Home Blog Page 5944

Vritet një 20 vjeçar (Foto/Emri)

0

Djali i një bosi të mafias mund të kalojë gjithë jetën në burg pasi vrau shokun e tij më të mirë pasi ai thjesht ‘pëlqeu’ një fotografi të të dashurës së tij në Facebook.

20 vjeçari Francesco Prestia, u la i vrarë në një fushë ullinjësh në Mileto të Italisë me tre plumba nëVrasësi i tij është 15 vjeçari Alex Pititto, ndali i bosit Salvarore Pittito, i njohur si ‘El Tio’ ose ‘Xhaxhi’.

Pititto e pa ‘liken’ në facebook si shenjë ‘të mos respektit’.

Pas kësaj ai ishte dorëzuar në polici.

Pianistja Artemida Qarri – Haxhiaj sonte mban koncert në Prizren

0

Koncerti recital i pianistes kosovare Artemida Qarri-Haxhiaj i cili do mbahet sonte nga ora 19:00 në Prizren, do të përmbyll mini-turneun e artistes nëpër Kosovë.

Qarri-Haxhiaj do të paraqitet para publikut të Prizrenit në sallën e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” derisa do të interpretojë vepra nga Scarlatti, Schumann, Rachmaninoff dhe Ibrahimi.

Ky koncert organizohet pas atyre të mbajtura në Gjakovë e Prishtinë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM ndërsa është përkrahur nga shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”.

Artemida dallohet si pianiste solistike me një karakter virtuoz. Pjesëmarrëse e rregullt në festivalet e muzikës klasike ne vend. Ka pasur bashkëpunime edhe me Korin e Filarmonisë së Kosovës në drejtim të dirigjentit Rafet Rudi. Prej vitesh dhe aktualisht është prof. e rregullt në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” të kryeqytetit si dhe bashkëpunëtore në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Prishtinë.

Qarri – Haxhiaj së shpejti do të paraqitet edhe me dy koncerte të tjera në Tiranë dhe Durrës. /PrizrenPress.com/

Dhunë familjare në Suharekë

0

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare.

Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit.

Gjatë intervistave është arritur deri tek informacioni se i dyshuari është në posedim të armëve. Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake është informuar ekipi i de minimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm.

Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

NISMA, sot e shpallë të hapur fushatën në Prizren

0

Nisma për Kosovën, sot e shpallë të hapur fushatën zgjedhore në Prizren.

Tubimi mbahet në ora 14:00 në sheshin “Shatërvan”.

Pjesëmarrës do të jetë edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj. /PrizrenPress.com/

‘Krahët’ mund të thyhen

0

Koalicionet parazgjedhore, siç po quhen ajo e “Krahut të luftës” dhe e “Krahut të paqes”, lehtësisht mund të thyhen pas zgjedhjeve të 11 qershorit, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre, gjasat janë të mëdha që vendi përsëri të ballafaqohet me krizë institucionale, shkruan sot, gazeta Zeri.

Koalicionet parazgjedhore të formuara mes partive politike janë jostabile dhe mund të thyhen lehtësisht pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Kështu së paku vlerësojnë analistët politikë në vend, sipas të cilëve gjasat janë shumë reale që pas zgjedhjeve vendi të futet në krizë institucionale pasi që vlerësohet se nuk do të ketë fitues absolut më 11 qershor.

Fakt i rëndësishëm se pse koalicionet janë jostabile, sipas analistëve, është se bëhet fjalë për koalicione joparimore, të cilat janë krijuar për interesa të grupeve të caktuara politike dhe pa një harmonizim të programeve partiake.

Për t’i forcuar edhe më shumë dyshimet për paqëndrueshmëri të koalicioneve merret për bazë edhe fushata jo e përbashkët që po e bëjnë partitë e koalicionit, spotet dhe sloganet e veçanta, etj, shkruan gazeta Zeri.

Përndryshe, koalicion parazgjedhor kanë arritur PDK-AAK-Nisma bashkë me disa subjekte të tjera të vogla politike, të cilat kandidat për kryeministër kanë liderin e AAK-së Ramush Haradinajn.

Një koalicion të tillë e ka edhe LDK-ja me AKR-në, të cilave i është bashkangjitur edhe Alternativa e Mimoza Kusarit. Kandidat i këtij koalicioni për shef të ri të qeverisë është Avdullah Hoti. Ndërsa e vetme në këto zgjedhje garon lëvizja “Vetëvendosje”, kandidat i së cilës për kryeministër është Albin Kurti. /Zëri/

Image result for mustafa pacolli hoti

Policia e Prizrenit aksion kundër lypsarëve, kapen 44 persona

0

Policia në Prizren është njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshë kërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme me ç’ rast shqetësojnë qytetarët por edhe turistët në qytet.

Strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit kanë kontaktuar autoritet relevante nga Republika e Shqipërisë, me ç’ rast është mbajtur një takim konsultativ në Prizren me pjesëmarrës nga Drejtoria e Kufirit dhe Drejtoria e Qarkut të Kukësit dhe institucione tjera që merren me këtë problematikë.

Me datën 30 dhe 31 maj dhe me 2 qershor është vënë në veprim plani operativ për largimin e lypsarëve që vinin nga Shqipëria por edhe kosovarë.
Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 44 persona, prej tyre 25 të rritur dhe 19 fëmijë.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar.

Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjellë për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

Ndërron jetë oficerja simpatike e policisë

0

Kishte pasion që një ditë të bëhej oficere e zonja në radhët e Policisë së Shtetit, por ëndrra e saj është ndërprerë në mes.

Xhulia Zyfi, efektivja e cila tre javë më parë pësoi hemorragji cerebrale në Akademinë e Sigurisë ku studionte, nuk ja ka dalë të mbijetojë.

Ajo ndërroi jetë këtë të premte në ambientet e spitalit, ndërsa prej 5 ditësh ishte në gjendje kome.

26-vjecarja nga Pogradeci, kishte marrë gradën nënkomisare gjatë studimeve në Akademinë e Sigurisë, ndërsa së fundi ishte emëruar edhe në detyrën e re të saj.

Të afërm, kolegë dhe miq të saj i qëndruan pranë për ditë me radhë në spital me shpresën se Xhulia mund të fitonte këtë betejë.

Express mëson se nënkomisarja e re kishte lindur me një problem në zemër, dhe një vit më parë kishte bërë ndërhyrje. Xhulia Zyfi shërbente prej 5 vitesh në radhët e Policisë së Shtetit./express/

Hoxhaj takon mjekët e Prizrenit: Rritje pagash 30% me Fillimin e Ri

0

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takim me një numër të madh të mjekëve nga spitali regjional i Prizrenit.

Hoxhaj ka thënë se mjekët më në fund do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar nga qeveria qendrore, kjo pasi që shëndetësia, thotë, se është njëri nga prioritetet kryesore të Fillimit të Ri.

Hoxhaj ka përmendur po ashtu rritjen e pagave për 30 për qind për mjekët, në mënyrë që të kenë kushte dhe stimulim për ta kryer punën e tyre me dinjitet.

“Takim i këndshëm me shumë mjekë dhe punëtorë shëndetësorë në spitalin regjional të Prizrenit, bashkë me nënkryetarin, Xhavit Haliti. Shëndetësia më në fund do ta ketë përkujdesjen dhe vëmendjen e merituar nga qeveria e ardhshme, që është njëri nga prioritetet kryesore të Fillimit të Ri. E konfirmuam edhe njëherë rritjen e pagave prej 30% në sektorin publik. #VotoPDK12 #VotoEnverHoxhaj5”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

.

 

 

Refuzohet dëshmia e Sylë Hoxhajt

0

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, tani prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Sylë Hoxha është propozuar për t’u dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, në çështjen penale që po zhvillohet kundër prokurorit të suspenduar, Bajram Hamitaga dhe shoferit të tij, Luan Delili. Mirëpo, Gjykata Themelore në Gjilan në seancën e së enjtes e ka refuzuar një propozim të tillë.

Propozimi për dëgjimin e ish-kryeprokurorit Hoxha erdhi nga mbrojtësi i të akuzuarit Hamitaga, avokati Elmi Qerimi, sipas të cilit dëshmia e të lartpërmendurit është e rëndësishme, marrë parasysh faktin që i njëjti, në cilësi të kryeprokurorit të  Prokurorisë Themelore në Prizren, ka qenë i njoftuar me rrethanat e rastit dhe me të gjitha veprimet e marra nga ana e klientit të tij. Avokati Qerimi, deklaroi se kjo do të ndihmonte në sqarimin e shumë fakteve të cekura në aktakuzë.

Gjykata, po ashtu refuzoi dëgjimin e Shukri Rexhës, Luan Kadrijës dhe Hajredin Gushit, të cilët sipas mbrojtjes, do të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

Ndryshe, në seancën e së premtes, ka dhënë dëshminë e tij, Sadri Paçarizi. I njëjti në pyetjet e prokurorit të kësaj çështje penale Arben Ismajli, deklaroi se i akuzuari Hamitaga, i ka kërkuar 5000 euro për rastin e Granit Paçarizit, pasi që i njëjti kishte kryer një vepër penale në një restorant në Prizren.

Dëshmitari Sadri Paçarizi bëri të ditur se i akuzuari Hamitaga, në kohën sa ka qenë prokuror, ka sjellë një kositëse në punëtorinë e tij pa emër, të cilën e përdor vetëm për nevoja shtëpiake. Dëshmitari, tha se i akuzuari Hamitaga e kishte sjellë për ta rregulluar kositësen, para se të mbaheshin dy ose tri seancat e fundit ndaj Granit Paçarizit, ku ky i fundit gjykohej në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Në atë kohë sipas dëshmitarit, Granit Paçarizi nuk ka qenë në masën e paraburgimit por në liri.

“Kam pranuar që të bëj riparimin e kositës pasi që sipas meje kam pasur hall për djalin tim dhe e kam paramenduar arsyen pse ka ardhur” u shpreh dëshmitari, i pyetur nëse e dinte arsyen e ardhjes së të akuzuarit Hamitaga.

Ndërsa, dëshmitari theksoi se i akuzuari Hamitaga kishte shkuar për herë të dytë që ta riparonte këtë kositëse, mirëpo sipas tij ata nuk kishin biseduar.

Gjatë dhënies së dëshmisë, Sadri Paçarizi deklaroi se ai kishte marrë një telefonatë prej dikujt, që ditën e nesërme të takohet me të akuzuarin Hamitaga, në restorantin “Piknik”.  “Djalin e kam të sëmurë, kam dashur të vi dhe ti kërkoj 5000 euro, e di që nuk më kishe kthyer” ishin fjalët të cilat i kishte thënë i akuzuari Hamitaga, sipas dëshmitarit.

Dëshmitari, deklaroi se pas përfundimit të aktakuzës së dytë ndaj Granit Paçarizit, i akuzuari Luan Delili kishte shkuar në një restorant në Prizren dhe i kishte thënë të njëjtit se e kishte dërguar i akuzuari Hamitaga. Sipas dëshmitarit, i akuzuari Delili kishte kërkuar që të ndërpriten  këto gjëra që po ndodhin dhe ata do të heqin dorë.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, i akuzuari Hamitaga deklaroi se ka vërejtje në deklaratën e dëshmitarit pasi që e njëjta është tendencioze dhe hakmarrëse.

I akuzuari Hamitaga shtoi se i akuzuari Delili e kishte dërguar kositësen për ta rregulluar në punëtori. Një gjë e tillë, sipas të akuzuarit, kishte ndodhur derisa ai ka qenë në pozitën e avokatit. Ai, gjithashtu theksoi se nuk e kishte ditur se pronar i asaj punëtorie kishte qenë, Sadri Paçarizi.

Gjatë këtij procesi gjyqësor, i akuzuari Hamitaga shtoi se që nga 22 shkurt 2012 e deri kur ishte suspenduar më 28 maj 2016, nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me dëshmitarin Sadri Paçarizi.

Pas shqyrtimit të provave të propozuara nga mbrojtja, gjykata mori vendim që në seancën e radhës e cila pritet të mbahet më 11 korrik, në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet Sali Rexhë Bytyqi.

Prokurori Hamitaga, akuzohet se nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitoi dobi pasurore për vete dhe djalin e tij. Sipas aktakuzës, Hamitaga sa ka qenë duke e hetuar dhe zhvilluar procedurën penale, ku si i pandehur ka qenë Granit Paçarizi si dhe disa të pandehur të tjerë, është takuar disa herë me familjarët e Paçarizit. Gjatë kësaj periudhe sipas prokurorisë, derisa Paçarizi ka qenë në masën e paraburgimit dhe masën e arrestit shtëpiak, i pandehuri Hamitaga, pa pagesë ka rregulluar dy herë kosën për prerjen e barit si dhe nga ata ka marrë një çadër në fermën e prindit të Paçarizit. Tutje sipas aktakuzës, Hamitaga, familjarëve të Paçarizit iu kishte thënë “qe një kohë djalin e kam të sëmurë dhe kam dashur me i kërkuar 5.000 euro nga ju, e di që nuk me kishit kthyer, por shkaku i këtij rasti, nuk kam mundur të ju kërkoj para hua”.

Të gjitha këto veprime, i pandehuri Hamitaga, supozohet se i kishte kryer gjatë zhvillimit të hetimeve, ku Granit Paçarizi akuzohej për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkaq, shoferi i tij Luan Delili, më 8 prill 2016, duke premtuar, kishte nxitur një person që të tërhiqej nga dhënia e disa deklaratave, ku kishte thënë se prokurori Bajram Hamitaga, ia kishte kërkuar 5.000 euro nga disa persona për të kryer një çështje.

Konkretisht, prokurori Bajram Hamitaga akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Luan Delili për veprën penale “frikësimi gjatë procedurës penale”./betimiperdrejtesi/

Shi i rrëmbyeshëm në Prizren (Video)

0

Vendin sot e ka përfshirë një mot krejtësisht i papritur. Pavarësisht temperaturave shumë të larta gjatë ditës, edhe qyteti i Prizrenit është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm
Një video e dërguar nga një lexues i Gazetës Express, shihet më së miri gjendja aktuale në qytetin e Prizrenit.