6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 5946

Tërmet në Prizren

0

Një tërmet i lehët është ndier para pak çastesh në Kosovë.

Ndonëse kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet përkatëse shumë qytetarë kanë shkruar se janë ndier dridhje të tokës.

Në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Klinë, Rahovec, Ferizaj, është raportuar nga qytetarët me se janë ndier dridhje të tokës/ Lajmi.net/

“Alternativës” në Prizren i bashkohen edhe anëtarë të komuniteteve jo shqiptare

0

Anëtari i Këshillit Iniciues të “Alternativës” për degën në Prizren, Fahri Musliu, ka folur për programin politik të këtij subjekti politik dhe kritikoi qeverinë lokale në Prizren.
Ilir Deda, nismëtar i themelimit të “Alternativës”, tha se duke e respektuar të kaluarën, respektojmë të ardhmen.
“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, tha Deda, raporton Telegrafi.

Ai më tutje ka thënë se “duhet të bëhemi bashkë që të bëjmë ndryshime. Ne nuk jemi armiq me partitë politike kosovare, por shtyhemi me ide dhe në fund, do të krijojmë aleanca. Shtetndërtimin e Kosovës do ta bëjmë ne të gjithë”.

Edhe Mimoza Kusari ka folur duke thënë se “Kosova është shteti më i mirë në botë, por nëse duam ne”.

“Sot para jush u thanë shumë fjalë rreth gjendjes në Kosovë. Por ajo që nuk tha se vlera e Alternativës është respekt për çdo komunitet që jeton në Kosovë. Alternativa është për një barazi dhe parti liberal demokrate. Ne nuk fshehim asgjë prej qytetarëve dhe kjo na ka sjell që të flasim hapur me të gjithë. Ne nuk jemi që ju tregojmë se kush është më i miri në Prizren, por ju do të na kallxoni kush do të ju përfaqësojë. Përfaqësuesit e komunitetit turk dhe boshnjak, që patën fjalën, tregon se të gjithë kanë vend në Alternativë. Ne nuk jemi më pak evropian se qytetarët e Serbisë, por politika na ka lënë anash. Të rinjtë duhet t’i mbajmë këtu. Ky vend është më i mirë në botë, por nëse duam ne e bëjmë”, ka thënë Mimoza Kusari Lila. /Telegrafi/

Ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Prizren!

0

Policia e Kosovës njofton se në Lubizhdë të Prizrenit në shenjë hakmarrje, i ka vënë flakën shtëpisë, raporton Gazeta Blic.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti, dyshohet në shenjë hakmarrje i ka vënë zjarrin shtëpisë, pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Zjarri është lokalizuar. Raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Suharekë ligjërohet për masat kundër etheve hemorragjike

0

Me qëllim të parandalimit dhe për të luftuar ethet hemorragjike të njohura si “Krime Kongo”, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale dhe QKMF-ja në Suharekë, kanë organizuar dje një takim me punëtorë shëndetësor nga kjo Komunë.

Në këtë takim u fol për masat që duhet ndërmarr për luftimin e etheve hemorraxhike, për ruajtjen nga pickimi i rriqrave dhe kujdesin e shtuar në zonat që janë të rrezikuara nga kjo epidemi, shkruan PrizrenPress.

Para punëtorëve  shëndetësor  ka ligjëruar për temën ethet hemoraxhike “Krime Kongo” në Kosovë, profesori  dhe epidemiologu Isuf Dedushaj.

Ligjeratën e ka përcjellur edhe nenkryetari i Komunës Rexhep Kuçi, drejtori i Drejtorisë Komunale  për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Frashër Behluli dhe drejtori i QKMF-së, Milit Elshani. /PrizrenPress.com/

Rama i nxehur me gazetarin: “Ik mos na çaj b…. ti” (Video)

0

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 gjatë momentit të reklamave ka debatuar me gazetarin Ylli Rakipi.

Në këtë video Rama shihet i tensionuar me moderatorin e emisionit, të cilit i kërkon më shumë kohë në dispozicion për të shpjeguar çështje të ndryshme. Gjatë debatit, dikush që ndërhyn nga jashtë studios, Rama i kthen një përgjigje me një fjalor aspak korrekt. “Ik mos na çaj b…. ti!”, dëgjohet të thotë kryeministri Rama.

Kjo video ka mbërritur në faqen “Lolita”, e cila më pas e ka shpërdarë atë në rrjetet sociale.

Muaji i ferrit për Realin

0

Në përfundim të muajit prill, Reali i Madridit do të jetë më i qartë për shanset e tij në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Skuadra e Zinedin Zidanit do luajë shtatë ndeshje në tri javë, me një mesatare prej një dueli çdo tri ditë.

Një kalendar shumë i ngjeshur, i cili ka nevojë për një programim të detajuar të formës së futbollistëve, në mënyrë që ekipi të mos bëjë hapa falsë në secilin prej kompeticioneve, ku edhe synon të triumfojë.

Aktualisht ‘merengesit’ kryesojnë renditjen e La Liga-s, ndërkohë që në Champions do të përballen me një nga rivalët më të vështirë të mundshëm, Bajernin e Mynihut. Sikur të mos mjaftonte fakti që do t’u duhet shumë energji prej sasisë së ndeshjeve, ajo që bie në sy është edhe forca e kundërshtarëve që do ketë përballë.

Duke nisur që nga dita e shtunë, Reali do luajë derbin e Madridit përballë Atletikos, ku një hap fals mund t’i vështirësonte ndjeshëm mundësitë për titullin.

Pastaj, Real luan ndeshjen kthyese kundër Bayernit, ndërsa e pret El Clasico më 23 prill. Më 26 prill, Reali ndeshet si mysafire ndaj Deportivos kurse pret në shtëpi Valencian katër ditë më vonë.

Me poezitë e Thimjo Nathanailit

0

Nga lisi i lartë, i vjetër / Një gjethe e verdhë u shkëput / U end vallëzoi në ajër / Dhe u preh në tokën e butë…

Këto janë vargjet e para të poezisë “Lisi” me autor Thimjo Nathanaili. Një poezi e ndjerë e cila ndërthur bukur një ndjesi njerëzore, me çastet e natyrshme të natyrës, duke e parë Lisin si një pjesë tonën.

Lisi i moçëm që personifikon jetën e pafundme, nuk mban gjë tjetër veç shtresat shpesh të trishtuara të një realiteti që na rrethon. Megjithatë, poeti kërkon të shohë bukur. Ai e përdor poezinë si një formë për të depërtuar tek drita që ndodhet gjithmonë diku, përmes së cilës mund të gjesh gëzimin e jetës. “Sonata e lisit”, nr 1 dhe, nr 2, dy vëllime poetike na ftojnë në një botë të jashtëzakonshme ndjenjash, shprehur me një gjuhë të kujdesshme, e plot stil, nga një poet, i cili dhe pse vjen vonë në botën e letrave, di të befasojë e të qëndrojë aty.

Poetit i pëlqen t’i quajë dy librat si një të vetëm, një këngë në vargje që rrjedh e buron nga muza dhe filozofia e tij për trininë e shenjtë tokësore: Natyra-Njeriu-Dashuria. E kjo ndjehet lehtë teksa kalon nga një poezi në tjetrën. Shpëtim Çuçka përkthyes dhe njohës i mirë i librit, nuk mund të rrinte pa shkruar disa rreshta pas leximit të poezive të mikut të tij Nathanaili.

“Mendoj që vjershat e tua janë pjesë e letërsisë që arrin të komunikojë me lexuesin…ato arrijnë që të hapin dyert e zemrave të njerëzve. Kjo është një arritje e madhe në art. Njeriu që arrin të hyjë tek të tjerët, që gjen vend te vatra e të tjerëve është NJERI. Dhe, kjo është arritje shumë e madhe në jetë. Më e madhja! Pas këtij çasti, pas kaptimit të këtij pragu, hapet rruga e pafund e përsosmërisë. E përsosmërisë të shprehjes, e përsosmërisë së komunikimit me të tjerët, me të panjohurit…”, shkruan Çuçka.

Thimjo Nathanaili u lind më 29 dhjetor 1950 në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” me rezultate shumë të mira, ku dallohet veçanërisht në lëndën e letërsisë. Si për ironi të fatit caktohet për të vazhduar shkollën e lartë për oficer, por e refuzon. Punon si punëtor për një vit. Studimet e larta i fillon pranë Fakultetit Gjeologji Miniera, dega Gjeofizikë. Më vitin 1974 diplomohet si inxhinjer gjeofizikë.

Rreth 20 vjet punon në malet e Shqipërisë, në kërkim të mineraleve të bakrit dhe aluminit, larg pasionit rinor letërsisë, por pranë e mes natyrës e njeriut shqiptar. Pas vitit 1990 punon si specialist për 12 vjet në Drejtorinë e Taksave Bashkia Tiranë.

Më vitin 2013 pas largimit nga detyra shtetërore,me kohën e lirë në dispozicion, rikthehet e takon “dashurinë e vjetër“ letërsinë. Poezitë e para publikohen në përmbledhjen me titull “Sontata e Lisit, nr1” në janar 2015.

Më pas boton “Sonata e Listit nr 2”. Tashmë ai është duke përfunduar “Sonatën e Lisit nr 3”. Kjo metaforë për të depërtuar brenda shpirtit njerëzor, përmes një peme dhe gjendje kaq të ndjerë të natyrës, e bën atë një poet që do lexohet gjithmonë.

Rasti i Thimjo Nathanailit, këtij poeti befasues tregon se koha për tu rikthyer tek gjërat që duam më shumë është gjithnjë aty, dhe asnjëherë nuk është vonë. /Shqip/

Rikthimi i mirëpritur i Amerikës

0

Në vendimin e tij më të fortë deri sot në lidhje me sigurinë kombëtare, Presidenti Donald Trump kishte shumë të drejtë që urdhëroi sulme kundër forcës ajrore siriane të premten në mëngjes”, shkruan sot Nikolas Bërns, në një editorial për Financial Times.

Aspekti më befasues i këtij aksioni ushtarak nga ana e presidentit të ri ishte shpejtësia. Zakonisht, udhëheqësve amerikan do u ish dashur një kohë e konsiderueshme, për të vlerësuar risqet dhe avantazhet e përdorimit të forcës ushtarake, në një mjedis kaq të vështirë e të rrezikshëm. Por, sulmi i shpejtë i Trumpit, donte sigurisht edhe të dërgonte një sinjal të fortë përtej Damaskut, tek IRani dhe grupet terroriste të Lindjes së Mesme, se ai do të veprojë shpejt, për të mbrojtur interesat e SHBA nëse provokohet.

Sipas Bërns, edhe pse administrata ka lënë të kuptohet se sulmet nuk paralajmërojnë ndonjë fushatë të qëndrueshme ushtarake, ata “ishin gjithashtu një paralajmërim për Rusinë, se nuk ka fushë të lirë në ngjarjet në Siri. Po kështu, nuk ka asnjë dyshim se mysafiri i Trumpit në rezidencën e tij në Mar-a-lago në Florida, presidenci kinez Xi Jinping, tani e kupton që presidenti i SHBA beson se ka opsione për të mbajtur nën kontroll situatën e rrezikshme e të paparashikueshme me regjimin e Koresë së Veriut…”.

Më tej, autori, i cili është profesor në Harvard Kennedy School, shkruan se sulmi më i fundit në Siri na ka mësuar shumë në lidhje me Trumpin si Komandant i Forcave të Armatosura. Vendimi i tij i shpejtë ka rikthyer një pjesë të kredibilitetit të SHBA në Lindjen e Mesme. Por, nga ana tjetër, “shpejtësia mbresëlënëse me të cilën ai ndryshoi kurs këtë javë, ilustron gjithashtu anën impulsive e të rrëmbyer të karakterit të Trumpit. Ky ishte një mision … që mori mbështetjen e udhëheqësve europianë dhe arabë. E megjithatë, prirja e Trumpit për të goditur menjëherë dhe vëmendja e pakët ndaj detajeve, si dhe pasojave të paqëllimshme në kohë lufte, mund të sjellë telashe më vonë. Mund të shkaktojë madje edhe një katastrofë në një krizë të ardhshme me një kundërshtar më të fuqishëm, si për shembull Korea e Veriut”.

Autori e mbyll editorialin me këshillën që Trumpi të veprojë më me kujdes, teksa shkel në fushat e minuara të Lindjes së Mesme dhe përtej. /bota.al

ShBA-Kore e Veriut: A ka rrezik për luftë bërthamore?

0

Reagimi i Edward Luttwak, këshilltar i qeverisë amerikane:

Rreziku më i madh do të vinte nëse do të prisnim ende. Eshtë situata aktuale e rrezikshme, veprimi është më pak i rrezikshëm. Në dhjetë vitet e fundit, diplomacia amerikane ka humbur kohë, duke i kërkuar Kinës që të kontrollojë Korenë e Veriut. Por Pekini ka preferuar që të ndjekë interesat e veta ekonomike, duke fituar një miliardë nga tregtia e qymyrit me Korenë e Veriut, dhe nuk ka ushtruar asnjë presion real për të frenuar përshkallëzimin ushtarak koreano-verior.

Tani presidenti Trump, në prag edhe të takimit me presidentin kinez, Xi JInping, ka qenë i qartë: ose Kina të frenojë atë udhëheqës të çmendur, Kim Jong-un, ose të hiqet mënjanë dhe të lërë SHBA të veprojë. Dhe nëse Pekini nuk do të bashkëpunojë, duhet të presë masa, të cilat do ta penalizojnë rëndë ekonominë kineze. /bota.al

Sulmi në Suedi, policia e Norvegjisë do të mbajë armë

0

Policia në qytetet e mëdha të Norvegjisë dhe në aeroportin në Oslo do të mbajë armë deri në urdhrin e ardhshëm. Masa është ndërmarrë pas sulmit në Stokholm.

Deri më tani policia në Norvegji nuk ka mbajtur armë.

Pas sulmit në Suedi, edhe Finlanda vendosi që ta rrisë praninë e patrullave policore.