Home Blog Page 5943

Suhareka në mbështetje të Blerim Kuçit

0

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi po mbështetet me të madhe nga qytetarët e komunës së Therandës për zgjedhjet e 11 qershorit. Ai, ka zgjedhur kontaktin e drejtpërdrejt me bashkëvendësit e tij në qytet por edhe nëpër fshatrat e komunës dhe më gjerë, për të bashkëbiseduar në lidhje me ofertën qeverisëse të koalicionit PDK-AAK-NISMA, me kryeministër Ramush Haradinaj.

Qytetarë të shumtë po i bashkohen çdo ditë ekipit dhe vizionit të Blerim Kuçit nëpër familje, lagje, fshatra e qytete. Tubime të mëdha, në mbështetje të Blerim Kuçit, janë organizuar edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, nga të rinjtë kryeqytetas, studentë të rajoneve të ndryshme të vendit, biznesmenë, miq e familjarë. Shumë prej tyre kanë mbushur rrjetet sociale me foto dhe mesazhe mbështetëse nga këto aktivitete.

Blerim Kuçi, është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në listën e koalicionit PDK AAK NISMA me numër 26.

Kuçi është sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai, në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kishte shkaktuar sensacion, duke arritur të shënoj fitore bindëse për kryetar të Therandës, kundrejt kandidatit të LDK-së, parti kjo që e konsideronte Therandën, bastion të pamposhtur të saj.

Gjatë mandatit të tij në krye të komunës, Theranda mori çmimin e parë për qeverisje nga organizata me renome botërore.

Blerim Kuçi, njihet edhe si biznesmen shumë i suksesshëm, i cili ka arritur të krijojë shumë vende pune si dhe të ndihmojë shumë familje në nevojë si dhe të ndajë dhjetëra bursa për studentë për vite me radhë. Motoja e fushatës së tij është “Ka ardhë koha, për shtet të vërtetë”.

PDK në Prizren: ‘Fillimi i Ri’ është kategori ekzistenciale për të gjithë

0

Kandidatët për Deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, Nezir Çoçaj dhe Nijazi Kryeziu kanë takuar elektoratin e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorrobisht, Reqan, Mushnikovë dhe Genqar.

“Fillimi i Ri është kategori ekzistenciale për të gjithë ne, është thelbi i politikës së re në Kosovë” kanë theksuar kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren.

“Fshatrat e rajonit të Podgurit do mbesin prioritet i qeverisjes së ardhshme që bazat i ka në platformën politike të Fillimit të Ri, duke i kushtuar vëmendje dhe përkushtim të lartë zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit si komponent i rëndësisë së veçant për zhvillimin ekonomik lokal”.

Qytetarët e fshatrave pjesëmarrës në këtë takim elektoral garantuan mbështetje të fuqishme platformës politike të PDK-së dhe Fillimit të Ri, duke potencuar mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në vitet paraprake nga pushteti lokal. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Versioni aktual i demarkacionit nuk kalon

0

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të kalojë. Ka thënë se votat e Nismës për Kosovën nuk do ta japë votën as për Asociacionin e Komunave me Shumicës Serbe.

“Nuk nënkupton se në koalicionin fitues nuk e kemi tretur identitetin. Do të kemi besimin tuaj. Ne nuk do ta votojmë versionin aktual të demarkacionit dhe as asociacionin”, ka thënë Berisha, në Prizren.

Ky kandidat ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë mbi partitë dhe mbi interesat personale.

Fatmir Limaj në Prizren: Çdo familje nga një të punësuar, s’ka më pabarazi

0

Kandidati i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se programi i partisë së tij parasheh punësimin e të paktën një anëtari në secilën familje në Kosovë. Ka thënë se në këtë mënyrë do të zbusin papunësinë.

Nga Prizreni, Limaj ka dhënë premtime se do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të të rinjëve.

“NISMA për Kosovën nuk ka dhënë premtime asnjëherë. Në këto vitet e fundit kemi vizituar punëtorë, bujq, fermerë… Duke biseduar me ta kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Kemi dalë me një projekt”, ka thënë Limaj.

Ai ka premtuar se me NISMA’n për Kosovën do të ndalet pabarazia.

“Nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Në Kosovë nuk do të ketë më asnjë familje pa një të punësuar”, ka shtuar ai.

Limaj në qytetin e Prizrenit është prezantuar si Zëvendëskryeministër në Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Haradinajt.

“Me NISMA’n në Qeveri. Urime të gjithëve”, ka shtuar ai.

Malishevë: Dorëzon vullnetarisht revolen

0

Policia ka bërë me dije se në Shkozë të Malishevës ka ndaluar të dyshuarin mashkull dhe gjatë intervistimit ka pranuar se posedon armë dhe në mënyrë vullnetare ka dorëzuar revolen, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Vetëdorëzohen të dyshuarit për armëmbajtje pa leje

0

Për mbajte pa leje të armëve me 26 maj të këtij viti, Policia e Kosovës ka njoftuar se një ditë më parë dy të dyshuar të gjinisë mashkullore, janë vetë dorëzuar në stacionin policor në Prizren

“Më 02.06.2017 janë vetë dorëzuar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Do të votoj kundër teje….

0

Nga Faik Krasniqi

Do të votojë kundër teje që nuk e mbajte premtimin. Do të votojë kundër teje se më shkatërrove vendin. Shkatërrove të ardhmen e fëmijëve, të rinjve, shkatërrove të ardhmen e popullit tim. Do të votojë kundër teje se në kurriz të popullit tim u bëre i pasur. Do të votojë kundër villave dhe makinave tua luksoze, që i bleve në kurrizin tonë. Do të votojë kundër luksit tënd. Do të votojë kundër mendjemadhësisë së gruas tënde të llastuar, që bën shtatë palë qejfe me paratë e popullit tim. Do të votojë kundër teje se e varfërove popullin tim. Do të votojë kundër teje se për fajin tënd po ikin të rinjtë. Do të votojë kundër teje se e keqpërdore postin që ta besuam. Do të votojë kundër arrogancës tënde. Do të votojë kundër mendjemadhësisë tënde. Do të votojë kundër idiotizmit tënd. Do të votojë kundër teje se e shkatërrove drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, kulturën. Shkatërrove fabrikat, ekonominë, bujqësinë. Shkatërrove tokat, fushat, pyjet. Shkatërrove shkollat, spitalet. Shkatërrove gjithçka. Do të votojë kundër teje se je hajn, kriminel e bandit. Do të votojë kundër injorancës tënde. Do të votojë kundër premtimeve të tua të gënjeshtra. Do të votojë kundër teje, se faji yt mbetëm të izoluar. Do të votojë kundër krimeve të tua. Do të votojë kundër teje për rastin Stenta. Do të votojë kundër teje për hir të jetimëve. Do të votojë kundër teje se je i poshtër, je pis, je vrasës, je bandit, je qelbësirë, je gënjeshtar. Do të votojë kundër surratit tënd të neveritshëm. S ‘dua të ta shoh më surratin në TV. Do të votojë kundër teje që mos të vish më në Kuvend, në Qeveri dhe në asnjë instistucion tjetër.

NISMA prezantoi projektin e saj në lagjen “Arbana” të Prizrenit

0

Kandidatet për deputet të NISMA për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit, u pritën përzemërsisht nga qytetartë e lagjës “Arbana” të Prizrenit, me ç’rast para qindra të pranishmëve prezentuan edhe projektin e NISMA për Kosovën.

Kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha kërkoi nga të pranishmit që të jenë pjesë e ekipit të NISMA-s për zgjedhjet e 11 qershorit, me qëllimin që të hapet një dritare e shpresës, për zhvillimin ekonomik dhe perspektivë europiane.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, foli për rëndësinë e votës dhe kërkoi masovikisht të dilet në zgjedhjet e 11 qershorit dhe të përkrahet projekti i NISMA-s dhe kryetarit të saj, Fatmir Limaj.

Albulena Balaj-Halimaj kandidate për deputete e cila vjen nga lagja “Arbana”, tha se ndjehem e nderuar që do ta përfaqesoj Arbanën, Prizrenin dhe Kosovën në përgjithësi.  /PrizrenPress.com/

ShBA paralajmëron Pekinin për ishujt e Detit të Kinës Jugore

0

SHBA nuk do të pranojë militarizimin kinez të ishujve të bërë nga njeriu në Detin e Kinës Jugore, ka paralajmëruar sekretari amerikane i mbrojtjes, James Mattis.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Singapor, ai tha se këto lëvizje dëmtojnë qëndrueshmërinë e rajonit.

Pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore të pasur me resurse janë kontestuar nga një sërë shtetesh.

Në të njëjtën kohë, gjenerali Mattis vlerësoi përpjekjet e Pekinit për të kufizuar aktivitetin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut.

Komentet e tij vijnë pak pasi Këshilli i Sigurisë i OKB-së zgjeroi grupin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të një sërë testimesh raketore të bëra këtë vit.

Turqia dorëzohet, i jep Shqipërisë të gjithë tapitë dhe tahiret e perandorisë

0

Sipas drejtorit të Arkivit Qendror të Shtetit Ndoji, është duke u negociuar me arkivat osmane për t’u marrë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane.

Dhe pse duhet thënë se me ndryshimin e kohës këto tapi kanë ndryshuar, ato me patjetër do kenë rëndësi për karakterin studimor të asaj periudhe, që duhet thënë se ha shumë vend diskutimi. Pronat në Shqipëri janë thembra e Akilit e disa qeverive, e këto regjistra kuptohet se nuk e zgjidhin, por ato do japin në kohë të vjetra, realisht pronarët e tyre.

Ndërkohë plot 2 dy vjet i është dashur drejtorit të arkivave shqiptare, Gjet Ndoj, t’i mbush mendjen autoriteteve turke për t’i dhënë Shqipërisë 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për vendin.

Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

“Secili regjistër syresh arrin deri në 400 faqe dhe ka të dhëna interesante për trevat e shqiptarëve. Ato tashmë janë pjesë e arkivit tonë dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja dhe përpunimi i tyre”, thotë Ndoj.

Perandoria Osmane ka një trashëgimi të tërë prej 980 regjistrash në të gjitha trevat deri ku arriti në lulëzimin e vet, që do të thotë në gati katër kontinente.

Duket se përpjekja e palës shqiptare në këtë sfidë të re është konkretizuar pikërisht me këto regjistra. Interesante është se dokumentet do të hedhin dritë edhe për disa nga etërit të pavarësisë shqiptare dhe njerëzit që kanë bërë histori. Mes tyre është Ismail Qemali, ku drejtori Ndoj referon se ka shumë dokumente të panjohura për të për veprimtarinë politike. Ashtu, si shumë dokumente referohen për Bib Dodën, të ashtuquajturin ndryshe edhe princin e trevave katolike të veriut.

Koha e edhe zotësia e palës shqiptare do të tregojë se ta zotë do të jemi të përtypim këtë material historik të dorës së parë. / KultPlus.com