Prizrenasi dënohet me dy muaj burgim efektiv, për rrahjen e gruas

I akuzuari për sulm XH.N, të mërkurën, u dënua me dy  muaj burgim efektiv, nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas leximit të akuzës, nga prokurori i çështjes Zejnullah Gashi, i pandehuri N, i cili nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës, e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, XH.N me 22 mars 2017, në shtëpinë e tij në Prizren, kishte përdorur forcë ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Këtë e kishte bërë pas një mosmarrëveshje në mes të fëmijëve të tyre për një kompjuter.

Më këtë rast i pandehuri kishte kryer veprën penale “sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, sipas të cilës kryesi dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet./betimiperdrejtesi/

 

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit