Haxhi Avdyli: PDK-ja po i blen votat për 11 qershor (Foto)

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli,  akuzon PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.
Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, kjo tendencë për devijim të vullnetit të qytetarëve hallexhinj përmes blerjes së votës ,paraqet panikun e humbjes së tyre së PDK-së, “por edhe shitjen e ardhmërisë së këtij vendi me paret e pista tè cilat janë vjedhur po atyre qytetarëve të cilëve po duan t’ua blejnë vullnetin e lirë”.

Avdyli ka një apel për LDK-në.

“Un? si kryetar dege dhe kandidat për deputetë i bëj apel tërë ekipit të fitores sonë që kushdo që vie në derën tonë me këso kërkesa i thoani Jo faleminderit!”.

“ Shitësit e votës e shesin edhe shpirtin, por edhe vendin e shesin te armiku për një grusht para”.

“Neve na duhet çdo votë e vetme, por ajo votë e marrë me besim, bindje të lirë dhe vullnet për një Kosovë më të mirë”.

Kryetari Avdyli kërkon nga qytetarët që të mos e shesin votën. Ai, fton ata që rastet e tilla t’i denoncojnë në organet e drejtësisë.

“Mos e shitni veten p?r 20 €. Denonconi rastet, sepse kështu i bëni nder këtij vendi” ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit