Home Blog Page 5938

Nis restaurimi i postës së parë në Prizren

0

Realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa – monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga buxheti i shtetit. Ndërsa, zbatimi i punimeve në këto ndërtesa po bëhet nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sipas projekteve dhe planeve teknike të miratuara nga Komisioni për Vlerësimin e Projekteve restauruese – konzervuese në kuadër të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve konservuese – restauruese për vitin 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar me ndërmarrjen e masave të riparimit emergjente në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit dhe objektet tjera që gjendën në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme.

Realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa – monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga buxheti i shtetit. Ndërsa, zbatimi i punimeve në këto ndërtesa po bëhet nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sipas projekteve dhe planeve teknike të miratuara nga Komisioni për Vlerësimin e Projekteve restauruese – konzervuese në kuadër të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Ndërtesa e Postës së parë të Prizrenit gjendet në pjesën jugore të Prizrenit, në lagjen e ashtuquajtur “Saraj”. Ndërtesa në fjalë ka vlerë historike si Posta e parë e qytetit e cila është themeluar gjatë shek. XIX. Bazuar në dokumentet e vjetra të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë kohës Posta ka shërbyer për dërgimin dhe pranimin e peticioneve, lajmeve dhe konfirmimeve të rëndësishme që ndërlidhen me ngjarjen e rëndësishme historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Duke u bazuar në dokumentet arkivore dhe në hartat e vjetra, rrjeti i parë telegrafik Prizren – Shkup është iniciuar nga Valiu i Shkupit në vitin 1864, dhe është përfunduar ndërtimi i postës së bashku me të gjitha aparaturat deri në vitin 1870.

Programi i Trashëgimisë Kulturore i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cii po implementohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të aktiviteteve konservuese/restauruese, përfshin ndërmarrjet e masave riparuese emergjente për monumente arkitekturale që janë në gjendje teknike të dëmtuar dhe të rrezikuara.

Ky angazhim institucional do vazhdoj tuje në rikthimin e identitetit kulturor dhe historik të qytetit të Prizrenit./

Aksident i rëndë në Autostradë

0

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas një fotografie të dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihet një veturë e rrokullisur.

Qytetari ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në zonën e Prizrenit.

Sipas asaj që shihet në foto, vetura është me tabela regjistrimi të Shqipërisë.

Po ashtu, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe automjeti që tërheqë veturat e aksidentuara ose me defekt.

Në 190-vjetorin e lindjes së Kristoforidhit, “Gjahu i malësorëvet” vjen i digjitalizuar

0

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në 190-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit dhe përkthyesit Kostandin Kristoforidhi, fton publikun të njihet me editimin dixhital të veprës “Gjahu i malësorëvet”, tregimin e parë të prozës artistike shqipe, shkruar nga autori në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht.

Tregimi u botua mbas vdekjes së Kristoforidhit te “Albania” e Konicës më 1902 dhe pati disa botime të mëtejshme, duke sprovuar dy trajta gege, atë veriore dhe atë më të ndërmjetme të Elbasanit, si dhe dialektin toskë. BKSH ka përzgjedhur për lexuesit e saj botimin e vitit 1950, përgatitur nga studiuesi i mirënjohur Ziaudin Kodra.

Ky botim jep mundësinë të kryhet leximi paralel në dy dialektet si dhe të shijohet eleganca gjuhësore dhe mjeshtëria e penës së autorit. Tashmë “Gjahu i malësorëvet” mund të shfletohet online në faqen zyrtare të BKSH (www.bksh.al) dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.

Nobelisiti Bob Dylan: Këngët nuk janë letërsi, ato duhen kënduar

0

Bob Dylan më në fund e ka mbajtur ligjëratën që është e nevojshme për ta mbajtur shpërblimin, i cili vjen me çmimin “Nobel” për letërsi.

Ylli veteran në tetor e mori çmimin që peshon 900 mijë dollarë, por e pranoi atë tek në fund të marsit në një ceremoni private. I është dashur ta mbajë ligjëratën, në të cilën Buddy Hollyn e përmend si ndikim.

Dylan ka pasur kohë deri më 10 qershor për ta përmbushur këtë kriter ose ta humbë shpërblimin monetar, thuhet në shkrimin e BBC-së, që sot e transmeton “Koha Ditore”. Gjatë ligjëratës 27-minutëshe të incizuar të dielën në Los Angeles e të transmetuar të hënën në mëngjes, këngëtari ka përmendur tre libra që kanë pasur ndikim te ai: “Moby Dick” të Herman Melville, “Odiseja” të Homerit dhe “”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”” të Erich Maria Remarques. Ligjërata është publikuar në ueb-faqen e “Nobelit”.

“Fjalimi është i jashtëzakonshëm dhe, sikur mund të pritet, elokuent. Tani që ai e ka mbajtur ligjëratën, aventurës Dylan po i vjen fundi”, ka shkruar në një postim Sara Danius, sekretare permanente e Akademinë Suedeze, që ndan çmimet “Nobel”.

“Nëse do të kthehesha në agim të të gjithave, mendoj që do të nisja me Buddy Hollyn…ai ishte arketip. Gjithçka që unë nuk isha dhe dëshiroja të bëhesha”, ka thënë Dylan “Është dashur të udhëtoja qindra kilometra për ta parë atë tek performonte dhe nuk ishte zhgënjyer me këtë”. Duke e përshkruar atë, ka thënë se Holly “ishte i fuqishëm dhe elektrizues dhe që kishte një prezencë komanduese”.

“Papritmas ndodhi gjëja më e çuditshme. Ai më shikoi drejt në sy dhe më transmetoi diçka. Diçka që nuk e kisha ditur. Dhe më rrëqethi”, ka thënë Dylan.

“Duke i dëgjuar të gjithë ata artistë të hershëm të folkut, dhe duke i kënduar vetë këngët, ju e përvetësoni gjuhën e folur”, ka thënë Dylan. Pastaj ka folur për ndikimet që ka pasur në aspektin letrar.

Ai e ka përshkruar “Moby Dick” si “një libër fascinues, një libër që është i mbushur me skena të dramës së madhe dhe dialog dramatik”.

Për “”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” ka thënë se është një rrëfim horror.

“Ky është një libër ku ju e humbni fëmijërinë, besimin tuaj në fjalën domethënëse dhe shqetësimin tuaj për individë”, ka thënë Dylan.

Për “Odisenë” ka thënë se është libër i mrekullueshëm, temat e të cilit kanë funksionuar në baladat e shumë kantautorëve.

Dylan gjithashtu ka folur për domethënien në këngë.

“Nëse një këngë ju prek, kjo është më e rëndësishme. Nuk dua ta di se çfarë do të thotë një këngë. I kam shkruar të gjitha llojet e gjërave në këngët e mia. Dhe nuk do të brengosem për atë se çfarë nënkuptojnë ato”, ka thënë Dylan.

Ai ka konkluduar se “këngët tona janë gjallë në tokën e jetesës”. “Por këngët nuk janë letërsi. Ato duhen kënduar, jo lexuar. Fjalët në shfaqjet e Shakespeareit është dashur të inskenoheshin. Sikurse këngët në tekste që duhet të këndohen, jo të lexohen në një faqe”, ka thënë ai. “Dhe shpresoj që disa nga ju ta keni shansin t’i dëgjoni këto tekste në mënyrën sesi ato kanë pasur qëllim të dëgjohen: në një koncert apo incizim ose kudo qoftë që njerëzit i dëgjojnë këngët ditëve të sotme. Po rikthehem te Homeri, i cili thoshte: ‘më këndo mua, oh Muzë, dhe nëpërmjet meje, rrëfeje historinë”.

I arratisuri përfshihet në një sulm në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati të kanë sulmuar me mjete të mprehta një person.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Gjithashtu sipas raportit të policisë në këtë rast është përdorur edhe arma e zjarrit.
“Në rast dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit, pasi që në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit policia ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve si dhe viktimës i janë gjetur tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar edhe më tutje rastin./Insajderi.com

Veseli në Therandë: Fillimi i Ri garanton fuqizimin e shtetit të Kosovës (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kanë shpalosur në Therandë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka vlerësuar lartë kandidatët e PDK-së nga Theranda, zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj, si dhe Luljeta Veselajn.

“Ju ftoj që më 11 qershor të mendoni për fëmijët tuaj, Kosovën, të ardhmen, partneritetin tonë me SHBA-në, t’i votoni ata që ndërtojnë jo ata që djegin, ata që bëjnë punë të mirë, përkraheni të gjithë bashkërisht PDK-në, përkraheni Fillimin e Ri. Votoni kandidatët e PDK-së, Luljeta Veselaj së është bija juaj, votojeni intelektualin diplomatin tuaj Enver Hoxhaj, votone veten e juaj Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli.

Veseli ka prezantuar programin për Fillimin e Ri, ku ka garantuar therandasit për rritje pagash, zhvillim ekonomik, integrim të fuqishëm të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Një Fillim i Ri që e fuqizon sakrificën tonë shekullore dhe e lartëson flamurin shtetëror, të cilin e lartësoi edhe fituesja e medales së artë olimpike, Majlinda Kelmendi”.

Zëvendëskryetari Hoxhaj ka thënë se takimi i sotëm flet që PDK-ja në Therandë është forca më e madhe politike, dhe forca e vetme e ndryshimit që ka Kosova. Ai ka vlerësuar lartë Kadri Veselin, i cili, tha se është lider i vendimeve të mëdha.

“PDK është parti e besimit. Tash ne jemi në një Fillim të Ri, por fillimi i ri nuk mund të nisë me liderë që nuk kanë bateri të forta, që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha

Me Kadri Veselin, fuqizohet qytetari, pensionisti, rinia, gratë dhe vetë shteti. Kosova do të duket ndryshe pas 4 vitesh falë një shprese, një optimizmi, një besimi, që kemi në Therandë, në Kosovë, dhe kjo forcë e ka vetëm një emër dhe mbiemër, e ai është Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

18947163_10213458262832396_1358852252_o18986443_10213458263032401_1234703061_o18986418_10213458262952399_1675482341_o18948984_10213458262992400_846488999_o18948806_10213458263152404_2125875977_o

Prizren: I akuzuari për vjedhje, akuzon policinë se e kanë keqtrajtuar

0

Krenar Kabashi, i cili së bashku me Artan Jasharin dhe Përparim Berishën, akuzohen për grabitje të një barnatoreje në Suharekë, të hënën, ka deklaruar se gjatë marrjes në pyetje në Stacionin Policor në Suharekë, është sulmuar fizikisht.

I akuzuari Kabashi, ka thënë se në dhomën ku është marrë në pyetje kanë qenë 5 policë, ndërsa njëri prej tyre i ka rënë me shuplakë dhe e ka fyer me fjalë, duke shtuar se nga frika ka deklaruar ashtu si ata i kanë thënë, pasi që nuk ka pasur avokat.

Ky i akuzuar gjatë mbrojtjes së tij, ka thënë se nuk ka pasur të bëjë fare me grabitjen e ndodhur. Ai ka thënë se në ditën kritike e ka thirrur i akuzuari Artan Jashari, të cilin e ka pasur shok dhe i kishte thënë se do t’ia jep një borxh prej 50 euro që ia kishte pasur, ndërsa ky i kishte thënë që të takohen më shpejtë sepse kishte për të shkuar për Prishtinë.

Kur kishte shkuar tek vendi ku i kishte thënë i akuzuari Jashari, aty në veturë kishte hipur ai së bashku me të akuzuarin Përparim Berisha dhe e kishin lutur që t’i merrte me vete për në Prishtinë, gjë që ai kishte pranuar. Tutje, ka mohuar të ketë ditur se dy të akuzuarit Jashari dhe Berisha, kanë plaçkitur atë ditë ndonjë lokal.

Në këtë seancë, po ashtu ka dhënë mbrojtjen edhe i akuzuari Përparim Berisha, i cili ka thënë se në ditën kritike ishte takuar me të akuzuarin Artan Jashari, kishin konsumuar substanca narkotike, të llojit marihuanë dhe më pas kishin biseduar për të plaçkitur një barnatore në Suharekë.

Sipas Berishës, i akuzuari Krenar Kabashi nuk ka qenë pjesë e planit për grabitje, por se vetëm ka ardhur aty ku i ka thënë Artani dhe me kërkesë të tyre i ka dërguar në Prishtinë.

Me këtë rast, prokurori i rastit, Metush Biraj, e ka ballafaquar të akuzuarin me deklaratën në prokurori, ku ai kishte deklaruar se plani për grabitje është bërë në makinën e të akuzuarit, Krenar Kabashi.

Por, ai ka thënë se megjithëse ka pasur avokat gjatë deklaratës në prokurori, prej frikës ka shtuar gjëra, por që sipas tij, nuk janë të vërteta ato që ka thënë atëherë, por ato që ka thënë në seancën gjyqësore.

Pas përfundimit të mbrojtjes nga të akuzuarit, me kërkesë të avokatëve dhe prokurorit se kanë nevojë për kohë që të përgatisin fjalët përfundimtare të tyre, kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka shtyrë shqyrtimin për 9 qershor 2017, 10:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, më mars të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Artan Jashari, Përparim Berisha dhe Krenar Kabashi, të cilët i ngarkon me veprën penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, më 3 shkurt 2017, rreth orës 20:30, sipas marrëveshjes paraprake në mes tyre, pasi kanë vëzhguar barnatoren “Vjosa-Pharm”, e kanë grabitur të njëjtën.

Aktakuza përshkruan se si dy të akuzuarit e parë kanë hyrë në barnatore me maska, kanë marrë arkën e lokalit, kanë kërcënuar shitësen, ndërsa më pas janë larguar me makinën e të akuzuarit Krenar Kabashi, në drejtim të Prishtinës./betimiperdrejtesi/

Erdogan-Gulenit: Kthehu dhe dil në gjyq ose do të hiqet nënshtetësia turke

0

Turqia paralajmëroi 130 persona, duke përfshirë dy anëtarë të parlamentit dhe klerikun me banim në SHBA, Fethullah Gulen, se “shtetësia e tyre do të quhet e pavlefshme nëse ata nuk kthehen në vend dhe të dalin në gjyq deri në shtator”, sipas një dokumenti të botuar sot.

Lista u botua Gazetën Zyrtare, si vazhdim i një dekreti të lëshuar në janar si rezultat i gjendjes së vazhdueshme të jashtëzakonshme.

Dy parlamentarët e paralajmëruar Faysal Sariyildiz dhe Tugba Hezer Ozturk i përkasin Partisë Demokratike të Popujve, prokurdeë (HDP).

Njëmbëdhjetë deputetë të HDP-së janë në burg, duke përfshirë liderin, Selahattin Demirtas, së bashku me mijëra anëtarë të partisë.

Partia (HDP) është nën presionin e qeverisë e cila e akuzon atë për lidhje me militantët kurdë.

Partia thotë se është vënë në shënjestër pasi kundërshtoi përpjekjet e  fundit të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për të zgjeruar kompetencat e tij.

Qeveria akuzoi Gulen për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar. Gulen ka mohuar akuzat për përfshirje në puçin e dështuar të shtetit.

Kandidatët e PDK-së në Prizren, vizituan Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike

0

Kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren, vizituan Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike.

Ata, nga afër dëgjuan në detaje aktivitetet që zhvillojnë bashkesitë fetare, roli i tyre në shoqëri dhe kërkesat e tyre gjatë viteve në vijim, përfshirë edhe pritjet që kanë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Kandidatët, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Nijazi Kryeziu, theksuan se me kujdes të shtuar do provojnë që kërkesat e bashkësive fetare të elaborohen dhe të marrin prioritetin meritor nga kuvendi i Kosovës dhe së bashku të angazhohen për miratimin e ligjit për bashkësitë fetare në Kosovë dhe komplimentuan rolin e tyre në thellimin e tolerancës ndërfetare në komunën e Prizrenit.

SHBA-ja mund të tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

0

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se po shqyrtonjne tërheqjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar qëndrimin e “njëanshëm” mbi Izraelin.

Ambasadorja e Trump në OKB, Nikki Haley tha se SHBA-ja ishte “duke parë me kujdes” në rolin e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Ajo tha se ishte “e vështirë të pranohej” fakti se kundër Izraelit u miratuan pesë rezoluta, edhe pse është aleati besnik i Amerikës, por asnjë rezolute nuk u konsiderua kundër Venezuelës.

Deklarata vjen vetëm disa ditë pas daljes nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimaterike./SYRI.net/