5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 5933

Në Prizren, konferencë mbi zhvillimin lokal dhe marrëdhëniet me jashtë

0

Sot në Prizren do të mbahet konferenca njëditore “Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”.

Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se në këtë konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të pushtetit lokal, të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: zhvillimi ekonomik lokal dhe bashkëpunimi ndërkufitar i qyteteve në tërheqjen e donacioneve.

“Kjo konferencë është vazhdimësi e aktiviteteve të MPJ-së të dala nga rekomandimet e Konferencës së Ambasadorëve, të mbajtur në fund të vitit të kaluar”, ka thënë Xhemaj, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Është paradoksale kur një kryetar komune, qëndron në një vizitë jashtë dhe ambasada nuk është e njoftuar. Ne kemi përgatitur një dokumentet ku kemi listuar organizatat”, ka thënë ai.

Sipas Xhemajt, ngjarja më e madhe kulturore “Dokufest” është një bum i kulturës.

“Ne do të kemi edhe ngjarje në qytete të tjera. Do të asistojmë në këtë drejtim. Sot do të jetë në panel edhe nënkryetari e Baskisë së Tiranës i cili do të flasë për projektet e Tiranës”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se Tirana po zhvendoset përtej Shqipërisë.

“Kur ishim në Tiranë së fundi me ministrin Hoxhaj dhe patëm takim me Erion Veliajn, ai na tregoi për modelin e mbledhjes së mbeturinave. Verona është një model i mirë”, ka thënë ai.

Xhemaj ka thënë se jetojmë në Kosovë dhe kemi nevoja bazike si qytetarë. /RTKlive

Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

0

Pas vendimit të Ukrainës për të mos lejuar që këngëtarja ruse Julia Samoilova të performojë në Festivalin europian të këngës, Eurovision, ka ardhur edhe kundërpërgjigja ruse.

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

“Fatkeqësisht, ky vendim i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision”, u shpreh një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU).

Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova, nga Rusia, në lidhje satelitore. Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për pjesëmarrjen e këngës ruse.

Ukraina ndaloi performancën e këngëtares ruse Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve.

European Vision Contest, mbahet gjatë muajit maj, në Ukrainë dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngëtaren Linda Halimi. / Top Channel

Blanc, opsion i ri për stolin e Interit

0

Laurent Blanc është duke u konsideruar nga Suning Group si njëri nga trajnerët që mund për të marrin përsipër stolin e Interit për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Francës dhe Paris Saint-Germainit ka qenë i lidhur edhe më parë me pozicionin e trajnerin te Interi, por thashetheme u rishfaqen pas një forme të dobët prej një pike në tri ndeshje për Stefano Piolin.

Antonio Conte dhe Diego Simeone janë objektiva të larta, por nuk ka gjasa që të largohet nga Chelsea dhe Atletico Madrid, respektivisht.

Blanc nuk është i huaj për Interin ose Serie A, pasi që ka luajtur për Interin nga viti 1999 deri 2001.

Ai e filloi karrierën e tij si trajner te Bordeaux, ndërsa udhëheqi kombëtaren ‘Les Bleus’ nga viti 2010 deri në vitin 2012 dhe e la punën te Paris Saint-Germain në 2016.

Momentalisht, Blanc është i papunë dhe shumë lehtë mund të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim pasi drejtuesit kinezët të klubit duan një trajner ndërkombëtar.

Era Istrefi viziton studion e Jimmy Kimmel (Foto)

0

Këngëtarja Era Istrefi nuk ka të ndalur sa i përket sukseseve.

Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi përmes së cilës tregoi se ka vizituar studion e një prej shoumenëve më të njohur në SHBA, Jimmy Kimmel, shkruan lajmi.net

Sipas shkrimit të lënë, këngëtarja ka thënë se këtë gjë nuk do ta harrojë kurrë.

Një tjetër detaj që vërehet është në veshjen e saj! Era kishte dal pa sytjena!

Ozil flet për kontratën e re

0

Organizatori i lojës së Arsenal, Mesut Ozil ka thënë se bisedimet për kontratën e re me klubin nga Londra do të nisin në verën e këtij viti.

28 vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, pas asaj që nënshkroi në vitin 2013 kur kaloi nga Real Madrid te The Gunners.

Sidoqoftë, gjermani ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë Arsenalin – i gjashti në tabelë, që të përfundojë në top katërshe dhe të sigurojë kualifikimin për në Champions League para se ta diskutojë të ardhmen.

“Në këtë çast çka është e rëndësishme, është Arsenal, jo unë apo dikush nga lojtarët tjerë”.

“Ekipi po kalon nëpër kohë të vështira dhe në këtë fazë unë nuk jam më i rëndësishmi, askush tjetër – me rëndësi është klubi”, ka thënë Ozil.

“Do të flasim në këtë verë për të qartësuar gjërat. Do të jetë gabim tash që të mendojmë për atë”, ka shtuar gjermani.

Reali transferon yllin e Bayernit

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron ta transferoj një ‘Santiago Bernabeu’ yllin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara.

Sipas Calciomercato.com, thuhet se Perez gjatë vërës do të bëj ofertë për reprezentuesin e Spanjës, përcjell Gazeta Express.

Alcantara kërkohet edhe nga Barcelona dhe Manchester City. Kurse, drejtuesit e Bayern Munichut, janë të gatshëm ta bllokojnë lojtarin duke i ofruar kontratë deri në vitin 2021.

Madje, me kontratën e re, Bayerni synon ta bëj spanjollin lojtarin më të paguar në ekip. Por, mbetet të shihet nëse Bayerni do t’i rezistoj ofertës së Realit.

Gjimnazistja që u deklarua si e zhdukur ishte arratisur me të dashurin

0

Vajza nga Librazhdi ngriti në këmbë policinë që prej 6 ditësh, që kur nëna e saj deklaroi se ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Ndërsa policia arriti ta gjente mbrëmjen e djeshme, u zbulua se B. Mana që studion në gjimnazin “Ibrahim Muça” në fshatin Librazhd Katund të Librazhdit, ishte arratisur në një aventurë disa ditore me të dashurin.

Këtë fakt ajo e ka pohuar pa droje edhe përballë policisë, të cilët e morën në pyetje menjëherë pasi u gjet. Gjimnazistja mësohet se ishte larguar pa adresë edhe herë të tjera, ndërsa një gjë të tillë e ka konsideruar si diçka normale, shkruan Lapsi.al.

Ndoshta ky fakt ka detyruar nënën e saj të marrë masa dhe të lajmërojë policinë.

Më datë 11 prill në Komisariatin e Policisë Librazhd ishte paraqitur nëna e saj Nexhmie Mana, 40 vjeçe banuese në Librazhd Katund, e cila kishte bërë kallëzim për largimin nga banesa të vajzës B.Mana, 18 vjeçe, nxënëse në gjimnazin e Librazhdit, e cila ishte larguar më datë 7 prill.

Avokati i njohur paralajmëron fortunë nga Specialja

0

Nuk ka asnjë arsye që Gjykata Speciale, të shtyjë ngritjen e aktakuzave deri në fund të këtij viti.

Kështu ka thënë për gazetën “Bota sot”, avokati Tomë Gashi, i cili ka komentuar deklaratën e gjyqtarit amerikan Charles L. Smith, se nuk do të marr rrugë për në Hagë deri në fund të këtij viti për shkak të ngritjes së aktakuzave nga kjo Gjykatë.

Smith ka deklaruar se parashikon se ngritja e aktakuzave të para nga Prokuroria do të marrë kohë deri atëherë.

Mirëpo, sipas avokatit Tomë Gashi, ka mbetur edhe shumë pak punë deri në fillimin e ngritjes së aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

“Absolutisht nuk ka asnjë arsye që ngritja e aktakuzave të para në Gjykatën Speciale të shtyhet deri në fund të këtij viti. Janë shumë arsye që kjo nuk do të ndodhë. Së pari, të gjithë gjyqtarët janë zgjedhur dhe janë emëruar nga organi kompetent i BE-së, po ashtu është zgjedhur kryetarja e gjykatës, pastaj është zgjedhur personeli përkatës i gjykatës , duke filluar nga stafi juridik deri te ai teknik, dhe kohë më parë gjykatësit kanë aprovuar rregullat e procedurave dhe të provave. Ka mbetur që për këto të jep mendimin lidhur me kushtetuteshmerinë paneli i Gjykatës Speciale që vepron si panel i veçantë i Gjykatës Kushetuese të Kosovës, dhe kjo punë do të kryhet brenda këtij muaji. Pastaj, të gjitha rrugët janë të hapura që Gjykata Speciale të fillojë punën e saj efektive”, ka theksuar ai.

Gashi ka kujtuar raportin e Prokurorit Wiliamson, i cili kishte deklaruar qysh para dy viteve se ka akuza të gatshme, e po ashtu, kryeprokurori Shëideman, i cili ka thënë se akuzat i ka gati.

“Ju kujtohet raporti i prokurorit special për hetim të posaçëm të raportit të Dick Marty zotit Clint Ëiliamson që para më shumë se dy vitesh në konferencë në Bruksel pati deklaruar se ai ka akuza të gatshme për t`i dërguar në gjykim, por nuk ka kujt t’ia dërgojë, sepse pritej formimi i Gjykatës Speciale. Ju kujtohet deklarata e kryprokurorit Shëideman kohë më parë që deklaroi se akuzat i ka gati dhe nuk do të kursej askënd nëse ka prova kundër tij. Ai tha se nuk do të ndikohet nga politika dhe është nëse në Kosovë mund të ketë turbulenca politike, akuzat do të ngritën”, ka nënvizuar ai.

Të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera, sipas avokatit Tomë Gashi, lënë të kuptohet se jemi afër ngritjes së akuzave të para në Gjykatën Speciale në Hagë.

Protestohet kundër dënimit që iu dha vrasësit të Zejnepe Berishës

0

Gratë e Kosovës sot protestojnë kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, e cila ka dënuar me 12 vjet burg, Nuhi Berishën, personit që vrau gruan e tij Zejnepe Berisha.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me anë të kësaj proteste kërkojnë që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.

“Fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra. Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu, ju rikujtojmë se në të kaluarën institucionet përgjegjëse janë deklaruar se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje, por dënimet e tilla minimale nuk po përçojnë të njëjtin mesazh. Ato po japin mesazhin e gabuar se krimet e tilla makabre nuk do të marrin dënimin e merituar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.

Sipas Rrjetit të Grave me vendime të tilla organet e drejtësisë inkurajojnë vrasjen. Protesta fillon në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo bukuroshe po i trullos të gjithë me gjoksin dhe të pasmet e saj bombastike (Foto)

0

Konstantina Gianni ka një llogari në Instagram plot me fotografi mahnitëse.

Më poshtë Gazeta Express sjell për ju disa nga fotografitë më të “nxehta” të bukuroshes greko-vietnameze, ku ajo nuk heziton ta shfaqë trupin e saj fantastik.

Do ta keni shumë (shumë) të vështirë të mos ia bëni “Follow” në Instagram pasi t’i shihni ato.