Shënohet Dita e Fëmijëve në Malishevë

Përmes aktiviteteve të ndryshme, në Komunën e Malishevës, po shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Krahas këtyre aktiviteteve, edhe drejtoria për Arsim dhe Edukim, në bashkëpunim me institucionet shkollore, ka organizuar një program për fëmijë, në parkun e qytetit në Malishevë, ku fëmijët po i shfaqin talentet e tyre, përmes paraqitjeve të ndryshme, e që lidhen me 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve.

Në hapje të këtij programi, drejtori komunal për arsim, Avdi Morina, i ka përshëndetur të gjithë fëmijët e Komunës së Malishevës dhe i ka uruar me rastin e 1 Qershorit.

“Jo vetëm që e kemi obligim, por do të bëjmë të pamundurën, që të investojmë në ardhmërinë e fëmijëve, për krijimit të kushteve sa më të mira në arsim, në edukim dhe për zhvillimin e aktiviteteve të lira”, tha mes tjerash drejtori i arsimit Avdi Morina.

Më pas, fëmijët nga shkollat apo institucionet e ndryshme edukative dhe arsimore, kanë dhënë një shfaqje, me recitime, këngë, vallëzime dhe shfaqje të talentit, si gjimnastikë, akrobaci dhe të ngjashme.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit