Home Blog Page 5956

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës,Duda Balje mbulohet për Ramazan

0

Si çdo Ramazan, edhe kësaj radhe, ish-deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është mbuluar.

Në një foto të publikuar në “Instagram” ajo shihet me një shami të vendosur në kokë. Ndërsa, Duda është deklaruar se do ta agjërojë gjithë Ramazanin.

Haxhi Avdyli: PDK-ja po i blen votat për 11 qershor (Foto)

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli,  akuzon PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.
Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, kjo tendencë për devijim të vullnetit të qytetarëve hallexhinj përmes blerjes së votës ,paraqet panikun e humbjes së tyre së PDK-së, “por edhe shitjen e ardhmërisë së këtij vendi me paret e pista tè cilat janë vjedhur po atyre qytetarëve të cilëve po duan t’ua blejnë vullnetin e lirë”.

Avdyli ka një apel për LDK-në.

“Un? si kryetar dege dhe kandidat për deputetë i bëj apel tërë ekipit të fitores sonë që kushdo që vie në derën tonë me këso kërkesa i thoani Jo faleminderit!”.

“ Shitësit e votës e shesin edhe shpirtin, por edhe vendin e shesin te armiku për një grusht para”.

“Neve na duhet çdo votë e vetme, por ajo votë e marrë me besim, bindje të lirë dhe vullnet për një Kosovë më të mirë”.

Kryetari Avdyli kërkon nga qytetarët që të mos e shesin votën. Ai, fton ata që rastet e tilla t’i denoncojnë në organet e drejtësisë.

“Mos e shitni veten p?r 20 €. Denonconi rastet, sepse kështu i bëni nder këtij vendi” ./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Landovicë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në fshatin Landovicë të Prizrenit .

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themlore të Prizrenit.

Ai, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./PrizrenPress.com/

Kontestohet vendimi për lokacionin e ndarë për shkollën e muzikës në Prizren

0

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lejimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme të muzikës “Lorenc Antoni” që ishte miratuar në mars të këtij viti është kontestuar nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore .

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor i ka dërguar një shkresë drejtuesve të Komunës së Prizrenit me kërkesën për rishqyrtim të ligjshmërisë së këtij vendimi.

Kjo ministri pas shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë ka vlerësuar se akti komunal është i jashtëligjshëm.

Arrestohen për armë dy persona në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Elbasani” në Prizren.

Arrestimi është bërë pasi që në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë-revole njëra me katër fishek, ndërsa e dyta me dy fishek.

“ Lidhur me rastin vetura në të cilën janë gjetur armët është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Partive iu kërkohet të premtojnë plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

0

Shoqata “Familja dhe Shpresa”, ia ka drejtuar një letër publike partive kryesore në vend, duke kërkuar që mos të harrohen krimet e Serbisë por të plotësojnë kërkesën e kësaj shoqate për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Në letrën e kësaj shoqate, e cila kohë më parë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, i kërkohet PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa që ta plotësojnë ligjin në mënyrë që të hapet rruga për ndëshkimin e Serbi për krimet e luftës.

Po ua sjellim të plotë letrën e kësaj shoqate:

Lënda : Krimet e luftës nga Serbia dhe Gjykata Speciale

Për : Kryetarët e partive: PDK, LDK, VV, AAK, Nisma, AKR, Alternativa

I “harruat” krimet e Serbisë dhe kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Fushatën e zgjedhjeve e keni stërmbushur përtej kupe me lloj-lloj premtimesh tuaja se do të bëni mrekulli për jetën e qytetarëve dhe për Kosovën. Gati gjithçka që mund të pjellë mendja e juaj “kreative” është bërë “prioritet”.

Por, në mendjet tona, të neve familjarëve të viktimave të luftës, janë gjithnjë me të dashurit tanë të cilët nuk janë më në mesin tonë, e të cilët na i vrau regjimi i Serbisë.

Është për t’u habitur por edhe e pa arsyeshme se pse dështuat deri më tash që të plotësoni ligjin për Gjykatën Speciale për të gjykuar edhe Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës në Kosovë, edhe përkundër shumë thirrjeve tona drejtuar jush që nga viti i kaluar.

Është për t’u habitur po edhe e pa arsyeshme se si nga lista e premtimeve tuaja të numërta për qytetarët e Kosovës ju e keni harruar drejtësinë e munguar për afro 13000 viktima të luftës.

Përkundër kësaj, ne vazhdojmë që të kërkojmë nga ju që të plotësoni kërkesën tonë të shenjtë për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.

“Partitë politike shqiptare të Kosovës duhet që të këndellen dhe parlamenti i ardhshëm i Kosovës duhet që të plotësojë këtë ligj gjysmak. Kriminelët e Serbisë dhe shteti Serb duhet dërguar para drejtësisë atje në Gjykatën Speciale për Kosovën. Ky plotësim i këtij ligjit duhet të jetë në krye të listës së premtimeve të krejt partive dhe ai duhet bërë realitet nga parlamenti i Kosovës menjëherë pasi që të formohet pas zgjedhjeve të 11 Qershorit. Asnjë premtim tjetër nuk ka rëndësi më të madhe për ne sesa plotësimi i këtij ligji. ne duam drejtësi për krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë dhe kjo drejtësi është në duartë e krejt partive shqiptare në Kosovë dhe askujt tjetër”, tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi-Geci.

Serbia dhe regjimi i saj duhet që të japin llogari për krimet e luftës në Kosovë dhe kjo drejtësi duhet që të filloi të bëhet realitet nga vet Kosova, nga vet ju parti politike, nga vet parlamenti i ardhshëm i Kosovës.

Prandaj PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa: Plotësojeni ligjin dhe hapni rrugë për ta ndëshkuar Serbinë për krimet e luftës.

Kjo është kërkesa e jonë E MADHE dhe NUMËR NJË ndaj jush dhe do të jetë e tillë deri sa ju të plotësoni këtë ligj i cili në formën e tashme gjysmake nuk është gjë tjetër pos poshtërues ndaj nesh dhe ndaj krejt Kosovës

Blloqet parazgjedhore nxisin trafik deputetësh pas 11 qershorit

0

Bazuar në pritjet e analistëve politikë, për nga mënyra se si ndodhi ndarja e skenës politike të Kosovës në tri blloqe të partive kryesore në koalicione parazgjedhore, me përjashtim të VV-së dhe vendosjes paraprake të vijave të kuqe për fazën paszgjedhore, krijimi i ngërçit të ngjashëm politik si në vitin 2014 shihet si rrezik potencial, që do të mund t’i përsëritet vendit, madje edhe me rrezik të shkuarjes së shpejtë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, pasi asnjëri bllok i partive, sipas parashikimeve, nuk mund të marrë numër të mjaftueshëm të votave për të qeverisur vendin, qoftë kjo edhe duke përfshirë pakicat.

Ky rrezik shihet tepër real, nëse blloqet e mbajnë fjalën, nëse mbesin të pozicionuara për të mos u futur në koalicion paszgjedhor me fituesin e zgjedhjeve, dhe atëherë do të jetë e vështirë të krijohet qeveria. Në këtë rast, me një vlerësim hipotetik, mundësi shpëtimi mbetet vetëm ndonjë tendencë e lëvizjes së deputetëve nga një bllok në tjetrin për çështje të interesave personale, pra dezertimi i disa deputetëve pas zgjedhjeve që do të mund t’i bashkohen koalicionit fitues, e sidomos këta të partive më të vogla, që janë futur në listat e partive më të mëdha si koalicion parazgjedhor.

Prof. i së drejtës, Riza Smaka, rrezikun e përsëritjes së skenarit të krizës ngjashëm me atë të vitit 2014 e sheh për shkak të polarizimit të skajshëm të skenës politike dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 rreth të drejtës për formimin e qeverisë nga partitë politike garuese në zgjedhje. Kushtetuesja gaboi Ky interpretim i Gjykatës, sipas Smakës, ka qenë i gabuar, madje kundërkushtetues dhe i ndikuar nga politika, që mund të sjellë pasoja edhe pas zgjedhjeve të tanishme.

“Sikundër edhe disa herë më parë Gjykata Kushtetuese ka miratuar opinionin , në vend se në bazë të Kushtetutës, në bazë të kërkesave politike ditore, ashtu që e ka autorizuar vetëm partinë politike me më shumë mandate, përkatë- sisht partitë politike në koalicion me numrin më të madh të votave, për ta propozuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Në atë mënyrë në kundërshtim me dispozitën e nenit 95 par. 1 të Kushtetutës, ajo Gjykatë pati krijuar bazë kushtetutare për bllokadë të mundur dhe të ditur për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme, natyrisht nëse partia apo partitë në koalicion me më shumë vota do të dështonin në atë drejtim. Vetëm gjatë vitit 2014 mbi dhjetë shtete të BE-së e kanë formuar qeverinë, jo nga koalicioni parazgjedhor më i madh dështues në formimin e ekzekutivit, por pikërisht nga koalicioni i dytë për nga numrat fillestarë. Rasti i tillë është më i freskëti aktualisht edhe me Maqedoninë fqinje”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Ai potencon se ky interpretim i padrejtë do të duhej rishikuar dhe anuluar, në mënyrë që të mos përsëritet kriza e ngjashme, aq më tepër tani kur skena politike është shumë e tensionuar dhe mund të pritet që asnjë koalicion nuk mund ta ketë fituar shumicën për ta bërë qeverinë në raundin e parë, koalicioni fitues me numra jo të mjaftueshëm. “Lidhur me këtë ekziston droja e bazuar se pas zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme, asnjë koalicion të mos e fitojë numrin e nevojshëm për formimin e Qeverisë, në mënyrën e kërkuar me nenin 95 par. 1 të Kushtetutës. Së andejmi, nëse Gjykata Kushtetutare, në ndërkohë nuk do ta modifikonte qëndrimin e vet në fjalë në konformitet me dispozitën kushtetutare të theksuar, pashmangshëm do të mund të ndodhte edhe një bllokadë apo siç e kanë quajtur disa kolegë edhe një ngërç parlamentar, që do të pengonte themelimin dhe funksionalizimin e Qeverisë”, theksoi Smaka./kosova sot/

Malishevë, dorëheqje e kthim në PDK (VIDEO)

0

Një asamblist nga Malisheva për pak ditë bëri disa lëvizje.

Ahmet Rrahmani njëherë la PDK-në si pasojë e zhgënjimit që hyri në koalicion me AAK-në e Nismën.

I njëjti, pas pak ditësh u rikthye në Partinë Demokratike të Kosovës.

E zyrtarët e degës në Malishevë thanë se veprimi i Rrrahmanit ishte i ngutshëm

Nisma në Prizren uron për muajn e Ramazanit

0

Nisma në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me fillimin e muajit të Ramazanit.

“Le të jetë ky muaj i agjerimit si shenjë e paqes, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

” Si asnjëherë më parë, shqiptarët duhet të shtrinë doren e mirësisë dhe solidaritetit midis tyre, duke reflektuar kështu në të miren e përgjithshme njerëzore”./PrizrenPress.com/

Aderime të të rinjve në PDK-në e Prizrenit

0

Një numër i madh i të rinjëve i janë bashkuar sot PDK-së në Prizren.

Ata, janë mirëpritur nga lideri i kësaj partie, Kadri Veseli.

“Të gjithë e kanë një ëndërr, e ajo është Kosova të jetë një shtet sovran, i fuqishëm ekonomikisht, në mënyrë që dinjitetshëm të jetojnë dhe ta krijojnë perspektivën për të ardhmen e tyre dhe familjeve që do të krijojnë”, tha Veseli.

Ai kërkoi nga anëtarët e rinj që më 11 qershor të zgjedhin lidershipin që ka guxim në vendimmarrje, që punon për Kosovën dhe i jep kuptim lirisë së fituar me mund e gjak.

Gjatë këtij aktiviteti, Kadri Veseli ka ndarë edhe certifikata për disa të rinj që kanë kryer trajnimin për lidership, si dhe libreza për shumë të tjerë që aderuan në PDK./TVPZ/