14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 5942

Astronautë kthehen në Tokë

0

Një astronaut amerikan dhe dy kosmonautë rusë, pritet që sot të kthehen në Tokë, pas 173 ditësh të kaluara në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Komandanti i SHBA-së, Shane Kimbrough, rusët Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhikov, janë duke u përgatitur të ulen sot në Kazakistan.

Astronautja Peggy Whitson sot ka marrë komandën nga Kimbrough të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Nën dritaret ku dha frymën e fundit Oscar Wilde

0

Dhoma nr.16, në 13, Rue des Beaux Arts (e Arteve të Bukura, e quajtur kështu meqë pak hapa më tutje është Akademia e Arteve të Bukura të Parisit). Që prej një shekulli dhoma nr.16, u bë e famshme në këtë hotel të Parisit në lagjen e Saint-Germain-des-Près, pasi aty kishte vdekur gjeniu i letrave Oscar Wilde, një njeri në mërgim, i mbytur në borxhe dhe i drobitur në shpirt, në një hotel ku ai ishte detyruar të regjistrohej me një emër të rremë: Sebastian Melmoth… Burri që zbarkonte këtu më 1897 ishte një njeri i flakur nga vendi i tij, aq sa edhe gruaja e tij Constance, bashkë me dy djemtë e saj të vegjël, ishte detyruar të ndryshonte mbiemrin për mos tu quajtur më zonja Wilde.

Shumë herë kam ardhur në këtë hotel me miq të mi regjisorë, piktorë, shkrimtarë, me njerëz të tjerë të dashur, për tu treguar vendin ku kishte vdekur ky njeri i «handakosur» dhe i braktisur nga familja e miqtë e tij. Sapo kishte dalë nga burgu, në një atmosferë mbytëse pas proçesit që i bëri lord  Queensberry, ati i të dashurit Alfred,  ai kishte nxituar t’i jepte fund jetës së tij prej martiri, të ikte nga Anglia puritane dhe të vinte në Paris, si i vetmi vend që mund ta pranonte pa e dënuar për homoseksualitetin e tij. Në Paris ai kaloi vitet e trishta dhe në mungesë të të dashurit të tij, në këtë hotel jetoi, gjithnjë në mungesë parash, pasi atë e kishin shpronësuar nga gjithçka.

Hoteli ku u vendos Wilde, atë kohë quhej “Hôtel Alsace”, një godinë interesante e ngritur mbi themelet e një ndërtese të vjetër, ku dikur mretëresha Margot bënte takimet e fshehta me të dashurit e shumtë të saj. Patroni i hotelit e vendosi atë në dhomën nr.16, në një nga ato dhoma që i vinin rroutull asaj strukture të çuditshme në formën e një torre pesëkatëshe, sikur të jesh në far bregdetar apo qendër observacionesh kozmike. Pas vdekjes së Wilde, shumë vite më vonë, turistë të shumtë kërkonin ta shikonin këtë hotel dhe të flinin në dhomën ku kishte jetuar e vdekur gjeniu i madh. Dy nga më të njohurit janë padyshim Jorge Borges dhe Jim Morisson. Gjatë viteve 1974- 1983, sa herë vinte në Paris, Borges do të vendosej në dhomën e irlandezit të famshëm Wilde. Aty ai shkroi dhe përfundoi librin “Princi i lumtur dhe tregime të tjera”. Më 7 maj të vitit 1971, pikërisht në atë dhomë ishte vendosur dhe Jim Morisson me te dashurën e tij Pamela Courson. Biografët e tij tregojnë aventurat e tij parisiane si dhe atë ditë kur i  droguar, Morisson ishte hedhur nga kati i dytë por fatmirësisht nuk kishte vdekur meqë kishte rënë mbi një makinë të parkuar pranë hotelit. Ashtu me brinjë të thyera ai ishte ngritur për të shkuar të mjekohej dhe të rikthehej sërrish. Pikërisht në këtë hotel ai kishte takuar Jean  Breuteil, i cili i kishte dhënë atë dozë heroine që do të shuante jetën e tij në një apartament parisian. Po në këtë dhomë vinte shpesh dhe  kompozitori dhe këngëtari Serge Gainsbourg, i cili po këtu kompozoi muzikën e diskut “Histoire de Melody Nelson”. Aty, hija e përjetshme e Oscar Wilde grishte njerëz e artistë nga e gjithë bota.

Wilde dhe arvanitasi Moréas

Një nga miqtë e Wilde në atë kohë ishte dhe poeti arvanitas Jean Moréas, apo Jani nga Morea, i familjes Papadiamanti që siç shkruante Apollinaire ishte shqiptar nga të dy prindërit. Nga nëna ai ishte i familjes Tombazi që nxorri admiralët e famshëm të ishullit Hidra dhe që u bënë legjendarë gjatë Revolucionit Grek për pavarësi. Kur Oscar Wilde u arrestua në prill të vitit 1895 për homoseksualitet dhe u dërgua në burgun anglez të “Reading”, ish miqtë e tij si Pierre Louÿs (me të cilin ndanin të njëjtat shije intime), Jean Moréas dhe amerikani Stuart Merril, që nga Parisi i drejtuan atij një telegram solidariteti, duke e mbështetur në sprovën e vështirë që kishte përpara. “Mos harroni Oscar Wilde” thërrisnin ata në shtypin letrar për mikun e tyre që vuante në burg, ku Wilde do të shkruante poemën e famshme të tij The Ballad of Reading Gaol, këtë ballade poetike rreth një kalorësi të Royal Guard, i cili kishte vrarë gruan që donte dhe priste në qeli ditën që do të varej.

Vitin kur Wilde-i doli nga burgu, ai menjëherë mori rrugën e Francës dhe rigjeti përsëri miqtë e vjetër të tij dhe kafenetë e preferuara të tij, por tashmë, më pak lluksoze. Miku i Moréas-it, poeti Henri Régnier, duke përshkruar këtë “dandy” anglez me një lule në jakën e xhaketës dhe me cigaret e tij ekzotike, shkruante dhe për takimet e tij me Moréas-in në Paris. “Wilde sapo kishte kaluar drekën me z. Maurice Barres dhe Moréas, pasi ai ishte kureshtar për të gjitha mendimet e intelektualëve, për mendimet e guximshme, konçize e gjeniale të të parit që ishin në fakt pohime të shkurtra, sonore e kategorike të të dytit.” Pavarësisht nga xhelozitë me njëri tjetrin, Wilde dhe Moréas do të mbeteshin miq. Moréas e çmonte talentin e madh të autorit të librit Portreti i Dorian Grey-it. “Në orën pesë pasdite, – shkruan biografi Ellman rreth Wilde-it, në vitin 1900, (pra vitin që vdiq), – Wilde shkonte në Café de la Regence, pastaj darkonte në Café de Paris, ku qëndronte gjer në orën dy-tre të mesnatës. Shpesh e gjeje dhe në barin Calisaya në shoqëri me Ernest La Jeunesse dhe Jean Moréas.»

Studiuesi Richard Ellman, në librin e tij Oscar Wilde, i referohet gjithashtu tregimit të letrarit amerikan Stuart Merril, i cili atë kohë shoqërohej shpesh në Paris me anglezin Wilde, por edhe me Moréas-in dhe grupin e partizanëve të tij. Ai shkruan se ishte Stuart Merrill që plotësoi dëshirën e Wilde-it të takohej me Jean Moréas. “Moréas e ftoi Wilde-in të hanin darkën bashkë me fanët e tij në Cote d’Or, në cep të Rue Medicis. Atëherë Moréas fliste për shkollën romane që sapo ishte krijuar dhe në të cilën ishin bashkuar Maurras, Raynaud, du Plessys, La Tailhède e të tjerë. Moréas-i i shante poetët e tjerë… Kur do të hanin ëmbëlsirën, Wilde iu lut Moréas-it t’i recitonte disa vargje. “Unë nuk recitoj asnjëherë! – tha mjeshtri, por nëse doni, miku ynë Raynaud do na recitojë diçka”. Raynaud u ngrit dhe duke vendosur duart mbi tavolinë, recitoi poezinë e tij Sonet kushtuar Jean Moréas-it. Recitimi u shoqërua me duartrokitje dhe Wilde nxitoi përsëri t’i thoshte Moréas-it që t’i recitonte diçka të tijën. – «Jo!… Por miku im La Tailhède…» Tjetri u ngrit dhe duke rregulluar monoklin në syrin e tij, filloi me një zë të qartë: Ode për Jean Moréas-in. Ky kult për Moréas-in e vuri Wilde-in në siklet dhe me mirësjellje iu lut mjeshtrit. Por mjeshtri tha: «Du Plessys, le t’i dëgjojmë vargjet e tua!» Dhe Du Plessys u ngrit dhe filloi menjëherë poezinë Varri i Jean Moréas. Atëherë Wilde, i cili në sallonet e Londrës bënte që të tjerët para tij të heshtnin, meqë iu muar fryma, rrëmbeu kapelen e pallton dhe humbi në errësirë… Por dhe Wilde i ftoi Moréas-in, Merril, Tailhéde, Gomez Carrillo dhe të tjerë për një darkë…”

Një kujtim të këndshëm të shëtitjeve të Moréas-it me Wilde-in na ka lënë dhe poeti Apollinaire në shkrimin e tij për Jean Moréas në Bredharaku i dy brigjeve. «Një mbrëmje, i ndodhur prapa Moréas-it, Oscar Wilde e pa atë duke ecur dhe thirri: „Shikojeni, ai po vozit!“… Moréas shkonte i menduar, duke lëvizuar krahët e tij të mbledhura si të një lundërtari që largon valët nga barka, në mënyrë që ajo të shkojë përpara. Kështu në tokën magjike të Kolkidës, Argonautët kërkuan lëkurën e dashit të artë…» Edhe studiuesi Frédéric Ferney, në librin e tij Oscar Wilde dhe hiret e lavdisë, shkruan se Wilde-in e përfshiu dekadentizmi francez i asaj kohe. «Dekadenca në Francë erdhi pas disfatës, – shkruan ai. – Rimbaud, Corbière, Mallarmé, Moréas, Laforge, Huysmans, që të gjithë ishin të mbrujtur nga ajo dallgë, pasi romantizmi që kishte shterur e kishte mbyllur orkidenë e saj të çuditshme, helmuese dhe të sëmurë».

Pikërisht në vitin 1900, vitin kur vdiq Wilde, Moréas do të ngrinte zërin në emër të lirisë së artistit dhe në mbrojtje të një tjetër shkrimtari, Georges Eckhoud, i cili ato kohë kishte botuar romanin Escalvigor, ku kishte dhe personazhe homoseksualë. Për ta mbrojtur, përmes revistës Mercure de France, Moréas-i u bëri thirrje emrave më të njohur të letërsisë si Anatole France, Emile Zola, Heredia, Barres, etj, duke shkruar një peticion me 80 firma. Kështu shkrimtari nuk u dënua…

 Vdekja e Oscar Wilde

Kur miku i tij anglez Robert Ross kishte shkuar ta takonte Oscar Wilde-n në hotel, një muaj para se autori i “Salome”-së dhe “Portreti i Dorian Gray” të vdiste, Oscar i kishte thënë se kishte parë një ëndërr se kishte ngrënë në tavolinë me disa të vdekur. Pas operacionit, të tij, gjendja ishte rënduar dhe patroni i këtij hoteli paguante gjithçka për klientin që s’kishte një dysh në xhep. Miku i tij Robert Ross që i qëndroi afër gjer minutat e fundit, në një letër që është botuar veç para disa vjetësh, kishte shkruar rreth mikut të tij:

«Më 2 nëntor, ditën e të vdekurve, shkova në varrezat e Père Lachaise… Në kthim, Oscar më tha nëse kisha gjetur një vend dhe për të atje për varrin e tij të ardhshëm… Fliste për një epitaf për veten e tij në një mënyrë aq të paqtë sa nuk mendoja se ai do të vdiste aq shpejt… Më 12 nëntor u ktheva sërrish në hotel bashkë me mikun tim Reggie për ta përshëndetur para se të shkoja në jug të Francës. Oscar-i më fliste përsëri për hallet e tij financiare, borxhet, por ndërkohë që po flisnim, postieri solli një letër të Alfred Douglas. Pastaj Oscar zuri të qajë por shpejt e mblodhi veten. Para se të iknim ai i tha Reggie-t dhe infermierit që të dilnin pak se donte të ndahej me mua. Ata dolën. Më foli përsëri për borxhet e tij. Pastaj qau sërish. Më tha se diçka e madhe po ndodhte me veten e tij dhe se unë s’do ta shikoja më ; se ai po shikonte fundin e jetës së tij. Dhe kjo vazhdoi rreth tre çerek ore. Të nesërmen u nisa. Reggie shkonte çdo ditë ta shikonte dhe më dërgonte lajme. Më 27 nëntor lajmet ishin shqetësuese. Të mërkurën në mbrëmje përsëri një letër : «S’ka më shpëtim… » Të nesërmen në mëngjes mora trenin për në Paris.

Doktor Tucker dhe doktori Kleiss, një specialist që kishte thirrur Reggie, më thanë se ai mund të jetonte ndoshta dhe disa ditë. Ishte dobësuar tmerrësisht. Lëkura e trupit i ishte zbardhur. U përpoq të fliste, por e kuptonte se kishte njerëz në dhomë. Kur e pyeta nëse më kuptonte ai ngriti dorën. Na shtrëngoi duart. Shkova të kërkoj një prift… At Cuthbert Dunn-in mezi e gjeta dhe ne shkuam menjëherë në dhomën e tij që t’i bënte veprimet e fundit të lamtumirës… Atë natë unë dhe Reggie fjetëm në fotel, në një dhomë më sipër, por dy herë gjatë natës erdhi infermieri të na zgjonte se kujtonte se po vdiste. Pas orës një të natës ne qëndruam në dhomën e tij. Zhurma e dhimbshme e fytit bëhej gjithnjë e më e fortë Në orën 1.45 ritmi i frymëmarrjes së tij ndryshoi. Shkova pranë krevatit dhe i mora dorën. Kishte një puls të çrregullt. Lëshoi një psheretimë të thellë, e vetmja psherëtimë që kur kisha ardhur aty. Gjymtyrët dukej se po i lëshoheshin në mënyrë të pavullnetëshme. Frymëmarrja po bëhej gjithnjë e më e dobët. Vdiq në orën 1.50… Meqë ligji e ndalonte të regjistroheshe në një hotel me një emër të rremë, patëm shumë vështirësi për të bërë dokumentet e varrimit. Gjithë natën shkonim e vinim nga bashkia në polici. Të nesërmen në mëngjes ia behën gazetarët dhe ata që i kishin dhënë para borxh. Më pas erdhi dhe doktori i bashkisë, i cili, meqë Wilde ishte regjistruar me emër të rremë, na pyeti nëse kishte vrarë veten apo e kishin vrarë, çka më revoltoi… Por më së fundi ai e hodhi firmën për ta varrosur. Pastaj u shfaq një tjetër person që më revoltoi sërrish. Ai më pyeti për çmimin e çadrës së Oscar dhe se sa qafore kishte. Pastaj njëri pas tjetrit erdhën një sërë poetësh për ta parë trupin e tij si dhe ca zonja angleze mbuluar me shami që dhanë emra të rreme. Oscar-i ynë i dashur kishte një pamje të paqtë e dinjitoze ashtu si atë ditë që kishte dalë nga burgu… Të hënën në mëngjes në orën 9.00 kortezhi e la hotelin dhe morri rrugën drejt kishës Saint-Germain-de-Près. E ndoqëm arkivolin në këmbë : Alfred Douglas, Reggie Tourner dhe unë, patroni i hotelit Dupoirier dhe infermieri… Pas meshës karrocat u nisën për në varrezat e Bagneux. Patroni i hotelit vuri një kurorë të bukur me shënimin «A mon locataire!» (Klientit tim). Në një tjetër ishte shkruar «Nga shërbimi i hotelit»…. Kisha blerë me nxitim një copë vend në Bagneux, por më vonë, një baroneshë gjermane që s’deshi ta tregonte emrin, dha paratë për ta vendosur në Père Lachaise »…

Që nga ajo kohë, dhoma 16, në Rue des Beaux Arts, e cila mban numrin ters 13, hyri në historinë e Parisit siç ka hyrë dhe dhoma e hotelit ku vdiq Paul Verlaine, apartamenti ku vdiq Victor Hugo, në Rue Victor Hugo dhe shumë gjeni të tjerë të Francës apo të botës… Më ka ndodhur të kaloj mbrëmjeve poshtë këtij hoteli dhe të ngre kokën drejt dritareve, si për të ndjerë grahmën e fundit të martirit dhe poetit të madh. /Shqip/

Ushtria gjermane heton nazizmin në radhët e saj

0

Agjencia ushtarake gjermane kundër-zbulimit është duke  hetuar 275 njerëz në shërbimin ushtarak të vendit nën dyshimin se janë ekstremistë të krahut të djathtë, duke përfshirë një rast në të cilin ushtria bërtiti “Heil Hitler”.

Kështu ka bërë të ditur Ministria gjermane e Mbrojtes.

Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 143 raste, 53 prej të cilëve, ushtarakët kanë përdorur gjeste naziste dhe raciste dhe retorikë kundër ushtarëve të tjerë në shërbim, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova

“Syri i popullit” – sa po merret seriozisht lista e personave për ekzekutim?

0

Pas tentim-vrasjes së avokatit, Azem Vllasi nga Murat Jashari, doli lista më 31 emra të peronave publikë nga Kosova, dhe të nëntë të tjerëve nga Lugina e Preshevës që planifikonte t’i ekzekutonte organizata e quajtur “Syri i popullit”. Këta i konsideronin si tradhtarë të kombit.

Pas tentim-vrasjes, avokati Azem Vllasi u plagos. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori pikërisht kjo organizatë.

Në listën e kësaj organizate ishin emra të shumtë publikë të jetës politike në periudha të ndryshme. Madje në këtë listë që mban datën 13 janar 2016, figuron edhe emri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili vdiq në janar të vitit 2006.

Megjithatë, avokati Azem Vllasi ishte në këtë listë.

Por sa po merret seriozisht kjo listë me këta emra, të cilët kjo organizatë mendon se duhet të ekzekutohen, pasi ata janë tradhtarë e bashkëpunëtorë të armiku?

Insajderi ka kërkuar nga policia të dijë se cilët nga këta emra ka kërkuar mbrojtje nga policia me vetë faktin se gjenden në këtë listë, por policia nuk ka dhënë përgjigje, duke sugjeruar që t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.

Por as Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e Insajderit se kush prej këtyre emrave ka kërkuar mbrojtje për shkak të këtij rreziku.

Për më tepër, Murat Jashari, i cili po dyshohet për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi, tashmë është në paraburgim.

Akuzat për tradhti kundër ish-drejtuesve të lartë te UÇK-së, Jashari ka nisur t’i bëjë qysh para dy vjetësh, duke drejtuar letra publike me nga 300 deri në 500 pyetje.

Gjatë intervistimit në polici, Jashari e ka pranuar se ka provuar ta vrasë Azem Vllasin dhe është arsyetuar se këtë e ka bërë për shkak të veprimeve, siç ka thënë, kundër çështjes shqiptare në kohën sa ka shërbyer në pozitat e larta shtetërore në Krahinën Autonome të Kosovës të ish-Jugosllavisë.

Por vetë Jashari, para trupit gjykues i ndryshoi deklaratat, duke thënë se donte vetëm ta plagoste.

“E kam gjuajtur me mendimi timin në bark për ta plagosur, dhe e kam gjuajtur me vetëm një plumb, vetëm që të hjek edhe ky person për jetë”, rrëfehet Jashari.

Por avokati Vllasi ishte i bindur se Murat Jashari ishte atentator i porositur.

“Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se çka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë çdo gjë”, kishte thënë Azem Vllasi.

Bashkë me të dyshohen edhe Arsim Brahimi dhe Avni Llumnica, të cilët sipas Prokurorisë, i kanë ndihmuar Jasharit në këtë veprim në forma të ndryshme./Insajderi.com/

Kush është personi që u zhduk nga nata kur u vra Elvis Pista? (Video)

0

Mbrëmë është transmetuar dokumentari i “Zonës Express” me titullin “Vrasja me shumë pista”

Në këtë dokumentar është trajtuar vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet, Elvis Pista.

Kush është personi që u zhduk nga nata kur u vra Pista?

Shikoni dokumentarin për më shumë.

Conte këshillon Chelsean para ndeshjes me United

0

Antonio Conte ka thirrur për futbollistët e tij që të jenë të qetë para ndeshjes kyçe që Chelsea e zhvillon ndaj Manchester United të dielën.

Skuadra londineze ka një diferencë prej shtatë pikësh ndaj Tottenhamit në Premier Ligë, por gjakrat ishin nxehur kur Chelsea kishte mposhtur djajt e kuq në Stamford Bridge këtë mars, në kuadër të FA Cup.

“Për ne, është gjithmonë e rëndësishme që t’i kontrollojmë emocionet tona sepse ne po luajmë dhe luftojmë që ta fitojmë titullin”, tha Conte.

Chelsea po i afrohet titullit ndërsa Conte ka insistuar se klubi i tij do të udhëtojë në Old Trafford për t’i mbledhur të tre pikët, posaçërisht shkaku që Tottenham luan kundër Bournemouth dhe mund ta zvogëlojë deficitin në katër pikë, në rast të fitores.

City prinë në garën për Sanchez

0

Manchester City ka përparuar në garën për të nënshkruar sulmuesin e Arsenal, Alexis Sanchez.

Deri vonë, raportimet kanë qenë se Chelsea ka qenë klubi që është përmendur në sagën për transferimin e kilianit, shkruan Cooperativa, transmeton Klan Kosova.

Tash The Citizens, thuhet se janë të gatshëm që të ofrojnë 50 milionë për të marrë shërbimet e tij e që do të paguhej nga 200 mijë funta në javë.

Hipotetike, por e vërtetë

0

Nga Eqrem Kryeziu

Padroni komunikonte me elitën e shitur:
“Për të ruajtur imazhin para popullit tuaj se jeni disidencë në raport me ne, duhet tê flijojmë njërin prej jush. Keni mësuar nga librat e lexuara se flijimi është akt i domosdoshëm në themelet e çdo civilizimi. Mos e trajtoni si krim. Ato që ju nuk keni aftësi ta kuptoni është se nga flijimi lind religjioni, kurse nga riti i flijimit lind arti. Ndonëse unë nuk jam këtu për të qenë mësuesi juaj. Por më pëlqen që, kohë pas kohe, të demonstroj kufizimin tuaj njohës.

Sidoqoftë, do të përzgjedhim më të mençurin prej jush dhe do ta bëjmë kurban.”

Makthi, tmerri e frika pushtonte secilin pjesëtar të elitës së shitur. Rrinin me ditë të tëra nën jorgan duke e konsideruar veten më të mençurin e komunitetit.

Por pas pak ditësh, padroni deklaronte:
“Jo! Kam ndërruar mendje: Do të flijojmë më budallain prej jush. Ky flijim nuk do ta dëmtonte popullin tuaj me të cilin nesër mund të kemi marrëdhënie intensive tregtare.”

Makthi, tmerri e frika pushtonte secilin pjesëtar të elitës së shitur. Rrinin me ditë të tëra nën jorgan duke e konsideruar veten më budallain e komunitetit.

Kjo (përpëlitjet nën jorgan) mund të jetë edhe arsyeja që inteligjencia e dalë nga diktatura nuk ka kurajo civile.

Fisnik Ismaili mohon të jetë marrë në pyetje për Rastin Pista

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili që në dokumentarin “Zona Express” për vrasjen e zyrtarit të lartë të PDK-së, Elvis Pista, u përmend të ketë pasur problem me të ndjerin dhe që sipas prokurorit të rastit është marrë edhe në pyetje, ka mohuar të gjitha ato që janë thënë në dokumentar.

Për Insajderin, Ismaili ka thënë se asnjë nga ato që thotë dyshimtari i Zona Express se Pista dhe Ismaili kanë pasur një konflikt në lidhje me tenderin që kompania e Ismailit e ka marrë nga PTK-ja në kohën sa Pista ka qenë duke punuar në PTK, nuk janë të vërteta.

Ai madje ka përgënjeshtruar edhe prokurorin e rastit Pista.

“Unë asnjëherë nuk e kam takue Elvis Pistën personalisht, as nuk kam pasë ndonjë konflikt me të. Përpos shkëmbimit normal të emailave në lidhje me kontratën, ku mund të ketë qenë ai i përfshirë si zyrtar, asnjë shkëmbim privat nuk ka ndodhë asnjëherë. Për më tepër, prokurori qartë po shihet se nuk është në dijeni për përfshirjen time, meqë unë asnjëherë nuk jam marrë në pyetje për këtë rast. Kjo është qartë tentim njollosje nga vetë Express-i, për të cilën menjëherë kam me ndërmarrë masa ligjore, sepse nuk është hera e parë që kjo po ndodhë”, ka thënë Ismaili për Insajderin.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt me Pistën.

“Kurrë, more. As dëgjue për ndermjetësuesin s’kam. As nuk kam folë, as takue me njerin. As Pistën, as këtë tipin”, ka thënë Ismaili.

Ai madje ka treguar edhe kohën e fundit kur është marrë në pyetje nga autoritetet e drejtësisë.

“Kurrë unë në pyetje s’jam marrë për kurrgja, pos për rastin e gazit lotsjellës vjet”, ka thënë Ismaili.

Ai ka parlajmëruar padi ndaj Gazetës Express si prodhues i dokumentarit duke thënë se këtë do ta bëjë madje qysh në ditët në vazhdim./Insajderi.com

Flet motra e Elvis Pistës: Duam drejtësi (Video)

0

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjet misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Në këtë dokumentar flet edhe motra e Elis Pistës, Beatrisa Pista.

Klikoni në videon e mëposhtme për të dëgjuar rrëfimin e saj.