Home Blog Page 5957

Seremb Gjergji në koncertin e madh të Vjenës me ftesë të kancelarit austriak

0

Ish- pretendenti për president të Kosovës, Seremb Gjergji është ftuar nga kancelari austriak, Christian Kern për të marr pjesë në Koncertin e madh të Vienna Philhamonic, që mbahet në Schonbrun Palace të Vjenës.

Gjergji e konsideron si nder dhe knaqesi për të që është respektuar nga kancelari.

“Kancelari Kern tha se edhe nje here ne Oallatin Schonbrunn, muzika dhe arkitektura shkrihen ne nje eksperience te jashtzakonshme. Ne 175 vjetorin e Filharmonise se Vienes, muzika po e nderton edhe me shume imazhin e vendit”, ka shkruar Gjergji në llogarinë e tij në Facebook.

Siç ka thënë ai, është kënaqësi e veçant që të kuptosh se si ky koncert ka marrë përmasa globale dhe transmetohet në të gjithë botën.

 

 

Shtetasit nga Shqipëria kapen me para fals në Rahovec

0

Dy shtetas nga Shqipëria janë arrestuar mbrëmë në Rahovec pasi që në emër të pagesës ia kanë dhënë viktimës tetë bankënota nga 50 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda” ku policia ka konfiskuar bankënotat e dyshuara, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të dyshuarit për vjedhje

0

Mungesa e të akuzuarit G.  H. , për veprën penale “vjedhje e rëndë”, ishte shkak i shtyrjes së seancës, e cila ishte e paraparë të mbahej të premten në  Gjykatën Themelore në Prizren. I akuzuari Hoti, nuk kishte të angazhuar mbrojtës.

Gjykatësi Gani Kastrati, kishte lëshuar urdhër për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit, mirëpo nga konstatimi i policisë thuhet se i lartcekuri gjendet jashtë shtetit.

Gjykatësi Kastrati, tha se pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore, seanca nuk do të mbahet dhe e njëjta u shty për afat të pacaktuar.

G.  H. , për të cilin Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, e ngarkon atë se më 01 mars 2012, në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren, rruga “Remzi Ademi”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, ia merr pasurinë ë luajtshme të dëmtuarës, Sabrije Salaj. Sipas Prokurorisë, i akuzuari me mjete të forta, përkatësisht duke përdorur një kaçavidë, hap derën e kioskës dhe merr disa pako me cigare, të llojeve të ndryshme, si dhe një aparat për fotokopje. Në këtë mënyrë, të dëmtuarës i shkaktohet dëm i papërcaktuar.

Me këto veprime, i akuzuari, ngarkohet me veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253 paragrafi 1, nën paragrafi 1, i KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim nga tre (3) deri në shtatë (7) vite./betimiperdrejtesi/

Çka i tha Hasan Prishtina gazetës « Le Temps » më 1912?

0

Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar të dielën e 4 gushtit 1912 bisedën e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës mes Hasan Prishtinës dhe korrespondentit gjerman të « Vossiche Zeitung », në lidhje me situatën e Shqipërisë, e cila gjendej asokohe nën zgjedhën turke.

Politikani shqiptar – dikur deputet i Vushtrisë (në Shqipërinë veriore), por i dëbuar prej këtij posti pak kohë më vonë nga presioni i grupit politik ‘Bashkim e Përparim’ – përshkruhej si një njeri me tipare dhe veshje evropiani të kulturuar, i cili i përkiste një familjeje të vjetër të bejlerëve të Gjakovës.

Çfarë ka rrëfyer patrioti shqiptar në median gjermane? Në vijim do të gjeni bisedën e plotë të Hasan Prishtinës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu «Dars (Klos), Mat – Albania » : Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

« Ju e shikoni se para Prishtinës gjendet një ushtri me 25 mijë shqiptarë ; e gjithë Shqipëria e veriut është e jona, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Vushtria, Prishtina kanë rënë në duart tona, kryesisht pa luftë ; Duke gjykuar çdo rezistencë të padobishme, garnizonet kanë kapitulluar. Vetëm komandanti i Pejës reziston ende, por ne i kemi rrethuar trupat e tij dhe qytetin, dhe mjaftojnë vetëm disa qindra burra për ta mbajtur nën kontroll.

Nuk mund të bëhet më fjalë për kërkesa ; koha e programeve dhe e desideratave ka mbaruar. Turqit do të bëjnë premtime që nuk do të mund t’i mbajnë. Pse nuk mund të jemi ne një republikë si Zvicra ? Atje ekzistojnë kantonet ; këtu fiset ; Historisë dhe konfigurimit tonë gjeografik u duhet kjo zgjidhje. Rusët dhe Turqit nuk janë largpamës. Pas pushtimit të Kaukazit, rusët duhet t’i kishin dhënë atij autonominë ; ata do të kishin pasur një shtet me një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë ballë Persisë dhe Turqisë. Pra, Turqia të na akordojë sot autonominë, kështu ajo shpëton situatën e saj në Evropë dhe na bën aleatët më të mirë. »

Gazetari gjerman i kërkoi Hasan Beut se çfarë do t’i thotë komisionit zyrtar që do të vijë për të negociuar, i cili sigurisht nuk do të pranojë autonominë. Hasan beu iu përgjigj :

« Në qoftë se ne mund të biem dakord në mënyrë paqësore me turqit, të cilët duhet të kuptojnë se çdo rezistencë është e padobishme, kjo do të jetë më mirë se sa lufta që do të ndërmarrim në rast të kundërt nga Shkupi deri në Selanik. Ne ende shpresojmë se Turqia do të na akordojë autonominë, e cila do t’i sigurojë miq dhe aleatë, sepse ajo nuk është më në gjendje të na mbajë kështu ; Shqipëria po i largohet. Këmbëngulja e misionit është një rrezik për të. Atëherë, ne do të diktojmë kushtet tona në Selanik ! »

* linku i burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/vossische-zeitung-1912-hasan-prishtina-korrespondentit-gjerman-nje-leksion-per-ruset-nje-mesazh-per-turqit-dhe-nje-zgjidhje-te-ngjashme-me-modelin-zviceran-per-shqiptaret/

Prizren: Dënohet me 8 muaj burgim me kusht për kanosje

0

L. Q. , i akuzuar për veprën penale të kanosjes, pasi pranoi fajësinë, u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari tha se ndjen keqardhje për rastin, por deklaroi se për këtë ka kërkuar falje dhe se është pajtuar me të dëmtuarin, M. U.

I dëmtuari tha se kanosja ndaj tij ka ndodhur, mirëpo shtoi se pas dy jave, i akuzuari i ka kërkuar falje për rastin.

M. U.deklaroi se nuk kërkon kompensim, mirëpo qëndron pranë ndjekjes penale.

Prezent ishte edhe prokurori Fatos Ajvazi, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja e rastit Shpresa Emra, të akuzuarin e shpalli fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vite.

Sipas aktakuzës, më 6 mars 2014, rreth orës 13:45, në Prizren, në pikën e karburanteve “Al Petrol”, i akuzuari L. Q. , seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalët se do ta privoj nga jeta ose do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore. Në atë mënyrë, pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me një nga punëtorët, pasi vjen në vendin e ngjarjes, zyrtari policor, ndryshe i dëmtuari , kanoset me fjalë nga i akuzuari.

Me këto veprime, sipas aktit të akuzës, i pandehuri, kishte kryer veprën penale “kanosja” nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./betimiperdrejtesi/

Prizren: I akuzuari nuk e pranon fajësinë për veprën penale të mashtrimit

0

I akuzuari I.  D. , pas leximit të aktakuzës, nuk pranoi fajësinë për veprën penale të mashtrimit, me të cilën e ngarkohet.

Në shqyrtimin fillestar të së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, prezent ishin prokurori Zenjullah Gashi, i akuzuari dhe e dëmtuara A.Q, me mbrojtësin e saj, Asman Hoxha.

Gjykatësi i rastit Fatmir Krasniqi, shqyrtimin e radhës e caktoi më 28 qershor 2017, në ora 9:00.

Prokuroria e ka ngarkuar me aktakuzë, I.  D. , se më 5 gusht 2014, në orë të papërcaktuar, në Prizren, me qëllim që t’i sjellë vetës apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtynë të veproj në dëm të pasurisë së saj.

Në këtë mënyrë, i akuzuari ia merr të dëmtuarës A.Q, 10.000 euro paradhënie, në mënyrë që pas dy muajve t’ia liroi banesën, mirëpo deri tani nuk e ka bërë, e as nuk i ka kthyer paratë.

I. D. , sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale ‘mashtrim’ nga neni 335, paragrafi 2, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite./btimiperdrejtesi/

Përkujtohen 26 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

0

Të premten, në varrezat e martirëve të Lagjes së Trimave (Tusus), kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorët e tij, vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe, në nderim të 26 martirëve të kësaj lagjeje, që u vranë nga forcat serbe me 26 maj të vitit 1999.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja tha me këtë rast se këta martirë janë masakruar pa mëshirë.

“Fatkeqësisht në mesin e tyre ka pas edhe persona me të meta psiqike dhe mendore dhe këtë e bënë vetëm barbari serb” tha Muja.

Kryetari i Prizrenit tha më tej se nuk guxojmë ta harrojmë gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve sepse edhe gjaku i tyre është gur themel i shtetit të Kosovës.

“Ne do ti përkujtojmë përgjithmonë me pietet” tha Muja dhe falënderoi familjarët e martirëve për edukimin në frymën e patriotizmit të të gjithë atyre që sakrifikuan vetveten për ti dal zot tokës së Kosovës.

Hajrim Qengaj, veteran i luftës nga kjo lagje tha me këtë rast se këta martirë qëndruan në shtëpitë e tyre dhe e dhanë shembullin e qëndresës deri në flijim, prandaj familjarët e këtyre personave meritojnë respekt nga institucionet gjatë gjithë kohës e jo vetëm në ditën e përkujtimit./Gazetaere.com/

Fushata e inateve lë në hije programet

0

Bazuar në mënyrën se si ka filluar të duket dizajni fillestar i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit, analistët politikë presin që edhe kjo fushatë do të jetë hiç më shumë se betejë e pakompromis, se kush do të gënjejë më shumë e kush do të arrijë të blejë edhe vota, por nuk do të ketë garë serioze programesh qeverisëse për zhvillimin e vendit dhe ngjalljen e perspektivës qytetare. Sipas analistëve politikë, që në këtë parafushatë po vërehet se sa të uritur për pushtet janë liderët politikë që kandidojnë për kryeministër, dhe asnjëri nga kandidatët nuk po flet seriozisht e me objektiva konkrete për problemet kryesore që po e shkatërrojnë këtë shtet, e që janë krimi i organizuar dhe mafio-oligarkia, por po u shesin qytetarëve përralla fantastike në të cilat nuk besojnë ata vetë e lëre më qytetarët e mërzitur nga mashtrimet e deritanishme të të njëjtit karakter.

Analisti Ali Hertica konstaton se, duke u nisur nga situata politike dhe zhvillimi i papritur i shpalljes së zgjedhjeve të shpejta dhe pa e pasur ndonjë pritje të besueshme në këtë kohë, edhe partitë politike janë gjetur krejt të papërgatitura, andaj veç turrit se si ta mashtrojnë qytetarin dhe ta grabisin votën për të ardhur në pushtet, nuk kanë vizion tjetër për të shpalosur para votuesit. “E gjithë kjo situatë tani, që po sillet vërdallë, kjo fushatë pa kompromis nga liderët politikë dhe klientelat e tyre të ngushta me premtime boshe e aspak të planifikuara mirë për mundësinë e zbatimit të tyre programor, tregojnë se ata janë nisur si në një fushatë të uritur për pushtet dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë asgjë më shumë, përveç fjalëve boshe dhe disa figurave të ricikluara në politikë, kinse këta do të jenë shpë- timtarët e qytetarit nga kriza në të cilën është zhytur vendi”, u shpreh ai.

Koalicione inatesh

Edhe analisti Hidajet Ahmeti vëren se në këtë garë zgjedhore nuk po shohim “luftë” konceptuale e programore, por “luftë” të inateve politike. “Koalicionet e panatyrshme parazgjedhore kanë krijuar një klimë të pafavorshme karshi opinionit publik. Këto koalicione të interesave reciproke në mes partive politike kanë krijuar një mjegull në opinionin publik, prandaj çdo matematikë e partive politike mund të ndryshohet më 11 qershor, pasi sovrani është ai i cili do të përfaqësojë vullnetin e përgjithshëm përmes votës së lirë e demokratike. Lufta e inateve po zhvillohet me qëllimin për të shpërqendruar opinionin publik, për dëmin që i kanë sjellë shtetit të Kosovës dhe e kanë sjellë në një “vdekje klinike””, ka thënë ai. “PDK-ja duke u munduar ta riparojë të kaluarën e saj kriminale, LDK-ja duke u munduar ta shfajësojë vetëm me qeverisjen e keqe për rreth tre vjet e në bashkëqeverisje me partinë- shtet,PDK-në, AAK-ja duke u munduar ta shfajësojë koalicionin parazgjedhor me PDK-në, e “Vetëvendosja” po mundohet të tregojë konsistencë në qëndrime e parime, duke u thirrur në ruajtjen e identitetit politik, kurse partitë e vogla po mundohen që ta shijojnë pushtetin me çdo kusht”, tha Hidajet Ahmeti.

Listat ricikluese

Edhe analisti politik Skënder Mulliqi thotë së zgjedhjet e parakohshme po iu leverdisin mirë garniturave në krye të partive politike, për shkak se që sa kohë po flitet për reformë zgjedhore shumë të nevojshme, e ajo nuk po bëhet. “Një zonë zgjedhore është e mirëseardhur, sepse këta në fund kur numërohen rezultatet edhe i bëjnë matematikat sipas dëshirës së tyre, brendapartiake duke bërë deputetë të preferuarit e tyre. Prandaj, këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qenë të mirëseardhura për këta njerëz të politikës, sepse prapë i kanë futur në lista për deputetë njerëzit e tyre. Shumica nga këta politikanë kanë punuar në dëm të vendit dhe nuk do të punojnë mirë dhe për të mirën e qytetareve as pas këtyre zgjedhjeve. Këngën të cilën e kemi dëgjuar shumë herë deri më sot do ta dëgjojmë edhe kësaj radhe. Do të këtë premtime veç sa për të fituar vota”, tha analisti Mulliqi.

Sipas tij, rrenat dhe manipulimet tashmë i kanë bërë zanat, dhe nuk heqin dorë nga to. “Këta janë ata të cilët janë mësuar për të përfituar personalisht duke abuzuar me të madhe më të mirat materiale dhe as që mendojnë të punojnë për shtetndërtim dhe mirëqenie. Të gjithë do të dëshironim shumë që të na demantojnë. Nuk besoj se partitë politike kanë ndonjë program afatgjatë zhvillimor, sikurse që nuk e kishin as qeveritë e deritashme. Kur është puna kështu, si të presin qytetarët se do të kenë diçka të hairit. Krimi dhe korrupsioni do të mbesin dy tema të margjinalizuara më qëllim, se kjo bie ndesh me përcaktimet e tyre përfituese, bie ndesh me keqpërdorimet e shumta, hajnitë dhe kontrabandat, të cilat i kanë bërë vetë. Qytetarëve edhe kësaj radhe u ka mbetur, siç thuhet në zhargonin politikë, të zgjedhin të “keqen më të vogël””, theksoi Mulliqi.

Koalicioni i “luftës” nuk mund ta zhbëjë Specialen

0

Lidhja e papritur e koalicionit në mes të tri subjekteve politike, PDK-AAK-Nisma, që kishin një armiqësi të pashembullt në mes tyre gjatë së kaluarës së gjatë, nga analistët politikë po shihet edhe nga këndvështrimi i qëllimit të bashkimit në një bllok të përbashkët, si krah i luftës për shkak të Gjykatës Speciale për të provuar dhe për të mundur ta ndryshojnë ligjin e kësaj gjykate, meqë edhe në legjislaturën e fundit kishte disa nisma për ndryshimin e këtij ligji, por që nuk gjetën mbështetje të mjaftueshme. Tani se a do të mundet koalicioni i luftës, nëse i fiton zgjedhjet, të bëjë këto ndryshime kur nuk do ta ketë as përkrahjen ndërkombëtare dhe a do të rrezikojë t’i fusë në krizë këtë marrëdhënie me ndërkombëtarët, analistët thonë se mbetet një çështje që pritet të shihet në të ardhmen. Eksperti i fushës së drejtësisë, Blerim Burjani, thotë se ndikimi mund të jetë i madh dhe kapital, i rëndë dhe sfidues, kur dihet që nëse fiton krahu i luftës, që realisht e ndien veten të kërcënuar nga kjo gjykatë.

Prekja e Speciales, me efekte negative

Sipas Burjanit edhe veprimet mund të shkojnë në atë drejtim, pavarësisht se a do të mund t’i dilet me sukses dhe a do të pranohet një tendencë e tillë. “Janë grupuar në një koalicion të qëllimshëm që është tregues jo edhe i mirë, tregues tjetër është humbja e popullaritetit tek qytetarët, kur ata tentojnë që të gjithë së bashku ta rikthejnë pushtetin e tyre në mënyrë të fuqishme, duke mos hequr dorë nga pushteti me çdo kusht. E sprova më e madhe do të jetë për këtë koalicion kjo gjykatë”, u shpreh ai. “Unë konsideroj se, pavarësisht asaj që mund të synohet një ndryshim ligji, askush s’ka shpëtim veç vonim. Pra, ka procese të vështira për krahun e luftës, të cilët janë bërë bashkë mbase edhe për të shpëtuar më lehtë dhe për t’u përkrahur nga të tjerët. Pra, ka mjaft probleme të mëdha me këtë koalicion, ngase dihet mirëfilli që një shumicë e tyre janë në procedurë gjyqë- sore”, tha Burjani për “Kosova Sot”. Mirëpo, ataku në Ligjin për Specialen, Sipas Burjanit, mund të japë efekte negative. “Ky koalicion edhe po të fitojë nuk do të mund ta rikthejë Ligjin për Gjykatën Speciale në rend dite për plotësim-ndryshim. Realisht përpjekjen mund ta bëjë, por do të ballafaqohet me probleme tjera të natyrave të izolimit, edhe të tyre si politikanë, por edhe të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve”, tha Burjani.

Një gjykatë e padrejtë

Është profesor Muhamet Kelmendi që thotë se personalisht, edhe në cilësinë e ish-politikanit, por edhe si ekspert i fushës, ka qenë kundër një gjykate të tillë të padrejtë dhe mendon që legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria duhet ta anulojnë atë si të tillë.”Unë de-fakto kam qenë dhe jam kundër Gjykatës Speciale. Kjo për faktin se është në kundërshtim me parimet bazike mbi luftërat e drejta dhe të padrejta, si dhe me parimet mbi të cilat është ndërtuar e drejta ndërkombëtare. Sipas kësaj, çdo vend dhe politikë, apo shtet, i cili është agresor dhe dhunon, kryen krim gjenocide mbi një popull, e humb sovranitetin dhe vendoset nën kontrollin ndërkombëtar. Te Serbia dhe ish-Jugosllavia nuk u veprua kështu. Serbia bëri luftë dhunuese dhe gjenocid në Kosovë. Ajo vrau dhe masakroi mbi 13 mijë shqiptare brenda një periudhe prej disa muajve. Dogji dhe plaçkiti më se 150 mijë objekte. Qeveritarët dhe njerëzit e regjimit shovinist gjenocidial dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe i dëbuan mbi 1 milion shqiptar”, tha Kelmendi, duke konsideruar se një speciale e ngjashme me atë për Kosovën do të duhej gjykuar pikërisht ato krime dhe jo për të ndjekur dhe kërkuar kriminelë tek viktima. “Kriminelët e udhëheqin sot Serbinë, Aleksandër Vuçiq ishte ministër i Informacionit në kohën kur u bë dhuna dhe u bë gjenocidi në Kosovë. Daçiq ishte shef i zyrës së informimit të kriminelit Millosheviq. Edhe ushtarakët aktualë ishin në ballë te dhunës. Askush nuk u përgjigj”, potencoi Kelmendi.

Përmbaruesi privat Mehdi Reshani nga Prizreni, mohon të ketë shkelur ligjin

0

Përmbaruesi privat, Mehdi Reshani, të enjten, gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se me rastin e përmbarimit të lëndës për të cilën akuzohet, nuk e ka shkelur ligjin për përmbarues privat.

I akuzuari, Reshani ka thënë se nuk e ka ekzekutuar dy herë vendimin e njëjtë gjyqësor, por se në pamundësi që vendimin ta përmbarojë brenda një dite, e ka bërë në dy ditë, më 26 dhe 29 shtator 2014. Tutje, ka shtuar se vetë nga procesverbali i përmbarimit vërehet se përmbarimi nuk ka përfunduar dhe se mund të vazhdojë në ditët në vijim, e që një përmbarim mund të zgjasë edhe me muaj.

Tutje, ka thënë se në punën e tyre janë të pavarur dhe se i japin llogari Ministrisë së Drejtësisë, e cila edhe i emëron, ndërsa ndaj procedurës përmbarimore kanë të drejtë palët në ankesë nëse mendojnë se nuk është kryer sipas rregullave. Për rastin konkret, ka thënë se i është përmbajtur vendimit të gjykatës dhe asgjë më shumë.

Në këtë seancë, po ashtu janë administruar edhe provat materiale nga shkresat e lëndës e ndër të tjera edhe një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Ekonomik. Sipas të cilit vendim, e dëmtuara në këtë rast, ndërmarrja “QMI” është rikthyer në bashkë-menaxhim të “Agrokosova Holding” pas më shumë se një viti nga largimi i tyre prej përmbaruesit të akuzuar.

Palët në procedurë kanë kërkuar kohë për të përgatitur fjalët përfundimtare, andaj kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka shtyrë seancën për 9 qershor 2017, në ora 13:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon Reshanin se ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht duke i shkaktuar dëm personave tjerë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, përkundër faktit se e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli”  ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai ka marrë sërish veprime ekzekutive pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding” të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/