Hipotetike, por e vërtetë

Nga Eqrem Kryeziu

Padroni komunikonte me elitën e shitur:
“Për të ruajtur imazhin para popullit tuaj se jeni disidencë në raport me ne, duhet tê flijojmë njërin prej jush. Keni mësuar nga librat e lexuara se flijimi është akt i domosdoshëm në themelet e çdo civilizimi. Mos e trajtoni si krim. Ato që ju nuk keni aftësi ta kuptoni është se nga flijimi lind religjioni, kurse nga riti i flijimit lind arti. Ndonëse unë nuk jam këtu për të qenë mësuesi juaj. Por më pëlqen që, kohë pas kohe, të demonstroj kufizimin tuaj njohës.

Sidoqoftë, do të përzgjedhim më të mençurin prej jush dhe do ta bëjmë kurban.”

Makthi, tmerri e frika pushtonte secilin pjesëtar të elitës së shitur. Rrinin me ditë të tëra nën jorgan duke e konsideruar veten më të mençurin e komunitetit.

Por pas pak ditësh, padroni deklaronte:
“Jo! Kam ndërruar mendje: Do të flijojmë më budallain prej jush. Ky flijim nuk do ta dëmtonte popullin tuaj me të cilin nesër mund të kemi marrëdhënie intensive tregtare.”

Makthi, tmerri e frika pushtonte secilin pjesëtar të elitës së shitur. Rrinin me ditë të tëra nën jorgan duke e konsideruar veten më budallain e komunitetit.

Kjo (përpëlitjet nën jorgan) mund të jetë edhe arsyeja që inteligjencia e dalë nga diktatura nuk ka kurajo civile.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit