Home Blog Page 5947

Prizren: Prokurorja Ervehe Gashi, tërhiqet nga një aktakuzë

0

Liridon Ahmeti, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, të enjten, është liruar nga akuza pasi që prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, në fjalën përfundimtare është tërhequr nga akti akuzues, në mungesë të provave.

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Ahmeti, nuk e ka pranuar fajësinë duke thënë se arma që është gjetur afër tij, në ditën kritike, nuk është e tij.

I akuzuari, në mbrojtjen e tij, ka thënë se në ditën kritike ka shkuar me dy persona tjerë deri në Shqipëri dhe duke u kthyer, për shkak se ka pasur borë, ka rrëshqitur duke dalë nga rruga. Ai menjëherë i kishte ndihmuar bashkudhëtarët duke i tërhequr deri në rrugën kryesore, e më pas ata i kanë dërguar në spital kalimtarët e rastit me automjetet e tyre.

Sipas tij, më vonë, kur ka ardhur policia, duke e siguruar vendin e ngjarjes, kanë hasur në një armë të zjarrit, e cila ishte mbuluar me borë dhe ishte shkelur nga njerëzit që ishin mbledhur për të ndihmuar. Pasi që arma është gjetur rreth 20 metra afër veturës së tij, policia e kanë akuzuar se arma është e tij, pasi që sipas tyre, arma është gjetur brenda perimetrit të vendit të ngjarjes.

Prokurorja Gashi, në fjalën përfundimtare, ka deklaruar se nga provat materiale nuk mund të vërtetohet se i akuzuari është posedues i armës së gjetur në vendin e aksidentit. Po ashtu, ka theksuar faktin se i akuzuari ka kaluar dy herë pikën kufitare Kosovë-Shqipëri dhe se në momentin e aksidentit ka pasur dy persona tjerë me vete dhe se në vend të ngjarjes kanë frekuentuar shumë persona që janë ndalur për të ndihmuar.

Gashi, tutje ka shtuar se edhe ekspertimi i armës për gjurmë të gishtërinjve të të akuzuarit nuk ka rezultuar me sukses, andaj në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale e mëtutjeshme. Po ashtu, ka propozuar që arma e gjetur në vendin e aksidentit të konfiskohet.

Kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit dhe ka konfiskuar armën e gjetur në vendin e aksidentit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 1 dhjetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Liridon Ahmeti, të cilin e akuzonte për armëmbajtje pa leje. Dispozitivi i aktakuzës përshkruan se si arma ilegale “Pietro-Beretta Gardori V.T.” kalibër 8mm, ishte gjetur afër automjetit të aksidentuar të të pandehurit, me rastin e shikimit të vendit të ngjarjes./betimiperdrejtesi/ 

Bie borë në verë

0

Temperaturat në La Paz të Bolivisë kanë rënë të mërkurën në nivele historike, duke i shtyrë banorët të mbyllen në shtëpi nga i ftohti. Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë flet për temperatura nën zero, e thotë se në qytetet La Paz dhe El Alto, një ngricë e tillë nuk ishte regjistruar prej gjysmëshekulli.

“Të tilla kushte meteorologjike nuk ishin parë që prej majit të vitit 1966. Ato janë pasojë e lagështirës ekzistuese në Amazonë, e cila ka qenë e lartë këtë javë dhe ka shkaktuar vranësira të mëdha, reshje shiu, e në fund edhe dëborë në territorin tonë”, tha Marisol Portugal, Shërbimi i Meteorologjisë.

Dëbora në La Paz ka shkaktuar vonesa të përkohshme në fluturimet e brendshme, si dhe ngërçe të mëdha të trafikut. Autoritetet lëshuan këtë javë një paralajmërim të shkallës “portokalli”, duke parashikuar “rënie të fortë e të menjëhershme të temperaturave” ndërmjet ditës së martë dhe së enjtes.

Arsyeja e luhatjeve të termometrit është një front i beftë tejet i ftohtë. Situata, sipas meteorologëve do të ketë një përmirësim të lehtë të premten. Bolivia është një vend i këndshëm për udhëtime, por kushtet klimatike atje ndryshojnë shumë në varësi të rajonit, dhe e gjithë zona jugperëndimore e Altiplanos përjeton temperaturat më të ulëta në vend në muajin qershor dhe korrik. /Tch.

Lulzim Basha i turret LSI-së

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar LSI-në nga Shkodra ku hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pasi akuzoi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për korrupsion, tendera e koncesione, Basha përmendi sulmoi LSI-në, duke përmendur edhe shkarkimin nga ministri teknik i Drejtësisë të regjistruesit të ZVRPP Shkodër, Mondi Ndou, që është edhe kandidati i LSI për deputet në këtë qytet.

“Është një parti që nuk mbjell as palma, e ka mendjen vetëm tek tepsia. Janë ata të cilët këtu në hipotekën e Shkodrës e jepnin pronën e gjyshit vetëm po të merrje teserën e LSI-së. Tepsia mori fund, matrapazët morën fund. Sot iku drejtori i Hipotekës, nesër ikën hipoteka e pushtetit. Nuk ka më pazar me partitë e tepsisë”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.

Haradinaj i premton Prizrenit: Po ju vjen partneri i vërtet

0

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë fushatës që ka zhvilluar sot në Prizren, theksoi se Prizreni është i veçantë, jo vetëm për shkak të kulturës dhe historisë, por edhe për shkak të mënyrës së jetës që zhvillohet në këtë qytet, bashkëjetesës së kulturave dhe besimeve të ndryshme, për të cilat Hardainaj tha se e bëjnë krenar.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka bërë sa duhet për Prizrenin, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, Prizreni do të ketë një krah të fuqishëm.

“Kur e ke një krah, sa do e vështirë që është puna, bëhet me e lehtë, dhe mendoj se Prizrenit po i vjen partneri i vet, jo vetëm ai që i vjen Prizrenit vetëm deri në ditën e zgjedhjeve, por që ia din të gjitha rrugët e Prizrenit, historinë e lavdishme”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu theksoi se i din vështirësitë e zejtarëve, dhe si nominuar për kryeministër të vendit, u premtoi përkrahje bizneseve jo vetëm në Prizren, por edhe në gjithë Kosovën.

“Kur kam biseduar me zejtar për tatimet që u vinë nga administrata, kur më kanë treguar për gjendjen materiale, vështirësitë që kanë, më kujtohet që u kam thënë se kur të vjen dita me fol, atëherë flasim. Tash zejtarët partner do ta kenë qeverinë dhe nuk do të punojnë më pa krah”, tha Haradinaj, raporton KosovaPress.

Lulzim Kabashi, kryetari AAK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, tha se sot Prizreni dhe Kosova ka nevojë për një udhëheqës, që garanton zhvillim dhe siguri.

“Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një vëlla, që shtyn proceset kombëtare përpara. Sot Bashkimi Evropian, ka nevojë për një punëtor dhe një partner të besueshëm. Sot SHBA-të kanë nevojë për një burrështetas që dinë të merr vendime”, tha Kabashi dhe kritikoi qeverisjet e kaluara,

PDK thumbon Limajn në Malishevë

0

Partia Demokratike e Kosovës është rikthyer në Malishevë pas shumë vitesh që kur ky qytet u shndërrua në një bastion të partisë NISMA me liderin ish- nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Tash që PDK dhe NISMA janë bërë bashkë në një koalicion bashkë edhe me AAK-në, Kadri Veseli si kryetar i PDK-së është rikthyer në këtë qytet në tubimin e fushatës zgjedhore, por qysh në hapje të këtij tubimi janë thumbuar ata që kanë dalë nga PDK-ja.

“Të gjithë ata që kanë bërë diçka për Malishevën kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë në PDK. Dhe nuk kanë bërë as para e as pasi kanë ikur nga PDK-ja”, u tha në hapje të hapjen e tubimit në të cilën po promovohet kandidati për deputet nga ky qytet, Isni Kilaj.
Kilaj i humbi zgjedhjet lokale në Malishevë nga kandidati Ragip Begaj nga NISMA që është ende kryetar komune.

Por në këtë tubim, Kilaj është cilësuar si personi që ka shndërruar Malishevën nga një qytet i shkatërruar në një qytet me plotë kuptimin e fjalës.

E vet Kilaj vazhdoj me të njejtën gjuhë. Tha se PDK-ja do ta kthejë qeverisjen në Malishevë. Madje këtë ja ka premtuar edhe Veselit./Insajderi.com

Darkat elektorale të Hashim Thaçit

0

IMER MUSHKOLAJ

Duke shtruar darka për mësimdhënës në kohë fushate, presidenti Hashim Thaçi po ia bën një argat të mirë ish-partisë së tij. Vetë prania e tij në këto darka, edhe sikur të mos e thotë asnjë fjalë, nënkupton mbështetje për PDK’në. Në këtë mënyrë, ai po ndërhyn drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore duke e shkelur kushtetutën dhe duke e degraduar edhe më shumë institucionin e Presidentit

Rreth 600 punëtorë të arsimit të komunës së Klinës i ka mbledhur në një darkë presidenti Hashim Thaçi, vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore në vend. Njësoj kishte vepruar edhe nëntorin e kaluar, kur tri javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Drenas, Thaçi kishte shtruar darkë për mësimdhënësit e kësaj komune.

Pavarësisht deklarimit se shtrimi i darkave të tilla tashmë është në traditën e tij, Thaçi duhet të përmbahet që të mos organizojë të tilla aktivitete në kohë fushate. Ai nuk ka nevojë fare të flasë e as të arsyetohet se nuk po bën fushatë për një subjekt të caktuar, në këtë rast për koalicionin rreth PDK’së. Vetë prania e tij në komuna të udhëhequra nga kjo parti mjafton për të dërguar sinjale se për kë duhet votuar dhe kah cili opsion anon.

Presidenti Thaçi duhet të përmbahet dhe të mos përfshihet në fushatë zgjedhore. Me veprime të tilla, ai shkel kushtetutën e vendit dhe degradon edhe më shumë institucionin e Presidentit.

“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 83 të kushtetutës. Kështu, funksioni i presidentit nuk duhet të vihet në shërbim të një partie politike, në këtë rast as të PDK’së.

Para pak ditësh, Thaçi kishte takuar edhe mësimdhënës e nxënës të shkollave të komunës së Skënderajt. “Ishin shumë inkurajuese arritjet e nxënësve, rritja e kualitetit të mësimdhënies dhe përmirësimi i infrastrukturës në këto shkolla”, kishte deklaruar ai. Çfarë “rastësie” – presidenti kryesisht kryen vizita në komuna të qeverisura nga ish-partia e tij.

Ndërkaq, sa për “arritjet” dhe “kualitetin” në arsimin kosovar, rezultati i testit të PISA’s tregon gjithçka. Vetë Thaçi, me qeverisjen e tij, është përgjegjës për gjendjen e arsimit sot në vend. Dhe jo vetëm.

* * *

Është fëmijërore të mendohet se Hashim Thaçi, me zgjedhjen e tij president, është shkëputur nga PDK’ja. Ai vazhdon ta përkrah dhe të punojë për ish-partinë e tij. Po nëntorin e kaluar, ai ishte takuar me strukturat e PDK’së në Malishevë.

Organizimi i darkave me mësimdhënës ose me kategori tjera qytetarësh në kohë fushate është ushtrim i drejtpërdrejtë i presionit mbi ta për interesa partiake. Po ashtu, kjo është ndërhyrje e

drejtpërdrejtë edhe në procesin zgjedhor.

Pavarësisht se arsyetimi i presidentit mund të jetë se në këtë mënyrë ai po shpreh mirënjohje dhe po i çmon mësimdhënësit, kjo mënyrë e trajtimit të tyre është e padinjitetshme. Siç është hipokrite dhe e padinjitetshme të flasë për arsimin dikush që e ka menaxhuar atë gati për një dekadë, ndërkohë që rezultatet janë dëshpëruese.

Në vend se të përmirësohet, cilësia e arsimit ka degraduar. Për interesa elektorale, qeveria e udhëhequr nga, atëherë, kryeministri Thaçi ka hapur universitete publike gjithandej vendit. Këto institucione më tepër kanë shërbyer si vende punësimi për militantë partiakë akademikë e të ashtuquajtur akademikë, sesa si institucione që do të duhej të promovonin dije dhe shkencë.

Veprimet e fundit të Thaçit duhet kritikuar e dënuar të gjithë, ngase janë tepër të rrezikshme për funksionimin e shtetit. Ai i ka të përcaktuara me kushtetutë obligimet dhe përgjegjësitë e tij dhe nuk duhet t’i keqpërdor ato për interesa të askujt.

Kur Thaçi i kishte mbledhur mësimdhënësit në darkë, në Drenas, nëntorin e kaluar, kishte reaguar ashpër Nisma Për Kosvën. Tash, kur ai po e bën të njëjtën gjë në Klinë e vende të tjera, kjo parti po hesht. Mbase tash e përligj një veprim të tillë të presidentit, pasi është bërë bashkë me PDK’në në koalicion. Ndërkohë, LDK ka reaguar ndaj veprimeve të Thaçit, duke i bërë thirrje t’i ndal ato.

* * *

Pasi ka dështuar ta çojë përpara sistemin arsimor në vend gjatë një dekade, kontributi më i madh i Thaçit si president do të ishte që të mos i keqpërdor mësimdhënësit në kohë fushate.

Natyrisht, mësimdhënësve iu duhet mbështetje, sistemi arsimor ka nevojë për reformë, por përkrahja e tillë, në këtë formë, nga Thaçi nuk është e nevojshme. Mësimdhënësit duhet të lihen të lirë nga diktatet partiake të kujdoqoftë dhe taksat e qytetarëve nuk duhet të përdoren për qëllime elektorale.

Edhe më keq është nëse presidenti Thaçi darkat e shtruara për mësimdhënës i arsyeton si iftare në kohë Ramazani. Kosova është shtet laik dhe veprimet e tilla, po ashtu, janë kundërkushtetuese.

Në vend se të bëjë veprime të tilla provokative, presidenti Thaçi ka mjaft me çfarë të merret. Dhe, njerëzit nuk janë budallenj të mos e kuptojnë hilenë e tij. Hile që më së paku i bën nder institucionit të Presidentit. Shtetit jo se jo.

Prizren: Sot promovohet libri “Petriti i Shkrepave II”

0

Libri “Petriti i Shkrepave II” i autorit dr. Nexhat Çoçaj, promovohet sot   në Prizren.

Promovimi bëhet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në ora 18:00.

Libri “Petriti i Shkrepave II”, i kushtohet dëshmorit të kombit Remzi Ademajt.

Vetëvendosje organizon sonte debat publik në Piranë

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, organizon sonte debat publik në fshatin Piranë.

Debati mbahet në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë, duke filluar nga ora 21:00.

Pjesëmarrës:Donika Kadaj, Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Arber A. Rexhaj, Kujtim Shala, Krenare Koqi.

Kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren urojnë fëmijët

0

Kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren, uruan fëmijët, në ditën e tyre 1 Qershori , me premtimin se do kujdesen për krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin e tyre dhe integrim të sigurt në jetën shoqërore dhe institucionale.

Nait Hasani, Nijazi Kryeziu dhe Luljeta Veselaj-Gutaj, kandidate për Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, sot takuan fëmijët me nevoja të veqanta, në ditën ndërkombëtare të tyre, me premtimin se vazhdimisht do gëzojnë kujdesin politik dhe do jenë zëri i tyre përfaqësues në Kuvend rreth kërkesave dhe nevojave të tyre për shkollim adekuat, gjithëpërfshires në shkollat publike, dhe do avokojnë me deshirë edhe për kërkesat specifike që kanë fëmijët me nevoja të veqanta për integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe instutucionale, punësimin e tyre dhe krijimin e kushteve sa më të dinjitetshme për jetë cilësore dhe konkuruese.

Fëmijët janë e ardhmja më cilësore e shoqërisë sonë, ndaj publikisht premtojmë se mbesim në obligime që edhe vet ne të rrugëtojmë jetën në vijim bashkë me kërkesat dhe nevojat e tyre.

Fatmir Limaj fton qytetarët e Prizrenit, që t’i votojnë kandidatët e Nismës

0

Kryetari i NISMA për Kosoven Fatmir Limaj, bashkë me kandidatët për deputet nga Prizreni, fushatën zgjedhore e ka vazhduar me qytetarët e lagjes “11 Marsi”, “2 Korriku” të këtij qyteti.

Nisma në Prizren, në këto zgjedhje garon me tre kandidatë për deputet nga Prizreni: Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni.

Limaj ftoi qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen projektit të NISMA–s.

“ Duke e mbështetur Nismën, fuqizoni objektivat tona”, tha Limaj.
Kandidati për deputet Zafir Berisha tha se vizioni social-demokrat i NISMA-s për Kosovën, është projekti më i qëlluar për në këto zgjedhje.

“Nëse marrim parasysh hendekun e thellë të mosbarazisë sociale në Kosovë, atëherë me të drejtë zotohemi se vetëm orientimi social-demokrat i NISMA-s ofron alternativë konkrete për qytetarin”.

“ Prandaj, duke mbështetur Nismën dhe kandidatët e saj për deputet, ju i keni dhënë mundësinë një qeverie ndryshe pas 11 qershorit”, tha Berisha./PrizrenPress.com/