Home Blog Page 5948

Burri rrah bashkëshorten në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një burrë në Suharekë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vet, shkruan PrizrenPress.

Viktima, sipas policisë, ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Babai rreh djalin në Prizren

0

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të vet, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 22:30, në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton PK-ja. /PrizrenPress.com

Shënohet Dita e Fëmijëve në Malishevë

0

Përmes aktiviteteve të ndryshme, në Komunën e Malishevës, po shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Krahas këtyre aktiviteteve, edhe drejtoria për Arsim dhe Edukim, në bashkëpunim me institucionet shkollore, ka organizuar një program për fëmijë, në parkun e qytetit në Malishevë, ku fëmijët po i shfaqin talentet e tyre, përmes paraqitjeve të ndryshme, e që lidhen me 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve.

Në hapje të këtij programi, drejtori komunal për arsim, Avdi Morina, i ka përshëndetur të gjithë fëmijët e Komunës së Malishevës dhe i ka uruar me rastin e 1 Qershorit.

“Jo vetëm që e kemi obligim, por do të bëjmë të pamundurën, që të investojmë në ardhmërinë e fëmijëve, për krijimit të kushteve sa më të mira në arsim, në edukim dhe për zhvillimin e aktiviteteve të lira”, tha mes tjerash drejtori i arsimit Avdi Morina.

Më pas, fëmijët nga shkollat apo institucionet e ndryshme edukative dhe arsimore, kanë dhënë një shfaqje, me recitime, këngë, vallëzime dhe shfaqje të talentit, si gjimnastikë, akrobaci dhe të ngjashme.

30 thënie motivuese

0

Disa ditë janë të lehta – energjia është e lartë, dielli ndriçon, çdo gjë duket të jetë e mundur. Por gjithmonë do të ketë kohë kur vijnë stuhitë. Gjërat shkojnë keq, njerëzit ju zhgënjejnë, dhe presioni është i lartë. Janë nga ata raste kur keni nevojë për pak frymëzim.

Ja disa këshilla të urta, që t’ju motivojnë atëherë kur keni më shumë nevojë:

Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë.

Napoleon Hill

E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni

Steve Jobs

Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni.

Sheryl Sandberg

Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën

Harriet Tubman

Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë

Joshua J. Marine

Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona

Les Brown

Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë

Albert Einstein

Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.

Alice Walker

Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet eqë gjithësesi ta bëni atë

Elon Musk

Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.

Proverbë Indiane

Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesit. Kam punuar për të

Estee Lauder

Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh.

Helen Keller

Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar shumë valë.

Nënë Tereza

Njerëzit që thonë se dicka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë

George Bernard Shaw

Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak

Oprah Winfrey

Besoj se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës

Theodore Roosevelt

Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje

Amelia Earhart

Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit.

Dalai Lama

Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën

Anne Frank

Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni.

Ralph Waldo Emerson

Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm

Plutarku

Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim

Jimmy Dean

Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde

Norman Vincent Peale

Tetëdhjetë për qind e suksesit është të dukesh

Woody Allen

Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty

Jim Rohn

Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh

Frank Sinatra

Mënyra se si të fillosh është që të lësh llafet dhe t’ia nisësh punës.

Walt Disney

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u thoni, njerëzit do të harrojnë atë që u keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndjehen

Maya Angelou

Çdo grevë sjell më afër afat të ardhshëm në shtëpi. –Babe Ruth

Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re

Albert Einstein

Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë mund ta shohin

Konfuci

Ne nuk mund të ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dikë

Ronald Reagan

Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk e bëni

Maya Angelou

Jeta është 10 për qind çfarë ndodh me mua dhe 90 për qind si unë reagoj ndaj saj

Perzgjodhi dhe perktheu: Bota.al

Daka paralajmëron gjoba për të gjitha partitë

0

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë ka paralajmëruar partitë politike se gjatë fushatës zgjedhore mund të dënohen me gjoba, ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës dhe dispozitave ligjore.

Daka ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore dhe dispozitave ligjore.

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe të mos përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale.

“Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve të fushatave zgjedhore që gjatë këtyre ditëve t’u përmbahen rregullave të parapara, ta respektojnë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, t’i respektojnë rregullat për fushatë zgjedhore, si dhe gjuha e fushatës të jetë demokratike e jo denigruese”, është shprehur Daka për “Epokën e re”.

Breshëri plumbash mbi të riun shqiptar në Romë

0

Një i ri shqiptar u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tanimë ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Romës në Itali, shkruan Shekulli.

Mediat italiane raportojnë se i riu është qëlluar nga dy persona me motor të tipit “Scooter”. Mësohet se shtetasi i plagosur është 25 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Në momentin e ngjarjes i riu po hynte në banesë me vëllanë e tij por është qëlluar disa herë me pistoletë.

Policia italiane po kryen hetime rreth ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PDK shtron iftar në qytetin e Prizrenit (Foto)

0

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se ky subjekt partiak bashkë me kreun e tyre Kadri Veselin kanë shtruar iftar në qytetin e Prizrenit.

Një gjë e tillë u bë për nder të muajit të shenjt të Ramazanit, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe statusi i tij të cilin e ka shoqëruar me disa fotografi:

”Sonte në Prizren shtruam iftarin për qindra besimtarë të cilët agjërojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit. Me Kryetarin Veseli, uram për agjërim të lehtë dhe sa më shumë mirëqenie në familjet e Kosovës”.

LDK-ja në Prizren: Është koha për kthesën e madhe

0

Dega e LDK-së në Prizren, mbrëmjen e 31 majit, takoi anëtarët dhe simpatizantët e lagjes “Arbana”, para të cilëve u prezantuan kandidatët për deputet: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Biffar, Driton Selmanaj dhe Kastrit Jahaj nga Aletrnativa.

Kandidatët për deputet nga Prizrenit para banorëve të lagjes “Arbana” shpalosën projektin e koalicionit të shpresës për Kosovën.

Kandidati i LDK-së për deputet Anton Quni pasi i përshëndeti të pranishmit shkurt tha:

“Ju e dini që në Parlamentin e Kosovës e kam lënë një fjalë peng, e kam lënë një porosi por jo që unë kam llogaritë vetëm në forcën time. Unë kam llogaritë në një ekip të mirë me të cilën së bashku do të shkojmë në Parlament, por kam llogaritë edhe në forcën dhe besimin e juaj” tha Quni.

Duke ju drejtuar të pranishmëve Sadije Osaj Jakupi tha se programi i LDK-së do të jetësohet së bashku duke u fokusuar në rininë që Kosova e ka pasuri dhe gruan që është 50 përqind e popullatës.

Kandidatja për deputete Afërdita Morina Biffar u shpreh e sigurt në fitoren e LDK-së me 11 qershor.

“Duke ju parë juve të mobilizuar jo vetëm këtu po kudo që po shkojmë në takim me qytetarë jam e sigurt se LDK do të dalë shumë më lartë se që ka qenë më parë. Në vitin 2000 munduan ta godasin LDK-në duke na i atakuar edhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së por në zgjedhje të liria që u mbajtën pas lufte, e nxorën LDK-në fituese. LDK-ja nuk zhbëhet sepse ka dal nga populli, dhe rrënjët i ka në takimet si ky i sotmi” tha Morina Biffar.

Kandidati i Aletrantivës Kastriot Jahaj tha në filim të fjalës së tij se po ndihet mirë i bashkuar në koalicionin LDK- AKR- Alternativa sepse tha ai së bashku do të punojmë për të ardhmen e vendit tonë.

“Jemi një grup i politikanëve të ri që mendojmë se në Kosovë duhet të ndryshojë politik bërja. Duhet të angazhohen të rinjtë në politikë për ta ndryshuar Kosovën, dhe i bëjë thirrje të rinjve që ta bëjmë ndryshimin bashkë. Koalicioni LDK AKR Aletrnativa iu ofron të rinjve që e kryejnë fakultetin një vit praktikë me pagesë nga qeveria e Kosovës. Ky koalicion e ka programin e ndarjes së 1o milion eurove për idetë dhe iniciativat e të rinjve prandaj të rinjtë duhet ta votojnë listën LDK AKR Alternativa që është lista e të ardhmes së rinisë” tha Jahaj.

Driton Selmanaj tha para të pranishmëve se është në LDK sepse e konsideron si pasuri kombëtare.

“Unë jam bërë pjesë jo e një partie por e një pasurie kombëtare. LDK-ja është akademi është shkollë” tha Selmanaj.

Ai duke e quajtur koalicionin LDK-AKR- Aleternativa koalicion të natyrshëm tha se vota për LDK-në është votë për të ardhmen më të mirë të vendit.

Duke folur për qeverinë Mustafa, Selmanaj tha se mandati u nis me 400 milion euro borxhe ndërsa në fund i kishte 400 milion shtesë.

“Është koha me ia kthy shpresën këtij vendi”, u shpreh Selmanaj duke pohuar se lista e LDK-së është lista me e mirë me njerëz të pastër e profesionistë.

Kryetari i Degës së LDK, kandidati për deputet Hax0hi Avdyli u shpreh i emocionuar për takimin e organizuar në shkollën ku ka mësuar shkronjat e para.

“Kemi punuar bashkë dhe e kemi bërë më të mirë këtë lagje. Do të punojmë bashkë që ta bëjmë edhe Kosovën më të mirë” tha Avdyli.

Ai kërkoi votën e banorëve të Arbanës, kërkoi që me 11 qershor të dënohen të këqijtë dhe të votohet koalicioni LDK- AKR- Alternativa.

“Çdo votë është e rëndësishme. Me votën tuaj mund ta bëjmë Kosovën më të mirë. Është momenti që ne t’i zgjedhim njerëzit tanë, ta bëjmë kthesën e madhe” tha ai.

Duke e përshëndetur Hatim Baxhakun, Haxhi Avdyli tha se pas zgjedhjeve nacionale Prizrenin e pret sfida e radhës ndryshimi i gjendjes në Prizren.

“Është këtu edhe burri që me besimin tuaj në Prizren do ta bëjë ndryshimin e madh. Një njeriu i dënuar e ka bërë Prizrenin paçavër. Ka ardh koha për njerrëz të ndershëm” tha Avdyli.

Haxhi Avdyli kërkoi votën për kandidatët e qytetit që edhe Prizreni të përfaqësohet në Parlament me fuqinë e votës që e ka. /PrizrenPress.com/

 

Limaj në Suharekë, i bindur në fitoren e PDK-së, AAK-së dhe Nismës

0

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk ka asnjë dilemë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që dilema e tij është se a do të mundin të gjithë ata që kanë dhënë premtime të mbajnë fjalën.

Sipas tij, për këtë do të jetë Nisma në qeverisje për t’i bërë të gjithë ata që kanë premtuar ta mbajnë fjalën.

Limaj në një bashkëbisedim me qytetarë dhe me struktura të Nismës në Suharekë, ka folur lidhur me rolin që ka kjo parti në koalicionin me PDK-në dhe AAK-në, ku sipas Limajt ata do të jenë aty për të mbajtur të gjithë përgjegjës për atë që e kanë premtuar.

“Nuk ka asnjë dilemë se ky koalicion i madh do t’i fitojë zgjedhjet. Pra, unë se kam atë gajle. Unë e kam një gajle tjetër çka do të bëjë ky koalicion mos do t’i rritet mendja, arroganca dhe e han vetën sikur ata të tjerët përpara. Kur merret besimi i qytetarëve atëherë ke një përgjegjësi të madhe, nuk është vetëm privilegj. Siç e thash nuk kam asnjë dilemë në rezultatin e këtij koalicioni, dilemat e mija janë a do të mundemi të gjithë të jemi të gatshëm, sidomos ata që po flasin ta mbajnë fjalën. Për këtë duhet të jetë Nisma fuqishëm në Qeveri dhe në parlament. Ne jemi aty për të premtuar se me Nismën ndryshe nuk mundesh me qeverisë përveç se me mbajt fjalën për atë që ke dhënë”, ka thënë Limaj.

Policët në Prizren: Pasi e liruam të dyshuarin, na lajmëruan për rastin e vjedhjes

0

Policët, Ibrahim Voci dhe Besnik Bajraktari, të mërkurën, kanë thënë se më 6 maj 2016, gjatë patrullimit të rregullt, kanë hasur në një person me kamion me 39 thasë çimento, të cilin e kanë liruar, por pas rreth 20 minutash janë lajmëruar për një vjedhje të sasisë së njëjtë të çimentos.

Këta dëshmitarë, këto deklarata i kanë dhënë, në shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurit, Habib Morina, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke urdhëruar dëshmitarët në fjalë për ta liruar në procedurë të rregullt, një të dyshuar për vjedhje.

Dëshmitari Bajraktari, ka thënë se me të marrë informatën, ka kontaktuar me të akuzuarin, i cili ishte përgjegjës i ndërrimit, të cilit i kishte thënë se sapo e kanë hasur një sasi të njëjtë të çimentos në një kamion, që përputhet me sasinë e lajmëruar si të vjedhur. Ai, më tuje i kishte thënë se personi i dyshimtë nuk ka shumë që është larguar, andaj “mund ta zëmë rrugës”.

Mirëpo, dëshmitarët në fjalë, sipas urdhrit të të akuzuarit Morina, kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit, që të vërtetojnë nëse është e vërtetë vjedhja, e më pas kanë shkuar te i dyshuari, ku kishin gjetur çimenton e shkarkuar në oborr.

I dyshuari Miftar Papaj, u kishte prezantuar një faturë të blerjes së çimentos, por se nuk ishte përputhur data e blerjes, andaj atij i kishin marrë një deklaratë në automjetin e policisë, sa ishin në oborrin e tij.

Në ndërkohë, Besnik Bajraktari kishte folur me togerin Afrim Sylaj, i cili kishe thënë që të dyshuarin ta ndalojnë në Stacionin Policor në Suharekë, por me të mbërritur atje, i akuzuari Morina, i kishte urdhëruar që të dyshuarin ta lirojnë.

Në këtë seancë, ka dëshmuar edhe i dëmtuari në këtë rast, Nuhi Bytyqi, i cili ka thënë se në ditën kritike ka blerë çimento pasi që ka qenë duke e ndërtuar një shtëpi, në mbrëmje kishte pasur mysafirë dhe pas orës 23, kur kishte kaluar afër materialit në oborr, kishte kuptuar se është vjedhur, me ç’rast menjëherë kishte lajmëruar policinë.

I dëmtuari, ka thënë se një muaj pas ngjarjes, përmes një polici, ka rënë në kontakt me djalin e xhaxhait të të dyshuarit për vjedhje dhe kishte pranuar shumën e dëmit që i është shkaktuar nga vjedhja. Megjithatë, ai i është bashkuar aktakuzës dhe ka kërkuar dëmshpërblim për dëmin emocional që i është shkaktuar.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa ka propozuar të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve edhe dy policët tjerë, Driton Fandaj dhe Arton Zeqaj, të cilët kanë qenë në vend të ngjarjes në ditën kritike.

Po ashtu, edhe i akuzuari ka kërkuar që gjykata të kërkojë zyrtarisht bisedat që ky i ka zhvilluar në ditën kritike me numrin zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën provë do të dëshmohet se ka vepruar sipas urdhrit të prokurorit kujdestar.

Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtari Xheladin Osmani, ka pranuar kërkesat e prokurorit dhe të akuzuarit, ndërsa seancën e radhës e ka shtyrë për afat të pacaktuar deri sa të merr përgjigje nga operatori telefonik, “Vala” rreth kërkesës së të akuzuarit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur ndaj Habib Morinës, të cilin e akuzon se duke vepruar në cilësinë e zyrtarit policor, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Sipas aktakuzës, Morina, me qëllim që t’i shkaktojë përfitim material, Miftar Papës, ka lejuar që i njëjti të largohet me 39 thasë çimento të vjedhur, me ç’rast i ka shkaktuar dëm, Nuhi Bytyqit.

Aktakuza përshkruan se si pala e dëmtuar, Nuhi Bytyqi nga Suhareka, kishte lajmëruar rastin në Stacionin Policor të Suharekës, për vjedhjen e 39 thasëve çimento nga oborri i shtëpisë së tij.

Gjatë një pike kontrolli është ndaluar Miftar Papaj, i cili kishte të ngarkuar në automjet 39 thasë çimento, mirëpo rreshteri Morina nuk kishte lejuar që i njëjti të ndalohej dhe të konfiskohej sasia e çimentos së bashku me automjetin./betimiperdrejtesi/