7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 5961

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se loja me ushtrinë iu kthye bumerang Thaçit dhe PDK’së

0

Një zyrtar i LDK’së po e sheh si lojë idenë e Thaçit dhe të PDK’së për të themeluar ushtrinë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Sali Asllanaj po thotë se një veprim i tillë po iu kthehet bumerang PDK’së dhe Presidentit. Në një bisedë për Express, ai ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje të reja, Isa Mustafa do të jetë përsëri kandidat për Kryeministër.
Kryetari i Degës së LDK’së në Suharekë, Sali Asllanaj ka thënë se loja me ushtrinë i është kthyer bumerang Hashim Thaçit dhe PDK’së.

Ai ka thënë se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe jo të mbetet e izoluar dhe pa asnjë përkrahje.

“Shihet një tentim i kryetarit Thaçi, por mendoj se nganjëherë të kthehet si bumerang dhe ato iniciativa të pa qëlluara dhe të pastudiuara mirë ktehen si bumerang ndaj subjektit të tij politik ndaj Thaçit dhe PDK-së”, ka thënë Asllanaj, për Express, të dielën.

Presidenti Thaçi më 5 mars kishte bërë publike themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve të Ligjit të FSK’së. Kundër kësaj nisme kanë dalë SHBA dhe NATO.

Ligji është proceduar në Qeveri dhe ende nuk ka një vendim për porcedim në Parlament.

Në këtë situatë, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Mbrojtjes së Amerikës, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka kërkuar të mos procedohet ndryshimi i Ligjit të FSK’së në Kuvend, por ushtria të themelohet me ndryshime kushtetuese.

Sidoqoftë, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Sali Asllanaj thotë se Kosovë nuk i duhet një ushtri e izoluar nga ndërkombëtarët.

“Neve na duhet një ushtri që do të jetë pjesë e planit global të sigurisë në Evropë dhe në botë, dhe jo një ushtri e izoluar dhe pa përkrahje nga partnerët që na kanë ngrit FSK-në dhe Kosovën si shtet. Ajo tregon një mosmirënjohje të thellë ndaj gjithë faktorit ndërkombëtar që ka qenë shumë dominant në këtë proces shumë vjeçar”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky zyrtar i LDK’së ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke thënë se përsëri do të shkojmë me Isa Mustafën si kandidat për Kryeministër.

“Kryeministri Mustafa është kryeministër aktual, edhe kryetar i partisë. Ai do të jetë kandidati i LDK-së për Kryeministër”, ka treguar ai.

Ndërkohë, Asllanaj s’ka treguar nëse do të rikandidojë për të udhëhequr Suharekën me arsyetimin se janë duke i pritur vendimet e nivelit qendror të LDK’së./Gazeta Express

Erdogan kërkon votën pro të “terroristëve” kurdë

0

Kurdëve, me të cilët ka pasur aq shumë përplasje, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi që të votojnë “po” në referendumit e reformave që do të shumëfishojnë fuqitë e tij presidenciale.

Kreu i shtetit turk e përshkroi veten si “gardian të paqes”, ndërsa u drejtonte këtë apel banorëve kurdë të juglindjes së vendit, të tronditur nga konfliktet.

Partia prokurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ishin në mesin e shënjestrave të zemëratës së tij, të shfaqur qartë gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir.

“Këta mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të flasin për paqe. Por a e sjellin paqen fjalët boshe? A mund të vendosin paqen njerëz që vijnë rrotull me armë në duar? Ne jemi gardianët e vërtetë të paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, tha Erdogan.

Erdogani i pati nisur dikur bisedimet e paqes me PKK-në, por e përjashtoi mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave pas kolapsit të armëpushimit dyvjeçar, korrikun e 2015-s. Që prej atëherë, juglindja me shumicë kurde e Turqisë është tronditur nga disa prej luftimeve më intensive të 3 dekadave konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.

Argumenti i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen.

HDP-ja e kundërshton reformën kushtetuese të kërkuar prej tij, por aftësia e saj për të bërë fushatë është cënuar ndjeshëm nga goditja që i ka dhënë pushteti, duke burgosur një pjesë të udhëheqësve të saj e një duzinë ligjvënësish, ndërsa me mijëra pjesëtarë të partisë së drejtuar nga Selahattin Demirtas akuzohen për lidhje me PKK-në.

Kuçi: Kot e projektuat ndalimin e Haradinajt, AAK po rritet

0

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se synimi i tyre së bashku me Nismën për Kosovën është që t’i fitojnë zgjedhjet, e më pas ta zgjedhin partnerin e koalicionit.

“Ne kemi qëndrim të partisë t’i fitojmë zgjedhjet dhe pastaj me zgjedh me NISMA-n partnerin tonë. Ky është synimi jonë i vetëm në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Kuçi ka thënë se spekulimet se gjoja AAK-ja do të bëjë koalicion me PDK-në, po vijnë nga ata që janë të gatshëm për koalicion të tillë.

“Kanë thënë edhe më 2010 se do të hyjmë në koalicion me PDK-në, por nuk kemi hyrë. Kanë thënë edhe më 2014 se do të hyjmë me PDK-në, por, nuk kemi hyrë. Thashethemet po dalin prej partive të cilat shkojnë me PDK-në”, ka shtuar ai në një intervistë për Express.

“Ne nuk po themi që nuk do të hyjmë me PDK-në, por ne po themi se do po punojmë t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj u është kthyer në bumerang të gjithë atyre që e projektuan atë.

“Rritjet tona janë të vazhdueshme. Rasti i Haradinajt iu ka kthyer bumerang të gjithë atyre që janë projektues të ndalimit të tij në Francë, qoftë edhe Serbisë, qoftë edhe brenda, qoftë edhe jashtë. Po shkojmë drejt fitores në çfarëdo zgjedhje që mbahen”, është shprehur Kuçi.

Francë, 18 të lënduar në një shpërthim gjatë karnevaleve

0

Të paktën 18 persona janë lënduar në një shpërthim që ndodhi përgjatë karnevaleve në Francë.

Shpërthimi ka ndodhur në verilindje të Parisit të shtunën pasdite. Në mesin e të lënduarve janë edhe një nënë me fëmijën e saj. Kryetari i kësaj komune është poashtu në mesin e të lënduarve, raporton gazeta Parisieni.

Një hetim është iniciuar nga prokurorët, por shkaku i eksplodimit është ende i panjohur. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një shishe me naftë e cila është përdorur për të ndezur zjarrin.

Në Hoçë të Vogël përkujtohen 9 dëshmorë dhe 34 martirë

0

Në fshatin Hoçë e Vogël së Komunës së Rahovecit është shënuar 18 vjetori i rënies së nëntë dëshmorëve dhe 34 martirëve gjatë luftës së vitit 1998 – 1999.

Përveç qytetarëve, të pranishëm aty kanë qenë, kryetari i komunës, Idriz Vehapi, nga Qeveria e Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, kurse nga partitë opozitare, është parë aty Driton Çaushi – nënkryetar i Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Në këtë ditë është përkujtuar rënia e të gjithë këtyre banorëve të Hoçës së Vogël, ku ishin grasatuar nga forcat serbe nëpër shtëpitë e tyre.

Në mesin e të rënëve ka pasur përveç burra, po ashtu gra dhe fëmijë shumë të vegjël.

Shtatzënë dhe seksi si Beyonce (Foto)

0

Ajo është e njohur për kreativitetin e saj në çdo aspekt.

Dhe duke se Beyonce sërish ka bërë bujë në rrjetet sociale duke u shfaqur mjaft seksi përkundër se është shtatzënë dhe pret binjakë.

35 vjeçarja, fituese e shumë çmimeve Grammy është shfaqur tejet seksi me një fustan me ngjyrë vjollcë të cilin dukej shumë elegante.

 

Focal point: The floor length, long-sleeve gown showed off her ample cleavage thanks to a deep v-cut neck

Hoxha: Rasti Dehari përfundon kur të realizohet kërkesa e familjes për hetim të pavarur

0

Familja e Astrit Deharit në mars të këtij viti ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën përmes së cilës ajo ka përzgjedhur Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës për të kryer një hetim të pavarur rreth vdekjes së Astrit Deharit. E hetimet lidhur me këtë rast do të përfundojnë vetëm pas realizimit të kërkesës së familjes Dehari për hetim të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha. Ajo në një intervistë dhënë lajmi.net, ka thënë se rasti ‘Dehari’ është ende në proces dhe pritet që të përfundojë pas realizimit të kërkesës së familjes për hetimin e pavarur.

“Vendimi i Kuvendit është i qartë, dhe ne do të veprojmë sipas tij. Sipas këtij vendimi, i mundësohet Familjes të angazhojë institucione kredibile nga cilido vend i BE-së apo ShBA-së dhe më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme ka miratuar rezolutën përmes së cilës i është mundësuar familjes Dehari që të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE’së ose SHBA’së për kryerjen e autopsisë së Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Digjen 5 hektarë pyje në Suharekë

0

Dje në Suharekë, në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh pyje, njofton Policia e Kosovës, përcjllë PrizrenPress.

Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë shuar zjarrin. /PrizrenPress.com/

Verratti tronditë PSG-në

0

Mesfushori italian, Marco Verratti edhe pse e pranon se po ndjehet mirë për Paris, ai tha se do ta bisedojë të ardhmen e tij në fund të këtij edicioni.

“Kam edhe katër vite kontratë me PSG. Ndjehem mirë në Paris. Sikur çdo vit tjetër, do ta diskutoj me drejtuesit e skuadrës në fund të edicionit dhe do të shohim”, tha Verratti për Le Parisien.

Kujtojmë se mesfushori italian është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me Barcelonën, Interin dhe Juventusin si skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

Reali fiton El Classicon në Facebook

0

Real Madrid dhe Barcelona mbrëmë kishin 99 milionë fansa në Facebook dhe po luftonin se cila skuadër do ta arrinte e para shifrën prej 100 milionë.

Të dyja klubet filluan kampanjën e tyre duke i përfshirë edhe yjet që luajnë për ta që të thirrin në pëlqimin e faqeve të tyre në këtë rrjet social, njofton Klan Kosova.

Cristiano Ronaldo, Gerard Pique, Rafael Nadal ishin disa nga ata që ftuan njerëzit ta pëlqejnë Real Madridin, respektivisht Barcelonën.

Por në fund, ishte Real Madrid që fitoi duke e arritur shifrën prej 100 milionë fansave para klubit katalanas.

14910842303424