13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 5958

Ja çfarë kishte thënë Naser Makolli për vdekjen e Deharit

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren pak ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, kishte publikuar një raport për këtë ngjarje në të cilën ishte përfshirë edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit.

Naser Makolli, që ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, sipas disa zyrtarëve e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kjo ishte komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren:

”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimisht takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasi që në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerit.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalë bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjetur diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyr dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficerin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficeri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka pasur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njoftimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tabletë, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkohë, konstatimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri. Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndonjë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

’Absolutisht s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullisht’, ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri. Shtojcë: Sa i përket shishes e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.”

”Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.”

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësisht mund të njoftohen lidhur me këtë rast, pasi që menaxhmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë.

Madje, ata janë qetësisht të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.

Limaj: Opozita do t’i fitojë 57% të votave në zgjedhje

0

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Madje, thotë se bashkë këto tri subjekte do të kenë jo më pak se 57% të votave.

“Opozita ka për ta drejtuar kryeministrinë e ardhshme. Edhe nëse mbahen nesër zgjedhjet, e që shtyhen jam i bindur se vetëm sa ka për t’u fuqizuar opozita. Kjo sepse disponimi te qytetarët është duke ndryshuar. Njerëzit janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar. Njerëzit e kanë kuptuar se mashtrimi nuk ndez”, tha Limaj.

Për Gjykatën Speciale që së shpejti pritet të publikoj edhe aktakuzat e para, Limaj tha se ky është projekt serb, i ndihmuar nga disa njerëz në Kosovë.

“Gjykata Speciale është projekt i Serbisë i ndihmuar nga individë këtu. Si mund ta thotë Presidenti i vendit që Gjykata Speciale është projekt ndërkombëtar. Do të thotë se ndërkombëtarët me kohë e kanë planifikuar rrënimin e këtij vendi. Projekti ndërkombëtarë është liria e Kosovës”, tha ai.

Nismën e Thaçit për ndryshimin e ligjit për ushtrinë, ish-bashkëpartiaku i tij e quajti hajgare, derisa nuk jep dorëheqje për këtë. Për demarkacionin, Limaj tërhoqi vëmendjen edhe një herë, duke thënë se kjo më nuk kthehet as me luftë.

Vdes i burgosuri i cili e ka parë i pari të vdekur Astrit Deharin

0

I burgosuri i cili sot ka ndërruar jetë në burgun e Lypjanit, ishte dëshmitari kryesor i cili kishte parë vdekjen e Astrit Deharit, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ja postimi i tij i plotë:

Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur…/Indeksonline/

Liria e Prizrenit në proces licencimi për UEFA

0

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është skuadra e vetme e Superligës që ka dorëzuar dokumentacionin për proces të licencimit në UEFA te FFK-ja dhe ka humbur gjasat për të dalë në gara europiane këtë stinor 2016/17.

Ekipi prizrenas kështu ka bërë një hap të madh në krahasim me skuadrat tjera lidhur me licencimin.

Deri tash në FFK për proces të licencimit kanë dorëzuar në afat dokumentet vetëm ekipet që kanë gjasa të dalin në gara europiane: Trepça’89, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, derisa Liria është e vetmja nga skudrat tjera që ka aplikuar për këtë dhe këtë stinor nuk do të mund të dalë në gara europiane (është eliminuar nga Kupa dhe nuk është në garë për titull).

Besa e Pejës, që është në gjysmë×nale të Kupës së Kosovës nuk e ka dorëzuar në afat dokumentacionin dhe në rast të trium×t në Kupë nuk do të mund të dalë në Europë. As Drenica e Trepça nuk kanë aplikuar (gjysmë×naliste tjera), që do të thotë se vetëm Llapi (në rast se e merr Kupën e Kosovës) mund të shpresojë në gara europiane.

Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni ka qenë të shtunën që shkoi (1 prill 2017), ka bërë të ditur menaxheri i FFK për licencim të klubeve, Bajram Shala, shkruan sot Koha ditore.

Ekipet pasi që të ‘marrin vizën’ për kriteret duke përfshirë edhe ato ×nanciare të dorëzuara më 1 prill, do të presin për kriterin infrastruktor, për të cilin më së afërmi duket të jetë stadiumi “Adem Jashari” i Mitrovicës.

Kërcënohet Ramadan Muja

0

Banorët e rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prizren, kanë kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, me bllokim të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë , nëse nuk ua zgjidh problemin e rrugës.

Ata kanë organizuar sot një protestë, pasi një person i panjohur, e ka blerë parcelën nëpër të cilën kalon rruga e tyre.

Nazmi Morina dhe Fadil Ramadani, banorë të kësaj lagjeje, thonë se këtë rrugë e shfrytëzojnë që 15 vjet. Por, nga nëntori i vitit të kaluar është bllokuar nga një pronar i panjohur , duke hapur një kanal.

Për këtë çështje fajtore e bëjnë Komunën e Prizrenit, dhe konkretisht kryetarin Muja.

Ata kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa urgjente në zgjidhjen e këtij problemi , në të kundërtën kanë paralajmëruar bllokimin e hyrjes së kryetarit Muja në Shtëpinë e Bardhë , si dhe bllokimin e rrugës në hyrje të Prizrenit në lagjen “ Dardania”.

Në vendngjarje për të parë shqetësimet e këtyre banorëve kishin dalur edhe një pjesë e kuvendarëve të Degës së LDK-së.

Haziz Hodaj, tha të jetë i befasuar me këtë çështje, dhe premtoi se këtë problem të këtyre banorëve “do ta propozojmë për shqyrtim në Kuvendin e Prizrenit”.
Në anën tjetër, zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, tha se jemi në dijeni të problemit “dhe jemi të shqetësuar po aq sa banorët e kësaj lagjeje”.

“Ky problem fillimet i ka shumë më herët, sepse qytetarët kanë marr iniciativa për ndërtimin e shtëpive, pa u konsultuar me Komunën se a mund të ndërtojnë shtëpi në atë pjesë. Sidoqoftë, ne tash ndodhemi në këtë fazë të zhvillimit të këtij problem, andaj drejtoria e Urbanizmit nga ana e kryetarit është obliguar që teknikisht ta zgjidh këtë problem”, tha Berisha për TV Prizrenin, transmeton PrizrenPress.

“Drejtoria ka marr vendim për parcializimin e asaj pjese dhe besojmë që zyrtarët e kësaj drejtorie do të dalin në terren dhe të shohin prona të kujt janë dhe çfarë mund të bëjë komuna”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Femra më seksi në IG tregon asetet e saj seksi

0

Ajo e ka gjetur famën e saj në rrjetet sociale.
Disa thonë se ajo është femra më seksi në Instagram.

Bëhet fjalë për modelen amerikane, JoJoBabie.

Ajo ka postuar disa foto të reja në rrjet, që po çmendin fansat.

Kjo modele e Playboy e bën gjithçka në mënyrë seksi

0

Erika Jordan është një prej modeleve më të preferuara të revistës Playboy.

Ajo është e famshme për format e saj seksi.

Por interesant është se ajo e bën gjithçka në mënyrë seksi, edhe shëtitjen e qenit.

Marinsja më seksi në botë

0

Heavenly Hope Howard do t’ju lërë gojëhapur. Kjo bukuroshe dëshironte gjithmonë që të bëhej një modele, por së pari ajo vendosi t’i shërbente vendit të saj.

Sapo përfundoi shkollën e mesme, ajo iu bashkua Forcës Ajrore Amerikane dhe u bë një mekanike e avionëve luftarakë.

Në moshën 19 vjeçare, Hope u dërgua në Afganistan. Ndërsa ishte në shërbim, Hope mësoi se i pëlqente të çonte pesha dhe të merrej me fitnes.

Në fund të shërbimit të saj, ajo e rimendoi karrierën e saj dhe filloi ta bënte ëndrrën e saj realitet, transmeton Gazeta Express.

Ajo tashmë ka bërë ëndrrën e saj të fëmijërisë realitet dhe është bërë një modele që po çmend të gjithë.

Se si duket ajo mund t’i shihni fotot më poshtë:

Gjykata e Prizrenit lëshon urdhërarrest ndaj një femre

0

Shqyrtimi fillestar i paraparë të mbahej të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, tek gjykatësja Shpresa Emra, shtyhet për shkak të mos prezencës së të akuzuarës për kanosje, I. A.  Për këtë të fundit gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me dhunë, ngase nuk i ishte përgjigjur ftesave të gjykatës.

Ndërkaq, prezent në këtë shqyrtim ishin prokurori Fatos Ajvazi dhe e dëmtuara V.  A.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 13 prill 2017, në ora 9:00.

I. A.  akuzohet se me 17 tetor 2014, rreth orës 17:28, në rrugën “Behajdin Hallaqi” në Prizren, seriozisht kanosë me fjalë, vepra dhe gjeste se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën V.  A.

E akuzuara për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dëmtuarën, rreth një borxhi në vlerë prej 700 euro, ku e dëmtuara i kërkon që t’ia kthej borxhin. E akuzuara në orën e lartcekur, e telefonon dhe e kanos me fjalët “mos me bjerë më ka dera e shtëpisë time se kam me të kallë, kam me të mbytë dhe unë kam me ardhë te djemtë tu dhe kam me të qit prej shpie”, përmes të cilave të dëmtuarës i shkakton ankth dhe frikë.

Sipas aktit akuzues, e njëjta ngarkohet me veprën penale “kanosje” nga neni 185 paragrafi 2 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

 

Prizren: Xhelozia i kushton me dënim prej 300 euro

0

Gjykata Themelore në Prizren, të hënen, e ka dënuar me 300 euro gjobë, të akuzuarin për kanosje, sulm dhe marrjen në posedim të pasurisë së luajtshme, Xh.  J.  Vendimi i mor nga gjyqtari i rasti Gani Kastrati, pasi Jonuzaj, i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, e pranoi fajësinë për veprat e lartcektura.

Shpallja e aktgjykimit u bë pasi për deklarimin e tw akuzuarit,  nuk kishte kundërshtime as nga ana e prokurorit Musli Gashi.

Ndërkaq, e dëmtuara Sh.  J. , deklaroi se nuk i bashkangjitet ndjekjes penale, dhe nuk kërkoi kompenzim të dëmit.

Sipas aktit akuzues, Xh.J.  më 3 gusht 2014, rreth orës 23:30, në lokalin “Fast Food” në Prizren,  e kanosë seriozisht të dëmtuarën Sh.  J., me fjalët “kam me të mbyt, kam me të bë copa copa, e kam me të shti në kese”, përshkak të një mosmarrveshje, shkaku i xhelozisë. Poashtu të njëjtën ditë dhe vend kritik, i akuzuari e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplakë në fytyrë, dhe pasi që i akuzuari ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes, në mënyrë të kundërligjëshme i merr syzat me dioptri  të dëmtuarës, në vlerë prej dyqind euro.

Vepra penale “kanosje” nga neni 185, paragrafi 2, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me të cilën ngarkohej Xh. J., dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Vepra penale “sulm” nga neni 187, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri vite.

Ndërkaq, vepra penale “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” nga neni 331, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/