Home Blog Page 5960

Vdiq Sir Roger Moore, agjenti i tretë “007”

0

Aktori legjendar Sir Roger Moore ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare.

Moore, i cili njihej si aktori i tretë që luajti rolin e agjentit të famshëm James Bond, ka vdekur në Zvicër pas një beteje të shkurtë me kancerin.

“Me pikëllim në zemër, ne duhet të ndajmë me ju lajmin se babai ynë, Sir Roger Moore, ka vdekur sot. Jemi të tronditur me vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e familjes.

Moore luajti rolin e agjentit britanik në shtatë filma, përfshirë “Live and Let Die” dhe “Spy Who Loved Me”.

Prizren: Pranon fajësinë, dënohet 6 muaj burgim me kusht

0

I akuzuari Patrik Berisha, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, pranoi se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, dhe është dënuar me 6 muaj burgim me kusht.

Berisha, i cili për këtë proces gjyqësor nuk kishte angazhuar mbrojtës, deklaroi se ai ka qenë i pakujdesshëm dhe ka shkaktuar aksidentin.

I akuzuari, gjithashtu deklaroi se se më pas i ka ndihmuar të aksidentuarit, duke i ofruar ndihmë në spital dhe pas daljes nga spitali dhe sipas tij, nuk ka asnjë problem me të aksidentuarit.

Berisha, kërkoi nga trupi gjykues, që gjatë marrjes së vendimit, të merren parasysh këto rrethana.

Aktgjykimin dënues ndaj Berishës, e bëri gjykatësja Shpresa Emra, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohet brenda periudhës dy vjeçare, nëse tani i dënuari Berisha nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Patrik Berisha, akuzohej se me 29 maj 2014, në Prizren, në rrugën e “Ulqinit”, duke e vozitur veturën e tij, kishte bërë ngasje të pakujdesshme dhe të pa kontrolluar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit, me ç’rast kishte humbur kontrollin. Dhe, kur arrin në vendin kritik, me pjesën ballore, të djathtë të automjetit e godet të dëmtuarin Osman Rexhepi, i cili ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt. Me këtë rast lëndime të lehta trupore pëson Osman Rexhepi, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson bashkudhëtarja në automjetin e tij, e dëmtuara, Fiza Rexhepi.

Me këtë veprim, sipas Prokurorisë, Berisha ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./betimiperdrejtesi/

Apostolova e shqetësuar me gjendjen e trashëgimisë kulturore në Prizren

0

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Bashkë me Apostolovan ishin shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Apostolova tha se Prizreni është një nga vendet ku shihet etnicitet dhe multietnicitet të përfaqësuar shumë mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore.

“Ne duam ta shohim Prizrenin dhe trashëgiminë kulturore si një simbol të Kosovës. Do të donim të bëjmë thirrje tek udhëheqësia e re e këtij vendi dhe tek partitë politike, të cilat tani janë duke krijuar platformat e tyre dhe të cilët po bëjnë apel tek njerëzit që t’i votojnë ata, ta kenë në mendje se sa e rëndësishme është trashëgimia kulturore sepse pa trashëgimi kulturore Prizreni do ta humbë vendin e tij shumë të rëndësishëm”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të mbledhin fonde nga BE, dhe nga donatorë ndërkombëtar që të ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

E shqetësuar për gjendjen në të cilën është kjo qendër , është shpreh edhe Tringa Kasëmi, nga shoqëria civile e Prizrenit. Ajo tha se nga 155 shtëpi gjysma e monumenteve të tyre janë në rrezik për t’u shkatërruar.

“Fatkeqësisht mungesa e sundimit të ligjit dhe injoranca totale e autoriteteve komunale dhe institucioneve përkatëse e ka kthyer qendrën historike të Prizrenit në një qendër të kaosit e objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore në një parajsë , që uzurpatoret i kthyen në hotele e parkingje ilegale”, ka thënë ajo.

Quni komenton deklaratat e Qosjes për dosjet kundër komandantëve

0

Anëtari i LDK-së dhe ish ushtaraku Anton Quni, duke e komentuar deklaratën e akademikut Rexhep Qosja, i cili tha se LDK-ja i ka furnizuar ndërkombëtarë me dosje kundër komandantëve, dhe kundër UÇK-së, dhe se falë saj, është themeluar edhe Gjykata Speciale, thotë se, Kosova që nga viti 1998 ishte arenë e shpifjeve, propagandave dhe dezinformatave.

Quni për Gazetën InfoPress, pohon se, të gjitha këto ishin të drejtuara kundër organizimeve më të fuqishme politike dhe ushtarake, siç ishin LDK-ja dhe UÇK-ja, me të vetmin qëllim që të mos arrihej uniteti politiko ushtarak.

“Ky skenar, që unë mendoj se, është i përgatitur në Beograd, fatkeqësisht jetësohej nga shqiptarët të cilët nuk gjenin forcë brenda vetes të besonin se nuk është e largët dita e fitores tonë për çlirim të vendit”, thotë Quni.

Por, sipas ish komandantit të UÇK-së, gjithashtu është fakt se në periudhën e luftës dhe të pasluftës në rrethana të pasqaruara u vranë, zhduken, rrahën dhe u dhunuan shumë atdhetar të devotshëm, veprimtar e dijetar, gazetar, ushtarak, etj.

“Organet tona të drejtësisë nuk arritën dhe ishin të pazot që t’i zbardhin këto ngjarje”, shprehet Quni.

“Prandaj, Gjykata Speciale është rezultat i pazotësisë sonë që ta nxjerrim në dritë të vërteten rreth krimeve të ndodhura, për ç’gjë familjaret e viktimave presin me vite dhe asnjëherë nuk pushojnë së kërkuari që të zbardhet e vërteta dhe drejtësia të vihet në vend”, potencon ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pres që; Gjykata Speciale të zbardhi të vërteten nga ku do të kuptohej përfundimisht se cilat ishin vetëm shpifje dhe a ka te diçka apo asnjë të vërtetë rreth gjithë atyre teorive konspirative të ngritura qëllimshëm, të kuptojmë kush hartoi dosje të rreme e kush të vërteta, dhe në fund të qartësohet se kush janë ata që mbollën urrejtje në mes shqiptarëve që me forcën e pendës dhe pushkës po punonin dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, përfundon Anton Quni.

“LDK-ja gjatë i ka furnizuar ndërkombëtarët me dosje plot shpifje kundër komandantëve dhe, në përgjithësi, kundër UÇK-së dhe formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë sidomos e këtyre dosjeve. Nganjëherë këtë punë të pistë, njerëz të saj, gazeta e portale të saj, e bëjnë edhe sot!”, ka deklaruar Akademik Rexhep Qosja.

Sonte nis ‘Turkish Jazz Week’

0

“Turkish Jazz Week” shënon sivjet edicionin e tij të 6-të. Kësisoj ky festival nis sonte nga data 23 deri më 25 maj duke u shtrirë kështu në dy vende të Kosovës.

Është Prishtina dhe Prizreni vendet të cilat do ta mirëpresin këtë event i cili pranë vetes çdo vit mbledhë adhurues të shumtë të muzikës jazz, shkruan KultPlus.

Më datë 23 maj, në Swiss Diamond Hotel do të interpretojë Senay Lambaogly Quintet, data 24 do të mirëpresë në Teatrin e Prizrenit Authentic Anatolian Project, ky edicion do të përmbyllet më datë 25 duke u rikthyer prapë në Prishtinë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare ku do të interpretojë Merih Askin- Terennum.

Koncertet fillojnë nga ora 19:30./ KultPlus.com

Së shpejti nis edicioni i parë “Albanian Star”

0

Për herë të parë në Kosovë pritet të organizohet një talent show, që do të vije me një format krejt ndryshe rreth së cilit do të mblidhen talent të rinjë të këndimit “Albanian Star”.

Flutura Mustafa, koordinatore dhe Fazi Rexha Procudent ishin të ftuarit e programit të mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilët folen rreth edicionit të parë “Albanian Star” që pritet të vije shumë shpejtë në Kosovë.

Audicionet e para të këtij talent show do të nisin këtë të premte në Ferizaj dhe në të njëjten formë do të vazhdohet edhe në gjashtë qytete tjera të Kosovës, por që audicionet do të mbahen edhe në Tiranë dhe Ulqin.

Producenti i këtij spektakli, Fazi Rexha, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e një kompeticioni të tillë, rreth së cilit do të grumbullohen talentë të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare , duke filluar nga mosha 16 vjeçare.

Risi e këtij spektakli është se në këtë event do të këndohen këngë vetëm në gjuhën shqipe, përfshirë të gjitha zhanret e muzikës, duke filluar nga ajo foklorikja, popullorja, roku…etj.

Ai tha se tashmë është e qartë se kush do të jetë edhe juria profesionale e këtij spekakli në përbërje prej : Ilir Beranit, Miranda Hashanit, Yllka Kuqit dhe Bleros.

Sipas tij, organizimi i “Albanian Star” është një shans i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë ta provojnë talentin e tyre, përfshirë edhe mërgatën shqiptare që ta ndjekin ëndrrën e tyre në këndim në një spektakël që vijnë për herë të parë në Kosovë.

Edhe Flutura Mustafa, koordinatore e këtij edicioni bëri të ditur se tashmë aplikacionet janë online në web faqen zyrtare alabanianstar, derisa tha se nga data 26 maj do të nisin audicionet e para në Ferzaj, dhe do të vazhdohet kështu në qytetet tjera, dhe më 4 qershor audicionet do të mbahen në Prishtinë.

Sipas saj, ky është projekti më i madh që është organizuar ndonjëherë në Kosovë dhe që do të transmetohet nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).

Ajo tha se pjesa e finalës do të organizohet në një pjesë të Evropës ku pritet që në natën finale të shkojnë 15 finalist, derisa për pesë zërat më të bukur “Albanian Star” ka mendur që t‘iu financiojë secilit nga një album, ndonëse nuk ka zbuluar se cili do të jetë shëprblimi për tre vendet e para me arsyetimin që kjo të mbetët një suprizë e madhe.

Të gjithë zërat që do të shkojnë deri në finale do të shkojnë sipas vlerësimit të jurisë profesionale , por që pastaj në natën finale do të jetë publiku ai që do të votojë përmes sms dhe vendos për zërin më të bukur të “Albanian Star”. /RTKlive/

Prizren: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri

0

Policia njofton se një femër e kombësisë rome në Prizren ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjeksor, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Partitë politike nuk e respektojnë afatin zyrtar për fushatën zgjedhore

0

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të fillojë më 31 maj. Por ky afat nuk është duke u respektuar nga subjektet politike të cilat tashmë i kanë filluar takimet elektorale.

Njohësit e proceseve zgjedhore dhe politike kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka dispozita ligjore të cilat do të parashihnin sanksione për partitë që e fillojnë fushatën elektorale më herët sesa koha e planifikuar. Ata kanë theksuar se një praktikë e tillë nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe, sipas tyre, si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës.

Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fushatës së parakohshme nuk haset në demokracitë e zhvilluara dhe si trend nuk do të duhej të ndodhte as në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ai ka vlerësuar se ky fenomen mund të konsiderohet si negativ, për arsye se jo të gjitha partitë politike kanë resurse të mjaftueshme për ta filluar fushatën e tyre elektorale kaq herët. (Epoka e re)

Hoxhaj: Prizreni me shumë përkrahës të “Fillimit të Ri” (Foto)

0

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka takuar të hënën përkrahësit e “Fillimit të Ri” në Prizren, me të cilët ka pirë çaj.

“Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj është takuar edhe me të rinjtë dhe studentët e Universitetit të Prizrenit.

“Biseduam si ta forcojmë edhe më shumë këtë institucion të arsimit. Krenar me vendimin e qeverisë së parë të PDK-së, si ministër i Arsimit, për themelimin e këtij universiteti”, ka shkruar Hoxhaj.

Ag Apolloni: Më eliminuan nga konkursi, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates

0

Teatri Kombëtar i Tiranës ka publikuar dhjetë veprat fituese për konkursin “Netët e leximit të dramës shqipe 3”, në Tiranë , por ky rezultat duket ti ketë lënë shije të hidhur shkrimtarit kosovar Ag Apollonit, i cili ka shprehë arsyet se pse ai është eliminuar nga kjo garë, shkruan KultPlus.

Ai adresimin kryesor e ka te drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës, Hervin Çuli , duke kujtuar se vetë Ag Apolloni kishte pasë një reagim për vrasjen e poetit Genc Leka, ku sipas medieve shqiptare, Diana Çuli kishte kontribuar në vrasjen e tij, e në këtë rast, pikërisht vepra e Diana Çulit është në mesin e dhjetë veprave fituese të kësaj gare. Më poshtë mundtë lexoni të plotë reagimin e Ag Apolonit.

Diana Çuli, denoncimi i së cilës kontribuoi në vrasjen e poetit Genc Leka, paska vendosur ta rrëfejë mëkatin e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Rrëfimi i saj do të jetë i sinqertë, sepse do të mundësohet nga djali i xhaxhait të saj, Hervin Çuli. Shfaqja në konkurs titullohej “Mëkati im” (“Mea Culpa”), ndërsa tani, pas disa akuzave që iu përsëritën kohëve të fundit si shkaktare e vrasjes së Genc Lekës, ia paska ndërruar titullin dhe e paska bërë “Ditët e Tiranës”.
Post Scriptum:
Drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës shpalli veten fitues, bashkë me vajzën e xhaxhait, Diana Çulin. Çudi si nuk reagon askush në Shqipëri për këtë farë çapaçuli!
Në konkurs jam eliminuar unë, pasi u pozicionova pro viktimës, kundër xhelates. Ndihem me fat që ky Çuli s’pati mundësi të më eliminojë fizikisht, siç pati mundësi ajo Çuli tjetër ndaj poetit të lartpërmendur.
Këtë çapaçulin e ka vendosur drejtor ministrja Mirela Kumbaro. E njëjta do të duhej ta anulonte konkursin dhe ta shkarkonte drejtorin! Nëse jo për gjë tjetër, së paku për konflikt interesi./KultPlus.com