Home Blog Page 5939

I arratisuri përfshihet në një sulm në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati të kanë sulmuar me mjete të mprehta një person.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Gjithashtu sipas raportit të policisë në këtë rast është përdorur edhe arma e zjarrit.
“Në rast dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit, pasi që në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit policia ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve si dhe viktimës i janë gjetur tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar edhe më tutje rastin./Insajderi.com

Veseli në Therandë: Fillimi i Ri garanton fuqizimin e shtetit të Kosovës (Foto)

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kanë shpalosur në Therandë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka vlerësuar lartë kandidatët e PDK-së nga Theranda, zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj, si dhe Luljeta Veselajn.

“Ju ftoj që më 11 qershor të mendoni për fëmijët tuaj, Kosovën, të ardhmen, partneritetin tonë me SHBA-në, t’i votoni ata që ndërtojnë jo ata që djegin, ata që bëjnë punë të mirë, përkraheni të gjithë bashkërisht PDK-në, përkraheni Fillimin e Ri. Votoni kandidatët e PDK-së, Luljeta Veselaj së është bija juaj, votojeni intelektualin diplomatin tuaj Enver Hoxhaj, votone veten e juaj Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli.

Veseli ka prezantuar programin për Fillimin e Ri, ku ka garantuar therandasit për rritje pagash, zhvillim ekonomik, integrim të fuqishëm të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Një Fillim i Ri që e fuqizon sakrificën tonë shekullore dhe e lartëson flamurin shtetëror, të cilin e lartësoi edhe fituesja e medales së artë olimpike, Majlinda Kelmendi”.

Zëvendëskryetari Hoxhaj ka thënë se takimi i sotëm flet që PDK-ja në Therandë është forca më e madhe politike, dhe forca e vetme e ndryshimit që ka Kosova. Ai ka vlerësuar lartë Kadri Veselin, i cili, tha se është lider i vendimeve të mëdha.

“PDK është parti e besimit. Tash ne jemi në një Fillim të Ri, por fillimi i ri nuk mund të nisë me liderë që nuk kanë bateri të forta, që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha

Me Kadri Veselin, fuqizohet qytetari, pensionisti, rinia, gratë dhe vetë shteti. Kosova do të duket ndryshe pas 4 vitesh falë një shprese, një optimizmi, një besimi, që kemi në Therandë, në Kosovë, dhe kjo forcë e ka vetëm një emër dhe mbiemër, e ai është Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

18947163_10213458262832396_1358852252_o18986443_10213458263032401_1234703061_o18986418_10213458262952399_1675482341_o18948984_10213458262992400_846488999_o18948806_10213458263152404_2125875977_o

Prizren: I akuzuari për vjedhje, akuzon policinë se e kanë keqtrajtuar

0

Krenar Kabashi, i cili së bashku me Artan Jasharin dhe Përparim Berishën, akuzohen për grabitje të një barnatoreje në Suharekë, të hënën, ka deklaruar se gjatë marrjes në pyetje në Stacionin Policor në Suharekë, është sulmuar fizikisht.

I akuzuari Kabashi, ka thënë se në dhomën ku është marrë në pyetje kanë qenë 5 policë, ndërsa njëri prej tyre i ka rënë me shuplakë dhe e ka fyer me fjalë, duke shtuar se nga frika ka deklaruar ashtu si ata i kanë thënë, pasi që nuk ka pasur avokat.

Ky i akuzuar gjatë mbrojtjes së tij, ka thënë se nuk ka pasur të bëjë fare me grabitjen e ndodhur. Ai ka thënë se në ditën kritike e ka thirrur i akuzuari Artan Jashari, të cilin e ka pasur shok dhe i kishte thënë se do t’ia jep një borxh prej 50 euro që ia kishte pasur, ndërsa ky i kishte thënë që të takohen më shpejtë sepse kishte për të shkuar për Prishtinë.

Kur kishte shkuar tek vendi ku i kishte thënë i akuzuari Jashari, aty në veturë kishte hipur ai së bashku me të akuzuarin Përparim Berisha dhe e kishin lutur që t’i merrte me vete për në Prishtinë, gjë që ai kishte pranuar. Tutje, ka mohuar të ketë ditur se dy të akuzuarit Jashari dhe Berisha, kanë plaçkitur atë ditë ndonjë lokal.

Në këtë seancë, po ashtu ka dhënë mbrojtjen edhe i akuzuari Përparim Berisha, i cili ka thënë se në ditën kritike ishte takuar me të akuzuarin Artan Jashari, kishin konsumuar substanca narkotike, të llojit marihuanë dhe më pas kishin biseduar për të plaçkitur një barnatore në Suharekë.

Sipas Berishës, i akuzuari Krenar Kabashi nuk ka qenë pjesë e planit për grabitje, por se vetëm ka ardhur aty ku i ka thënë Artani dhe me kërkesë të tyre i ka dërguar në Prishtinë.

Me këtë rast, prokurori i rastit, Metush Biraj, e ka ballafaquar të akuzuarin me deklaratën në prokurori, ku ai kishte deklaruar se plani për grabitje është bërë në makinën e të akuzuarit, Krenar Kabashi.

Por, ai ka thënë se megjithëse ka pasur avokat gjatë deklaratës në prokurori, prej frikës ka shtuar gjëra, por që sipas tij, nuk janë të vërteta ato që ka thënë atëherë, por ato që ka thënë në seancën gjyqësore.

Pas përfundimit të mbrojtjes nga të akuzuarit, me kërkesë të avokatëve dhe prokurorit se kanë nevojë për kohë që të përgatisin fjalët përfundimtare të tyre, kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka shtyrë shqyrtimin për 9 qershor 2017, 10:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, më mars të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Artan Jashari, Përparim Berisha dhe Krenar Kabashi, të cilët i ngarkon me veprën penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, më 3 shkurt 2017, rreth orës 20:30, sipas marrëveshjes paraprake në mes tyre, pasi kanë vëzhguar barnatoren “Vjosa-Pharm”, e kanë grabitur të njëjtën.

Aktakuza përshkruan se si dy të akuzuarit e parë kanë hyrë në barnatore me maska, kanë marrë arkën e lokalit, kanë kërcënuar shitësen, ndërsa më pas janë larguar me makinën e të akuzuarit Krenar Kabashi, në drejtim të Prishtinës./betimiperdrejtesi/

Erdogan-Gulenit: Kthehu dhe dil në gjyq ose do të hiqet nënshtetësia turke

0

Turqia paralajmëroi 130 persona, duke përfshirë dy anëtarë të parlamentit dhe klerikun me banim në SHBA, Fethullah Gulen, se “shtetësia e tyre do të quhet e pavlefshme nëse ata nuk kthehen në vend dhe të dalin në gjyq deri në shtator”, sipas një dokumenti të botuar sot.

Lista u botua Gazetën Zyrtare, si vazhdim i një dekreti të lëshuar në janar si rezultat i gjendjes së vazhdueshme të jashtëzakonshme.

Dy parlamentarët e paralajmëruar Faysal Sariyildiz dhe Tugba Hezer Ozturk i përkasin Partisë Demokratike të Popujve, prokurdeë (HDP).

Njëmbëdhjetë deputetë të HDP-së janë në burg, duke përfshirë liderin, Selahattin Demirtas, së bashku me mijëra anëtarë të partisë.

Partia (HDP) është nën presionin e qeverisë e cila e akuzon atë për lidhje me militantët kurdë.

Partia thotë se është vënë në shënjestër pasi kundërshtoi përpjekjet e  fundit të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për të zgjeruar kompetencat e tij.

Qeveria akuzoi Gulen për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit vitin e kaluar. Gulen ka mohuar akuzat për përfshirje në puçin e dështuar të shtetit.

Kandidatët e PDK-së në Prizren, vizituan Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike

0

Kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren, vizituan Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike.

Ata, nga afër dëgjuan në detaje aktivitetet që zhvillojnë bashkesitë fetare, roli i tyre në shoqëri dhe kërkesat e tyre gjatë viteve në vijim, përfshirë edhe pritjet që kanë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Kandidatët, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Nijazi Kryeziu, theksuan se me kujdes të shtuar do provojnë që kërkesat e bashkësive fetare të elaborohen dhe të marrin prioritetin meritor nga kuvendi i Kosovës dhe së bashku të angazhohen për miratimin e ligjit për bashkësitë fetare në Kosovë dhe komplimentuan rolin e tyre në thellimin e tolerancës ndërfetare në komunën e Prizrenit.

SHBA-ja mund të tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

0

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se po shqyrtonjne tërheqjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar qëndrimin e “njëanshëm” mbi Izraelin.

Ambasadorja e Trump në OKB, Nikki Haley tha se SHBA-ja ishte “duke parë me kujdes” në rolin e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Ajo tha se ishte “e vështirë të pranohej” fakti se kundër Izraelit u miratuan pesë rezoluta, edhe pse është aleati besnik i Amerikës, por asnjë rezolute nuk u konsiderua kundër Venezuelës.

Deklarata vjen vetëm disa ditë pas daljes nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimaterike./SYRI.net/

Albin Kurti: Mbrëmë na e ndalën rrymën në Prizren, mirëpo askush s’mund ta ndalë dritën që po vjen!

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se dje në një tubim në Tusus u është ndalur rryma.Ai ka thënë se askush nuk mund ta ndalë dritën që po vjen,

Shënimi i plotë:

Mbrëmë dikujt i pengoi pjesëmarrja masive në tubimin tonë në lagjen Tusuz të Prizrenit, dhe na e ndërpreu rrymën me qëllimin që të na i ndalte tubimin. Mirëpo terri nuk mund ta ndalë dritën që po vjen.Koalicionet e hileqarëve dhe hajnave, bashkë me oligarkët dhe sharlatanët e tyre që shiten si analistë, nuk do të mund t’ia ndalin ndriçimin Kosovës.Ndaj bashkohuni me VETËVENDOSJE!-n, bashkohuni me fitoren.

#Albini2017

“Kurilla” e Prizrenit mbështet fuqishëm Nismën

0

Kryetari i NISMA për Kosoven, dega në Prizren, Zafir Berisha së bashku me kandidatet për deputet Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni, mbrëmë ishin në lagjen “Kurilla”, ku u mbështet fuqishëm kandidatura e tyre për deputet në parlamentin e ardhshëm të Kosoves.

Kryetari i deges së NISMA-s në Prizren, njëherit edhe deputeti i ardhshëm në kuvendin e Kosoves, Zafir Berisha, para të pranishmëve tha se kjo lagje përherë ka ditur të rreshtohet rreth atyre njerëzve të fjales, prandaj nuk është i rastësishëm edhe sllogani i NISMA-s, “Ne mbajmë fjalën”.

Projekti i NISMA për Kosoven në krye me Fatmir Limajn, është projekt që në këto zgjedhje futet me tri premtime bazë, premtime këto që nuk do të mbeten vetëm premtime boshe siç ka treguar deri më tani praktika e qeverive të kaluara, por këto do jenë premtime të realizuara, për faktin se janë përveç të domosdoshme për qytetarin, kto janë projekte që i përkasin subjektivitetit tonë si parti, e që është orientim socialdemokrat i vlerave europiane.

Në fund, duke kërkuar nga qytetarët e kësaj lagje që me 11. Qershor të japin verdiktin e tyre për kandidatet e NISMA-s, Berisha theksoi se zëri dhe fuqia e NISMA-s, do të përfaqëson qytetarin e Kosoves dhe Prizrenit, sipas asaj maksime, “që interesi i përgjithshëm do të jetë gjithmon mbi interesin individual”.

Të pranishmit e përshëndeti edhe kandidatja për deputete, znj. Albulena Balaj-Halimaj, duke kërkuar voten e tyre.

Kandidatët e LDK-së në Prizren: Jemi ofertë pa konkurrencë

0

Kandidatët për deputet të Degës së LDK-së: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Bifar dhe Driton Selmanaj, kanë takuar anëtarët dhe simpatizantët e Korishës dhe fshatrave përreth.

Kryetari i Degës Haxhi Avdyli kandidat për deputet tha në këtë tubim elektoral se rikthimi në Korishë dhe në Kabash për të është rikthim në kohë.

“Në formësimin tim kam një pjesë të Korishës kam një pjesë të Kabashit. Edhe si fëmijë jam rrit në odat e Kabashit, dhe kam taku shuma burra të urtë dhe kam mësu këtu burrninë, besën qësndresuhmërinë dhe trimërinë. Edhe ne fazët e mëvonshme, si doktor i ri të jem rikthyer në bjëshkët e Suharekës dhe kamë qenë në tragjëdinë e Korishës për të iu dhënë ndihmë mbi 100 të plagosurve” tha Avdyli.

Ai më tej në fjalën e tij tha se është këtu për ta kërkuar votën sepse tha ai ” mendojmë se mësimet që i kemi mësu si fëmijë e si të ri duhet me i vazhdu më tutje dhe me i perzentu si është më mirë në Parlamnentin e Kosovës.

“Sot është një moment tjetër kur kërkohet dituri e mencuri. Lista e LDK-së i ka njërëzit më të mirë.Duhet ta pastrojmë Kosovën nga ata që e vjedhin prandaj ju duhet t’i dënoni me votë”.

Sadije Osaj Jakupi edhe në këtë takim tha se është fëmijë e një familjeje punëtore rugoviane e cila e edukoi ta dojë LDK-në.

“Me kandididimin tim do të munodhem ta jetësoj programin e LDK-së duke e pasur në fokus të aktivitetit tim rininë dhe gruan. Duke e votuar LDK-në ne e votoijmë çkapjen e shtëtit të Kosovës”, tha ajo.

Kandidati për deputet Driton Selmanaj tha se është e pamundur të mos e pëmrdnim të kaluarën sepse pothuajse të njëjtën akterë që e shkatërruan Kosovën për 17 vjet me radhë janë në skenën politike dhe ata i kemi përballë në një bllok që nuk kanë as ofertë politike as program të çartë.

“Ata janë në siklet të madh nga mobilizimi i elektoratit të LDK-së. Ka një elektrizim të masës që duan ti thonë atyere se nuk kanë lidhje me politikën, me iu thënë mos u merrni me këtë zanat se nuk është për ju sepse ata e shfrytëzojnë politikën për ta vjedh këtë vend”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha më tej se programi i LDK-së është i matshëm i ka njerëzit më të mirë që i ka kjo shoqëri.

“Jemi ofertë pa alternativë. Heronjtë e kohës moderne janë ata që dalin ta mbrojnë atdheun nga ata që duan ta hanë”, u shpreh Selmanaj.

Afërdita Morina Bifar u tha anëtarëve dhe simpatizantëve në Korishë se LDK është parrti shtetformuese.

Duke folur për oponentët politikë ajo tha se “ata janë bërë bashkë në momnetin kur LDK filloi me ua shkëput hallkat e hajnisë milionëreve që nisën të vënë shtetin në pikëpyetje. Se çka janë në gjendje me i ba Kosovës më së miri jemi dëshmitar në në Prizren sepse po e shohim cka po i bëjnë Prizrenit” tha ajo.

Anton Quni duke ju drejtuar të pranishmëve tha se e kanë të vështirë ti takojnë njerrëzit dhe shtoi se se gjatë ditës kishte biseduar me djemt e Velezhës. I pyeta tha ai a mund ta caktojmë një takim në orën 8. Antoni e shokët e tij më thanë jo se kemi iftar, thanë iftarin do ta bëjmë bashkë tubimin do ta bëjmë bashkë dhe fitoren do ta ta kemi bashkë.

“Kjo më bëri të ndihem mrië sepse kështu jemi në shqiptarët, kështu jemi ne ushtarët e Ibrahim Rugovës kështu jemi ne dardanët”, tha Quni.

Kandidatët për deputet të Degës së LDK-së të hënën në mbrëmje gjithashtu kanë takuar edhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Vlashnje.

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

0

Po finalizohen përgatitjet për pasditen e së martës, kur me fillim nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, do të hapet edicioni i 19-të i Panairit të Librit. Këtë vit do të prezantohen rreth 1100-1200 tituj të rinj, kurse numri i titujve të viteve të fundit shkon deri në rreth 4000, shkruan sot, gazeta Zeri.

Një ditë para hapjes së panairit organizatorët ishin të ngarkuar me çështjet teknike. Besian Zeneli, përfaqësues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, i kontaktuar nga gazeta “Zëri” tha se beson se edhe sivjet, përkundër vështirësive, ky panair do të rezultojë i suksesshëm.

“Tash pak kohë para hapjes po merremi më shumë me punët teknike, të cilat duhet t’i përfundojmë në mënyrë që të nisim për së mbari ditën e parë të panairit. Një pjesë e botuesve kanë mbërritur paraditen e së hënës, ndërsa pjesa tjetër do të arrijë më vonë. Ne kemi lajmëruar paraprakisht më herët edhe Doganën e Kosovës dhe të gjitha instancat që të krijojnë lehtësime dhe punët të mbarojnë sa më shpejt. Besoj që gjithçka do të kurorëzohet mirë me hapjen që do të bëhet në ora 18:00”, tha për “Zërin” Zeneli.

Në anën tjetër, si për organizatorët, edhe për botuesit kosovarë, muajt para hapjes së Panairit të Librit në Prishtinë, kanë qenë të ngarkuar me punë për finalizimin e botimeve të reja që do të prezantohen në këtë edicion.

Artin Ahmeti, nga “Artini dhe Toena”, që përfshin gjashtë shtëpi botuese, tregon për “Zërin” se sivjet ata do të prezantojnë rreth 50 tituj të rinj.

“Nga botimet ‘Dudaj’ sivjet veçohet fituesi i çmimit Nobel 2013, Alice Munro – ‘Armik, mik i dashur’. Nga ‘Toena’ libri i fundit i Paulo Coelho – ‘Dorëshkrim i gjetur në Akra’, nga ‘Omsca’ librin ‘Një burrë i quajtur Uve’ i Fredrick Backman. Prej botimeve të Institutit Albanologjik sjellim ‘Shqipja standarde dhe problemet rreth saj’ e Isa Bajçincës’ kurse nga botimet ‘Artini’ librin ‘Përtej syve’ nga Përparim Blakaj”, theksoi Mehmeti.

Në anën tjetër është paralajmëruar se në kuadër të botimeve “Koha” do të prezantohen 120 tituj, 8 prej të cilëve janë të rinj. Ata janë: “1Llogot e Kosovës” – Luan Tashi, “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” – Zejnullah Gruda, “Historia e pa rrëfyer e mustaqeve të zotit president” – Virgjil Muçi, “Fillimi i një fundi” – Majlinda Bregasi, “Monument” – Artan Krasniqi, “Mbretëresha e Malësisë Edith Durham” – Marcus Tanner, “Muhamedi, një profet për kohën tonë” – Karen Amstrong dhe “Gorillat që s’i pamë” nga Veton Surroi.

Disa biografi të emrave të njohur bashkëkohorë i sjell në këtë panair shtëpia botuese “Pema”.

“Tituj të veçantë të këtij panairi nga shtëpia botuese ‘Pema’ janë botimet e biografive të emrave të njohur bashkëkohorë, por edhe shkrimtarëve klasikë, si Biografia e Malala Yousafzai, biografia e Elon Musk dhe shënimet autobiografike të George Orwell, janë prurjet e ‘Pemës’, ekskluzivisht për panair. Mandej, autori Malcolm Gladwell, vjen me 3 tituj, ‘Davidi dhe Goliati’ që është botuar ekskluzivisht për panair dhe ‘Pika e kthesës’ e ‘Blink’ qe janë botuar në intervalin kohor prej panairit të kaluar”, tregon botuesi i “Pemës”, Edon Zeneli.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore. Këtë vit në këtë panair do të kremtohet 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit, 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit, 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit, 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit, 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit, 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit, 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit, 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit, 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit, 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll, 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon, 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell, 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo, 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut, 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt dhe 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit. Panairi do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.

Si zakonisht, Shoqata e Botuesve të Kosovës do të organizojë edhe darkën solemne të Panairit të Librit, ku do të jepen çmimet sipas vlerësimit të jurisë speciale për librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar, si dhe do të shpallen “Shkrimtari i vitit” nga letërsia shqipe dhe “Shkrimtari i vitit” nga letërsia e huaj, por edhe “Stenda më e vizituar e panairit”.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga ora 9:00-20:00, kurse hyrja për vizitorë do të jetë falas.

Panairi i Librit në Prishtinë organizohet çdo vit nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Edicioni i parë i tij është mbajtur në datat 17-22 nëntor të vitit 1999, ndërsa të tjerët janë organizuar çdo herë gjatë muajve maj-qershor.