Home Blog Page 5945

Shi i rrëmbyeshëm në Prizren (Video)

0

Vendin sot e ka përfshirë një mot krejtësisht i papritur. Pavarësisht temperaturave shumë të larta gjatë ditës, edhe qyteti i Prizrenit është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm
Një video e dërguar nga një lexues i Gazetës Express, shihet më së miri gjendja aktuale në qytetin e Prizrenit.

Hoti në Suharekë, zotohet për krijimin e ushtrisë dhe liberalizimin e vizave

0

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në Suharekë se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, janë partnerë seriozë të aleatëve tanë euroatlantikë, për të krijuar Ushtrinë e Kosovës dhe për t’i liberalizuar vizat.

“Do të arrijmë t’i bindim aleatët tanë se janë krijuar kushtet për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ne nuk do të ndjekim strategji protagonizmi në këtë proces, sepse është dëshmuar se një strategji e tillë vetëm e dëmton realizimin e synimit tonë për ta bërë Kosovën me ushtri partnere të ushtrisë amerikane dhe NATO-s”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Ushtrinë e Kosovës synojmë ta ndërtojmë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

“Në mesin tonë kemi ekspertë, ushtarakë dhe ish-luftëtarë që dinë më së miri ta bëjnë ushtrinë. Ne kemi krijuar financa të mjashtueshme dhe kemi përgatitur legjislacionin, tani na nevojitet koordinim ndërkombëtar dhe unitet i brendshëm”, ka thënë Hoti.

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni i djathtë ka thënë se nuk do t’i shmangemi detyrimit për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

“Jo vetëm sepse këtë e kemi kriter për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, edhe sepse ne duam të demonstrojmë që jemi shtet serioz dhe që nuk u bishtnojmë detyrimeve ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

“Por, për ta shmangur rrezikun e shndërrimit të sërishëm të kësaj çështjeje në kauzë politike për pushtet, qeveria që unë do të drejtojë ka një plan me hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Besoj fuqishëm që brenda një afati rekord, ky plan do të arrijë të qartësojë gjithçka rreth kësaj marrëveshjeje dhe Bashkimi Evropian do ta ketë të hapur rrugën për të vemdosur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.
Kryetari i LDK-së dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se “ne dallojmë nga të tjerët sepse ne kemi plan konkret për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

“Njëri konkurrent i yni, nuk ka fare plan. Ata vetëm premtojnë gjëra pa asnjë mbulesë. Kanë dëshmuar që e stagnojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, i prishin raportet e Kosovës me Bankën Botërore e Fondin Monetar Ndërkombëtar. E përdorin buxhetin për nevoja të tyre elektorale dhe për grupet e tyre klienteliste”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përkujtuar skandalet e tyre me AXOS, me Pasaportat, me Z-Mobile e mos e harroni skandalin e tokës, shitblerjes dhe tjetërsimit të pronës publike të Kosovës.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se me gjithë potencialin tim i japë përkrahje Hotit në krye të qeverisë.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se koalicioni i territ do të shënojë humbje, qysh ka humbur zgjedhjet e kaluara në Suharekë dhe Gjakovë.

Kryetari i Suharekës, nikoqir i këtij tubimi, ka thënë se ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hoti, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës.

Partia FJALA hapi fushatën në Prizren

0

Partia FJALA hapi fushatën zgjedhore në Prizren, ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi, ka prezantuar sot në Shatërvanin e Prizrenit, kandidatët e tij për deputetë.

Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

“Në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht”, tha Kelmendi.

Tutje kryetari i FJALËS, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.

Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrenit në dyqane e rrugë.

Hoxhaj takime me biznese: Prizreni do të jetë motor i zhvillimit ekonomik

0

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Prizren ku ka vizituar biznese të ndryshme të këtij qyteti të cilat kanë gjeneruar vende të shumta pune për qytetarët e Prizrenit dhe qyteteve përreth.

Hoxhaj ka thënë se mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme është në qendër të programit për Fillimin e Ri, në mënyrë që këto biznese të bëhen motor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë qëndrimit në Prizren, Hoxhaj ka vizituar Abi Center, një biznes i cili ka hapur shumë vende punë për të rinjtë dhe për grate. Hoxhaj tha se biznese të tilla do të jenë në focus të mbështetjes së Fillimit të Ri.

Po ashtu, Hoxhaj ka qëndruar në disa kompani prodhuese. Ai ka vizituar kompaninë e prodhimit të materialeve shkollore, Vertigo, ku ka takuar drejtorin Afrim Kala.

“Një qendër e mirëfilltë e biznesit, si Abi Center dhe kompania Vertigo, që kanë krijuar numër të madh të vendeve të punës është në fokusin e mbështetjes nga programi për Fillimin e Ri, që Prizreni të bëhet motor i zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Pacolli në Zhur: Vota juaj për koalicionin tonë është votë kundër mashtrimit, mjegullës dhe korrupsionit

0

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit ka vazhduar fushatën sot edhe në Zhur, ku u prezantua programin qeverisës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.

I pritur me brohoritje të shumta, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ju bëri thirrje qytetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri që udhëhiqet me ditur me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni.

Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.

“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore”, ka thënë ndër të tjera i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tha para qytetarëve se është i nderuar që i prinë një liste e cila në vete ka njerëz të suksesit dhe profesionistë të jashtëzakonshëm.

“Ne i kemi dhëne zotimet tona, këto nuk janë vetëm premtime të fushatës, ju garantoj se ne kryejmë pune”, ka thënë Hoti.

Gjykata e Prizrenit ia ndërpret paraburgimin Tunë Kqirës

0

Gjykata Themelore e Prizrenit pas propozimit të mbrojtjes vendosi që t’ia ndërpresë masën e paraburgimit të akuzuarit Tunë Kqira, ndërsa të akuzuarve tjerë jo.

Tunë Kqirës i është ndërprerë paraburgimi, një muaj pasi kjo masë iu kthye nga Gjykata e Apelit.

Në gjykimin për fajde, krim të organizuar, detyrim dhe vepra tjera penale, mbrojtësi i të akuzuarit Tunë Kqira, avokati Azem Vllasi kërkoi ndërprerjen e masës së paraburgimit për klientin e tij.

“Ndaj Tunë Kqirës masa e paraburgimit të ndërpritet dhe sipas vlerësimit të gjykatës, të zëvendësohet me një masë tjetër deri në përfundimin e procedurës gjyqësore” propozoi Vllasi.

Sipas Vllasit të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar në këtë rast dhe se asnjëri dëshmitar nuk ka mundësi të ndikohet, nuk ekziston rreziku i ikjes dhe po ashtu nuk ekziston rreziku i kryerjes apo përsëritjes së ndonjë vepre penale.

Vllasi, tha se Gjykata e Apelit ka qenë e dezinformuar nga ankesa e prokurores se kinse Tunë Kqira nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak, kur kjo gjykatë e ka kthyer masën e paraburgimit ndaj Tunë Kqirës.

Edhe avokatët tjerë iu bashkuan propozimit të avokatit Vllasi për klientët e tyre.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Besfort Omaj, avokati Hazër Susuri, i propozoi gjykatës lënien e 25 mijë eurove dorëzani për të akuzuarin Omaj.

Prokurorja Speciale, Merita Bina- Rugova kundërshtoi propozimet e mbrojtësve dhe kërkoi që të njëjtit edhe më tutje të mbahen në paraburgim.

“Prokuroria mbetet pranë mendimit të njëjtë, ju përkujtoj sa u përket fjalëve të mbrojtjes se Gjykata e Apelit kinse ka vendosur sipas dezinformatave të prokurorisë që Gjykata e Apelit është e obliguar të vendosë në bazë të provave, e jo informatave apo dezinformatave”, tha Merita Bina-Rugova.

Trupi gjykues mori aktvendim me të cilin Tunë Kqirës i ndërpreu masën e paraburgimit, ndërsa për të akuzuarit tjerë refuzoi propozimet e mbrojtësve.

Zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak ndaj Tunë Kqirës, kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, e konsideroi si vendim human për shkaqe shëndetësore të të akuzuarit.

Tunë Kqira, bashkë me të akuzuarin tjetër të këtij procesi Gjon Kqirën u liruan nga paraburgimi edhe më 7 prill të këtij viti.Por gati një muaj më pas Gjykata e Apelit këtyre dy personave ua ktheu masën e paraburgimit.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

KALLXO.com

Vetëvendosje në Therandë: AAK-ja po tallet me banorët e Budakovës

0

Lëvizja Vetëvendosje në Therandë, akuzon AAK-në se po tallet me banorët e Budakovës.

“Premtimet e AAK-së kinse do të investohen 2 milionë euro në fshatin Budakovë, janë tallje me e intelegjencën e banorëve të këtij fshati.”, thuhet në reagimin për medie të Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:

AAK tallet me banorët e Budakovës
Përkundër premtimeve milionëshe të partive tjera për komunën e Therandës, buxheti komunal asnjëherë nuk e ka tejkaluar shumën e 13 milionëve. Të hyrat vetanake asnjëherë nuk kanë arritur më shumë se 4 milionë.

Investimet në qytetin e Therandës dhe fshatrave të saj asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha se 3.5 milionë euro duke bërë bashkë fondet e buxhetit të komunës dhe grantet qeveritare.

Premtimet e AAK-së kinse do të investohen 2 milionë euro në fshatin Budakovë, janë tallje me e intelegjencën e banorëve të këtij fshati.

Si do të investohen 2 milionë euro në Budakovë, kur Theranda i ka 43 fshatra?

Kjo i bie që fshatrat tjera do të mbeten të harruara nga “Qeveria“ e tyre. Qytetarët e Therandës dhe ata të Budakovës nuk janë injorantë. Ata e dijnë shumë mirë se këto premtime janë të parealizueshme dhe trillime për t’i mashtruar qytetarët. Por qytetarët nuk mashtrohen, ata nuk i besojnë dikujt që për 18 vite i ka gënjyer e i ka mashtruar.

Qeverisja në Therandë për vitin 2015 nuk ka investuar asnjë euro në fshatin Budakovë. Në vitin 2016 janë paraparë 50 mijë euro. I vetmi investim ka qenë projekti në lagjen Buzhala (një rrugë me kubëza) ku janë kryer vetëm 500m nga 800m, pra as ky projekt i vetëm nuk është i përfunduar.

Ndërsa për vitin 2017 janë paraparë 70 mijë euro, ku tanimë kanë kaluar 6 muaj nga viti 2017 dhe asnjë punë nuk ka filluar. Ku janë këto fonde?

Për sqarim të opinionit, nën qeverisjen e AAK-së buxheti vetanak i Komunës asnjëherë nuk ka kaluar 2.5 milionë. Pjesa tjetër e Buxhetit Komunal financohet si grante nga Buxheti Qendror i Republikës së Kosovës, i cili në vitin 2013 ka qenë afër 10 milionë. Mbi 50% e buxhetit çdo herë është ndarë në paga dhe meditje, pjesa tjetër është keqpërdorur.

Qytetarët e Therandës nuk i kanë parë këto miliona të investuara në komunë e as në fshatrat e Therandës, por i kanë parë pushtetarët duke u pasuruar, me shtëpi dhe vetura luksoze, me biznese dhe pushime nepër vende të shtrenjëta.

Therandë, me 02.06.2017

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra Therandë

Jetesa me kafshët

0

Poezi e shkruar nga autori Walter Whitman, i njohur si Walt Whitman.

Besoj se do të mund të ikja që këtej të jetoja me kafshët,
kaq të qeta janë e dinjitoze.

Unë ndalem dhe i shoh gjatë dhe ende i shoh.

Nuk djersijnë e as ankohen për konditat e tyre,

nuk shtrihen zgjuar në hije për të qarë mëkatet e tyre,

s’më vjen për të vjellë nëse diskutojnë detyrat e tyre,
asnjë s’është e pakënaqur, asnjëra s’çmendet nga mania
që të posedojë gjërat,

asnjë s’gjunjëzohet para të ngjashmit të saj,
as para atyre që jetuan mijëra vjet më parë,

asnjë s’është e respektuar ose e pakënaqur mbi gjithë tokën.

  Përktheu: Faslli Haliti

Ky është mesazhi i Fatmir Limajt për zgjedhjet e 11 qershorit (VIDEO)

0

Kandidati për deputet i Nisma për Kosovën njëherësh edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj ka publikuar klipin zyrtar të fushatës, raporton Gazeta Blic.Me Nismën në Qeveria çdo familje do të ketë të paktën një të punësuar, me Nismën në qeveri mbi 400 milon euro investime në Bujqësi, me Nismën në qeveri Kosova do ta ketë fondin e vetëpunësimit, janë këto disa nga premtimet e kreut të Nismës.Nisma për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në./GazetaBlic.com/

https://youtu.be/TuMA3bhiQcM

Refuzohet marrëveshja e pranimit të fajësisë për policët nga Prizreni

0

Marrëveshja për pranimin e fajësisë në mes policëve Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Myzafer Sylejmani, në njërën anë dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, në anën tjetër, të premten, nuk është pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I akuzuari, Binak Bytyqi nuk ka arritur një marrëveshje të tillë.

Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtarja, Ajser Skenderi, ka vendosur që të mos e pranojë marrëveshjen e arritur në mes organit të akuzës dhe tre të akuzuarve, pasi që rasti ka të bëjë me vepër penale në bashkëkryerje. Marrëveshja parashihte dënim me burgim prej 5 deri me 10 muaj dhe gjobë prej 500 deri 1000 euro.

Pas refuzimit të marrëveshjes në fjalë, seanca ka vazhduar me leximin e aktakuzës nga prokurori i çështjes, Mehdi Sefa, e më pas i akuzuari, Binak Bytyqi nuk e ka pranuar fajësinë, ndërsa të akuzuarit tjerë, të udhëzuar nga mbrojtësit e tyre, nuk janë deklaruar rreth fajësisë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Binak Bytyqi, avokati Rexhep Kabashi, ka deklaruar se Prokuroria nuk i ka kryer obligimet sa i përket shpalosjes së provave në të cilat mbështetet aktakuza, e veçanërisht ka kërkuar që t’i dorëzohen DVD-të e përgjimeve.

Në këtë rrethanë, trupi gjykues, ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe ka urdhëruar prokurorin e rastit që në afat prej 7 ditësh të furnizoi avokatin Kabashi me DVD-të e përgjimeve dhe provat tjera, në të cilat thirret.

Seanca e radhës është caktuar për 5 shtator 2017, duke filluar nga ora 09:00.

Më 24 shkurt të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve në fjalë, të cilët i akuzon se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe marrë të holla ryshfet.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, u kanë marrë para shkelësve të rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse, sipas shkeljes së rregullave të trafikut.

Prokuroria, për këto akuza ka dorëzuar së bashku me aktakuzën edhe provat e nxjerra nga masat e fshehta, në mesin  e tyre edhe disa DVD, të gjitha këto të mbledhura nga Inspektorati Policor i Kosovës./betimiperdrejtesi/