Home Blog Page 5953

Guardiola pas Walker e Mendy

0

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e vëzhguar situatën e Kyle Walker (Tottenham) dhe Benjamin Mendy (Monaco).
Siç shkruajnë mediat angleze,

Walker e Mendy gjenden në listën e strategut spanjolli, i cili pritet që gjatë tregut të kësaj verë t’i blejë disa lojtarë cilësorë në mënyrë që sezonin e ardhshëm,

City të jetë skuadër e denje për të fituar trofe. Walker e Mendy kanë treguar performancë mjaft të mirë në sezonin që tashmë është mbyllur, prandaj Guardiola do të provojë që të dy futbollistët t’i ketë në skuadër e tij për edicionin e ardhshëm

Përjetësimi

0

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

 

29 maj
Në ditën e sotme të vitit 1998, instruktori ushtarak Bekim Berisha i njohur si ABE-ja, gjendej në Junik. Këtë rrugë e mori për t’u riarmatosur, por rrugën nuk e bëri kot. Mori pjesë në luftimet e përgjakshme në Junik. Po në këtë ditë, forcat policore sulmojnë Deçanin. Në onjektiv kishin pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te Fabrika e Drurit në drejtim të “Urës së Pozharit”.

Këtu përjetësohet Nagip Muharrem Cacaj i Deçanit. Në Qarrabreg të Deçanit përjetësohet Muharrem Rrustem Lataj, i Qarrabregut të Epërm. ndërsa në fshatrat e Lugut të Baranit, policia vret të riun Ekrem Binakajn nga Peja. Luftimet zhvillohen edhe në Gllavicë të Vranocit e te “Ura e Pazharit”.

Këtu përjetësohet Adnan Adem Berisha i Pazharit e gjatë luftimeve në Brovinë përjatësohet Halit Asllan Asllani e në Lloçan të Deçanit, Skënder Rexhë Kasumaj dhe Tafil Brahim Kasumaj, të dytë nga Lloçani. Në Strellc të Epërm përjetësohet Arif Mahmutdemaj, i Strellcit të Epërm e në Komaran ra luftëtari Sami Feriz Bogiqi, i Komaranit.

Po në këtë ditë, por të vitit 1999, në Romajë të Hasit, ndërron jetë luftëtari Manush Ahmet Berisha, i plagosur rëndë në Betejën e Mileskës. Edhe në fshatin Pirç të Vushtrrisë ka luftime dhe përjetësohet Adan Sadik Shyti i Ashlanit të Vushtrrisë, ndërsa gjatë luftimeve përjetësohet edhe Ibrahim Sejdi Fejzullahu i fshatit Gospanicë të Preshevës.

LAVDI TË GJITHË TË RËNËVE NË ALATARIN E LIRISË!

Pse fshati Popolan i Suharekës kundërshton një vendim të Komunës

0

Banorët e Vraniqit të Suharekës kërkuan nga komuna lokacion për varreza, pasi që nuk kanë vend në varrezat e fshatit, raporton KTV.

Komuna caktoi varrezat e reja në fshatin fqinj Popolan, por banorët e atyshëm po e kundërshtojnë vendimin e komunës.

Kuvendi Komunal i Suharekës kohë më parë kishte vendosur që këtë parcelë, e cila gjendet në fshatin Popolan, ta adaptojë në varreza të fshatit Vraniq.

Banorët e Popolanit po kundërshtojnë, duke thënë që këtë lokacion do të mund ta shfrytëzonin për nevoja të fshatit.

Vendimin e Kuvendit e quajnë politik.

Përmes një peticioni këta banorë kishin kërkuar nga kryetari Salih Asllanaj që ta anulojë këtë vendim, por sipas tyre janë injoruar nga ai.

Ata thonë që nëse komuna nuk e tërheq këtë vendim, nuk do t’i ndalin protestat.

E, banorët e fshatit Vraniq, që ka rreth 400 shtëpi, thonë që nuk kanë vend në varrezat e vjetra, andaj kanë kërkuar zgjidhje nga komuna.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Salih Asllanaj, i ka thënë televizionit se nuk e kanë ndërmend ta ndryshojnë vendimin.

Fatmir Limaj, sot mban fushatë parazgjedhore në regjionin e Vrrinit

0

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, zhvillon sot fushatën parazgjedhore në regjionin e Vrrinit të Prizrenit.

Tubimi mbahet në ora 21:00 në restaurant ‘Kështjella”.

Limaj, do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

Naim Frashëri, apostulli i shqiptarizmës

0

Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare.

Me veprimtarinë e dendur letrare dhe me punën si një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes për çlirim kombëtar ai me të drejtë është cilësuar “frymëzues i të gjithë Rilindjes”, dhe si “apostull i shqiptarizmës”.

Naim Frashëri lindi me 25 maj te vitit 1846 në Frashër të Përmetit ku kreu shkollën fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë ku, së bashku me vëllanë e tij Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”. Aty ai pati mundesine të njihej me letërsinë klasike greke dhe romake dhe me historinë moderne të Evropes. Mbi këtë bazë Naimi përcaktoi dhe themelet e botëkuptimit të tij. Në vitin 1870 u kthye në Shqipëri dhe nën ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjershërimit persisht duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash “Tejhyjylat” (Endërrimet, 1885).

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij i madh, Naimi braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqipe. Virtytet, zakonet dhe mënyra e jetesës së popullit te tij , gjuha, qenë një shkollë e vërtetë për të dhe do t’i jepnin veprës se tij një karakter të theksuar kombëtar dhe popullor.

Mergimi i gjatë bashkë me mallin për Shqipërinë i dhanë rrugë dhe punës së tij në dobi të çështjes kombëtare dhe veprimtarisë se tij poetike. Poema e tij e parë e re ishte “Shqipëria” ku Naimi shpalli krenarinë për të kaluarën e shqiptarëve, gjëndjen e mjeruar në të cilën ndodhej vendi i tij si dhe dëshirën për ta parë atë të lirë.

Në Stamboll N.Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistave “Drita”, “Dituria”, ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe. Ai i kushtoi vëmendje dhe përpjekje të vazhdueshme orientimit ideologjik dhe politik te intelektualeve shqiptarë, organizimit të lëvizjes kulturore patriotike të mërgimit shqiptar në Turqi. Naimi ka qenë anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit ne Stamboll dhe më pas kryetar i saj.

Në vitin 1886 Naimi botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e bujqësi”, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, një poemë në greqisht, katër libra për shkollat; “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”(në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave “Lulet e verës”, “Mësimet”, proza poetike, “Fjala fluturake”, vjersha dhe së fundi më 1898 poema e madhe epike “Historia e Skënderbeut”.

Për kohën dhe shëndetin e Naimit kjo ishte një punë tepër e madhe dhe shumë e mundimshme,të cilën mund ta kryente vetëm një njeri me vullnet të pathyeshem.

Poeti i madh Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit.

Të shumtë qenë shqiptarët që banonin ose shkonin në Stamboll dhe që e kishin për gëzim të njiheshin e të takoheshin me të. Njëri prej vizitoreve e shprehu kështu mendimin e të gjitheve “I varfer vinja tek Naim beu, i pasur shkonja; i uret vinja, i nginjet shkonja; pa shpresë vinja , kur shkonja ndjenja vetehenë të gjallë dhe me shpirt.”

Ndërsa Sevasti Qiriazi e ka përshkruar Naimin, “me shtat te mesem dhe të imet, por me një fytyrë të qetë dhe me ndjenja të larta, te cilat vetëm një vjershëtor i lindur mund t’i ketë. Pamja e tij ishte ajo e një intelektuali të çuditshem, ai ishte magnet dashurie…”

Naim Frashëri, ka qenë preokupim i përhershëm i një numri të madh studiuesish, të cilët kanë prekur çështje të larmishme që kanë të bëjnë me jetën, veprën dhe shëmbëlltyrën e tij në përgjithësi. Si i tillë, Naim Frashëri sot është një simbol i veçantë kombëtar, që vazhdon të jetojë në kujtesën e shqiptarëve kudo që janë, në vetëdijen e shumë breznive të lexuesve, studiuesve, kritikëve, jetëshkruesve, historianëve, estetëve etj.

Studimet e deritanishme që janë bërë për jetën dhe veprën e tij dëshmojnë qartë se është krijuar një traditë e lakmueshme, aq më tepër kur merret parasysh fakti se krahas shumë emrave të studiuesve shqiptarë siç janë: Mali Kokojka, Jup Kastrati, Dhimitër Shuteriqi,Alfred Uçi, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Sali Bashota etj., ka dhe mjaft emra të studiuesve të huaj, siç janë: Norbert Jokli, Nexhip Alpan, Agnia Desnickaja, Robert Elsie etj.

Disa aspekte që lidhen me veprën e Naim Frashërit, siç janë krijimtaria poetike e tij, veprimtaria pedagogjike, botëkuptimi panteist, filozofik, fetar, kombëtar, ndihmesa në fushën e gjuhës, në fushën e përkthimit, lidhjet ndërkulturore, përmasat humaniste, iluministe, ndikimi i krijimtarisë gojore etj., janë vetëm disa shtylla kyç, të cilat vazhdimisht sillen nga studiues të ndryshëm.

Dhe sado që rreth tij janë shkruar dhjetëra e qindra studime, përsëri figura e tij nuk është përmbushur tërësisht. Ndaj dhe kjo figurë e kulturës shqiptare gjithnjë e më tepër bëhet gjithëkohore dhe gjithëjetësore.

Avdullah Hoti në Gjonaj të Hasit: Hasi do të mbetet “bastion” i LDK-së

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet të ketë një kuvend funksional, dhe jo që ka probleme e pengohet nga gazi lotsjellës.

“Nuk mundemi me mbetë vrimë e zezë në Ballkan. Brukseli nuk është ai në të cilin duhet të ankohemi. Por, janë politikanët e Kosovës ata që duhet të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

Ai i ka bërë komentet gjatë një takimi me banorë të fshatin Gjonaj të Hasit, në vazhdim të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti ka thënë se është me fat që i prin listës së një partie e cila ekziston e vepron qe 27 vjet.

Në bashkëbisedime me banorët, Hoti ka shprehur besimin se Hasi do të mbetet “bastion” i LDK-së.

“Hasi do të na mbështes në rrugëtimin tonë, njëjtë sikurse Rugovën, sepse tashmë LDK-ja është bashkë dhe tash e dy vite kemi kryer shume punë”.

“Ne kemi përgatitur një program, ku zënë vend nga fëmijët e deri tek pleqtë”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij, programi i LDK-së ofron zhvillim ekonomik, mirëqenie e luftë kundër korrupsionit, integrim në BE dhe NATO, ashtu siç e ka thënë vazhdimisht presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Hoti është zotuar se LDK-ja do të qeverisë me “duar të pastra”./ekonomiaonline/

Musa Ramadani fitues i çmimit ‘Kadare’

0

Shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të çmimit “Kadare” me romanin e tij “Profeti nga Praga”.
Çmimi “Kadare”, i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, u akordua gjatë Ditëve Letrare të Razmës.

Ky çmim u shpall nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacionin: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

“Çmimi Kadare” 2017 u akordua nga Instituti Evropian Pashko me mbështetjen e Universitetit Evropian të Tiranës.
Në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse, që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim.

Juria prej pesë anëtarsh, e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu, u mblodh për herë të fundit gjatë Konferencës Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia”, e cila u organizua nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun të Universitetit Europian të Tiranës.
Vlera e këtij çmimi, që përfitoi shkrimtari Musa Ramadani, është 10 mijë euro si edhe botimi i librit nga Botimet Mapo./ KultPlus.com

Kam zbritë tu’ ta mbajtë dorën

0

Poezi nga poeti italian Eugenio Montale.

Kam zbritë tu’ ta mbajtë dorën,
t’paktën një milion shkallë
Dhe tash që s’je ma,
boshllëku asht në çdo hap.
Gjithsesi i shkurtë ka qenë udhëtimi ynë i gjatë.
I imi ende vazhdon,
s’ka ma nevojë për rastësitë,
rezervimet, kurthet,
përbuzjet e atij që beson se realiteti asht ai që shikon.
Kam zbritë miliona shkallë tu’ ta mbajtë dorën
Jo veç pse me katër sy ndoshta shihet ma mirë.
Me ty i kam zbritë sepse e dija që nga ne të dy T’vetmit sy të vërtetë,
edhe pse kaq të turbullt,
ishin të tutë.
Përktheu Orjela Apolloni./ KultPlus.com

Rahoveci shënon Ditën e Qendrës së Kulturës

0

Në Shtëpinë e Kulturës që mban emrin e heroit Mensur Zyberaj, të dielën është shënuar Dita e Qendrës së Kulturës në Komunën e Rahovecit.
Të pranishëm në akademi solemne ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, zyrtarë të OVL e UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Kryetar i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka potencuar se po e shënojmë sot një nga ditët e krenarisë sonë të madhe: Ditën e Qendrës së Kulturës, e cila e mban një emër të veçantë: Mensur Zyberaj. “Një emër ky, që bashkë me shumë të tjerë bëri të mundur lirinë tonë, bëri të mundur që ne ta gëzojmë edhe këtë qendër kulturore, t‘i gëzojmë shkollat, universitetet, institucionet, t’i gëzojmë tokat tona.

Një emër që bëri të mundur që ne ta gëzojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë Vehapi. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, ka thënë se hapësirat e kësaj vatre kulturore përveç sallës së kinemasë ekziston edhe galeria e arteve në të cilën ekspozohen punime të ndryshme nga arti pamorë, duke përfshirë ekspozita personale deri tek ato kolektive.

“Kjo Qendër e Kulturës është një institucion kulturor në Rahovec, në të cilën përformojnë grupe të ndryshme artistike dhe muzikore. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artist amator, entuziast të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesional nga teatrot e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt ky teatër, do të pasurohet me kuadro të reja profesionale”, ka thënë Shtavica.

Vetëvendosje: Do ta hetojmë vrasjen e Elvis Pistës

0

Anëtarja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kur ata do të vijnë në qeverisje, do ta bëjnë siç ka thënë të ç’kapin sistemin e drejtësisë.
Më pas ka thënë se do ta bëjnë edhe Vettingun – duke shikuar profilin dhe integritetin e secilit gjyqtar dhe prokuror në vend, njofton Klan Kosova.

“Është për keqardhje që nuk ndahet as 2 përqindëshi i totalit buxhetor, për drejtësinë”, ka thënë Haxhiu.

“Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj”, ka theksuar Haxhiu para mediave.

“Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë”, ka shtuar ajo.

Më tej ka pohuar se do të bëjnë edhe hetimin mbi KEK-un dhe PTK-në.

Vetëvendosje në Qeveri, siç ka thënë Haxhiu do të zbardhe edhe vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari si dhe vdekjen e policit, Enver Zymberi, pastaj vdekjen e Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt, Elvis Pistës dhe të tjera.