Home Blog Page 5959

Haxhi Avdyli i pakënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli nuk është i kënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni.

Ai thotë se ky qytet meriton më shumë.

“Përkundër kërkesës sonë , jashtë listës ka mbetur deputeti më i votuar i Prizrenit e Dragashit , kirurgu i mirënjohur, veterani i luftës dhe themelues i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, i cili do mbahet mend si zëri më besnik i votuesit”, tha Avdyli.

“Jashtë listës mbetet edhe motori i degës sonë, aktivisti i palodhshëm deputeti , Xhavit Ukaj , i cili është njeriu më i dashur i votuesit gjithandej”.

“Me ne në listë nuk është shtylla e Hasit, nënkryetari i LDK-së , asambleisti më i votuar dhe aktivisti i palodhshëm Haziz Hodaj” .

“Kryetari i degës së Zhurit , dhe përfaqësuesi i rajonit të Zhurit Nijazi Ademaj po ashtu i mungon garës”.

“Këta i mungojnë garës si emra, por do jenë prezent me zemër e shpirt në aktivitete, në shërbim të fitores së LDK-së”.

“Lufta për Prizrenin me këtë ekip , betejat e tanishme dhe ato lokale që do vijnë në muajtë e ardhshëm do fitohen bindshëm”.

“S’ka pengesë që s’do tejkalojmë kështu të bashkuar”./PrizrenPress.com/

Kalludra tregon pse pezulloi urdhërarrestin për Kurtin

0

Gjyqtari Beqir Kalludra tregoi për KALLXO.com pse pezulloi urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

Gjyqtari Beqir Kalludra kur foli për KALLXO.com i dha arsyet e tij pse pezulloi urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit.

“E kam pezulluar përkohësisht urdhërarrestin ndaj Albin Kurtit me qëllimin e vetëm shmangien e tensioneve në këtë periudhë të ndjeshme”, tha Kalludra.

Më 21 prill gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, ngase Kurti nuk u paraqit në gjykatë në procesin ku bashkë me tre ish-deputetët të “Vetëvendosjes” po akuzohet për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktakuza lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në të njëjtën ditë kur u lëshua urdhërarrest ndaj Kurtit, Kalludra gjobiti edhe Kadri Veselin, Naser Osmanin, Armend Zemajn, Bekim Haxhiun e Xhavit Halitin, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë si dëshmitarë.
Albin Kurti është kandidat për kryeministër i Lëvizjes “Vetëvendosje” në zgjedhjet e 11 qershorit.

Prizren: I akuzuari e pranon fajësinë, dënohet me 250 euro gjobë

0

250 euro gjobë, ka qenë vendimi që e ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit, A. M. për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pasi i njëjti e ka pranuar fajësinë.

i denuari  i cili nuk kishte mbrojtës, shprehi keqardhje për rastin dhe kërkoi nga trupi gjykues që gjatë shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat lehtësuese, pas pranimit të fajësisë.

Prezent ishte prokurori Besim Susuri, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja e rastit Teuta Krusha, duke marr parasysh të gjitha rrethanat, Mullabazit i shqiptojë dënimin e lartcekur.

Prokuroria, e akuzonte A.M.  se më 8 janar 2016, rreth orës 09:30, në rrugën “Welsi Clark”, duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, duke vozitur me shpejtësi dhe duke mos mbajtur distancën, dështon të ndalë automjetin e tij dhe godet automjetin “VV Transporter” me pjesën ballore të automjetit. Sipas Prokurorisë, në këtë ditë kritike, pëson lëndime të lehta trupore shoferi i automjetit “VV Transporter”, i dëmtuari, T. Sh.

I akuzuari ishte ngarkuar me aktakuzë për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Prizren, i akuzuari për vrasje: Armën e mbaja vazhdimisht me vete sepse kam qenë në hasmëri

0

Azem Boka, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, të martën, ka thënë se armën me të cilën e ka kryer veprën, e ka mbajtur vazhdimisht me vete pasi që ka qenë në hasmëri me vëllezërit e gruas së tij të parë. Ndërsa, ka mohuar t’i ketë ndihmuar vëllai i tij, Remzi Boka, i cili po ashtu akuzohet në këtë rast penal.

I akuzuari Boka, në mbrojtjen e tij ka thënë se në ditën kritike, ka qenë duke shkuar për në shtëpinë e tij, kur i kanë dalë në rrugë të dëmtuarit dhe i ndjeri, të cilët, sipas tij, kanë pasur në dorë shufra të metalit.

Ai ka thënë se në momentin kur i ka parë e ka kuptuar se dëshirojnë ta sulmojnë, andaj edhe ka gjuajtur me armë dy herë.

Boka, tutje ka thënë se pasi që ka gjuajtur me armë, i ka thënë xhaxhait të tij t’u ndihmojë të lënduarve dhe vetë e ka thirrur policinë për të lajmëruar rastin dhe për të kërkuar ndihmë, ndërsa ka shtuar se vetë policia i kishte thënë të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të shkonte në shtëpi.

Por, pastaj ai ishte larguar nga shtëpia dhe 3-4 ditë ka qëndruar në Kosovë, ndërsa më pas ka ikur në Shqipëri.

Sipas të akuzuarit, kushërinjtë e tij edhe më parë kishin tentuar ta rrihnin atë, porse ai i kishte zmbrapsur me armë. Ai ka thënë se krejt ky konflikt ka filluar, pasi që ai ka marrë për grua të dytë, ish-gruan e kushëririt të tij, Jetmir Bokës, e cila është nga Shqipëria.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, për shkak të përfundimit të orarit të punës, ka ndërprerë shqyrtimin, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 08 qershor 2017, në ora 11:00.

Rasti zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkon të akuzuarin Azem Boka, se me 3 janar 2016, pas mosmarrëveshjeve të mëhershme, ka vrarë të ndjerin, Flamur Boka dhe ka plagosur Avni dhe Ramadan Bokën.

Ndërsa vëllanë e tij, Remzi Bokën, e akuzon se i ka ndihmuar Azem Bokës për të kryer krimin, duke ia dhënë armën.

Sipas raportit të ekspertizës, me njërën predhë është vrarë Flamur Boka dhe është plagosur Avni Boka, ndërsa me tjetrën është plagosur Ramadan Boka./betimiperdrejtesi/

Arrestohet një person në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit./PrizrenPress.com/

25 vjet nga zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale në Kosovë

0

Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës.

Këtë e thotë Muhamet Hamiti – ish këshilltari i ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, përmes një postimi në Facebook.

Hamiti ka treguar se shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit praktikisht me votë plebishitare popullore, transmeton Klan Kosova.

“Rugova u bë lider i pranuar i Kosovës në marrëdhëniet e saj me botën”, ka shkruar ai.

“Zgjedhjet u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, por patën rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Kosovës sipas tij vendosën në themele të shoqërisë e të shtetit tonë standardin e pakalueshëm: përfaqësues të popullit mund të bëhen vetëm ata që marrin besimin e tij në proces elektoral demokratik.

“Këta përfaqësues, Qeveria e zgjedhur prej tyre, dhe kryetari i shtetit mund të qeverisin vetëm me pëlqimin e popullit që i ka zgjedhur”.

“Presidenti Ibrahim Rugova, që fitoi edhe zgjedhjet presidenciale në Kosovë më 1998, u zgjodh dy herë President i Kosovës nga Kuvendi në zgjedhjet e pasluftës”, ka theksuar ai.

Rugova e ka pas shpallur 24 majin Ditë të Presidentit në Kosovë.

E kjo ditë ka thënë si se është festuar si Ditë e Presidentit edhe në kohën kur President i vendit ka qenë Fatmir Sejdiu, që u zgjodh në këtë detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në fillim të vitit 2006.

Sekuestrohen dy qese me drogë në Prizren

0

Në rrugën “De Rada” në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com./

Ministria e Kulturës me konkurse për 58 punonjës në prag të zgjedhjeve

0

Tetë ditë para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, Ministria e Kulturës ka hapur 58 konkurse për angazhime të punonjëseve me Marrëveshje për shërbime të veçanta apo kontrata mbi vepër.

Kësisoj MKRS-ja ka vepruar të martën, vetëm dy javë pasi ka njoftuar se ka angazhuar 16 persona të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica prej tyre janë punonjës që ishin angazhuar në punë në të njëjtën formë pasi ministri Kujtim Shala kishte marrë udhëheqjen e këtij institucioni në dhjetor të vitit 2014.

Janë pranuar zyrtarë administrativë që janë pjesë e partisë që i takon Shala. Në mesin e tyre ka edhe të tillë që bëjnë fushatë për Shalën nëpër rrjete sociale duke folur në superlativ për figurën e tij si politikan e profesor universitar.

Në raportin e vitin e kaluar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm kishte kritikuar MKRS-në sa i përket kësaj çështjeje..

Baxhaku: Isa Mustafa mu hakmor që nuk e votova Thaçin

0

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka folur për mos futjen e tij në listën e deputetëve në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai thotë se i pari i LDK-së, Isa Mustafa iu hakmor, pasi ai nuk e kishte votuar Hashim Thaçin për president të vendit.

“Jam i bindur plotësisht se mos futja ime në listën e kandidatëve për deputetë është kryesisht dhe kryekëput për mosvotimin e Thaçit si president dhe qëndimet e mia për demarkacionin. Kjo është arsyeja, sepse nuk ka arsye tjetër”, tha Baxhaku për Tv Dukagjini.

‘Unë besoj se ka pasur hakmarrje. Kjo është hakmarrje padyshim. Sidoqoftë, jemi në fushatë zjgedhore dhe unë nuk do ta dëmtoj procesin dhe do ta mbështesë partinë dhe kolegët e mi kandidatë për deputetë, por partia është kapur nga disa njerëz ”, tha Baxhaku.

Kryeziu: Shokut Isë nuk i pëlqen shoqëria pa konflikte

0

Eqrem Kryeziu, njëri nga bashkëpunëtorët kryesorë të Ibrahim Rugovës dhe kryetar shumëvjeçar i Prizrenit ka reaguar pas raportimeve se kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka refuzuar rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e rishikimit të demarkacionit, përkundër gatishmërisë së autoriteteve të Malit të Zi, është kyçe. Nuk i pëlqen shokut Isë një shoqëri pa konflikte. Mundësisht të ketë përplasje civile, sikur edhe pati për demarkacion”, ka thënë Kryeziu, raporton lajmi.net.

Tutje Kryeziu thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbijetuar të gjitha sfidat më të ashpra falë raportit emocional të anëtarësisë me të.

“Partitë e reja nuk e kanë këtë cilësi, këto janë tejet pragmatike. Por a mund ta vlerësojë Isa këtë dashuri të anëtarësisë ndaj LDK-së? Në asnjë mënyrë! Ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Kjo organizatë ka Këshillin e Punëtorëve, anëtarët e të cilit zgjedhen për paaftësinë për t’u marrë vesh njëri me tjetrin: modeli titist i Kullës së Babilonit. Po të lëshohej ndërkomunikimi, karakteret totalitarë nuk mund të udhëheqin. Ja! Mbi këtë koncept Isa bën lista. Vetëm në këtë mënyrë mund të vallëzojë si vedetë në krye të Këshillit të Punëtorëve të Organizatës Bazë të Punës së Bashkuar “LDK””, ka shkruar në fund Kryeziu. /Lajmi.net/