Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në, sesa me PDK-në

NISMA dhe AAK-ja më mirë do të ishte të bënin koalicion parazgjedhor me lëvizjen “Vetëvendosje”, me të cilën bashkëpunuan sa ishin në opozitë, sesa me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke shtuar se një koalicion i tillë me partinë e Kadri Veselit nuk është varur nga ai.
“Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë”, ka sqaruar Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës gjatë intervistës për “Zërin” ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj.

Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës “Pronto”, ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar./Zëri/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit