Home Blog Page 5962

Publikohen emrat e kandidatëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa

0

Janë bërë publike emrat e kandidatëve të koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

 

Indeksonline ka siguruar listën. Më poshtë i keni emrat e kandidatëve:

LDK

Avdullah Hoti

Arben Gashi

Vlora Dumoshi

Besa Zogaj

Doruntinë Maloku

Anton Quni

Imet Rrahmani

Arban Abrashi

Skender Hyseni

Fidan Rekaliu

Lutfi Zharku

Rita Hajzeri

Naser Rugova

Florian Dushi

Bajram Gecaj

Agim Krasniqi

Valon Krasniqi

Aderdita Bifar

Haxhi Abvdyli

Kujtim Shala

Ramiz Kelmendi

Dardan Veliu

Lumir Abdixhiku

Driton Selmanaj

Valdet Hoxha

Blerim Grainca

Ismet Beqiri

Njomza Emini

Haki Demolli

Teuta Rugova

Hazir Borovci

AKR

Behgjet Pacolli

Korab Sejdiu

Albena Reshitaj

Labinot Tahiri

Sami Borovci

Arta Haxhaj

Mirlinda Gashi

Mirlinda Sopi

Mirlinda Kusari-Purrini

Vesel Makolli

Sabit Pacolli

Islam Pacolli

Luan Shllaku

Neshat Asllani

Jeton Ujkani

Xhevdet Krasniqi

Ismet Hajdni

Mimoza Ibishi

Satmifer Kryeziu

Amir Ahmeti

Labinotë Demi-Murtezi

Agim Bahtiri

ALTERNATIVA

Mimoza Kusari-Lila

Ilir Deda

Hasan Preteni

Kastriot Jahaj

Reshat Nurboja

Nehat Emërllahu

Albert Lila

Edi Puka

Flutura Bektashi

Arbërore Riza

‘Alternativa’ prezanton Kastriot Jahën për deputet nga Prizreni

0

‘Alternativa’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës sot ka prezantuar para medieve kandidatin e saj për deputet nga qyteti i Prizrenit, Kastriot Jahaj.

Jahaj u shpreh se koalicioni të cilit ai i takon është edhe mundësia më e mirë e zgjedhjes më 11 qershor.

“Qytetarët tani nuk kanë nevoje t’i votojnë politikanët që janë të korruptuar. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa tani është mundësia më e mirë”, tha Jahaj, përcjell gazetametro.net

Ai ka shtuar se Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda tashmë e kanë dëshmuar që marrin vendime në të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Prizreni vazhdimisht është keqpërdorur dhe shfrytëzuar vetëm në kohë fushatash, Prizreni ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin e Kosovës, dhe për politikanë që nuk i vjedhin qytetarët. I ftoj të gjithë qytetarët e Prizrenit të votojnë Alternativën dhe të më votojnë mua si deputet”, tha ai ndër tjerash.

‘Alternativa’ garon në listën zgjedhore të koalicionit LDK-AKR, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Burri e bën gruan për spital në Rahovec

0

Një person e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje

Kanoset një zyrtare policore në Prizren

0

Një zyrtare policore në Prizren dje është kanosur nga një person i gjinisë mashkullore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik, shkruan PrizrenPress.

“Zyrtarja policore jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me veturë private në rrugë në lëvizje, ku është kanosur nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës. I dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit, aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. /PrizrenPress.com/

Nis spërkatja kundër rriqrave në Malishevë

0

Sot, në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Fushatën e spërkatjes së zonave endemike, e ka parë nga afër edhe shtabi komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK, shkruanPrizrenPress.

Këtë fushatë, e kanë parë nga afër sot, anëtarët e shtabit komunal, nënkryetari i komunës, Rexhep Mazreku, drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, ai për mbrojtje dhe shpëtim, Sejdi Paçarizi dhe drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha.

Me këtë rast, nënkryetari Mazreku, ka kërkuar që qytetarët të jenë bashkëpunues gjatë kësaj fushate, pasi qëllimi i Komunës së Malishevës dhe të gjitha organeve tjera, është parandalimi i infektimit me virusin e etheve hemorragjike.

“Falë këtij angazhimi të vazhdueshëm, tri vite i kemi kaluar pa raste të vdekjeve nga ky virus, prandaj, kërkoj që të jeni bashkëpunues dhe ti ndihmoni organet përgjegjëse, në mënyrë që këto fushata, përmes së cilave po e luftojmë këtë sëmundje, të kenë sukses sikur tri vitet e kaluara dhe të mos kemi më raste të vdekjeve”, tha Mazreku, i cili edhe ju dha mbështetje të gjithë atyre që janë të angazhuar në këto fushata.

Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se situata është nën kontroll dhe pavarësisht rasteve të thumbimeve, nuk kemi raste të infektuara me virusin e EHKK.

“Edhe rastet e thumbimeve janë më të pakta këtë vit, së paku deri në këtë periudhë, ndërsa komuna është e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK. Edhe kjo fushatë e dezinsektimit kundër rriqrave, financohet nga buxheti komunal i Malishevës, që tregon më së miri përkushtimin tonë, në mbrojtjen e jetës së njerëzve”, tha mes tjerash drejtori Berisha.

Vlen të theksohet se në Komunën e Malishevës, që nga pas lufta, kanë vdekur 18 persona si pasojë e infektimit me virusin e EHKK, ndërsa në tri vitet e fundit, nuk kemi asnjë rast të infektuar. /PrizrenPress.com/

Koalicione të natyrshme apo të interesave?

0

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
F ormimet e qeverive tona të parakohshme, të jashtëzakonshme e të rregullta, ne shqiptarët mund t’i quajmë të zakonshme, sepse pas çdo formimi pakënaqësitë po shpërthejnë nga palët e mbetura jashtë si dhe nga koalicionet e lidhura artificialisht që përkojnë vetëm për interesat të ngushta të disa personaliteteve
uftë e rrezikshme brendapartiake Me përfundimin e rezultateve të para, liderët partiakë i shpeshtojnë takimet në mes tyre, në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të mos mbeten jashtë pushtetit. Mbetja jashtë pushtetit për të gjithë liderët tanë është sinjifikim i humbjeve të shanseve për t’u pasuruar në shpejtësi të rrufeshme pa u dhënë llogari ligjeve, sepse ligjet i adaptojnë vetë.

Pasurimi i personaliteteve në qeveri shtrihet në rrafshin horizontal, ku përveç ministrave përfitojnë deputetët, zyrtarët, militantët më të besueshëm e deri tek anëtari i fundit më influencë në lagjen e tij. Gjatë zhvillimeve të bisedave private liderët kanë presione nga njerëzit e afërm e të besueshëm, të cilët i nuhatin gjërat dhe nga frika se nëse bëhet koalicioni me këtë parti stafi i tij do të mbetet jashtë loje, andaj të tillët i propozojnë liderit alternativa të reja që më parë kanë zhvilluar biseda sekrete më kundërshtarët duke e siguruar postin e vet. Të tillët nuk kanë kurrfarë kriteri dhe janë dyfytyrësh, që në një anë e mashtrojnë liderin e në anën tjetër mbajnë relacione të përhershme më kundërshtarët. Në shumicën e rasteve dyfytyrshët janë shumë afër liderit dhe ushtrojnë dhe kanë aftësi manipuluese edhe kundër liderëve, partive kundërshtare. Liderët, të nxitur nga disa këshilltarë dyfytyrësh, gjatë negociatave ndërpartiake arrijnë që ta ndajnë pushtetin në bazë të marrëveshjeve fillimisht sekrete pastaj publike. Gjatë marrëveshjeve sekrete arrijnë që t’i ndajnë resorët e ndryshme qeveritare e veçmas ato ministri ku ka pare. Me marrëveshjet e arritura sekrete dhe më në fund publike e formojnë qeverinë për të cilën deklarojnë se është më e mira gjer më tani, duke i injoruar zërat e brendshme revoltues.

Revoltën e brendshme e shkaktojnë aktivistët e mirëfilltë dhe personalitetet aktivë brenda dhe jashtë partisë se tyre, të cilët u mundën në gara të brendshme nga dyfytyrshët. Të injoruarit nga partia numerikisht janë të barabartë me përfituesit, mirëpo qëndrimet e tyre nuk janë të koordinuara mes tyre dhe zëri i tyre mbetët i shurdhër dhe tretët. Përfituesit më të arritur në poste ministrore deputetë e këshilltarë të shumtë kudo në ministri kanë qasje në medie dhe autoriteti i tyre ngrihet nga qendra deri në degën më të skajshme të atdheut. Pjesa e të injoruarve përbëjnë shtresën e të zhgënjyerve, mirëpo nuk kanë guxim të ngrihen kundër parimeve të liderit për të cilin e admiruan mbi dhjetë vite e duke i duartrokitur e propaganduar në popull aftësitë e shefit. Të flasin kundër shefit e humbin kredibilitetin e tyre në lagje apo në qytet, andaj këta fillojnë të revanshohen kundërkandidatit të tyre brendapartiak, duke përhapur gënjeshtra dhe të vërteta që kandidati i partisë së tij mos të fitojë.

Nga padrejtësitë që u bëhen aktivistëve, këta i bashkëngjiten subjekteve të tjera dhe dukshëm e dobësojnë partinë. Nuk është e rastësishme që nga partitë e mëdha krijohen parti të vogla që më vonë forcohen dhe bëhen subjekt vendimmarrëse. Pra, kandidatët për deputetë më shumë rreziku u vjen nga dega dhe partia e tyre, se sa ajo kundërshtare. Kësaj lufte të brendshme pas përfundimit të numërimit të votave i shtohet edhe një luftë tjetër më e rrezikshme se e para, ku asnjëri nuk ka qasje direkte në rezultatin final, i cili varët nga shefi dhe elita e partisë që votat i shpërndajnë të më të dëgjueshmit e vet. Gjatë këtyre dy luftërave ekzistojnë lëvizje të personaliteteve politike nga një parti në tjetrën; të parët pse nuk u seleksionuan në listën zgjedhore, të dytën pretendojnë se u manipuluan votat brenda partisë. Daljen nga një subjekt politik në tjetrin e bëjnë të zhgënjyerit nga padrejtësitë e brendshme duke shpresuar se në partinë kundërshtare do t’i kenë të gjitha privilegjet. Në fakt, euforia e tyre zgjat vetëm dy ditë deri sa flitet në medie e pastaj të tillët do të përballohen me të njëjtat sfida si në partinë ku kanë kontribuar me vite plus do të xhelozohen nga veteranët e partisë që kanë aderuar. Mirëpo, daljen nga një parti në tjetrën e bëjnë edhe disa karrieristë, e njëri ndër ta, Blerim Shala, për të cilin partia e tij është aty ka e ka të siguruar postin e negociatorit, post i cili Serbia ka dëshirë ta kontrollojë nga jashtë dhe i cili paguhet shtrenjtë nga burime enigmatike. Ky grup negociatorësh vetëm për një udhëtim në Bruksel negociatorja Edita Tahiri i kërkon 30 mijë euro.

Pse po rrëzohen qeveritë tona pa e përfunduar mandatin e tyre? Duke u bazuar në tradita folklorike, ne vazhdimisht që nga fëmijëria e hershme përmes ninullave dhe bisedave në oda, jemi edukuar që të jemi të parët. Shumica e ninullave tona dhe bisedave që zhvilloheshin dikur nëpër oda e tani kafeneve dhe rrjeteve sociale të shumta, si objektiv primar e kemi të dalim i pari i katundit që po të analizohet kjo, ne posa bëhemi i pari i katundit ndalemi dhe vetëkë- naqemi, sepse nuk jemi edukuar të dalim i pari i qytetit dhe i shtetit. Vetëkënaqësia jonë përfundon t’i tregojmë fqinjit tonë të dikurshëm suksesin tonë të sotëm, pa e lodhur trurin se ky sukses është efemer. Në shumë shtete të civilizuara e sidomos në Japoni, është e ndaluar t’i këndojmë ninulla fëmijëve dhe t’i edukojmë se fëmijë im është më i miri, më i forti, më trimi, më inteligjent… sepse gjithnjë ekziston më i miri e më i forti. Duke u nisur nga ky faktor (natyrisht që kemi edhe shumë të tjerë), liderët e mbetur jashtë pushtetit nuk kanë durim të presin në opozitë katër vite, sepse u duket tepër gjatë për të qenë të parët e katundit. Sa herë të kemi zgjedhje do të kemi edhe moskë- naqësi, e po qe se veprohet më këtë logjikë siç jemi duke punuar do të kemi rrëzime të qeverive njëra pas tjetrës deri në kohën kur liderët tanë do të punojnë për interesa kombëtare e jo për zhvatjen e pamëshirshme të pasurisë shtetërore. Mosdurimi i liderëve për të udhëhequr dhe për të zhvatur pasurinë e shtetit ndikojnë në zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme, siç po i quajnë ata. Kudo në botë pas përfundimit të zgjedhjeve një pjesë mbetet në opozitë, e po të vepronin francezët apo gjermanët sipas logjikës shqiptare, do të organizonin zgjedhje çdo tre muaj. Arti i politikës është durimi, e të ne shqiptarët arti i politikës janë mashtrimi e hajnia.

Çfarë ndryshimesh presim nga qeveria e ardhshme? Nga praktika e gjertanishme është konfirmuar se liderët tanë në poste ministrore dhe një pjesë të madhe të deputetëve i fusin më të dëgjueshmit, ndërsa profesionistët i largojnë dhe i injorojnë. Preteksti për zgjedhje të jashtëzakonshme merret të paaftësia e një qeverie për të marrë vendime të rëndësishme. Duke u nisur nga fakti se askush nga personalitetet politike gjer më tani nuk kanë dhënë dorëheqje, edhe pse disa prej tyre u kritikuan për korrupsion, keqmenaxhim, krime ekonomike e politike… nga qeverinë e ardhshme nuk do kemi asnjë ndryshim. Po të marrim argumentin se PDK-ja që ishte pjesë e qeverisë ishte faktori kryesor për rrëzimin e qeverisë së vetvetes, na bënë të mendojmë se këta e prishën për të qenë përsëri pjesë e qeverisë me aleatë të tjerë. Ekzistojnë shumë supozime se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të alarmuar nga frika e Gjykatës Speciale, kanë zhvilluar bisedime sekrete më liderët e luftës për formimin e një qeverie ku dominon krahu i luftës, në mënyrë që ta sfidojnë këtë gjykatë bashkërisht. Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi shquhen si personalitete politike që dinë me dredh dhe me zhdredh, që nënkupton se këta dinë të premtojnë e mos të mbajnë premtimin, ose më thjesht të çojnë deri të kroi e nuk të japin ujë. Koalicioni i ashtuquajturi i krahut të luftës është një koalicion i përbërë nga ish-luftëtarë dhe qytetarë të rëndomtë një lloj si krahu tjetër pacifist që e ka të njëjtën përbërje.

Krahu pacifistë e ka humbur një numër të madh të anëtarëve për shkak të plasaritjeve të brendshme, mirëpo ka shumë gjasa që të ringjallët krenaria e dikurshme e këtij krahu të cilët asokohe përbënin mbi 70 % të popullsisë. Në anën tjetër, krahu i luftës i ka afruar një pjesë të madhe të ish-luftë- tarëve, të cilët më parë ishin të injoruar si dhe i kanë bashkuar forcat që të solidarizohen mes tyre, për shumë arsye të shpëtimit personal e jo të interesit shtetëror. Qeverinë e ardhshme do t’i presin tri sfida kryesore: demarkacioni, Zajednica dhe Gjykata Speciale.

Demarkacioni duhet të votohet herët a vonë dhe ka mundësi që kufiri të luajë disa qindra hektarë, por jo ashtu siç kanë bërë zhurmë opozita. Sfida më e rëndësishme do të jetë Zajednica, e cila nëse votohet ashtu siç është negociuar në Bruksel është bombë e kurdisur kundër shqiptarëve. Gjykata Speciale është çështje e panegociueshme dhe që do të vihet në funksion pak kohë pas formimit të qeverisë. Gjykata Speciale nuk duhet nënkuptuar se do jetë fundi i botës, siç frikësohen disa që kanë të bëjnë më të. Ka shumë mundësi që shumica e të dyshuarve të lirohen pa dënime, mirëpo është një urë që duhet të kalohet sa për uljen e tensioneve radikale në Beograd. Me çka dy krahët do ta bindin masën se janë për ndryshime? Partitë politike në garë për pushtet kanë filluar të premtojnë se është koha për ndryshime, mirëpo cilat janë ato ndryshime që e rregullojnë mirëqenien sociale të qytetarëve? Ndryshime do të ketë vetëm në kapjen e pushtetit e në televizione çdo ditë do t’i shohim të njëjtat figura politike që jemi duke i parë e dëgjuar që nga paslufta.

 

Opozita në Prizren akuzon udhëheqjen komunale për injorim të këshillave lokale

0

Këshilltarët nga radhët e partive opozitare akuzojnë udhëheqjen politike të Komunës së Prizrenit për mosbashkëpunim me kryesuesit e këshillave lokale, të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet.

Për këtë shkak kanë kërkuar që organet komunale në këto marrëdhënie të ndjekin rrugën institucionale dhe jo atë partiake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë përfaqësues të pushtetit lokal kanë deklaruar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se këto trupa nuk injorohen.

Në bazë të Rregullores përkatëse të Kuvendit të Komunës, organet komunale janë të obliguara të bashkëpunojnë me kryetarët dhe me këshillat e zgjedhura, të cilat kanë legjitimitet dhe janë kompetente për t’i përfaqësuar interesat e banorëve, si dhe për t’i adresuar kërkesat në komunë.

Shqetësimet për mosrespektimin e dispozitave të kësaj Rregulloreje i kanë paraqitur në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, Mybera Mustafa nga LDK-ja dhe Artan Abrashi nga VV-ja…/koha ditore/

Aderimet, fasadë e partive politike

0

Aderimet e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nëpër partitë politike pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend po konsiderohen si të vlefshme për partitë, por jo edhe për vetë ata.
Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në universitetin “Paris Est”, thotë se në Kosovë është instaluar bindja se gjithçka kalon nga partitë politike, derisa sipas tij partitë politike janë bindur se vetëm personat me bagazh mediatik mund t’u sjellin vota apo t’ua pastrojnë imazhin në opinion.

“Profile të tilla janë fabrikuar relativisht shumë viteve të fundit si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga bota e gazetarisë. Arsyeja përse një parti politike e inkuadron një gazetar apo gazetare është shumë më e qartë sesa arsyeja përse gazetari apo gazetarja futet në politikë”, ka thënë Kraki.

Sipas tij, pastaj partitë politike kanë interes që gazetarët të qetësohen dhe për këtë punë medikamenti më i efektshëm duket, siç shprehet ai, të jetë rruga e pushtetit apo privilegjet herë konkrete e herë të shpresuara.

“Nga ana tjetër, intelektuali i shkolluar brenda vendit apo jashtë tij nuk konsiderohet si element shqetësues për rehatinë politike të partive, prandaj është më pak tërheqës sipas mendimit tim”, thotë Kraki për gazetën “Zëri”.

Ndërkaq profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimet evropiane dhe studimet e Evropës, Dashnim Ismajli, thotë se aderimet e reja që po ndodhin janë të natyrës së përkohshme.

Sipas tij për shkak se përvojat dhe praktikat e kaluara na tregojnë që edhe përpos blerjes së shoqërisë civile dhe figurave publike në fushatat elektorale nga partitë politike atyre nuk u është dhënë hapësirë tutje në proceset e vazhdueshme postelektorale apo edhe në reformimet partiake. Mirëpo ai thotë se këto aderime më shumë janë shfrytëzuar për ta mashtruar qytetarin vetëm e vetëm për ta rritur përqindjen e votës në zgjedhje (fasadim), duke shërbyer interesit individual apo klanor.
Ismajli thotë se blerja e herëpashershme e shoqërisë civile, kritikës dhe opinionit të përgjithshëm publik dëmton dhe ngulfat transparencën dhe efikasitetin e një shteti modern, e që sipas tij është tendencë nga partitë politike që tregon mosgatishmëri për t’u përballur me kritikën apo me një opinion publik të mirëfilltë.

“Këto janë disa praktika që dëmtojnë imazhin dhe herë pas here kanë kategorizuar Kosovën sipas matjeve dhe vlerësimeve ndërkombëtare; shtet fragjil me institucione të brishta në shërbim të grupeve dhe klaneve që nuk janë të aftë për organizimin e rendit shoqëror përmes normave demokratike”, ka thënë Ismajli.

Ai thekson se inkuadrimi apo siç po e quajnë partitë politike aderimi i kuadrove të reja është bërë trend në zgjedhjet elektorale, mirëpo ky trend sipas tij më shumë i ngjason një fasadimi apo thënë më shkurt “tendencë për grumbullimin e votave përmes figurave publike, individë këta të shoqërisë civile, mendimit kritik apo edhe nga gazetaria”.

Sociologu Labinot Kunushevci thotë se sa i përket aderimit të publicistëve e gazetarëve në parti politike, ky fakt tregon që disave prej tyre u mungon integriteti dhe konsistenca politike dhe profesionale si dhe lehtësisht, sipas tij, për favore e privilegje politike përmes tyre blihet paqja sociale dhe ruhet “status quo”-ja. /Zëri/

Kur dashuronte Eqrem Çabej

0

Kur do të shihemi, lus të bjerë shi / Pikë pas pike gjithë kësaj nate / Që kur të dalim bashkë un’ e ti / Mbi pllaja kodra dielli ka ratë …” Eqrem Çabej do t’i shkruante këto vargje në vitin 1951, nën padurimin e bukur që i sillte takimi me vajzën 28-vjeçare Shyhret. Mënyra sesi ajo fliste, dashuria e përbashkët për librat dhe gjithçka tjetër në ato biseda të shkurtra, ia shtonin padurimin për ta parë sërish. Në mbrëmjet që i kalonte i vetëm, ai hidhte në fletore vargje për të, vargje që një ditë do t’i radhiste në një fletore për t’ia dhuruar.

Ishte 1 janari i vitit 1951, kur Eqremi 42-vjeçar i dhuron Shyhretit një fletore me tetëmbëdhjetë sonete shkruar për të. Ishin njohur rreth dy vjet më parë, në pranverë 1949, kur ajo sapo ishte liruar nga burgu politik dhe punonte në Bibliotekë Kombëtare. Kjo fletore do të ruhej me kujdes për vite me radhë nga gruaja, si shenjë e artë e kohëve të dashurisë. Do të ishte e bija e çiftit, Brikena, e cila do t’i zbulonte këto sonete aty nga mesi i viteve ‘70, në fund të dollapit të tyre, duke rrëmuar me kureshti, si bëjnë shumë bij tek rreken të zbulojnë fshehtësira nga e shkuara prindërore, të kohëve kur vetë ende nuk qenë.

“Nga skaji më i errët i dollapit dora më nxjerr një fletore të kaltër, me shkrimin e pangatërrueshëm të Eqremit! Fletorja e vjetër, e kaltër, përmbante vjersha dashurie! E pabesueshme! Natyrisht kisha zbuluar shumë më tepër sesa shpresoja të gjeja! E nxjerr në dritë, e shfletoj dhe me paturpësinë e bijve ndaj prindit, me t’u kthyer Shyhreti nga biblioteka ku kishte rifilluar punë pas vitit të gjëmshëm 1970, ia tund përpara: ‘Po kjo, ç’është?’ E alarmuar dhe e çuditur që e kisha gjetur, sepse ishte e bindur që e kishte fshehur fort mirë, Shyhreti më kërkoi prerë ta ktheja sërish fletoren në vend të vet e kurrsesi mos ta merrte vesh Eqremi që e kisha parë.

Pikërisht për këtë arsye, që ‘mos ta shihte fëmija’, për vite me radhë Eqremi e kishte hequr nga shtëpia atë fletore: Ia kishte dhënë ta ruante mikut të tij, Odhise Paskali, i cili e kishte mbajtur nja njëzet vjet dhe ia kishte kthyer vetëm pak kohë më parë. Pa mundur as ta lexoja mirë, fletorja e ndaluar hyri sërish në skutat e errëta nga kish dalë.

Kurrë nuk e zura ngoje ekzistencën e saj me Eqremin”, rrëfen Brikena. Kur Çabej do të ndahej përgjithmonë nga kjo jetë, me trishtimin e një ikjeje që dhemb, ajo do të ndalej gjatë në bibliotekë për të lexuar gjithçka të mbetur prej tij. Ndalesa në gjërat që i kujtonin atë, ishte një ngushëllim i lehtë, si një takim përmes rreshtash. “Me ikjen e tij nga kjo botë, më 13 gusht 1980, nevoja jetike për të forcuar lidhjen e këputur aq herët me të, më shtyu t’i lexoj e rilexoj pa fund këto sonete. Shyhreti nuk më ndaloi më, por më tha, veç, se qysh në krye të herës kishin vendosur të dy që ato sonete të mos dilnin në gjallje të tyre. “Një ditë kur të mos jemi ne mundet edhe botohen”, i pat thënë Eqremi”, kujton Brikena. Duket që këto sonete ishin të shenjta për Shyhretin, e cila gjithnjë kujdesej për t’i ruajtur fort. Ajo do t’i merrte me vete dhe në Paris tek e bija, e cila nga frika e bjerrjes do t’i hidhte në kompjuter.

“Shyhreti i kishte sjellë me vete në Paris, bashkë me dorëshkrimin e dy soneteve aq të rralla e të shtrenjta që Eqremi kishte shkruar për Artanin pas vitit 1970, kur Artani vendosi të ikte prej nesh e të nisej drejt qiejsh të tjerë, shpresoj më të kthjellët. I kisha bërë madje dhe gati për shtyp sonetet, e me kalimin e kohës, sidomos këto vjetët e fundit të ‘pleqërisë së thellë’, si thoshte ajo vetë, kisha edhe lejen e Shyhretit për t’i botuar. Mirëpo një frikë besëtyte më ndalonte ta bëja këtë: kisha një si bindje se po t’i botoja, do të më ikte dhe ajo …”, shkruan Brikena.

Poezia ka qenë gjuha e dashurisë mes Eqrem Çabejit dhe të shoqes. Ato vargje që ai i shkroi me pasionin e një të dashuruari, ishin orët më të bukura ku Shyhreti ndalonte shpesh. “Shyhreti qysh shumë e re e kishte lexuar me pasion poezinë, sidomos poezinë frënge dhe dinte përmendësh perla të saj. Them se dashuria e përbashkët për poezinë ka qenë nxitja që Eqremi t’i shkruante e t’i blatonte Shyhretit këto sonete. Shpesh në bisedat e tyre në shtëpi citoheshin vargje poetike, krejt natyrshëm, sidomos të poezisë frënge, si referenca të sublimes në jetë, të fjalës së naltë, fisnike, që e ngre shpirtin njerëzor në maja që s’kapen dot pa magjinë e saj. Poezia besoj u fali atyre atë lidhje të rrallë, unike, atë dashuri e respekt të pashoq e të pabesueshëm që kishin për njëri-tjetrin.

“30 vjet me Eqremin si 30 ditë”, përsëriste Shyhreti thuajse përditë pas ikjes së tij”, shkruan Brikena. Poezia do të ishte me ta deri në vdekje. “Fjalët e mbrame të Eqremit në këtë jetë, drejtuar Shyhretit në spitalin e Romës – vetëm të dy, ai dergjur në shtrat të vdekjes, pak minuta para se të jepte shpirt, ajo te kryet e tij, krejt vetëm, e paepur: Si ka thënë ai poeti, Shyhret: ‘Tout lasse, tout casse, tout passe’. Mundet vërtet gjithçka ikën e shkon kësaj bote, poezia nuk tretet kurrë”, kujton Brikena. Sonetet e prindërve ajo do t’i sillte në një libër, në përvjetorin e parë të ikjes nga jeta të nënës.

A.Bardhyli

Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë

0

Gazeta “Epoka e re” ka arritur të sigurojë listën jo të plotë të kandidatëve të PDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit. Lista pritet të plotësohet edhe me disa emra.

Pjesë e saj siç shihet është edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, që dyshohej se s’do të kandidonte për deputet.

Listës së PDK-së i prinë lideri, Kadri Veseli, i pasuar nga Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi, Xhavit Haliti, etj.

Në listë janë edhe dy emra të partnerëve të PDK-së që ka lidhur koalicion parazgjedhor, Ukë Berisha nga PSHDK-ja dhe Ardian Sejdiu nga PD-ja.

1.Kadri Veseli
2.Enver Hoxhaj
3.Hajredin Kuçi
4.Memli Krasniqi
5.Xhavit Haliti
6.Zenun Pajaziti
7.Kurtan Kajtazi
8.Safete Hadergjonaj
9.Elmi Reçica
10.Ganimete Musliu
11.Blerta Deliu
12.Abdyl Salihu
13.Flora Brovina
14.Rrustem Musa
15.Selvije Halimi
16.Hajdar Beqa,
17.Nait Hasani,
18.Andin Hoti,
19.Mergim Lushtaku,
20.Naim Bazaj,
21.Bislim Zogaj,
22.Bekim Haxhiu,
23.Muharrem Xhemajli,
24.Rafet Rama,
25.Beatrisa Pista.
26.Nijazi Kryeziu,
27.Luljeta Veseli Gutaj,
28.Nezir Çoçaj,
29.Arsim Bajrami,
30.Muhamet Latifi
31.Naim Fetahu.
32.Fadil Beka,
33.Agim Aliu,
34.Fatmir Xhelili,
35.Ukë Berisha (PSHDK)
36.Kadri Kastrati
37.Shaip Muja
38.Ardian Sejdiu (PD)
39.Xhelal Gashi
40. Drita Kadriu