Home Blog Page 5959

Baxhaku: Nuk më la jashtë Isa Mustafa – por disa kapës të partisë

0

Ish deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku nuk është pjesë e listës së këtij subjekti për zgjedhjet e reja.

E për të kjo nuk paraqet problem, ani pse thotë se atë e lanë jashtë disa kapës të subjektit politikë që drejton Isa Mustafa. Por Baxhaku nga ky mes përjashton të parin e partisë, transmeton Klan Kosova.

Në një postim në Facebook, ai ka treguar se nuk paraqet asnjë problem që nuk është pjesë e listës zgjedhore. Madje thekson se do t’i mbete besnik partisë.

Ai ka shtuar se nuk është anëtarësuar në LDK-së për pazaree poste. madje thekson se fëmijët i ka të papunë edhe pse kanë të kryer edhe nivelin Master. Ai ka pohuar se edhe fëmijët e tij do të punësohen më kushte të barabarta – kur të ju vjen radha sikur të gjithë të rinjve të tjerë në vend.

Ky është postimi i plotë i Baxhakut:

“PËR TI HEQUR DILEMAT Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, miq dhe qytetarë të Kosovës Meqenëse kam një kërkesë të madhe nga Ju por edhe nga mediet për një prononcim lidhur me disa zhvillime aktuale e për të mos lejuar huti, më lejoni të ju drejtohem dhe të jap disa sqarime . Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët. Nuk e di sa ja kam dalë në këte punë. Jam edhe pjesëmarrës i luftës si mjek në një spital fushorë në Krumë së bashku me një ekip norvegjez në “Operacioni Shigjeta”. Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më beni deputet, ministër, këshilltarë…

Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal. Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. N? këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjith me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar. Asnjëherë po e përserisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njfshëm”. Po presë të punësohen një ditë në kushte të barabarta për të gjithë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kam deklaruar se nuk ka asnjë problem pse unë nuk jam në listën për deputet sepse kështu e kanë parapar disa kapës të partisë( dhe me këtë nuk aludoj në Isa Mustafën). Propozova që në Listën e Kandidatëve për Deputet të futën edhe dy kandidat tjerë nga Prizreni përveq atyre që ishin në atë listë. Kam permendë edhe disa vërejtje për vendimet që merren në strukturat e larta të partisë pa diskutim të mirëfilltë në ato forume, dhe defektet në komunikimin e atyre strukturave me deputet e gupit parlamentar, dhe kam kërkuar që kjo punë të bëhet në kordinim më të mirë që pastaj deputet mos të akuzohen për mosrepektim të vendimeve të organeve partiake. Me këto qështje thashë se duhet dhe do të merremi pas zgjedhjeve në mënyrë institucionale në forumet e LDK-së. Kaq.

Dua me këtë rast që tua heqi dilemat që të gjithëve, pa përjashtm : Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK. Do të jam pa asnjë rezervë përkrahë kandidatëve për deputet nga qyteti i Prizrenit e me gjerë dhe të koalicionit parazgjedhor sepse kam besimin se është gjëja më e mirë që po i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të shtetëformimit dhe integrimeve euroatlantike, aty ku e ka vendin ajo dhe qytetarët e saj. Jam thellësisht i bindur se do t’ja dalim me sukses. Me Fitore #Shihemi në Finale. Sinqeishtë i Juaji, Hatim Baxhaku”.

Zafir Berisha: Nisma do t’i fitojë 15 vende në Parlament

0

Ish- deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha thotë se ky subjekt politik në zgjedhjet e 11 qershorit do t’i fitojë 15 deputetë.

Ai, ka ftuar qytetarët që t’i mbështesin kandidatët e NISMA-s.

Postimi në Facebook

Projekti i NISMA për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit përfaqësohet nga 15 kandidat. Duke mbështet këtë projekt ju keni mbështet fillimin e fundit të njësive parapolitike që e kan terrorizu qytetarin e Kosovës tash e shum vite me parë.

Fundi i atyre që e kan kapur shtetin nuk vjen duke qëndruar si spekator, por duke u bë pjes e betejës politike me vetëdije dhe opjektivë t,qart…Shkathtësi politike dhe vetëdije e lart qytetare është kur vepron edhe në rrethane jo të përshtatëshme për të realizu opjektivin.

Prandaj antarët, simpatizantët dhe miqtë i NISMA-s kan për nderë dhe privilegje që të jen pjesë dhe mbështetës të k,ti projekti për të mirën e vendit.

Zafa

Kandidati për deputet i PDK’së, Nijazi Kryeziu, nën hetime për rastin Pronto

0

U bënë sikur pastruan listat nga ata që janë në hetime apo që kanë aktakuza, por nuk ndodhi njëjtë me të gjithë.

Derisa ‘shefi i shefave’, Adem Grabovci është jashtë listës së PDK-AAK-NISMA, dora e djathtë e tij është në këtë listë. Ai është Nijazi Kryeziu, raporton Periskopi

Kryeziu, për ata që rastësisht nuk e njohin ‘ e sill e pshtill’ Prizrenin.

Ai vjen nga kjo komunë dhe derisa Ramadan Muja merrej me aktakuzat e veta dhe moshën tepër të shtyrë, Kryeziu merrte vendime në këtë komunë, fillimisht ishte kryesues i asamblesë në Komunën e Prizrenit.

E pastaj drejtor i urbanizmit, për të cilin post kishte pranuar se nuk ka njohuri. E të enjten, 23 maj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore dhe ndërtimet që janë bërë në atë vend.

Ai është personazh i aferës “Pronto” e në deklarimin e pasurisë tregon se është edhe sekretar i degës së PDK-së në Prizren. Jo vetëm kaq. Nga parat e buxhetit të shtetit, pagë merr edhe bashkëshortja e tij e edhe njëri nga prindërit.

Kryeziu si këshilltar i Ramadan Mujës, kishte vendosur për anëtarët e Bordit të Ujësjellësit në Prizren.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Njazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

Jo vetëm kaq.

Në vitin 2012, ai dyshohej se falsifikoi planin urban.

Qendra e Vetëvendosjes në Prizren, kishte dorëzuar në prokurori një kallëzim penal trefaqësh kundër kryesuesit të Kuvendit të atëhershëm Komunal, Nijazi Kryeziu. Sipas kallëzimit penal, ai akuzohet se vitin e kaluar ka falsifikuar dokumentin zyrtar, duke ndërruar planin rregullues urban për lokacionin “Qendra e Re 2”, pasi ai ishte miratuar nga Asambleja. Kryeziu thotë se bëhet fjalë për një “gabim teknik”.

Në kallëzimin e dorëzuar në Prokurorinë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziu akuzohej për veprat penale “shpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autorizimit” dhe “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, të parapara me Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.

Kryeziu atë kohë thoshte se bëhet fjalë për një gabim teknik dhe ja kishte dal pas ‘dëshmive’ që dha që hetimet të pushonin pa shkuar fare rasti në Prokurori.

Kryeziu është diku nga fundi i listës së PDK-së, e në të është edhe Nait Hasani të cilit Kryeziu ia kishte sharë nënën në një kohë, e u largu verën që kemi lënë pas nga posti i drejtorit të Urbanizimit për tu bërë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli raporton Periskopi

Kryeziu, që është gjithkund kur bëhet fjalë për poste e edhe pranë shefave, u përmend edhe pak muaj më parë si kandidat i mundshëm për kryetar në Prizren.

“Lufta” për të parin e “Jerusalemit” të PDK-së është ende e hapur.

Nijazi Kryeziu është pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas aktvendim për zgjerimin e hetimit, i cili fillimisht është iniciuar kundër deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.

Në mesin e zyrtarëve që po hetohen në këtë aferën “Pronto” janë Zenun Pajaziti deputet i PDK-së , ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Për të njëjtin rast po hetohen edhe Arbenita Pajaziti, shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fatmir Shurdhaj ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat.Gashi ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. / Periskopi

Mrekullia e moralit

0

MICHAEL BOND

Një shqyrtim rigoroz mbi atë se si njerëzit kanë mësuar të jenë të mirë, e bën të qartë që ne duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur
Mizoria terroriste e 11 shtatorit në Nju Jork, pati shumë pasoja të habitshme sociale. Një nga ato që pritej më pak qe ishte rritja e dashamirësisë së treguar nga banorët e bardhë të qytetit ndaj afro-amerikanëve, një efekt që vazhdon sot edhe sot e kësaj dite. Taksistët zezakë të intervistuar nga studiuesit në dy aeroportet e qytetit, vunë në dukje se klientët i trajtonin me më tepër mirësjellje sesa para sulmeve.

Megjithatë, njujorkezët nuk u bënë papritmas më shumë miqësorë me të gjithë. Shoferët me origjinë nga Azia Jugore, raportuan një përvojë të kundërt:aty ku ishin ndjerë të respektuar, tashmë ndjeheshin të persekutuar. Një vështrim i shpejtë tek libri i antropologut të njohur evolucionist “Një histori natyrore e moralit njerëzor”, Majkëll Tomazelo, do t’iu tregojë se ky fluks i normave sociale është i gjithi një element unik me psikologjinë e grupit.

Interesat dhe identitetet brenda grupeve, shpesh duket mbizotërojnë mbi ato të individëve. Kjo mund të duket e paarsyeshme, por jo në kontekstin e historisë sonë evolutive. Tomazelo ka për qëllim të përshkruajë jo vetëm se si këto qëndrime “ne dhe ata” kanë evoluar, por edhe se si ato përcaktojnë ndjenjën tonë të drejtës dhe të gabuarës.

Ai e fillon duke imagjinuar paraardhësin e fundit të përbashkët të majmunëve të mëdhenj dhe njerëzve, një krijesë e llojit shimpanze që do të kishte jetuar në grupe komplekse sociale, dhe ku marrëdhëniet e saj do të formësoheshin nga një përzierje e bashkëpunimit dhe konkurrencës. Një nga tiparet e dukshme njerëzore, qe një prirje e fortë për të ndihmuar të tjerët në nevojë, një sjellje që Tomazelo është i bindur se ka qenë e nxitur nga simpatia.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se këto akte ndihme nuk janë asgjë ndonjë gjë tjetër përveçse një gjest naiv”- thotë ai. Tomazelo është po aq i bindur se paraardhësi ynë primat nuk kishte asnjë kuptim mbi ndershmërisë apo drejtësinë, një element për të cilin primatologu Frans nuk ka asnjë dyshim (të dy janë partnerë në kërkime për vite me rradhë).

Zhvendosemi disa milion vjet, dhe gjejmë njerëzit e hershëm që e përshtatin sjelljen ndihmuese një nivel më të lartë, teksa bëhen gjithnjë e më të varur nga një shumëllojshmëri më e madhe individësh në grupin e tyre. Modeli Tomazelo në atë fazë janë fëmijët, të cilët janë më shumë të motivuar për të ndihmuar të tjerët që në moshë të re – me sa duket, jo për shkak se ata kërkojnë favore reciproke, por për shkak të shqetësimit të vërtetë për mirëqenien e të tjerëve.

Tomazelo vë në dukje:”Fëmijët e vegjël janë po aq të kënaqur si kur ndihmojnë dikë në nevojë, edhe kur e shohin se personi ndihmohet nga një palë e tretë … Kjo tregon… se motivimi i tyre nuk është të sigurojnë ndihmë për veten e tyre, por vetëm të shohin se personi tjetër është i ndihmuar”. Nga kjo, ai supozon se njerëzit e lashtë ishin ndoshta të moralshëm, nëse ata kishin ndjenjën e drejtësisë dhe detyrimit ndaj të tjerëve.

Por ky moral i sapolindur zbatohet vetëm ndërmjet individëve, dhe jo në nivel grupi. Modeli i grupit të gjerë që ne e njohim sot, u shfaq vetëm rreth 100.000 deri 150.000 vjet më parë, kur grupe më të mëdha njerëzisht filluan të konkurronin ato më të vogla. Prej atëherë e tutje, siguria bazohej tek numrat. Përderisa askush s’mund të njihej nga afër me shumë se rreth 150 persona në çdo kohë (numri i famshëm i Danbarit), njerëzit e asaj kohe patën papritur nevojë për një mënyrë që të njihnin anëtarët e tjerë të fiseve të tyre të zgjeruara rishtazi.

Zgjidhja: të bëheshin të gjithë konformues, duke u veshur njëlloj ose duke adoptuar sjellje të ngjashme. Identiteti kulturor u bë pastaj pjesë e identitetit individual, çka u pasua nga një psikologji morale e mendësisë së grupit. Pjesa tjetër është histori. Tomazelo është bindës, para së gjithash, për shkak se ai ka drejtuar vetë shumë prej studimeve të rëndësishme (tek shimpanzetë, bonobos dhe fëmijët).

Ai përfundoi duke theksuar ndikimin e fuqishëm të grupeve të gjera kulturore mbi njerëzit modernë, por kjo nuk është e gjithë historia. Pjesa më e madhe e sjelljes sonë është e udhëhequr ende nga dinamika e grupeve të vogla:ushtarët kanë prirje për të luftuar luftërat jo për vendin e tyre, por siç sugjeron ai, por shokët e tyre të armëve. Do të ishte interesante të dëgjohej reagimi i tij se si këto sfera të ndryshme të ndikimit përplasen me njëra-tjetrën.

Sfida e “shpërblimit”

Libri mund të jetë një lexim sfidues – duhet përgatitje për përdorimin liberal të termave të tilla si “bashkëspecifik” dhe “ekspedita e bashkëpunimit të detyruar”. Megjithatë ia vlen të përpiqeni, për shkak në fund do të ndjeheni vetë si një autoritet. Tomazelo ndërton gjithashtu një udhëzues djallëzor, duke u shfaqur lumturisht i habitur se tek e fundit morali ekziston. “Është një mrekulli që ne jemi të moralshëm, por s’duhet të jetë kështu. Ndodh pikërisht kështu pasi në tërësi, ata prej nesh që marrin vendime kryesisht morale në shumicën e kohës kanë patur më shumë fëmijë… Ne thjesht duhet të habitemi dhe kremtojmë faktin se morali duket të jetë në një farë mënyre i mirë për speciet, kulturat tona dhe veten tonë – të paktën deri më tani”.

Cinikët do të theksojnë se ajo që ndodh shpesh është e kundërta: të gjithë jemi të motivuar fuqimisht nga interesi vetiak dhe shumë paragjykime, në një kohë që dhe shumica e luftërave janë të shkaktuara nga mentaliteti në grup/jashtë-grupit. Por për Tomazelon, nuk ka asnjë kontradiktë në faktin që motivet egoiste bashkëjetojnë me ato altruiste. Përveç kësaj, ai vë në dukje me gëzim, se në çdo situatë “motivet tona bujare ose egalitare, mundet në parim të triumfojnë, teksa njerëzit dëshmojnë çdo ditë se si ata sakrifikojnë veten e tyre për të tjerët”.

/Shënim: Michael Bond, është një konsulent për New Scientist

/New Scientist – Në shqip nga www.bota.al

Na duhet debat, mos u bëni injorant!

0

Shkëlqim Hysenaj

Me vite të tëra jemi mësuar që të shohim debate shterpe neper televizione të ndryshme. Jo me fajin e medieve, porse me vet fajin e përfaqësuesve politik të cilët në masë të madhe pa u përgatirur fare ua msynin studiove televizive thujase nuk do të ndodhte asgjë. Një praktikë e tillë e debateve të kota, ka karakterizuar pjesën dërmuese te zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Lider pa fije takti, kandidat për deputet pa pikë lidhje, e syunes te tjerë që skishin lidhje me politikën ishin torturures të mendjeve qytetare çdo ditë. Megjithatë tani, në këto zgjedhje jo gjithçka duket të jetë zi!

Para pak ditësh në studion televizive të Klan Kosovës ndodhi një përballje e madhe. Me të drejtë u cilësua i tillë debati mes atij që tradicionalisht njihej si domunuesi i debatave, Hajredin Kuçi dhe profesorit fjalëpak, Kujtim Shalës. Përballja ishte dinjotoze dhe nëse për asgje tjetër ky debat do të mabahet mend për përgatitjen paraprake të të dyja personazheve. Në pjesën më të madhe, debati kishte përmbajtje për të rrëshqitur rrallë herë, për pak skonda, në banalen minimale. Jo më kot, ky debat ishte i shumëkomuntuar për të mirë pasi me karizmën e tyre mysafirët treguan se mund të ketë debat profesional edhe në Kosovë.

Një debat i tillë pritej që të organizohej në fund të javës mes atyre që do të “përcaktojnë” të ardhmen katërveçare për vendin tonë.

Një gjë e tilë nuk do të ndodh. Njëri paska anuluar debatin duke u thirrur në një vërejtje simbolike të pakuptimtë të KPM-së, e që më shumë është si pasojë e frikës për tu përballur sesa ajo që ka thënë ky instutucion.

Dhe sërish duhet t’i kthemi fillimit duke rikujtuar idenë se ne kemi nevojë për debat. Ne jemi lodhur nga fushatat e kota dhe fjalimet flakëruese nepër fushatë. Ne kemi nevojë për ide përmbajtësore të cilat nuk mund të na i ofroni duke folur në intervista pa u përballur me askënd. Dikush duhet të ju sfidoj, e nëse jo kundërshatri atëherë kush? Nëse nuk do të ketë përballje atëherë nuk duhet ketë as intervistë.

Haxhi Avdyli i pakënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli nuk është i kënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni.

Ai thotë se ky qytet meriton më shumë.

“Përkundër kërkesës sonë , jashtë listës ka mbetur deputeti më i votuar i Prizrenit e Dragashit , kirurgu i mirënjohur, veterani i luftës dhe themelues i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, i cili do mbahet mend si zëri më besnik i votuesit”, tha Avdyli.

“Jashtë listës mbetet edhe motori i degës sonë, aktivisti i palodhshëm deputeti , Xhavit Ukaj , i cili është njeriu më i dashur i votuesit gjithandej”.

“Me ne në listë nuk është shtylla e Hasit, nënkryetari i LDK-së , asambleisti më i votuar dhe aktivisti i palodhshëm Haziz Hodaj” .

“Kryetari i degës së Zhurit , dhe përfaqësuesi i rajonit të Zhurit Nijazi Ademaj po ashtu i mungon garës”.

“Këta i mungojnë garës si emra, por do jenë prezent me zemër e shpirt në aktivitete, në shërbim të fitores së LDK-së”.

“Lufta për Prizrenin me këtë ekip , betejat e tanishme dhe ato lokale që do vijnë në muajtë e ardhshëm do fitohen bindshëm”.

“S’ka pengesë që s’do tejkalojmë kështu të bashkuar”./PrizrenPress.com/

Kalludra tregon pse pezulloi urdhërarrestin për Kurtin

0

Gjyqtari Beqir Kalludra tregoi për KALLXO.com pse pezulloi urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

Gjyqtari Beqir Kalludra kur foli për KALLXO.com i dha arsyet e tij pse pezulloi urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

“E kam pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit me qëllimin e vetëm shmangien e tensioneve në këtë periudhë të ndjeshme”, tha Kalludra.

Më 21 prill gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, ngase Kurti nuk u paraqit në gjykatë në procesin ku bashkë me tre ish-deputetët të “Vetëvendosjes” po akuzohet për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në të njëjtën ditë kur u lëshua urdhërarrest ndaj Kurtit, Kalludra gjobiti edhe Kadri Veselin, Naser Osmanin, Armend Zemajn, Bekim Haxhiun e Xhavit Halitin, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë si dëshmitarë.
Albin Kurti është kandidat për kryeministër i Lëvizjes “Vetëvendosje” në zgjedhjet e 11 qershorit.

Prizren: I akuzuari e pranon fajësinë, dënohet me 250 euro gjobë

0

250 euro gjobë, ka qenë vendimi që e ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit, A. M. për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pasi i njëjti e ka pranuar fajësinë.

i denuari  i cili nuk kishte mbrojtës, shprehi keqardhje për rastin dhe kërkoi nga trupi gjykues që gjatë shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat lehtësuese, pas pranimit të fajësisë.

Prezent ishte prokurori Besim Susuri, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja e rastit Teuta Krusha, duke marr parasysh të gjitha rrethanat, Mullabazit i shqiptojë dënimin e lartcekur.

Prokuroria, e akuzonte A.M.  se më 8 janar 2016, rreth orës 09:30, në rrugën “Welsi Clark”, duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, duke vozitur me shpejtësi dhe duke mos mbajtur distancën, dështon të ndalë automjetin e tij dhe godet automjetin “VV Transporter” me pjesën ballore të automjetit. Sipas Prokurorisë, në këtë ditë kritike, pëson lëndime të lehta trupore shoferi i automjetit “VV Transporter”, i dëmtuari, T. Sh.

I akuzuari ishte ngarkuar me aktakuzë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Prizren, i akuzuari për vrasje: Armën e mbaja vazhdimisht me vete sepse kam qenë në hasmëri

0

Azem Boka, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, të martën, ka thënë se armën me të cilën e ka kryer veprën, e ka mbajtur vazhdimisht me vete pasi që ka qenë në hasmëri me vëllezërit e gruas së tij të parë. Ndërsa, ka mohuar t’i ketë ndihmuar vëllai i tij, Remzi Boka, i cili po ashtu akuzohet në këtë rast penal.

I akuzuari Boka, në mbrojtjen e tij ka thënë se në ditën kritike, ka qenë duke shkuar për në shtëpinë e tij, kur i kanë dalë në rrugë të dëmtuarit dhe i ndjeri, të cilët, sipas tij, kanë pasur në dorë shufra të metalit.

Ai ka thënë se në momentin kur i ka parë e ka kuptuar se dëshirojnë ta sulmojnë, andaj edhe ka gjuajtur me armë dy herë.

Boka, tutje ka thënë se pasi që ka gjuajtur me armë, i ka thënë xhaxhait të tij t’u ndihmojë të lënduarve dhe vetë e ka thirrur policinë për të lajmëruar rastin dhe për të kërkuar ndihmë, ndërsa ka shtuar se vetë policia i kishte thënë të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të shkonte në shtëpi.

Por, pastaj ai ishte larguar nga shtëpia dhe 3-4 ditë ka qëndruar në Kosovë, ndërsa më pas ka ikur në Shqipëri.

Sipas të akuzuarit, kushërinjtë e tij edhe më parë kishin tentuar ta rrihnin atë, porse ai i kishte zmbrapsur me armë. Ai ka thënë se krejt ky konflikt ka filluar, pasi që ai ka marrë për grua të dytë, ish-gruan e kushëririt të tij, Jetmir Bokës, e cila është nga Shqipëria.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, për shkak të përfundimit të orarit të punës, ka ndërprerë shqyrtimin, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 08 qershor 2017, në ora 11:00.

Rasti zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkon të akuzuarin Azem Boka, se me 3 janar 2016, pas mosmarrëveshjeve të mëhershme, ka vrarë të ndjerin, Flamur Boka dhe ka plagosur Avni dhe Ramadan Bokën.

Ndërsa vëllanë e tij, Remzi Bokën, e akuzon se i ka ndihmuar Azem Bokës për të kryer krimin, duke ia dhënë armën.

Sipas raportit të ekspertizës, me njërën predhë është vrarë Flamur Boka dhe është plagosur Avni Boka, ndërsa me tjetrën është plagosur Ramadan Boka./betimiperdrejtesi/

Arrestohet një person në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit./PrizrenPress.com/