10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 5945

Shtetasit turq sot votojnë në Prizren

0

Shtetasit turq në Kosovë do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1275 shtetas turq, transmeton kp.

Votimet do të fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.

Doktori frymëzues nga Italia që mbeti në Prizren

0

Pensionisti Salajdin Krasniqi, që disa vjet ka qenë drejtor i Infermierisë në Spitalin e Prizrenit, e ka ende të freskët kujtimin për takimin e parë me doktorin italian, Luciano Motroni, i cili kishte ardhur në Prizren në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk është kthyer më në vendin e vet. Madje edhe është varrosur në këtë qytet.

Krasniqi tregon se ka qenë nxënës në vitin e tretë të shkollës së mjekësisë kur ka zhvilluar bisedën e parë me Motronin e ndjerë. Dhe pak kohë më pas temën e diplomës e ka punuar në fushën që e zotëronte doktori i huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas përfundimit një kohë temën e diplomës e kam pasur nga kirurgjia, ku ai ka qenë i specializuar”, ka thënë Krasniqi. Doktorin italian ai e përshkruan si “njeri të papërtueshëm, i cili në çdo moment ka ardhur me nevojë e pa nevojë”.

“Ka qenë kirurgu i vetëm në Prizren. Pastaj janë aftësuar dr. Muhamet Guguli dhe dr. Branko Stojanoviq”, tregon Krasniqi.

Doktor Luciano Motroni me vendim të autoriteteve italiane të kohës kishte ardhur në Prizren gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fillimisht kishte punuar në Spitalin Ushtarak italian e pas lufte ishte punësuar në Spitalin e Prizrenit. Duke qenë kirurgu i vetëm i kohës, pos frymëzimit, ka ndarë edhe përvojën e tij me mjekët dhe profesionistët vendës.

Mirëpo, arsyet e qëndrimit të tij në Prizren, pas tërheqjes së ushtrisë italiane, nuk janë zbardhur në tërësi. Ne mesin e tregimeve urbane që qarkullojnë te banorët e qytetit të vjetër është se pas ardhjes në qytetin e vjetër, ai është dashuruar në një grua hungareze..

Prezantuesja jep lajmin për vdekjen e bashkëshortit të saj

0

Një prezantuese lajmesh mori vesh për vdekjen e bashkëshortit të saj në mënyrën më tragjike të mundshme. Ajo e dha lajmin e vdekjes së tij në transmetim direkt.

Supreet Kaur, prezantuese e kanalit IBC24, në Chhattisgard të Indisë kuptoi se bashkëshorti i saj ishte përfshirë në një aksident fatal automobilistik, teksa dolën detaje të reja rreth ngjarjes.

Sipas “Indian Express”, pavarësisht se mori lajmin e tmerrshëm, ajo vijoi të jepte lajmet edhe për 10 minuta të tjera derisa shpërtheu në lot dhe transmetimi u ndërpre.

Bashkëshorti i saj, Harshat Kaëade po udhëtonte me një makinë sëbashku me 5 persona të tjerë, kur u goditën nga pas nga një kamion. Përplasja ishte aq e fortë sa 3 prej tyre humbën jetën, ndërsa 2 të tjerët morën dëmtime të rënda./tvklan

1 milion dollarë për një postim

0

Këngëtarja e popit, Beyonce është shpallur si një nga emrat më të njohur që kanë influencën më të madhe në rrjetin social, Instagram pasi fiton 1 milion dollarë për çdo postim.

Shifrat janë të bazuara në disa faktorë, që përfshijnë numrin e ndjekësve dhe mënyrën e përdorimit të këtij rrjeti.

“Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe të kuruara e bën audiencën e saj që të çmendet,” – ka thënë Frank Spadafora, shefi i ‘D’Marie Analytics’, një shoqëri që bën statistikat e rrjeteve sociale.

Popullariteti i Beyonce u tregua në fillim të vitit, kur ajo publikoi një foto duke njoftuar se pret dy binjakë, e cila ka thyer rekord me mbi 6 milionë klikime në vetëm 8 orë.

Juve, 80 milionë euro për Verratin

0

Pasi shpenzoi 90 milionë Euro për Gonzalo Higuain, Juventus ka vendosur të paguajë sërish shifra marramendëse në merkaton e transferimeve, këtë radhë për të përforcuar akoma më shumë repartin e mesfushës.

Futbollisti që i përputhet profilit të kërkuar nga Zonja e Vjetër është pikërisht Marco Verratti, për të cilin tratativat me Paris Saint Germain nuk do të jenë aspak të lehta.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtuesit e Juventusit duke parë edhe situatën financiare, janë gati të derdhin në arkat e klubit parizien 80 milionë Euro për ta bindur që të lejojë transferimin e Verrattit në Torino te kampionët e Italisë.

Por jo vetëm kaq, Juventusi duket ka menduar edhe për kontratën me vetë futbollistin duke i ofruar atij të njëjtën pagë që ai përfiton aktualisht edhe te kampionët transalpinë. Mbetet vetëm për të kuptuar nëse drejtuesit e Paris Saint Germain do të tundohen apo jo nga kjo ofertë e bardhezinjve për mesfushorin italian

Në kohën kur Remzie Osmani ishte nuse (Foto)

0

Këngëtarja Remzie Osmani ka kënduar qysh në vajzëri, kur ishte ende shumë e re. E, këngën nuk e ka ndalur asnjëherë, shkruan Kosovarja.

Remzia edhe pse u martua e u bë nënë e dy fëmijëve, nuk u ndal së kënduari. Krijoi këngë, videoklip, albume e po ashtu mbajti shumë koncerte kudo. Remzia e pati dhe vazhdon ta ketë mbështetjen e fortë të të shoqit, që është edhe menaxheri i saj, shkruan Kosovarja.

Ja si dukej këngëtarja në vitin 1994, në kohën kur ishte ende nuse.

Elinel bombardon përsëri (Video)

0

Elinel dhe BIGDEAL Records kanë sjell këngën e tyre të radhës me Torin që quhet ‘Eja’.

Kënga është lansuar sonte dhe deri me tani po shihet si një projekt që premton.

Tori është një këngëtare e re në skenën tonë, derisa ka zgjedhur që të punojë me reperin Elinel, i cili tashmë ka emër në skenën tonë.

Kënga është lansuar në kanalin AVD Digital.

Kujtim Paçaku, një goditje për racizmin dhe një rrëfim mbi kulturën

0

Problemi i racizmit është çdoherë i pranishëm në shoqërinë kosovare, sado që shpesh nuk flitet për të dhe duket si një debat i ftohtë, ose i lënë pezull për më vonë, kur ndodhë diçka sensacionale e kur racizmi shprehet haptazi.

Ngjarja që ndodhi para dy javësh e që mori jehonë në vend ishte ajo e përgjimeve që dolën nga portali Insajderi, ku përveç të tjerash deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës e përdorin me shumicë termin pezhorativ gabel, ose magjup, drejtuar pjesëtarëve të komunitetit RAE në Kosovë. E jo vetëm, por përdorimi i termeve ofenduese bëhet edhe mes vete, ndaj njëri-tjetrit, adresuar armikut.

Për një gjë të tillë në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës foli shkrimtari e deputeti Kujtim Paçaku, i cili kërkoi nga protagonistët kryesorë të kësaj ngjarje që të kërkojnë fjale për atë se çfarë kanë thënë. Një gjë e tillë u bë, e Paçaku, morri shumë lëvdata në lidhje me atë se çfarë tha.

U duk sikur Paçaku e lëvizi debatin e heshtur, se racizmi është mes nesh e racistët jemi ne, në situata të ndryshme në jetën tonë, duke krahasuar “atë racë” e duke e asocuar me konotacione të shëmtuara.

Kjo temë është folur e stërfolur por gjithmonë ka vend edhe për më tepër. KultPlus, realizoi një intervistë me shkrimtarin nga komuniteti rom, Kujtim Paçaku, i cili foli në lidhje me atë se pse e mbajti atë fjalim në kuvend, ku foli për racizmin në përgjithësi.

“Nuk ka qenë e imja të akuzoj dikë apo ta dërgoj dikë në burg, e bëra atë ku rezultati doli edhe më i mirë se që e kam pritë, fitoi shefi im, kryetari i parlamentit i cili ka ditë në mënyrë burrnore të kërkojë falje dhe pikërisht këtë gjë e bën një shqiptar. Mua në Bullgari sigurisht më kishte shkuar koka apo dora në një moment të tillë, ndoshta po e teproj pak por do më thoshin të flas në komisionin për të drejtat e njeriut, unë këtë e bëra dhe çka ishte më e mira për mua ishin duartrokitjet sepse në atë parlament ka pasur çdo gjë tjetër përpos debat, dhe kur në fjalimin tim dëgjoj duartrokitjet dhe e shoh se më përkrahin të gjithë, e shoh që kjo është Kosova”, nisi rrëfimin e tij Paçaku, duke sqaruar se ka qenë i detyruar ta bëjë atë gjë, pasi që siç tha ai mbi supe mbante moralin e të gjithë romëve.

Tjetra, sipas Paçakut ishte se po mos të kishte reaguar ai një reagim tjetër për të do ta bënin gazetarët, shoqëria civile në Kosovë, komuniteti i artistëve e kështu me radhë, pasi që ajo bisedë e tmerrshme u dëgjua nga të gjithë dhe sipas tij, po mos të kishte reaguar, do të duhej të kritikohej rëndë.

“Ne mund të flasim çka duam në telefon, por jo ta ofendojmë dikë, sepse mund të them me plot bindje se përpos gjërave të tjera që e bëjnë të pamundur shkollimin e një romi është edhe racizmi, fjalët si magjup e gabel, edhe kjo mund të ndikojë që një fëmijë mos ta vazhdojë shkollën dhe arsimimin”, pohoi Kujtim Paçaku.

Kujtim Paçaku doli para gjithë deputetëve të Kosovës e para gjithë qytetarëve të saj duke thënë se ai është Kujtim Paçaku, dhe është shkrimtar, nuk është as magjup e as gabel. Ai për KultPlus, tregoi se e tha këtë duke dashur t`iu tregojë të gjithëve se edhe komuniteti i tij ka shkrimtarë, ka muzicientë, ka këngëtarë e ka artistë me vlera të mëdha.

Ai tregoi edhe për fëmijët e këtij komuniteti të cilët nuk cilësohen si fëmijët e komuniteteve të tjera.

“Ende jemi larg, në Prizren për fat të mirë po deklarohen si fëmijë të komunitetit rom, dhe unë vet e kam organizuar një mbrëmje me poezi dhe nuk ka ndjenjë më të mirë se ta dëgjosh një fëmijë rom të recitojë ndërsa gjyshi i tij të qajë nga gëzimi. Kjo dhuratë nuk ka çmim sepse i ke dhënë infuzion shpirtit të një fëmije rom”, tha ndër të tjera shkrimtari Paçaku.

Në këtë rast, shkrimtari e deputeti i Republikës së Kosovës, nisi të flasë për artistët, ku ai tha se nuk ka ndonjë dallim në mes artistëve dhe kjo gjë e bënë shumë të lumtur.

“Ne me artistët e kemi shumë mirë, nuk ka ndonjë dallim, kemi një bashkëpunim shumë të thellë dhe kjo është gjë shumë e mirë. E marr shembull Enver Petrovcin, ai reciton në gjuhën rome, unë recitoj në gjuhën shqipe dhe është mjaft gjë e mirë kjo”, tha Kujtim Paçaku, i cili intervistën e tij e përfundoi duke thënë se komunitetit rom u nevojiten dy xixa që ta ndriçojnë qiellin, me rast këtë komunitet e cilësoi si komunitet i cili sjellë shumë artistë por që fatkeqësisht gjendja ekonomike e këtij komuniteti nuk i lejon të kalojnë përtej. /KultPlus.com

Derbi Peja-Bashkimi me mungesa të theksuara

0

Dueli derbi i mbetur nga xhiroja XIV e Superligës ndërmjet Pejës e Bashkimit, që është përcaktuar të luhet nesër në “Karagaç” do të ketë mungesa të theksuara te të dy skuadrat për shkak të rregullores së FBK-së, që nuk lejon të luajnë lojtarët e ardhur në ekip pas asaj xhiroje.

Kështu, nga të huajt e ekipit të Pejës të drejtë loje nesër kanë: Austin Tillotson (i larguar), Jamie Skeen (bojkot), Cameron Rundles (bojkot) dhe Noah Dahlman. Tillotson është larguar nga Peja, ndërsa Skeen dhe Rundles janë duke bojkotuar ekipin për shkak të vonesës së pagave.

Ndërsa te Bashkimi nga të huajt aktual që ka në ekip të drejtë loje kanë vetëm: Marko Popovic dhe Kayel Locke.

Nëse nuk ndërron situata deri nesër, te Peja nga të huajt pritet të paraqitet vetëm Dahlman, ndërsa te Bashkimi të dy që kanë të drejtë.

Përforcimet e ekipeve në vitin 2017 nuk kanë të drejtë loje, ngase ndeshja PejaBashkimi është dashur të luhej në xhiron e XIV që i përshkonte datat e 20-21-22
dhjetorit, para festave të fundvitit.

Film për jetën e Mick Rock

0

Jetën e tij ia kushtoi fotografisë, duke u kthyer në njeriun që përjetësoi në polaroid disa prej figurave legjendare të “Rock”-ut botëror. Këtë herë, Mick Rock nuk qëndron para aparatit fotografik.

Janë të tjerët që shkrepin fotot e tij në premierën e filmit biografik kushtuar 69-vjeçarit, “Shot! The Psycho-Spiritual Mantra of Rock” (Shkrepe: Mantra psiko-shpirtërore e Rockut).

Film për jetën e Mick Rock

Një sërë aktorësh, muzikantësh e artistësh të tjerë e rrethonin në këtë ngjarje fotografin e famshëm britanik, duke nisur nga Juliette Lewis, Billy Idol, Sasha Grey, Kelly Osbourne, Mena Suvari, e deri te Shepard Fairey, shkruan Top Channel.

Dokumentari përdor pamje nga vet arkiva e tij për të krijuar historinë e muzikantëve avangardistë, si David Bowie, Queen, Blondie Iggy Pop. Edhe pse filmi rrëfen jetën e tij, vet fotografi Rock nuk ndihet shumë rehat.

“Unë isha kritiku i tij më i madh. Sa herë që shihnim xhirimet, do të nxirrja ndonjë gjë, skenë pas skene, deri sa u lodhën me mua”, tha Mick Rock, fotograf.

Filmi shfaqet në Nju Jork dhe Los Angeles nga data 7 prill e do të jetë i disponueshëm edhe në formatin dixhital.