

Më 15 qershor të vitit 1878, 43 delegatë të Kuvendit të Prizrenit u mblodhën në Bajrakxhaminë e këtij qyteti, për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë dhe vendosën njëzëri formimin e organizatës mbarëshqiptare, Lidhjen e Prizrenit. Kryetar zgjodhën Iljaz Pashë Dibrën.

Dokumenti i parë që miratuan ishte protesta kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe çdo copëtimi për copëtimin e trojeve etnike shqiptare nga Kongresi i Berlinit.

Ata deklaruan “në një shpallje të nënshkruar bashkarisht dhe nga krerët e krishterë, se të gjithë shqiptarët ishin të vendosur të përballonin çdo vendim negativ që do të delte nga ai forum i diplomacisë europiane dhe çdo sulm a agresion që do të vinte nga fqinjët”. Iljaz pasha me bashkëmendimtarët e vet së bashku me vendosmërinë për të mos lejuar copëtimin e trojeve amtare, bënë të qartë shqiptarësinë dhe shqiptarinë e tyre:

“Qoftë i mallkuar kush ndjek interesat egoiste në këtë kohë kur atdheu na thërret në shërbim të tij. Ne në Lidhjen tonë vendosëm që para së gjithash të provojmë që, pa diskutuar për fenë, jemi shqiptarë”. Këtë realitet kishte parasysh ato ditë këshilltari i valiut të Kosovës, Pashko Vasë Shkodrani, të cilin ai e ngriti në art në vargjet hymn: “Feja e Shqiptarit asht shqiptaria!”
Dokumenti do kishte një rëndësi të veçantë sepse do ishte një hap madhor drejt Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas profesorit Shpuza përfaqsuesit e shqiptarëve nga viset veriore, Verilindore dhe Lindore të udhëhequr nga Iljaz Pashë Dibra dhe të frymëzuar nga Pashko Vasë Shkodrani shkuan në Kuvendin e Prizrenit me idenë e padiskutueshmë të njehsimit të shqiptarëve pa dallim feje dhe krahine.

Konkretisht dhe shprehimisht ata në Programin Autonomist të 15 qershorit 1878 kërkuan:

Krijimin e një administrate autonome nën emrin “vilajetet e bashkuara” (Tevhid-i vilayat) me qendër Manastirin dhe caktimin, përkohësisht, të Gazi Ahmet Muhtar pashës, kryetar të Vilajeteve të Bashkuara ; Angazhimin për krijimin e Këshillave të Lidhjes me detyrë përhapjen e qëllimeve për autonomi në qendrat e mëdha si Manastiri, Shkupi, Prishtina; Mbledhjen e taksës së asharit dhe të vergjisë, për bagëtinë dhe për pronat, në emër të Vilajeteve të Bashkuara, duke organizuar për këtë qëllim dhe xhandarmërinë. Së fundi shtrohej si detyrë krijimi i milicisë ushtarake për mbrojtjen e territorit që do të përfshihej në « Vilajetet e Bashkuara ».

Programi i Lidhjes së Prizrenit u mbështet fuqimisht i argumentuar dhe më i plotë në Kuvendin e Dibrës, të kryesuar po nga Iljaz pasha, më 14 tetor 1878. Në të u parashtrua që të gjitha viset e Shqipërisë të përmblidhen në një vilajet dhe të caktohet si qendër një qytet që të kishte lidhje me çdo anë të tij; nëpunësit që do të shërbenin në Shqipëri duhej të dinin edhe gjuhën shqipe; të përhapet arsimi dhe në shkolla të mësohet edhe gjuha shqipe; të zbatoheshin vendimet që do të merreshin për reformat e dobishme për shtetin dhe kombin nga ana e kuvendit të përgjithshëm, i cili do te mblidhej katër muaj çdo vit në qendrën e vilajetit; të ndahej një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e vilajetit për arsimin dhe ndërtimet publike.

Ato ditë në programin autonomist të porsamiratuar në Dibër për krijimin e vilajetit shqiptar aderuan dhe krahinat jugore përmes Lidhjes Shqiptare për Toskërinë të përfaqësuar nga Abdyl Frashëri . Pjesëmarrja e tyre aktive në Kuvendin e Dibrës dëshmoi dhe përforcoi dhe një here karakterin e Lidhjes si një organizatë politike mbarëshqiptare. Sipas dokumentacionit që ndodhet në Arkivat e Stambollit, Iljaz pasha i nënshkroi dhe një herë po ato pesë kërkesa kësaj here së bashku me Abdylin, më 2 nëntor 1878. Përveç pesë pikave në fund të kësaj rezolute theksohet:

“Derisa të arrihet plotësimi dhe realizimi i këtyre kërkesave, të cilat janë në interes të kombit dhe të shtetit, të gjitha krahinat e Shqipërisë do të qëndrojnë në një fjalë dhe kompakt, të bashkuar me një zë dhe për këtë qëllim nuk do të lënë pa përdorur çdo mjet që kanë.

Përkrah Iljaz pashës dhe kuvendarëve të Prizrenit veproi aktivisht ato ditë Pashko Vasë Shkodrani, i mbështetur në përvojën politike e administrative dhe veprimtarinë e gjerë shkencore e publicistike. Ai u shpreh në mbrojtje të çështjes shqiptare në mënyrë lapidare në promemorjet e tij drejtuar vetëm apo dhe me shokë të tjerë diplomatëve të huaj në Stamboll. Pashkoja me Iljaz pashën në krah mbështetur në kulturën oksidentale përpunonte në kushtet e Shqipërisë idetë europiane, duke i materializuar në dokumentacionin programatik të Lidhjes. Me to ata sollën në Kuvendin e Prizrenit ide të reja dhe një ideal të ri. Ata së bashku me gjithë kuvendarët e Prizrenit mundësuan krijimin e qendrës së Lidhjes mbarë shqiptare nga e cila u varën, pavarësisht nga vështirësitë e pengesat organizative si dhe sabotimet e elementëve sulltanistë, të gjitha degët në mbarë qytetet shqiptare që nga Shkodra në Shtip të Maqedonisë së sotshme dhe deri në Prevezë dhe në Janinë, përfshijë dhe fshatra të thella si Frashëri.

Që në fillimet e vitit 1880 në Prizren dhe në Dibër pushteti fiskal dhe ai gjyqësor po kalonin në duart e degëve të Lidhjes Shqiptare. Aksioni po shërbente si shtysë për sendertimin në mbarë Shqipërinë të kërkesës së parashtruar në Dibër rreth dy vjet më pare për krijimin e Vilajetit autonom shqiptar. Sigurisht që marrja e një vendimi të tillë në kohën kur bëheshin keto përpjekje nuk ishte e lehtë. Mendimet për dhe kundër zienin në Prizren, Shkodër, Dibër, Janinë, Gjirokastër dhe në të gjitha degët e Lidhjes. Qendër e këtyre debateve jo rastësisht u bë qyteti i Dibrës, jo vetëm për pozicionin strategjik të rajonit, por dhe për rolin e degës së Lidhjes në këtë qytet dhe të autoritetit të njerit prej themeluesve të Lidhjes dhe deri vonë kryetari i saj, Iljaz pashë Dibrës. Aty u vendos të zhvillohej një Kuvend i ri i Lidhjes. Për këtë qëllim nga Prizreni erdhi një pjesë e udhëheqësve të Lidhjes me në krye Ali pashë Gucinë. Që atje ua përsëritën ftesat gjithë degëve për dërgimin e delegatëve për në kuvendin e ri për shpalljen e autonomisë.

Nën kryesinë e Iljaz pashës në Kuvendin e Dibrës shumica e delegatëve të kuvendit u shpreh me vendosmëri për mbrojtjen e Ulqinit në kundërshtim me urdhërin e sulltanit për dorëzimin e tij. Komiteti Ndërkrahinor i Shkodrës u njoftua rreth gatishmërisë së banorëve të Dibrës për dërgimin e forcave vullnetare nga sanxhaku i tyre. / Konica.al

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

0

Në qytetin Wil të St. Gallenit, të shtunën është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës.

Në ceremoninë e udhëhequr nga Misioni Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St. Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.

Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.

Procesi zgjedhor në Prizren pa probleme

0

Menaxheri i Qendrës së votimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Burim Berisha, ka bërë të ditur për KosovaPress se procesi i votimit po shkon pa probleme dhe se nuk ka asnjë parregullsi.

Ai tha se deri më tash kanë votuar mbi 20 për qind të qytetarëve.

Ndërsa, votuesit në këtë qendër shprehen se presin një të ardhme më të mirë nga këto zgjedhje.

Sabil Thaçi, votues, pret që nga këto zgjedhje të ketë perspektivë zhvillimore për Kosovën dhe vende të reja të punës.

Qendra e votimit në Sreckë të Prizrenit nuk hapet fare

0

Qendra e votimit në fshatin Sreckë në Komunën e Prizrenit nuk është hapur fare, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se vëzhguesit sikur edhe zyrtarët e KKZ-së janë kthyer me gjithë material zgjedhor. Kjo pasi që fillimisht kanë pasur telashe me lokalin e përcaktuar, duke mos gjetur çelësin e më pas kanë anuluar gjithë procesin.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi tha se arsyeja e anulimit është numri i vogël i votuesve dhe refuzimi i tyre, nga ata janë të komunitetit serb.

Një tjetër incident i vogël që raportohet të ketë ndodhur në Prizren, është se një votues është ndaluar për disa orë në një qendër votimi, pasi që i njëjti kishte pasur letërnjoftimin e skaduar prej 10 vjetësh. Ende nuk dihet nëse ka votuar apo jo.