19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Në Prizren, konferencë mbi zhvillimin lokal dhe marrëdhëniet me jashtë

Sot në Prizren do të mbahet konferenca njëditore “Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”.

Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se në këtë konferencë do të marrin pjesë udhëheqës të pushtetit lokal, të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme si: zhvillimi ekonomik lokal dhe bashkëpunimi ndërkufitar i qyteteve në tërheqjen e donacioneve.

“Kjo konferencë është vazhdimësi e aktiviteteve të MPJ-së të dala nga rekomandimet e Konferencës së Ambasadorëve, të mbajtur në fund të vitit të kaluar”, ka thënë Xhemaj, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Është paradoksale kur një kryetar komune, qëndron në një vizitë jashtë dhe ambasada nuk është e njoftuar. Ne kemi përgatitur një dokumentet ku kemi listuar organizatat”, ka thënë ai.

Sipas Xhemajt, ngjarja më e madhe kulturore “Dokufest” është një bum i kulturës.

“Ne do të kemi edhe ngjarje në qytete të tjera. Do të asistojmë në këtë drejtim. Sot do të jetë në panel edhe nënkryetari e Baskisë së Tiranës i cili do të flasë për projektet e Tiranës”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se Tirana po zhvendoset përtej Shqipërisë.

“Kur ishim në Tiranë së fundi me ministrin Hoxhaj dhe patëm takim me Erion Veliajn, ai na tregoi për modelin e mbledhjes së mbeturinave. Verona është një model i mirë”, ka thënë ai.

Xhemaj ka thënë se jetojmë në Kosovë dhe kemi nevoja bazike si qytetarë. /RTKlive

Më Shumë

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit