Home Blog Page 5966

Brenda 24 orësh policia arreston 29 persona

0

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se vetëm në 24 orët e fundit ka arrestuar 29 persona, njofton Klan Kosova.

Nga këta 11 prej tyre janë ende në mbajtje ndërsa për katër veta tashmë janë shqiptuar dënimet.

Pos të arrestuarve policia ka shpërndarë hic më pak se 1265 tiketa dënimi.

Suharekë: Kabllo elektrike, ia djeg katin e parë të shtëpisë

0

Në Suharekë, është djegur kati i parë i një shtëpie. Tërë kjo shkaktar ka pasur një kabllo elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka arritur të fik zjarrin.

Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i parë i shtëpisë së tij. Njësiti zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarri. Dyshohet se deri te zjarri sipas viktimës ka ardhur si pasojë e një kablloje elektrike. Nuk raportohet për të lënduar

Veseli: Koalicioni me AAK dhe Nisma-n, nuk është as i luftës as i paraluftës

0

(I plotësuar)-Lideri i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Rhaovecit ka thënë se koalicioni i lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën është koalicion për të mirën e qytetarëve.

“Koalicioni është në të mirën e qytetarëve, është për Kosovën perëndimore, Kosovën drejt BE-së, Kosovën e zhvilluar ekonomikisht, të qytetarëve që kanë të drejta dhe liri por në të njëjtën kohë marrin përgjegjësi për vendin e tyre”, ka thënë Veseli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Veseli ka shtuar se në asnjë mënyrë koalicioni nuk drejtohet ndaj askujt në mënyrë jo-dashamirëse.

“Ne jemi koalicion i lirisë dhe sovranitetit, nuk jemi as i luftës as i paraluftës. Lufta ka qenë sakrificë e secilit qytetarë dhe jemi të vendosur që bashkërisht t’i bashkojmë edhe qytetarët tanë drejt Fillimit të Ri për Kosovën”, ka shtuar Veseli.

—-

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj kanë njoftuar se do të dalin bashkë në Rahovec për të folor me sipërmarrës.

“Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbisedojnë me qytetarë dhe sipërmarrës”, thuhet në një njoftim për media.

Haradinaj është i nominuar për Kryeministër në koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Kryetari i PDK-së dhe ai i AAK’së deri para koalicionin kishin qenë kundërshtarë politikë, ndërsa, u bën bashkë pas koalicionit ndërmjet LDK-së dhe AKR-së.

Tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, për herë të parë po garojnë në një listë zgjedhore.

Prej pasluftës, vetëm një herë, AAK e PDK kanë qenë në bashkëqeverisje, kur Kryeministër ishte Bajram Rexhepi e President Ibrahim Rugova.

AAK prej vitit 2007 është në opozitë derisa PDK nuk ka qenë në pushtet vetëm një mandat, kur Ramush Haradinaj ishte Shef i Qeverisë.

Fetah Rudi i befasuar, por jo i dëshpëruar, pse mbeti jashtë listës së LDK-së

0

Ndonëse i pakënaqur pse nuk e bënë pjesë të listës së kandidatëve për deputet, i propozuari nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Malishevë, Fetah Rudi, ka vendosur që prapë ta mbështes partinë e tij, me besimin se ajo do të dalë e para.
Rudi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua”, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Fetah Rudit:

“Të dashur miq, ju përkrahës, simpatizantë e aktivistë të LDK-së, me lejoni të ju njoftoj se unë nuk do të jem në listën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse i propozuar nga dega në Malishevë, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që unë të mos jem në atë listë. Dikujt në LDK si duket nuk i konvenon që Fetah Rudi të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Kështu më ndodhi edhe në dy pare zgjedhjet e mëhershme nacionale, por asnjëherë nuk e ndala angazhimin tim për LDK-në dhe në të mirë të LDK-së. Një gjë të tillë nuk do ta bëj as tash, edhe pse i prekur thellë me këtë veprim ndaj meje, e pa me dhënë asnjë arsyetim mua se pse nuk bën Fetah Rudi të jetë në listë për deputet. Të dashur miq, unë do të vazhdoj të jem një ushtar i Ibrahim Rugovës, i cili është frymëzim për çdo shqiptar, do të vazhdoj i rrethuar nga familja e ju miq të nderum, që më mbështetni vazhdimisht.

Që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua. Këto me bën ta ndiej mbështetjen e madhe dhe respektin që kam nga të gjithë ju. Unë do të punoj nuk do të ndalem asnjëherë për LDK-në, të cilën na la amanet presidenti Rugova, e për të cilën isha viktimë edhe unë, e që shumë herë sakrifikova për të mirën e saj. Uroj të vinë ditë të mira për LDK-në dhe Kosovën tonë. Ne duhet të punojmë të gjithë që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje, me në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili do ta ketë mbështetjen time, te familjes dhe miqve të mi. Na prift e mbara në këtë betejë të vështirë, e dalshim fitimtar për të mirën e Kosovës e brezave të rinj. Edhe njëherë ju faleminderit të gjithëve”, (sic.), ka shkruar Rudi./Telegrafi/

Disa thënie nga mjeshtri i fjalëve, Mark Tuein

0

1. Mënyra is të ruash shëndetin është të hash atë që nuk do, të pish atë që nuk të pëlqen dhe të bësh atë që s’do të doje ta bëje.

2. Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.

3. Nuk mund të varesh nga gjykimi yt, kur imagjinatën e ke jashtë fokusi.

4. Pesimizmi është thjeshtë një fjalë që të dobëtit e quajnë “urtësi”.

5. Ndjekja e lumturisë është një frazë qesharake. Nëse ndjek lumturinë, nuk do ta gjesh asnjëherë. I lumtur është ai që harron atë që s’mund të ndryshohet.

6. Të premtosh se nuk do të bësh një gjë, është mënyra më e sigurtë në botë, që ta shtysh veten të shkosh dhe ta bësh pikërisht atë gjë.

7. Vera është koha kur është shumë nxehtë për të bërë një punë, për të cilën ishte shumë ftohtë për ta bërë dimrin e kaluar.

8. Ai që nuk lexon libra nuk ka avantazh mbi atë që nuk mundet t’i lexojë.

9. Dituria e vërtetë është të njohësh përmasën e injorancës tënde.

10. Më keq se sa vetmia, është një njeri që nuk ndjehet rehat me veten.

11. Liria është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.

12. 1 prilli është dita kur kujtojmë se çfarë jemi në 364 ditët e tjera të vitit.

13. Eshtë shumë e lodhshme të jesh i mirë.

14. Shpesh herë, mënyra më e mirë për të përcjellë disinformimin është të thuash të vërtetën strikte.

15. Kur isha i vogël, vetëm 14 vjeç, babai im ishte kaq injorant, saqë nuk e duroja dot ta kisha rrotull. Kur u bëra 21 vjeç, mbeta i befasuar se sa shumë kish mësuar plaku në aq pak kohë. /bota.al

Motra e Elvis Pistës, kandidate për deputete nga PDK-ja

0

Beatrisa Pista, motra e Elvis Pistës është nominuar si kandidatë për deputete nga PDK-ja.

Nga emrat e siguruar nga lajmi.net, figuron edhe emri i Beatrisa Pistës.

Elvis Pista gjithashtu ishte anëtar i PDK-së dhe kandidat për deputet, i cili u vra para tri vitesh.

Polici nga Prizreni, dënohet me 2500 euro gjobë për marrje ryshfeti

0

Dënimi në vlerë prej 2500 euro gjobë, ka qenë verditkti që Gjykata Themelore në Prizren, ka shqiptuar ndaj zyrtarit policor, Elmi Krasniqi, i akuzuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Fillimisht, Krasniqi është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv por me kërkesë të tij dhe avokatit të tij, Naim Qelaj, dënimi i tillë është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 2500 euro.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka lexuar verdiktin e lartcekur të trupit gjykues, po ashtu ka thënë se ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënimi plotësues, i cili ia ndalon atij të punojë në Policinë e Kosovës në afat prej dy vitesh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Elmi Krasniqi, akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prizren, se duke vepruar në cilësinë e zyrtarit policor ka kërkuar dhe pranuar të holla nga shkelësi i rregullave të komunikacionit me qëllim që mos t’i shqiptojë atij dënimin sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, Elmi Krasniqi, në cilësinë e zyrtarit policor, gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndaluar të dëmtuarin Ismet Gjeliloviq, për tejkalim shpejtësie. Tutje përshkruhet se i akuzuari i ka thënë të dëmtuarit se në rrugën ku lejohet shpejtësia 100 km/h, ka zhvilluar shpejtësi prej 163 km/h dhe se duhet të paguajë 95 euro dënim.

Tutje, në aktakuzë shkruan se i akuzuari Krasniqi, i ka thënë të dëmtuarit Gjeliloviq se mund ta mbyllin çështjen miqësisht, nëse ai i jepte atij 50 euro. I dëmtuari, pasi ia ka dhënë të akuzuarit paratë prej 50 euro, menjëherë ka shkuar në stacionin policor në Malishevë, ku edhe e ka paraqitur rastin./betimiperdrejtesi/

Rrënuesit po e mbajnë kokën lart

0

Në rubrikën “Jepi Zërit” kësaj radhe sjellim këngëtarin e njohur nga Kaçaniku, Osman Shehun, i cili me grupin e tij “Fontana” nga ky qytet, e veçmas me hitin “Shkëmbi i kujtimit” është bërë i njohur në të gjitha hapësirat shqiptare. Është edhe fitues i Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, madje i shpërblyer edhe nga jria, edhe nga publiku, njëkohësisht.

Cilën pyetje më shpesh i bëni vetes?
Shpesh i bëj pyetje vetes se a thua jam këngëtar përnjëmend, kur në vendin tonë ka nga dy këngëtarë për kokë të banorit! I bëj pyetje vetes se përse dikur kënga identifikohej me mua, ndërsa tash unë identifikohem me këngën; njerëzit më thonë qe ky i shkëmbit të kujtimit. Kur më pyeste djali pesë vjeçar se përse babi ti nuk merr rrogë, nuk do të mund ta besoja se edhe pas kaq vitesh as unë, as djali të mos marrim rrogë, ndaj këtë pyetje shpesh ia bëj vetes se pse ndodhi kështu. Atëherë isha këngëtar i anatemuar, ndërsa tash…

Cili është udhëtimi juaj i zakonshëm brenda një dite?

Gati veproj sipas instinktit. Dita me kafe, nata me shoqëri “Te Nehati”, në klubin e njohur të artistëve dhe sportistëve. Një kohë të mirë të ditës e kaloj me kitarë, me mjetin tim të shpirtit he të punës. Shpesh me mikun dhe kolegun tim Veli Sahiti dalim dhe ia marrim maleve të Jezercit. Një copë kohë e kaloj edhe me lojën e shahut në internet, sepse ky është një sport, të cilin ikur e kam dashur shumë, madje e kam luajtur në mënyrë aktive, ndërsa për shumë vite isha pjesë e klubit “Lepenci”, të Kaçanikut, i cili bënte gara në elitën e shahut të Kosovës. Një copë kohë e harxhoj edhe nëpër rrjetet sociale.

Cili libër qëndron më dukshëm në vitrinën e kujtesës suaj?

Libri që më ka bërë përshtypje më shumë është ai i Sami frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”

Si ndiheni në këtë krizë të thellë morale, përkatësisht identitare?

Kemi ardhur në një kohë kur malli më i kërkuar është antivlera. Kjo gjë reflekton në të gjitha sferat e jetës. Është rrënuar plotësisht sistemi i vlerave, ndërsa rrënuesit tash mbajnë kokën lart. Dihet që kriza morale përcillet edhe me krizë identitare. Jetojmë në një kohë kur as redaktori i programit muzikor në televizionet nacionale nuk të njeh as si emër, le më të din diçka më tepër! Nuk është vetëm muzika tallave që mbulon këto hapësira, tallave është bërë edhe politika, edhe jeta jonë në përgjithësi. Dihet se kultura identifikon më së miri identitetin e një populli, nëse përdhosim kulturën, kemi përdhosur edhe identitetin. Dhe këtë po e bëjmë, për fat të keq.

Çfarë mund të thuash për kulturën dhe zhvillimet e saj?

Institucionet janë të pushtuara nga injorantët dhe mediokrit. Ata vendosin për kulturën dhe zhvillimin e saj. Ata vendosin edhe për tepihun e kuq se cili nga krijuesit do të shkel mbi të. Është festivalizuar jeta kulturore tek ne. Kjo është një dëshmi se nuk bëhet fjalë për vlera, por për improvizim të tyre, nga të cilat përfitojnë individë dhe grupe të caktuara. Emrat më të rëndësishëm nga cilado fushë e kulturës nuk mund t’i shohësh nëpër televizionet tona, madje as nëpër ato nacionale. Fakti që muzika tash nuk dëgjohet, por shikohet, flet më së miri se deri ku jemi katandisur. Mjafton ta errësosh televizorin dhe ta dëgjosh zërin! Përpara kishte një konkurrencë që ndikonte për të mirë në kultivimin e vlerave. Më kujtohet që një vit e kemi pritur ftesën për incizim të këngëve në RTP. Reshat Randobrava, atëherë kryeredaktor i programit muzikor në RTP, pat ardhur në klubin tonë në Kaçanik, ku ushtronim se si AVI “Fontana” dhe i dëgjoi këngët që kishim për t’i incizuar në radio. Pas incizimit këngët shkonin në verifikim si muzika, ashtu edhe teksti. Kjo bëhej në kuptimin e vlerave. Pas gjithë kësaj, këngët futeshin në fonotekën e radios. Kështi pat ndodhur me këngët “Shkëmbi i kujtimit” dhe “Më dëgjo, moj më dëgjo”, të cilat edhe sot kanë mbetur si letërnjoftim i grupit “Fontana”.

Si ishte dje, si është sot dhe si do të jetë nesër?

Dikur punonim me më shumë pasion, ndërsa sot ka më shumë teknikë. Për nesër nuk mund të them gjë, pos të vë një pikëpyetje me një pikë çuditëse.

Një pikturë, një poezi, një këngë dhe një film që do ta kishit veçuar?

Nga piktura “Gernika” e Pikasos, nga poezia “Ushtar i vjetër” e Frederik Reshpjes, nga kënga “Valësi i lumturisë” nga Vaçe Zela dhe nga filmi “Odiseu” me Bekim Fehmiun.

Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në, sesa me PDK-në

0

NISMA dhe AAK-ja më mirë do të ishte të bënin koalicion parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje”, me të cilën bashkëpunuan sa ishin në opozitë, sesa me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke shtuar se një koalicion i tillë me partinë e Kadri Veselit nuk është varur nga ai.
“Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë”, ka sqaruar Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës gjatë intervistës për “Zërin” ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj.

Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës “Pronto”, ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar./Zëri/

Nisma për Kosovën mban Konventën parazgjedhore

0

Nisma për Kosovën sot mban Konventën parazgjedhore.
Konventa Parazgjedhore e Nismës për Kosovën mbahet në Palestrën e Sporteve te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Nisma për Kosovën është në koalicion më PDK-në dhe AAK-në, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit do t’i ketë 15 kndidatë për deputetë.