7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 5935

Prizren, një person kapet me drogë

0

Policia ka bërë me dije se në Prizren, është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 6.60 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Shkel urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se në Prizren, përkatësishtë në rrugën “Beteja e Koshares”, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata me ç’rast ka shkuar në banesën e viktimës femër shqiptare dhe të njëjtën e ka kanosur në mënyrë verbale, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kryetari i Malishevës priti zyrtarët e OSBE-së

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot ekipin e OSBE-së. të udhëhequr nga Umit Aynaci, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, si dhe për mundësinë e organizimit të një projekti rajonal të bashkëpunimit, mes komunave, sidomos me rininë.

 Pas ju uroi mirëseardhje përfaqësuesve të OSBE-së, kryetari Begaj, tha se “rinia është një sektor me interes të  veçantë për Malishevës, dhe përkrahja nuk ka munguar asnjëherë dhe sigurisht se nuk dot mungoj”, përderisa i dha përkrahje edhe iniciativës së misionit të OSBE-së, për këtë këto aktivitete me karakter edukativ, rinor dhe kulturor.

Nga ana tjetër, Umit Aynaci, zyrtar i OSBE-së, e prezantoi projektin e OSBE-së, bashkëpunim ndërkomunal, me theks të veçantë rininë, ku shihen një varg aktivitetesh mes të rinjve nga të gjitha komunat e regjionit të Prizrenit, ku do të përfshihen të rinjtë nga të gjitha komunitetet. /PrizrenPress.com/

Prizren: Digjen mijëra euro në shtëpinë e përfshirë nga zjarri

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e shtëpisë që ndodhi dje në rrugën “Bajram Curri” në Prizren.

“Raportohet se në një objekt ka shpërthyer zjarri. Njësiti policor ka takuar viktimën mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij nga zjarri janë djegur rreth 12.000-13.000 euro para të gatshme si dhe janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 5.000 euro”, thuhet në raportin ditorë të policisë, përcjellë PrizrenPress.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com/

Rrihen re e vjehërr në Malishevë

0

Të martën në Malishevë, në orën 19:00, viktima femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje me vjehrrën e saj janë përleshur fizikisht.

“Të dyja kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Ndërkohë që nuk është raportuar për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Rrëmbehet një person në Prizren për shkak të një borxhi

0

Policia njofton se një person i komunitetit rom është rrëmbyer në Prizren nga dy të dyshuar, të cilët e kishin futur në një veturë ku është mbajtur për një kohë.

Sipas Policisë, arsyeja e rrëmbimit ishte borxhi që viktima i kishte njërit prej të dyshuarve.

“Viktima mashkull K-Rom ka raportuar se është marrë me forcë nga dy të dyshuar dhe është futur në një veturë ku është mbajtur për një kohë. Sipas viktimës rasti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte një borxh njërit prej të dyshuarve”, thuhet në raportin ditor të policisë, përcjellë PrizrenPress.

Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

Dita e Rock-ut

0

Kosova ka shumë talenta për të zhvilluar muzikën Rok, e cila sot shënon ditën e saj. Kështu kanë deklaruar kompozitori Florent Boshnjaku dhe Dukagjin Lipa themelues të grupit ODA, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Themeluesi i grupit ODA, Dukagjin Lipa, i cili njeherit është edhe babai i Këngëtares nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa thënë se këtë ditë e festojnë çdo vit.

“Kjo ditë shënohet si ditë e Rokut. Është mirë që kemi këtë ditë. Është mënyrë e jetesës. Është një kënaqësi që i kujtojmë ato ditë të hershme. Kur kemi shkruar këngë. Kur kemi kënduar këngë”, ka thënë Boshnjaku sot për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij grupi Oda ka pasur disa këngë e që janë kanë të pëlqyera nga publiku.

“Për neve është mirë që ato këngë përcillen dhe këndohen dhe pëlqehen nga publiku”, ka thënë Lipa.

Ai ka bërë me dije se deri në muajin shtator do të mund të shohim projekte e reja të ODA-s”.

“Në shtator do të kemi një aktivitet të grupit ODA. Besoj se do ta përmbushim planin. Kosova ka talenta për këtë muzikë”, ka thënë Lipa.

Kurse kompozitori Florent Boshnjaku, ka thënë se Roku është transformuar.

“Rokenrolli është nga brenda dhe krijon atë kënaqësi. Sa herë që ne kemi pasur grup, ose grupet në botë i lidh një kënaqësi, ka thënë ai.

Boshnjaku, ka vlerësuar se tani është kohë ndryshe për muzikën.

“Interneti është duke kryer punën për gjenerata e reja. Jemi duke u përgatitur për projektin e radhës”, ka thënë Boshnjaku. /RTKlive

Arbëreshët synojnë UNESCO-n

0

Arbëreshët gjithë jetën e tyre kanë njohur dy atdhe, por mbi çdo gjë qëndron dashuria për Shqipërinë ndaj dhe janë treguar shumë “fanatik” në ruajtjen e vlerave kulturore dhe shpirtërore të tyre.

Shumë prej nesh i njohin ata si shqiptarët e Italisë së jugut, të cilët kanë ditur shumë mirë të transmetojnë identitetin kulturor tek brezat e rinj dhe të mbajnë gjallë aq shumë elemente përbërës, të cilët është shumë e vështirë t’i gjesh në një kulturë tjetër.

Së fundmi arbëreshët kanë kërkuar që vlerat e tyre jomateriale ta bëhen pjesë e UNESCO-s dhe si rrjedhim për këtë proces kërkojnë dhe ndihmën e Shqipërisë.

“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.

Hartimi i një plani e ka bërë këtë një proces edhe më të lehtë, pasi e ka hartuar vetë komuniteti duke u bazuar gjithmonë tek vlerat jomateriale që përcjellin.

Ky plan përmban brenda tij gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore, “pasuri” kjo e pakrahasuar me asnjë minoritet tjetër në Evropë.

“Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, vazhdoi më tej Matteo Mandala.

Trashëgimia e pasur është në dokumente që ende nuk janë zbuluar, ndaj kjo thirrje për bashkëpunim u bë në një konferencë me temë “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit italian”. Dhe arbëreshët janë shpresëplotë në kërkesën e tyre. /Konica.al

Tronditet stafi madrilen

0

Gareth Bale është lënduar në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shpjeguar se zëvendësimi i Gareth Bale në minutën e 58-të ishte i detyruar, pasi uellsiani ndjente dhembje.

“Bale kishte dhembje dhe nuk dëshironte të rrezikonte, por duket se tashmë është shumë keq. Të shohim”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

Inzaghi: Juventusi e meriton triumfin në Champions

0

Filippo Inzaghi beson se pas fitores kundër Barcelonës, skuadra e Juventusit e meriton triumfin në Champions League.

Në një intervistë për mediat vendase, Inzaghi nuk ka kursyer elozhet për sulmuesin Dybala i cili mbrëmjen e djeshme shënoi dy gola.

“Unë në karrierën time i kam shënuar vetëm një gol Barcelonës, ndërsa Dybala megjithëse është 23 vjeç i shënoi dy gola brenda natës. Të dy golat ishin njëri më i bukur se tjetri, ndërsa më duhet të nënvizoj se nuk arrij ta konceptoj se si mbrojtësit e Barcelonës i lënë aq shumë hapësirë një sulmuesi si ai. Paolo është një ‘vrasës’ të cilit nëse i lihet hapësira më e vogël të ndëshkon”, u shpreh ai.

“Përgëzime Juventusit për fitoren sepse realisht është skuadra që meriton të fitojë këtë trofe”.

“Kjo ishte një fitore shumë e vyer pasi lëshon sinjale se Juventusi nuk ka frikë nga askush, por në të njëjtën kohë shanset që të fitojë Champions Leaguen janë akoma edhe më të mëdha me një Dybala në super-formë”.