8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 5954

Lucia Rubio seksbomba e “Playboy”

0

Lucia Rubio është njëra ndër modelet më të njohura në botë për momentin dhe po i ngjit shkallët e suksesit në mënyrë të shpejtë.
Starti i karrierës së saj u shënua pas disa punëve të vogla, por famën më të madhe ajo e mori me rolin e saj të ri në revistën Playboy.

Lucia ka qenë e fejuara e futbollistit Mauricio Isla.

Tensioni politik kalon në media, Rama, Meta e Basha njëkohësisht në TV

0

Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, do të jenë njëkohësisht nesër mbrëmë në transmetim live në tre emisione të ndryshme, por në të njëjtën orë.

Rama do të jetë përballë gazetarit Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, Ilir Meta te emisioni “Arena” i Dritan Hilës, në “Ora News”, ndërsa Lulzim Basha përballë Blendi Fevziut në “Opinion”.

Daljet e tyre në këto tre emisione vijnë në kulmin e krizës politike, teksa po shtrëngojnë ditët për skadimin e afateve që duhet të përmbushin partitë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Situata është tensionuar më shumë pas qëndrimit të fundit të Ilir Metës, i cili mbështet krijimin e një qeverie teknike, sikundër kërkon edhe opozita prej kohësh.

E përveç të tjerash, kjo është edhe një “betejë” për audiencë mes tre televizioneve.

Nesër, Ismail Kadare laureohet me çmimin “Letërsia Shqipe”

0

Nesër, në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili i jepet shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë.

Nesër, ai do të marrë çmimin për “Letërsi Shqipe” në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Mjerim

0

Objekti i shkollës “ Heronjtë e Lumës” në Shkozë të Prizrenit, është në gjendje të mjerueshme.

Kati i parë i kësaj shkolle nuk ka derë e as dritare.

Grumbullimi i bankave dhe karrigeve i ngjan një deponi të mbeturinave.

Ndërkaq, në katin tjetër, ku 73 nxënës të kësaj shkolle zhvillojnë procesin mësimor, janë të gozhduara. Dyshemeja më dërrasa lëshon aq shumë pluhur sa që është e pamundur të mbahet mësimi.

Përgjegjësi i kësaj shkolle, Sylejman Gashi, tha se ky objekt nuk ofron kushte për të zhvilluar normalisht procesin mësimorë.
Sipas tij, gjendja më e rëndë ka qenë gjatë dimrit të ftohtë.

Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, premton ndërkaq se do të angazhohet për këtë çështje.

Interesimin e zyrtarëve të kësaj drejtorie e konfirmoi edhe përgjegjësi i kësaj shkolle, i cili pret që të gjendet një zgjidhje për këtë shqetësim të stafit dhe nxënësve të shkollës.
Nxënësja Arianita Islamaj, tregon se mbajtja e mësimit në këtë objekt është e mjerueshme.

“ Përveç pluhurit dhe të ftohtit, edhe kushtet higjienike janë të padurueshme”, tregon ajo.
Objekti i shkollës në këtë fshat është ndërtuar para luftës me buxhet vetanak të komunitetit, ndërsa më pas ai është rinovuar pjesërisht në vitin 2000.

/TV Prizreni/

Prizrenasi dënohet me dy muaj burgim efektiv, për rrahjen e gruas

0

I akuzuari për sulm XH.N, të mërkurën, u dënua me dy  muaj burgim efektiv, nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas leximit të akuzës, nga prokurori i çështjes Zejnullah Gashi, i pandehuri N, i cili nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës, e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, XH.N me 22 mars 2017, në shtëpinë e tij në Prizren, kishte përdorur forcë ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Këtë e kishte bërë pas një mosmarrëveshje në mes të fëmijëve të tyre për një kompjuter.

Më këtë rast i pandehuri kishte kryer veprën penale “sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, sipas të cilës kryesi dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet./betimiperdrejtesi/

 

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj dy të akuzuarve për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale

0

Të mërkurën ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarve për rrezikim të trafikut publik, Sala Kushaj dhe Artan Krasniqi. Shkak ishte mungesa e dëshmitarëve të thirrur për t’u dëgjuar në këtë seancë.

Ndryshe, prezent në gjykatë ishin prokurori Fatos Ajvazi, dy të akuzuarit të cilët nuk kishin mbrojtës, si dhe përfaqësuesi i të ndjerës L.G, bashkëshorti R.G.

Gjykatësi Refki Piraj, shqyrtimin e radhës e caktoi për 2 qershor 2017 në ora 10:00.

Sipas aktit akuzues, Kushaj dhe Krasniqi, me 21 maj 2015, rreth orës 21:00, në rrugën magjistrale Prizren – Suharekë, nga pakujdesia rrezikojnë trafikun publik. Këtë e bëjnë në atë mënyrë që e akuzuara Kushaj, me automjetin “Opel Astra”, kyçet në rrugë nga parkingu i qendrës tregtare “A-N”, dhe në atë moment kritik, goditet në pjesën e përparme nga i akuzuari i dytë i cili ishte në automjetin “BMË”. Nga goditja, automjeti i të akuzuarës bën lëvizje nëntëdhjetë shkallë, dhe godet automjetin e tipit “Golf 3” i cili ishte në parkingun e qendrës tregtare. Nga lëndimet e marra nga kjo goditje, ndërron jetë tani e ndjera L.G. Lëndime pësojnë edhe bashkudhëtaret tjerë.

Sipas këtij dispozitivi, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Kosovës, e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite./betimiperdrejtesi/

Ibra: Nuk kam ardhur këtu për të humbur kohë

0
Zlatan Ibrahimoviq u ka bërë me dije bashkëlojtarëve që nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre.

Manchester United ka dështuar në dy ndeshjet e fundit në Old Trafford, për të marrë fitoren dhe madje në sfidën e mbrëmshme ndaj Evertonit barazoi vetëm në sekondat e fundit falë një penalltie të konvertuar në gol nga Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezi nuk është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tjerë dhe pas ndeshjes ka shprehur haptas pakënaqësinë me mënyrën sesi ekipi po i qaset lojërave.

“Shumë gjëra duhet përmirësuar në këtë skuadër”, ka thënë Ibra për MUTV.

“Unë nuk jam më 20 vjeç dhe nuk kam në dispozicion edhe pesë apo 10 vite për të luajtur”.

“Mund të them që më kanë mbetur, një, dy apo më së shumti tre vite dhe e gjithë kjo varet nga dëshira që ka klubi, vizioni i tij. Unë që nga dita e parë që kam ardhur e kam bërë të qartë se jam këtu për të fituar, e jo për të humbur kohë”.

“Nëse kërkon të fitosh shumë, duhet të krijosh shumë”, ka përfunduar Ibra.

Me këtë barazim, Manchester United i ka zvogëluar vetes gjasat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

Guardiola paralajmëron futbollistët e tij: Të gjithë jeni në test

0
Pep Guardiola pritet të bëjë një spastrim te skuadra e Manchester Cityt në përfundim të stinorit.

Trajneri spanjoll nuk është i kënaqur me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve në skuadër dhe i ka paralajmëruar ata se ndeshjet e fundit të stinorit do të jenë një test për të parë nëse këta futbollistë do të kenë të ardhme te Manchester City.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe forma e dobët në Premier Ligë ka bërë që Guardiola të shprehë pakënaqësinë ndaj lojtarëve të tij, transmeton KosovaPress.

“Do të bisedojmë me Txiki Begiristain dhe bordin e klubit në përfundim të stinorit. E ardhmja e futbollistëve varet nga vetja e tyre dhe performancat që ata do të shfaqin deri në fund të stinorit”, ka thënë Pep.

“Ka shumë gjëra në të cilat ne mund të përmirësohemi, na duhet që të kontrollojmë ndeshjen më mirë. Unë kërkoj që gjithmonë të përmirësojmë diçka. Çdo skuadër kërkon të përmirësohet dhe ndryshimet janë të nevojshme. Lojtarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre me shfaqjet që do të japin në fushë”, ka bërë me dije Guardiola.

UEFA pyet: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

0

Edhe pse nuk është debati i momentit (do të jetë kur të vijë koha e Topit të Artë), faqja zyrtare e UEFA-s, në versionin francez, ka nisur një sondazh: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

Faqja e organit drejtues të futbollit evropian ka shfrytëzuar deklaratat e Hatem Ben Arfa në “France Football” për të rihapur një debat që sikur ishte harruar kohët e fundit.

Rezultati është 54% me 46% në favor të argjentinasit të Barcelonës.

BB9/ Strategjia e Keit, Fotini: Të përçajë çiftet

0

Fotinia thotë se e ka kuptuar lojën e Keit. Sipas saj, strategjia e Keit është që të përçajë çiftet në shtëpi.

Si shembull, Fotini i tregon Katerinës dhe Lupçes një rast ku Kei, sipas saj, është mundur që ta vendosë atë kundër Danjelit.

“Ajo kapej gjatë gjithë kohës me Danjelin dhe më vinte mua e më thoshte se jam më e sinqerta në shtëpi”, u rrëfen ajo.

Fotini u thotë se sigurisht që në këtë përplasje mban anën e Danjelit.

“Por ajo prap vinte e zihej me Danjelin e pastaj më puthte mua”, shprehet Fotini.