20.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Beteja e Mileskës

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

28 maj 1999

Në këtë ditë zhvillohet Beteja e Mileskës që gjendet ndërmjet fshatrave: Randubravë, Reti, Reti e Ulët, Nagafc, Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, Brestos, Hoçë e Vogël e Hoçë e Madhe të Anadrinit të Rahovecit.

Në këtë operacion, pothuajse të fundit të brigadave 123 e 124 “Gani Paçarizi” përjetësohen: Bedri Bajram Berisha, i lindur më 20 tetor 1977 në Valljakë të Klinës, Habib Jakup Gashi i lindur më 26 tetor të vitit 1978 në Nagafc të Anadrinit, Ismail Malush Gashi i lindur më 21 dhjetor të vitit 1967 në Krushë të Madhe, Mensur Sefer Zyberaj, i lindur më 7 korrik të vitit 1965 në Drenofc të Zatriqit, Kurtish Bajram Hasani i lindur më 13 nëntor të vitit 1957 në Randubravë të Anadrinit.
Po në këtë betejë, ndër më të përgjakshmet plagosen edhe: prof. Rexhe Krasniqi, i Prizrenit, Selim Gashi i Hoçës së Vogël , Isa Gashi dhe Nazmi Hoti t’Krushës së Madhe.

Edhe në Frontin e Koshares ka luftime. Aty përjetësohen luftëtarët: Imer Isak Kryeziu i lindur më 25 korrik të vitit 1955 në fshatin Pagarushë dhe Sinan Haradin Morina, i lindur më 16 korrik të vitit 1968 në Rixhevë të Klinës.

Po në këtë ditë, të vitit 1999 ka luftime të përgjakshme kundër forcave serboçetnike edhe në Zonën Operative të Drenicës dhe përjetësohen: Isuf Shaban Aliçkaj, i lindur më 4 mars të vitit 1978 në Llaushë të Skënderajt, Mustafë Mursel Haxhiu i lindur më 11 qershor të vitit 1945 në Trimor të SKënderajt,

Në fshatin Pasomë përjetësohet Arsim Arif Tahiri, i lindur më 2 nëntor të vitit 1979 në Pasomë, ndërsa në Zmiq edhe luftëtari Bekim Ahmet Doroci i lindur më 1 shtator të vitit 1974 në Braboniq, në Kodër-Kelenë përjetësohet Ramadan Qerkin Peci, i Mitrovicës. Në Frontin e Jezercit, kah Mollapolci përjetësohet Alush Faik Mustafa i lindur më 25 shtator të vitit 1976 në Reçak, e në Belaj të Shtimes, Istref Ramadan Emini i lindur më 18 shtator të vitit 1978 në Belaj.

Po në këtë ditë, në Pollatë të Besianës përjetësohet Hasan Sejdi Dema, i lindur më 10 shtator të vitit 1970 në Pollatë, por në Osdrin, edhe Menhend Dervishaj, i vëllaj i Mentorit dhe i Menderesit të rënë më parë dëshmorë, kështu kjo familje nga Ffashni i Burimit, çdo gjë që pati i dha Kosovës.

Po në këtë ditë, në afërsi të fshatit Samadraxhë, të Therandës nuk ndalen luftimet e përgjakshme. Këtu përveç dëshmorëve të datës 27 maj, u përjetësuan edhe Avni Rexhep Hodaj, i lindur 20 tetor të vitit 1976 në Samadraxhë të  Therandës.

“Aty nisi, aty mbaroi,
Aty krisi, aty pushoi
Pushk’ e top n’ Breg të Drinit
Zjarr e flak n’ Rrafsh t’ Dukagjinit”.

27 dhe 28 maj

Në këtë ditë, më 28 maj të vitit 1998, forcat serboçetnike për ta shuar e bërë rrafsh me tokë, Rrafshin e Dukagjinit, ndërmarrin edhe një ofensivë mbi Strellcin e Epërm, por thehen duke bartur edhe turpin por edhe shkatërrimi, ndërsa në Deçan gjatë luftimeve përjetësohet Isa Lush Kuqi, i Deçanit, i lindur më 10. 05. 1955.
Në fshatin Drenofc të Zatriqit dhe në Burimin e Epërm të Anadrinit organizohet përcjellja e fundit e luftëtarëve: Feim Avdi Gashi, Sakip Xhemajli Bellaqa dhe Përparim Ali Thaçi të përjetësuar më 27 maj të vitit 1998 në “Pritën e Përudhës”.

Në fshatin Thanë të Klinës, përjetësohet dësshmori Skënder Ymer Ademi, i lindur më 3 tetor të vitit 1947 në Thanë të Klinës.

Në mbrëmjen e 27 majit të vitit 1999, komandantët e kopmpanive të Zonës Operative të Pashtrikut, konstatuan se në afërsi të “Vidhishteve” pranë aksit rrugor Rahovec-Therandë janë përjetësuar dy luftëtarë më të rinj: Bujar Shefqet Thaçi, i lindur më 15. 12. 1978 në fshatin Reti të Rahovecit dhe Valon Metë Myrtaj, i lindur më 14. 04. 1978 në fshatin Uçë të Burimit

Më Shumë

Eurovision 2024: Shqipëria nuk kualifikohet në finale

Eurovision 2024 tashmë ka finalistët e saj, të cilët më 11 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenën më të madhe...

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Lajmet e Fundit