Home Blog Page 5946

Zgjedhjet e 11 qershorit zgjidhin tre dilema të shtetit të Kosovës

0

Milazim Krasniqi

Zgjedhjet e 11 qershorit 2017 do të tregojnë nëse Kosova do të fuqizohet nga brenda e do të bëhet partnerë kredibilë me SHBA, NATO e BE e t’i bindë ashtu armiqtë se nuk do të zhbëhet kurrë, ose do të tregojnë se si do tëthellohet kriza, si do të rritet dyshimi i aleatëve në mundësitë e Kosovës e si do të rriten apetitet e armiqve, për ta gllabëruar në kthesën e parë të ndryshimit eventual gjeopolitik në favor të pansllavizmit.Zgjedhjet e parakohshme parlamenare të 11 qershorit 2017 mund të japin përgjigje definitive lidhur me pozitën e Kosovës në sytë e shtetasve të saj, në sytë e aleatëve strategjikë (SHBA-ve, NATO-s e BE-së) dhe në sytë e armiqve të saj më të rrezikshëm, në rend të parë të Serbisë e të Rusisë.

Prandaj, edhe pse janë zgjedhje të parakohshme, të imponuara nga paaftësia e ish kryeministrit Isa Mustafa, këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e këtij vendi.Pse? Sepse mënyra e deritashme e funksionimit të këtij shteti, që i ngjet personit që ecën me paterica, është konsumuar dhe kërkon të zëvendësohet urgjentisiht me një mënyrë strandarde të funksionimit të shtetit ligjor, të inkuadruar qartësisht në aleancat politike e ushtarake konkrete, për ta mbyllur ashtu çdo opcion të rrëshqitjes drejtshtetit tëdështuar, gjë që e ëndërrojnë ende armiqtë e Kosovës.

Deri sot, funksionet e shtetit mirëfilli ligjor, tësubjektit kredibil me partnerët strategjikëdhe të shtetit të suksesshëm, shteti i Kosovës i kanë kryer vetëm pjesërisht dhe në mënyrë jo bindëse. Prandaj, kjo mënyrëgjysmake e funksionimit të tij ka ardhur në fund të rrugës. Kuvendi që nuk është i aftë të miratojë ligje dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, si edhe qeveria që nuk ka guxim të procedojë ligje në Kuvend, natyrisht që duhet të shpërbëhen dhe ashtu t’u kthehet qytetarëve mundësia që të shprehin vullnetin e tyre politik.

Këtë mundësi tashmë e kanë rifituar qytetarët eKosovës, gjë që do të realizohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të11 qershorit. Vullneti i tyre do të ketë reflektime mbi vetë Kosovën, mbi raportet e saj me aleatët strategjikë dhe me armiqtë e saj të egër, më shumë se kurrë deri sot. Në fakt, deri sot ka pasur jo pak paqartësi në këtë vullnet, sigurisht edhe për shkak të sistemit zgjedhor, qëështë dizajnuar për të prodhuar një shtet as mish as peshk, më shumë për interesat e minoriteteve dhe prezencës ndërkombëtare, se sa të vetë shqiptarëve.Sidoqoftë, këto zgjedhje pritet të japin përgjigje në tre çështje vitale.Pa frymëzim nacional nuk dilet nga pozita nokolonialeE para, shtetasit e Kosovës, ndonëse kanë bërë një rezistencë spektakulare kundër okupimit serb, gjatëkëtyre viteve nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur që të identifikohen me shtetin e vet. Fillimisht ishte një mbështetje e madhe dhe naïve në faktorin ndërkombëtar, me idenë që faktorët ndërkombëtar ishin këtu që të kryenin të gjitha punët e shtetndërtimit dhe të ngritjes së një shoqërie të lirë e demokratike. UNMIK-u e OSBE-ja që nga vitit 1999 vërtet e filluan procesin e ngritjes së institucioneve në Kosovë. Organizuan edhe zgjedhjet lokale e parlamentare, funksionalizuan doganat, transmetuesin publik, transformimin e UÇK-së në TMK, etj. Kështu filloi formimi i një kostruksioni institucional të Kosovës, pas shkatërrimit që kishte bërë okupimi serb. Por, koncepti me të cilin u formuan institucionet e përkohshme, ishte tipik neokolonial.Ato ishin të konceptuara si zgjatime të prezencës civile ndërkombëtare, ishin në shërbim të tyre, të kontrolluara prej tyre. Pas pavarësimit më 17 shkurt 2008, filloi njëfarë pavarësimi i institucioneve, por baza mbi të cilën ato ishin formuar, pamundësoi pavarësimine tyre të plotë nga diktati i faktorit ndërkombëtar. Zgjedhja e Behxhet Pacollit për president të Kosovës, me kombinatorika të sms-ve të një ambasadori dhe pas tij e Atifete Jahjagës, duke e nxjerrë emrin e saj nga zarfi, është praktikë e neveritshme e atij modeli të ndërtimit të institucioneve me parashenjë nekoloniale. Nga ana tjetër, edhe fakti që nuk u lejua që Kosova të kishte ushtrinë e saj dhe nuk lejohet as sot, është tregues i pozitës neokoloniale të Kosovës në raport me faktorët ndërkombëtar.Faktikisht, institucionet e sms-ve dhe të zarfave, qytetarët nuk i pranuan si të vetat.

Por, as politikanët e seleksioniar me metoda okulte, nuk u identifikuan plotësisht me to. Pasoi seleksionimi negativ i kuadrove, korupsioni endemik dhe dhuna që përshkoi jetën partiake e politike.Po t’i ndienin si të vetat këto institucione dhe po të identifikoheshin me to, qytetarët e politikanët, dukuritë e tilla shtetrrënuese do të viheshin shpejt nën kontroll. Me kohë, zhgënjimi i kaploi qytetarët deri në atë masë sa shumëprej tyre filluan tëshprehin nostalgji për kohën e Titos!Ndërsa, shumë të tjerë filluan të planifikonin ikjen nga ky vend, si të iknin nga një vend ku ka rënë kolera!Prandaj, mund të thuhet se këta qytetarë dhe këta politikanë e kanë rastin e funditqë të ndryshojnë mentalitet e sjellje, që të sillen ndaj Kosovës si ndaj atdheut të vet. Nëse arrihet ky ndryshim mentaliteti e sjelljeje, gjasat që Kosova të bëhet shtet i suksesshëm janë shumë më të mëdha. Krijimi i dy blloqeve të mëdha politike për zgjedhjet e 11 qershorit, është tregues se mund të lëvizet në atë drejtim, pra që qytetarët të votojnë përnjë kuvend më të fortë e rrjedhimisht edhe për një qeveri më të fortë e më nacionale.Retorika antiserbe e Ramush Haradinajt, në këtë mes, është tharmi i një qasjeje të re, mobilizuese, që u duhet shqiptarëve të Kosovës për periudhën qëvjen.

Pa fuqizimin e një qëndrimi kundër Serbisë, nuk mund të fuqizohet shteti i Kosovës, sepse shteti nuk ka truall të fortënën këmbë. (Sloganet për integrimet evropiane, janë të thata e nuk arrijnë të mobilizojnë shumë.) Madje as nuk mund të dilet nga pozita neokoloniale, ku janë katandisur institucionet e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës. Pra, shtetasve, shqiptarëve në rend të parë, duhet t’u ofrohet një platformë e qartë nacionale, që të mund të identifikohen me shtetin e Kosovës, sepse ata, kur kanë luftuar për Kosovën, e kanë konceptuar dhe idealizuar si një shtet shqiptar, e jo si një krijesë artificiale e neokoloniale, me mbitheksim të të drejtave të pakicës serbe e me ndikimin e vazhdueshëm të Serbisë mbi të.NATO mund ta rikthejë mitin e ushtarit shqiptarE dyta, partnerët srategjikë të Kosovës,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, pas këtyre zgjedhjeve, duhet ta ndryshojnë formatin ebashkëpunimit me institucionet e Kosovës.Ato duhet të ndihmojnë fuqizimin e institucioneve dhe të Kosovës si shtet e ta braktisin konceptin qëKosovën ta mbajnë nën tutelë, nën kontroll, nën diktat. Veçmaskjo ka të bëjë në raport me serbët e Kosovës dhe me Serbinë si shtet, sepse Kosovës i është imponuar një pozicion pothuajse poshtërues në këto relacione.Nuk mund të mbahet më në këmbë koncepti që stabiliteti i institucioneve të Kosovës (edhe formimi i ushtrisë së Kosovës) të varet nga humori i serbëve lokalë dhe nga qeveria e Beogradit. SHBA dhe NATO-ja duhet ta ndihmojnë formimin dhe fuqizimin e ushtrisë së Kosovës, sepse shqiptarët kanë motivet më tëforta të kundërvënies ndaj orekseve pansllaviste ruse në Ballkan. Fjala vjen, ushtarët hungarezë.holandezë a çekë mund të mos kenë motive të forta të shkojnë në luftë kundër agresioneve ruse, por shqiptarët kanë motiv të fortë për një gjë të tillë, nëçdo kohë.Pra,duhet ta kuptojnë se fuqizimi i shqiptarëve nëkëtë aleancë, është jo vetëm fuqizim i krahut jugor të NATO-s, po fuqizim i saj gjithandej ku ajo mbron botën elirë nga agresionet pansllaviste.

Thënëedhe më thjesht, me Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë në NATO, faktori usharak shqiptar bëhet shumë i fuqishëm dhe shumë kredibil dhe e kundërbalancon me sukses të plotë fuqinë ushtarake serbe në rajon. Fuqia e shqiptarëve në shërbim të NATO-s, në atë rast, mund të bëhet pak a shumë si fuqia e tyre ushtarake nëkohën e Perandorisë Osmane, fuqi mbi të cilën ajo për shekuj pati qëndruar në këmbë. Nëse këto zgjedhje parlamentare të 11 qershorit 2017 japin një kuvend e një qeveri të fuqishme proNATo e proBE, ndryshimi i konceptit të aleatëve strategjikë ndaj shtetit të Kosovës, mund të ndodhë më shpejt e më lehtë. Në atë rast formimi i Forcave të Armatosura tëKosovës mund të ecën më shpejt, armatimi i saj mund të bëhet më i plotë, inkuadrimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe mund të përshpejtohet.Serbia e kupton më lehtë gjuhën e HaradinajtE treta, edh qëndrimi i armiqve të Kosovës, Serbisë e Rusisë në rend të parë, po edhe i Kinës, Greqisë, Spanjës, Sllovakisë, Qipros e Rumanisë, mund të ndikohet nga rezutati i këtyre zgjedhjeve. Nëse në krye të qeverisë së re të Kosovës vjen një person i fortësi Ramush Haradinaj, ndërsa kryetar i Kuvendit mbetet Kadri Veseli, Serbia e kupton më lehtëse të gjitha investimet që ka bërë për ta rritur ndikimin e saj në politikë, në medie e në shoqërinë e Kosovës pas vitit 1999, i kanë shkuar dëm. Nëse në krye të qeverisë vjen personi të cilin ata e kanë ndjekur me lloj-lloj “poternicash”, ata e kuptojnëmë lehtëse Kosova më kurrë nuk mund të kthehet nën kontrollin serb e rus.Bile, me Haradinajn kryeministër, Serbia do të detyrohet të bisedojë me tone të tjera me Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Thjesht, nuk mund të llogaritë në intrumentet që ka përdorë deri tash, destabilizim e mbase edhe korruptim të disa akterëve politikë. Detyrohet ta kuptojë faktin që Kosova është shtet ipavarur, funksionon si i tillë dhe që armiqësia me të nuk paguhet, pasi ai bëhet pjesë integrale e NATO-s dhe e BE-së. Por, në rast se do të fitonte blloku tjetër, në atë rast Serbia vërtet do të ndihej e trimëruar që t’i vazhdojë intrigat dhe presionet kundër Kosovës.Me një autsajder si Abdullah Hoti, me një aventurier si Behxhet Pacolli dhe me intrigantë si Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda, mundësia e ndikimit serb mbi qeverinë e Kosovës do të ishte edhe më e madhe se sa mbi qeverinë e Isa Mustafës.Prandaj, këto zgjedhje të parakohshme janë shumë të rëndësishme në të tre këta drejtime. Dështimi i Isa Mustafës e pati këtë të mirë, që përshpejtoi konsumimin e iluzioneve që punët bëhet me inercion, me improvizime, që shteti forcohet pa marrë vendime.Kjo më nuk pi ujë. Zgjedhjet e 11 qershorit 2017 do të tregojnë nëse Kosova do të fuqizohet nga brenda e do të bëhet partnerë kredibilë me SHBA, NATO e BE e t’i bindë ashtu armiqtë se nuk do të zhbëhet kurrë, ose do të tregojnë se si do të thellohet kriza, si do të rritet dyshimi i aleatëve në mundësitë e Kosovës e si do të rriten apetitet e armiqve, për ta gllabëruar në kthesën e parë të ndryshimit eventual gjeopolitik në favor të pansllavizmit.Për këtë arsye këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të Kosovës, që nga viti 2000 e deri sot. (Botuar në “Shenja”)

“Tusuzi” mbështet fuqishëm kandidatët e Nismës nga Prizreni

0

Lagjja “Tusuz” i ka dhënë një mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputetë të Nismës.

Kandidatët, Zafir Berisha, Albulena Balaj –Halimaj dhe Manuella Koni, janë pritur përzemërsisht nga qytetarët e lagjes “Tusuz” të Prizrenit.

Zafir Berisha, kandidat për deputet, tha se “jam i nderuar që jam në lagjen “Tusuz” për të prezentuar projektin e Nismës për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit, projekt ky i cili perfaqëson vleren kulmore të “Tusuzit”, Prizrenit dhe Kosoves”

“Lagjja heroike e “Tusuzit” ka qenë në ballë të ndryshimeve pozitive në të gjitha kohërat, prandaj është momenti që masovikisht të dilet në zgjedhje, në mënyrë që të triumfojë koncepti i NISMA-s dhe të fillojë një etapë e re për qytetarët e vendit tonë”.

Tubimin e përshëndeten edhe kandidatet per deputete, Albulena Balaj-Halimaj dhe Emanuela Koni.

NISMA për Kosovën prioritet të prioriteteve do ta ketë zhvillimin ekonomik të vendit si nevoja më urgjente për qytetaret e vendit e Kosoves.

Policia legjitimon 389 punonjëse të lokaleve të natës

0

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar dhe zbatuar me sukses në nivel vendi, planin operativ “Mars-Prill-Maj 2017” që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë zbatimit të planit, përveç njësive të ndryshme policore, kanë marrë pjesë edhe inspektorë komunalë të komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie, janë kontrolluar shtatëdhjetë e një (71) lokale që dyshohej se kryenin aktivitete të kësaj natyre në tërë vendin. Prej tyre, janë mbyllur tridhjetë e katër (34) lokale nga inspektoret komunalë të komunave përkatëse.

Në këto lokale, policia ka legjitimuar 389 femra (238 shtetase të Shqipërisë, 137 shtetase të Kosovës, 7 shtetase të Serbisë, 5 shtetase të Maqedonisë, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 1 shtetase e Moldavisë).

Shtetaseve të huaja të cilat nuk kanë prezantuar leje pune dhe qëndrimi në vend, u janë konfiskuar dokumentet dhe janë adresuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Policia gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve, ka konfiskuar prova relevante që lidhen me mundësinë e trafikimit me qenie njerëzore.

Malishevë: Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, i cili ka rrahur gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksonline/

Vdekje e dyshimtë në Piranë të Prizrenit

0

Një person ka humbur jetën në fshatin Piranë të Prizrenit.

Viktima është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore gjatë kohës sa ishte duke punuar në një shtëpi,shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës, ndërkaq dyshon në rrethanat e vdekjesë .

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK , ku gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë”, njofton PK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./PrizrenPress.com/

Femra, gjarpri me cigare

0

Ka një tregim popullor dhe krejtësisht surreal i shoqërisë sonë, që thotë se shumë burra e kanë takuar “bollën”, e cila për t’ua lëshuar rrugën, u ka kërkuar cigare. Është tregim shumë i vjetër. Por dhe nuk ka asnjë në botë që mund të më bindë se ka një shpjegim tjetër përpos se “bolla” është vetë gruaja, simbolikë e gruas. Dhe pikërisht për këtë simbolikë e ndërdijshme për pushtetin e femrës, për mosnjohjen e femrës dhe për frikën e burrit shqiptar nga femra, jo nga femra reale, por psika dhe e pakontrollueshmja brenda saj.

Ka, personazhi kryesor i romanit “Bora” të Orhan Pamuk, është një prej personazheve më të përafërta me dramën dhe strukturën e burrit shqiptar ndaj femrës së dashuruar. Kjo strukturë është pikërisht ankthi nga femra: ankthi nga pamundësi e posesivitetit / kontrollit të tij ndaj saj dhe nga paplotësia e saj. Ankthi nga femra është ankthi nga pamundësia për ta kontrolluar femrën dhe pamundësia për ta “pasur” femrën. Ky ankth, sigurisht buron nga struktura e marrëdhënies fëmijë / nënë shqiptare dhe në besimin e pastërtisë absolute të nënës. Por, shih ironinë, pikërisht kjo, do të thotë se ka një “fëlliqësi” në nënën shqiptare, si në të gjitha nënat e botës apo për ta quajtur më saktësisht dhe jashtë diskursit burrëror shqiptar, ka një anë të errtë edhe brenda nënës / nënave shqiptare.

Dhe se pikërisht ana e errët e femrës / nënës shqiptare do të thotë mungesë kontrolli ndaj saj. Ankthi i burrit / djalit të sotshëm dhe në kohërat moderne të shqiptarëve është dhe buron nga mosnjohja e femrës. Ankthi po ashtu është edhe për shkak të pamundësisë për të gjetur një harmoni dhe ndërveprim të pranueshëm për të dyja palët, pra jo vetëm për burrin. Nëse e kërkojmë këtë strukturë, jo historikisht, në modelet letrare të letërsisë shqipe nga ndikimi dhe gjithëpërfshirja që kanë pasur dhe me këtë edhe ndërkomunikimit që kanë pasur, janë disa romane që duhet shquar në këtë aspekt: “Lulja e Kujtimit”, pastaj romani “Sikur të isha djalë” etj. Në të dy këto romane dashuria është tejet naive dhe pikërisht për këtë, është simbolikë e marrëdhënies së djalit me nënën e tij të “pastër” në nivel absolut. Në të dy romanet femra është ajo që e dimë vetëm si fëmijë dhe ende të papërfshirë brenda kompleksit të Edipit. Por romani, i cili krijon dhe projekton një dashuri më të thellë, është romani “Lumi i vdekur”, dhe pikërisht dashuria ndërmjet personazheve të Adilit dhe Vitës.

Në këtë marrëdhënie fiksionale, këta dy persona krijojnë një lidhje dashurie me ndërmjetësimin e misionit të letërsisë së asaj kohe, që ishte ruajtja e kombit, bashkimi i shtresave dhe përkatësive religjioze të ndryshme etj., e që në psikanalizë njihet si instinkti i “ruajtjes së llojit” apo vazhdimit të llojit. Megjithatë, edhe kjo lidhje dashurie krijon një femër krejtësisht të pastër dhe të padyshimtë. Pikërisht kjo e bën artificiale këtë dashuri, gjë që krijon një formulë të “mundshme”, në nivel të dietetit (Zotit) të motivuar nga humanizmi, për ruajtjen e llojit. Vita, personazhi i dashuruar në Adilin, në romanin “Lumi i vdekur”, tërë kohën vuan akuzimet e grave për papastërtinë e saj si femër, akuza të cilat gjithherë dalin të pavërteta dhe si intriga. Mirëpo shikuar në thelb, këto janë pikërisht konflikti i femrës shqiptare, femrës në tërë botën, që nga vendosja e strukturës moralizuese ndër njerëzimin për pastërtinë e femrës. Femra që nga lindja e moralit e këndej ka një konflikt të tmerrshëm, bartur edhe në bashkëkohësinë tonë.

Realitetin e “fëlliqësisë” që njihet në zhargonin e gjuhës moralizuese apo ndryshe të njohur si anë e errët apo edhe si anë e pakontrollueshme. Derisa në paragjykimin social dhe moral femra duhet të jetë e pastër, në të vërtetë pastërtia e saj është pakontrollueshme dhe e pamundshme. Ajo që kërkohet nga femra është e pamundshme. Kështu edhe Vita, e fejuara e Adilit, te “Lumi i vdekur” nuk arrin të jetojë derisa i duhet të përballet me atë që në roman paraqitet si intrigë e ligë ndaj saj. Mirëpo parë më thellë, kjo mund të shihet edhe si projeksion i femrës naive (lexo: Vitës) së anëve të errëta të saj. Por me qenë se Vita duhet të shërbejë për një motivim gjithëkombëtar asaj i janë sterilizuar (lexo: kastruar) të gjitha mundësitë e “ikjes” në të pakontrollueshmen femërore dhe ajo është peng i misionit të “ruajtjes së llojit”.

Pikërisht për këtë arsye personazhet e Orhan Pamuk në romanet e tij si “Muzeu i pafajësisë” dhe “Bora”, janë shumë më të përafërt me mënyrën tonë të jetës. Duke e ditur jo vetëm influencën e kulturës turke në shoqërinë tonë shqiptare, por edhe konfliktet, dramat dhe aksidentimet e ngjashme tonat dhe të shoqërisë turke me zhvillimet sociologjike në Perëndim, ka një argument të fortë që të fillojmë prej aty trajtimin e temës së tradhtisë së femrës ndaj mashkullit. Personazhi Ka, siç na jepet në roman, tërë jetën e tij ka qenë i dashuruar në Ipekun e bukur dhe në të njëjtën kohë tërë jetën ka ikur nga ajo. Tërë romani është njëlloj rikthimi dhe rigjetjeje e jetës për personazhin Ka, pikërisht në vendin më të izoluar në botë. Por si strumbullar i tërë kësaj ikjeje të ankthshme dhe të tmerrshme në poezi, vetmi dhe trishtim i personazhit Ka, për tërë jetën e tij, është frika nga tradhtia e femrës. Në njërën anë Ka asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që të mbizotërojë modelin e burrit patriarkal, i cili ia – ndalon – (lexo: kastron) femrës anën e pakontrollueshme dhe me këtë e bën të kontrollueshme femrën; dhe, në anën tjetër, ai kurrë nuk ka mundur të bëjë jetë tjetër përpos sipas modelit të sociologjisë së “shëndoshë”, asaj të përsëritjes së strukturës së tij si fëmijë me nënën e tij, e që është ndarja e jetës me një grua.

Dhe me këtë, mundësia e tradhtisë së një femre për Ka-në ka qenë edhe strumbullari i ankthit edhe argumenti i ikjes së tij. Dhe pikërisht kur çdo gjë bëhet e mundshme, edhe jeta, edhe lumturia në jetë (në vendin më të braktisur dhe më të izoluar në botë dhe atë jo vetëm nga njeriu, por edhe nga natyra), dashuria dhe besimi i femrës etj., në atë moment Ka kupton se Ipeku e bukur është e dashuruar në përjetësi me personazhin tjetër të quajtur Kaltri. Megjithëse i paralizuar psikologjikisht personazhi Ka nga mundësia e tradhtisë, që do të thotë dhembja e shkaktuar nga femra, ai arrin të tejkalojë faktin se e dashura e tij ka qenë e martuar me një burrë. Dhe megjithëse edhe në momentin kulmor të lidhjes së Ka me Ipekun ai kupton se Ipeku ka pasur edhe një dashnor tjetër dhe atë në strukturën e tradhtisë klasike, pra derisa ka qenë e martuar e ka tradhtuar burrin e saj me një shok të tij (përndryshe tmerri më i madh i strukturës së mashkullit të zakonshëm / shëndoshë), ai nuk arrin ta përmbushë këtë dashuri, këtë lidhje dashurie. Ka një gjë që i bën femrat të pabesa, sidomos në strukturat patriarkale, si ato të moderuara, si ato ekstreme. Është kushtëzimi i jetës, pra kushtëzimi edhe i dashurisë, edhe i kënaqësisë, edhe i lirisë, edhe i përmbushjes së femrës nga fenomeni biologjik i virgjërisë. Pikërisht momentin kur femra e humb virgjërinë fizike, ajo është e lirë vetëm brenda zonës së përcaktuar nga përshkuesi i himenit të saj.

Pavarësisht modelit, nëse ajo e ka humbur virgjërinë si e martuar, e dhunuar apo edhe e “përdalë”, ajo është dhe do të mbetet deri në fund të jetës së saj peng i virgjërimarrësit të saj. Dhe pikërisht për shkak të kësaj, ajo do të jetë e palogjikshme, e pakontrollueshme dhe e pazotërueshme, por edhe e pabesë ndaj po të njëjtit. Duke qenë se femra mbetet pre e një “zoti” mashkullor, ajo do të rebelohet, do të “shkërdhejë”, do të luftojë, do të dashurojë dhe do ta tradhtoj atë që ka pushtetin absolut mbi femrën e zhvirgjëruar. Dhe pikërisht këtu fillon drama e personazhit Ka në romanin “Bora” të Orhan Pamuk, sepse ai, megjithëse ka tejkaluar frikën dhe ankthin e strukturës së mashkullit në lidhje me femrën e kontrollueshme dhe megjithëse ka tejkaluar ankthin nga pabesia e femrës, ai assesi nuk mund të pajtohet me pamundësinë e zotërimit të femrës së dashuruar. Pikërisht femra e kontrolluar është struktura e fëmijës me nënën e tij të kontrollueshme përmes dashurisë së plotë dhe të mjaftueshme, në shoqëritë patriarkale. Pikërisht në momentin kur e tërë dhembja shoqërore e Ka-së është tejkaluar, në vendin më të izoluar në botë, në qytetin Kars të Turqisë, lind sëmundja universale e mashkullit patriarkal, e pamundësisë së përsëritjes së dashurisë së nënës. Një nëne jo vetëm të pastër, por dhe të mjaftueshme e të plotë në dhe për tërë dëshirën e mashkullit.

Pikërisht këtu lind dilema se pse në letërsinë shqiptare tradhtia e femrës është tërësisht e panatyrshme dhe e izoluar brenda modeleve dhe strukturave të kontrollueshme e të zotërueshme nga mashkulli: nëse jemi ende pa model tejkalimi të kësaj paplotënie të femrës në dashurinë tonë dhe kjo është arsyeja e mungesës së një personazhi të këtillë në letërsinë tonë apo nëse tradhtia e femrës është tejkaluar pa u përjetuar, dhe tani gjendemi në nivel të avancuar përvoje, por pa një shpjegim të dokumentuar në letërsi? Kjo nuk është dilemë e lehtë, zbërthimi i saj mund të shkaktojë cunami në tërë shoqërinë dhe vlerave të saj. Por, gjithashtu, edhe një letërsi pa një Zonja Bovari, pa një Ana Karenina apo pa një përballje me “bollën që pi cigare”, nuk është jetë e jetuar në plotëni.

2 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fushatë me premtime të parealizueshme

0

Premtimet e bëra në nisje të fushatës zgjedhore nga tri blloqet politike, koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe “Vetëvendosja”, vlerësohen si të parealizueshme. Analistët politikë thonë se premtimet e tyre janë megalomane dhe nuk mund të jetësohen në afate rekorde, siç po premtojnë kandidatët për kryeministër

Partitë politike para dy ditësh kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore, me ç’rast “kanë shpërthyer” me premtime të shumta për elektoratin.

Të tria blloqet, koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe “Vetëvendosja”, janë zotuar për çështje të shumta, siç është rritja e buxhetit të shtetit, investimi në shëndetësi e deri te liberalizimi i vizave për një afat rekord tremuajsh, shkruan Zeri.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se pjesa dërrmuese e premtimeve i të tre taborëve janë vetëm elektorale dhe vështirë të realizueshme, kjo pasi shumica e premtimeve të kandidatëve për kryeministër janë gati se të pamundura të realizohen në një kohë kaq të shkurtër, si janë zotuar ata. Megjithatë, ata thonë se një gjë e tillë nuk është diçka e papritur për fushata elektorale, porse partitë, siç shprehen analistët, nuk duhet të japin premtime megalomane.

Putin flet për tentimet e vrasjes kundër tij në dokumentarin e ri

0

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se u ka ikur një varg përpjekjesh për vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

Në dokumentarin me katër seri të titullur “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme të vrasjes kundër Putinit.

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për tu inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.
Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

“Kam biseduar me Fidel Kastron për këtë çështje,” ka thënë Putini. “Dhe ai më tha,” A e dini pse jam ende gjallë? “E pyeta: ‘Pse?’ Ai më tha “sepse unë gjithmonë kam qenë mbrapa sigurisë time personale”.

Stone po ashtu i ka kërkur Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.
“Vetëm Zoti e di fatin tonë –timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin.

Trump trondit vendet e G7: SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Marrëveshja për Klimën e nënshkruar në Paris.

“Marrëveshja e Parisit do të minonte ekonominë tonë, duke dëmtuar punonjësit tanë, do të dobësonte sovranitetin tonë, do të vendoste në rrezik të papranueshëm ligjor dhe do të na vendoste në disavantazh në krahasim me vendet e tjera. Është koha për të dalë nga marrëveshja e Parisit”, tha Presidenti Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë enkas për këtë çështje.

Përgjigjia e Trump mbi marrëveshjen për klimën mbajti në ankth vendet aleate, pasi disa ditë më parë në Samitin e G7 në Siçili, Trump ishte i vetmi që nuk dha aprovimin mbi këtë pakt.

Ai tha se përgjigjen do ta jepte pasi të kthehej në SHBA kur të ishte menduar më mirë.

Tashmë vendimi dihet, SHBA heq dorë nga marrëveshja për klimën.

Tentim vrasje në Bllacë të Suharekës

0

Policia nga rajoni i Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi, shkruan PrizrenPress.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën.

“Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima. I plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet nëq njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast. /PrrizrenPress.com/