Home Blog Page 5965

Avdyli i LDK-së: Zgjidhni mes penës dhe pushkës (FOTO)

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli që po ashtu është pjesë e listës për deputet, ka thënë se qytetarët kanë edhe tre javë që të vendosin për kënd do të votojnë.

Ai ka bërë komente në Facebook, ku ka theksuar se ata duhet të zgjedhin mes penës dhe pushkës, transmeton Klan Kosova.

Por më tej ai ka shtuar se zgjedhja duhet të bëhet edhe në mes: zhvillimit dhe zhvatjes, shtëndërtimin e privatizimit dhe investimeve dhe korrupsionit.

Edhe 3 javë kanë mbetur,kur ju do vendosni në mes:
Penës a pushkës,
Zhvillimit a zhvatjes,
Shtetndërtimit a privatizimit,
Investimeve a Korrupsionit.

Vetëvendosje në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në në Prizren, ka mbajtur tubim me anëtarë të rinj të saj, si dhe ka prezantuar 4 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Pjesë e këtij tubimi përveç anëtarëve të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje , ishin edhe drejtues të saj jo vetëm nga Prizreni, si dhe simpatizantë të shumtë. Para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi.

“Lista e deputetëve të Lëvizjes është pasuruar me kandidatë të besueshëm dhe të dëshmuar si dhe me personalitete të shquara, për të cilit kërkoi të mbështetën maksimalisht jo vetëm ata në zgjedhjet që do të sjellin ndryshimin e pritur”, theksoi ai.

Para të pranishmëve janë paraqitur edhe kandidatët për deputetë në listën e LVV-së nga Prizreni: Arbër Rexhaj, Drita Millaku, Mytaher Haskuka dhe Kujtim Shala, të cilët thanë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre që pas këtyre zgjedhjeve t’iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të Kosovës.

Një fjalë rasti para të pranishmëve e ka mbajtur edhe zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili kërkoi mobilizim maksimal nga të gjithë të pranishmit, që të arrihen objektivat e dëshiruara që ka LVV-ja në zgjedhjet e 11 qershorit, për të fituar besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.TV Prizreni/

Djali i Ukshin Hotit, Andini: Është krenari të jesh pjesë e listës së çlirimtarëve

0

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare,Ukshin Hoti, ka falënderuar PDK-në, për besimin e dhënë që të garojë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Ai, thotë se ky besim është një nder për familjen e tij.

Postimi në Facebook

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetarë,
Partia Demokratike (PDK) më ka dhënë besimin për të kandiduar në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit.

Prandaj, më lejoni të falënderoj strukturat dhe lidershipin e partisë, Rininë Demokratike për mbështetjen e fuqishme në angazhimet e përbashkëta, e në veçanti Degën e Rahovecit për përkrahjen unanime.

Besimi që mora sot është NDER i veçantë për mua dhe familjen, është detyrë dhe përgjegjësi të cilën lutem ta arsyetoj me punën dhe përkushtimin tim në të ardhmen.

Është KRENARI të jesh pjesë e Listës së bashkuar të Çlirimtarëve!
Për #FillimiRi
Andin U. Hoti

Veseli e Haradinaj shfaqen bashkë në vendlindjen e kandidatit për Kryeministër të LDK’së (FOTO)

0

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj kanë bërë paraqitjen e dytë publike, bashkë, pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA. Ata në hapësirat e një fabrike në Rahovec kanë bashkëbiseduar me një grup qytetaresh dhe ndërmarrës të kësaj komune.

E pikërisht, Rahoveci është komuna prej nga vjen kundërkandidati i Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti.

Ajo që bie në sy, nga kjo paraqitje e dy krerëve të PDK’së dhe AAK’së, është edhe flamuri kombëtarë që ndodhet në prapavijë të tyre, krahas atij të Kosovës.

Në këtë bashkëbisedim në Rahovec, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, në rast së qytetarët me 11 qershor votojnë koalicionin që kandidon me Ramush Haradinajn për Kryeministër.

Ai tha se i ushtrisë do të jetë vendimi i parë i qeverisë PDK-AAK-NISMA.

Për këtë tubim parazgjedhor ka njoftuar në facebook, kreu i PDK’së, Kadri Veseli.

“Është koha për një ekip udhëheqës të aftë të marrë vendime, të arrijë rezultate dhe ta çojë Kosovën përpara më shpejt”, ka shkruar ai.

“Pikërisht në fabrikën “Osa”, në Rahovec, e specializuar për ftohje-ngrohje dhe ventilim, e udhëhequr nga e mrekullueshmja zonja Sadbere Osa, ritheksova se ekipi ynë i udhëhequr nga unë dhe Ramushi do të investojë në bizneset e Kosovës, do t’i fuqizojë gratë dhe të rinjtë, do ta integrojë vendin në BE dhe në NATO. #FillimiRi”, shkruan Veseli në facebook, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimi.

“Duhet të investojmë në Kosovë në zhvillimin ekonomik, ky është qëllimi ynë. Ne duhet të lëvizim përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vendimmarrja e parë duhet të jetë transformimi i FSK në ushtri të Kosovës. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur të jem sot me mikun tim dhe kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj, bashkë do të jemi edhe më 11 qershor ku do të kemi një nga fitoret më të mëdha. Nga data 12 qershor ne do të fillojmë të kryejmë përgjegjësitë tona”, ka thënë Veseli.

Krahu i Kastriot Markut zgjedh Kryesinë e ShKA ‘Agimit’

0

Në kuvendin e sotëm të njërit krah të ShKA “Agimit” nga Prizreni është zgjedhur kryesia.

Kuvendi i krahut të Kastriot Markut zgjodhi sot kryesinë e ShKA “Agimit” nga Prizreni.

Me vota të fshehta anëtarë të kryesisë u zgjodhën Besim Berisha, Arben Mashkulli, Agnesa Çipa Laçi, Arbëresha Berisha dhe Flaka Xërxa.

Përfaqësues i autorizuar i ShKA “Agimi” u zgjodh Arben Mashkulli.

Anëtari më i votuar në kuvendin e sotëm i kryesisë së re të ShKA “Agimit”, Besim Berisha tha për KALLXO se do të shohin në të ardhmen si kryesi për te gjetur rrugë dhe mënyra për të hapur dyert e kësaj shoqërie kulturore-artistike.

 

Njëri Krah i ShKA ‘Agimit’ Miraton Statutin

Unanimisht është miratuar Statuti i ShKA “Agimit” në Prizren në kuvendin që po e zhvillon krahu i Kastriot Markut.

Statuti e përkufizon ShKA-në “Agimi” si shoqatë jofitimprurëse që mund të angazhohet në aktivitete ekonomike me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të saja jofitimprurëse.

Kuvendi gjithashtu miratoi edhe planin strategjik të kësaj shoqata deri në vitin 2020.

Kuvendi ishte planifikuar të zhvillohej në selinë e ShKA “Agimit”, por aty dera ishte e mbyllur, prandaj ai po zhvilon punimet në Doku-Kino.

I Mbyllet Dera Kuvendit të Njërit Krah të SHKA “Agimi”

Kastriot Marku dhe krahu i tij në ShKA “Agimi” që sot kanë paralajmëruar mbajtjen e kuvendit të kësaj shoqërie, e kanë gjetur të mbyllur derën e objektit.

Jashtë objektit, Kastriot Marku shpalli të hapur kuvendin dhe kryesues të tij propozoi Hajrullah Çekun.

Kuvendi pastaj u vendos që të zhvillohet në “Doku Kino” në Prizren.

E pranishme në Kuvend është edhe aktorja e njohur Leze Qena.

Kjo shoqëri kulturore nga muaji shkurt i këtij viti drejtohet nga dy grupe të ndryshme artistësh.

Kuvendi i ditës së shtunë është thirrur nga grupi i udhëhequr nga Kastriot Marku, i cili e konteston kryesinë e vjetër të “Agimit”.

Në këtë kuvend pritet të diskutohen dhe votohen dokumentet e brendshme si dhe do të zgjidhen organet e brendshme të ShKA “Agimi”.

Para se Kuvendi të niste punimet, një donator i ShKA “Agimi” i lidhur me grupin e përfaqësuar nga Xhemajl Kabashi, në një e-mail njoftoi anulimin e kuvendit të shoqërisë.

Ky është 18 vjeçari nga Rahoveci që mbrëmë bëri vetëvrasje (Foto)

0
Mbrëmë një 18 vjeçar nga fshati Radostë e komunës së Rahovecit ka varë vetë.
Lajmi.net ka siguruar një fotografi të djaloshit me iniciale M.Z, i cili në motive ende të panjohura për policinë kishte kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Kujtojmë, se personi në fjalë, sipas burimeve të lajmi.net, dje (e premte) e kishte pasur mbrëmjen e maturës në të cilën nuk kishte marr pjesë. /Lajmi.net/

 

Ëndërr e papërfunduar

0

 

Poezi nga Ganimet Klaiqi (1965-2017)

A e ke ditur

Në çastin kur priten shikimet
E skuqen mollëzat e fytyrës
Çdo gjë i takon fillimit e dashur

Kur puqen buzët
E bashkohen gjokset në zjarrmi
Çdo gjë fillon me lojë e dashur

E kur të ndizen zemrat
E nuk dihet për jetën a vdekjen
Çdo gjë si në parajsë e dashur

Në ndarje
Gjithçka shëmbëllen në ëndërr të papërfunduar

A e ke ditur e dashur

Koha Ditore, shtojca për Kulturë, e shtunë, 20 maj, 2017.

Gjendet i vdekur një 18 vjeçar në Radostë të Rahovecit

0

Policia ka njoftuar se një 18-vjeçar nga fshati Radostë i Komunës së Rahovecit është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
Më 19.05.2017 në ora 19:00 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatë për një rast në fshatin Radostë.

Policia ka dal në vend ngjarje dhe është njoftuar se personi N.Z. i lindur në vitin 1999 është gjetur në shtëpinë e tij i vetëvarur dhe është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë për KTV-në zëdhënësja e policisë, Lirie Podrimaj.

Ajo ka shtuar se ende nuk dihen motivet e rastit dhe se ata janë duke pritur raportin e mjekësisë ligjore.

Sekuestrohet marihuanë në Prizren e Dragash

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth shtatë gramë marihuanë në Ferizaj të premten rreth orës 13:30 në rrugën Hamzë Jashari, njofton Klan Kosova.

Por, siç njofton policia personi që i është gjetur marihuana pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Marihuanë është sekuestruar edhe në Prizren në dy raste të ndryshme.

Rreth katër gramë janë sekuestruar saktësisht në Dragash dje rreth orës 10:00, ndërsa të enjten janë sekuestruar edhe 2.6 gramë të tjera, po ashtu marihuanë.

As për këto dy raste policia nuk njofton për mbajtjen e personave që u është gjetur substanca e ndaluar.

Lista e Vetëvendosjes, lista e fitores

0

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë, ka thënë se emrat që janë radhitur në listën e Vetëvendosjes, do të jenë edhe emrat fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, njofton Klan Kosova.

“Kjo listë i ka të gjitha. Është listë vullneti, guximi, qëndrese. Është listë e dijes, profesionalizmit, përgatitjes, ekspertizës. Është listë që e ka ndershmërinë, përkushtimin, vendosmërinë, besnikërinë. Listë që e ka energjinë dhe urtësinë. Është lista e Vetëvendosjes, listë e fitores. Listë që na bën krenarë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

1. Albin Kurti
2. Visar Ymeri
3. Aida Dërguti
4. Dardan Sejdiu
5 Shpend Ahmeti
6. Fatmire Kollçaku
7. Glauk Konjufca
8. Dardan Molliqaj
9. Donika Kadaj
10. Rexhep Selimi
11. Liburn Aliu
12. Albulena Haxhiu
13. Sami Kurteshi
14. Xhelal Sveçla
15. Nazlie Bala
16. Faton Topalli
17. Driton Çaushi
18. Shqipe Pantina
19. Salih Salihu
20. Mytaher Haskuka
21. Besa Baftiu
22. Xhavit Drenori
23. Hydajet Kaloshi – Hyseni
24. Drita Millaku
25. Dukagjin Gorani
26. Ismajl Kurteshi
27. Arbërie Nagavci
28. Jusuf Ulaj
29. Mirsad Shkreta
30. Hatixhe Hoxha
31. Gani Krasniqi
32. Ajet Potera
33. Hatixhe Latifi – Popovci
34. Adem Mikullovci
35. Ali Lajçi
36. Albana Gashi
37. Bashkim Misini
38. Faruk Mujka
39. Leonora Bajraktari
40. Driton Tali
41. Shemsi Syla
42. Shkurte Aliu
43. Xhevat Bislimi
44. Emin Gërbeshi
45. Vlora Haxhimehmedi
46. Nexhat Kryeziu
47. Behxhet Osmani
48. Valbona Bajrami
49. Venera Llunji
50. Ylli Hoxha
51. Fisnik Ismaili
52. Avni Talifi
53. Arbër Rexhaj
54. Teuta Krasniqi
55. Sadri Ramabaja
56. Egzon Haliti
57. Adea Batusha
58. Frashër Krasniqi
59. Atdhe Arifi
60. Fitore Dalipi – Pacolli
61. Qëndron Kastrati
62. Shemsi Elezi
63. Shemsie Vokrri
64. Bashkim Lajçi
65. Selatin Retkoceri
66. Albana Fetoshi
67. Sabit Kadriu
68. Xhevdet Qiriqi
69. Shpresa Topojani Januzi
70. Ismet Hamiti
71. Kujtim Shala
72. Lirijonë Duli
73. Luan Hoxha
74. Nevzad Isufi
75. Arta Bajraliu
76. Leonard Shala
77. Bajram Ajeti
78. Behie Sertolli
79. Fidan Feka
80. Emrush Xhemajli
81. Elza Sadiku
82. Shyqeri Hyseni
83. Eman Rrahmani
84. Jetmira Vrenezi
85. Dervish Çadraku
86. Valon Ramadani
87. Hyrie Veliu
88. Dugagjin Palushi
89. Fidan Ademi
90. Arjeta Rexhepi
91. Sami Ahmeti
92. Mehmed ?eman
93. Krenare Koqi
94. Veton Seferi
95. Rashit Gashi
96. Saranda Bogujevci
97. Ramadan Beqiri
98. Salih Lukaj
99. Violeta Salihu
100. Hysen Durmishi
101. Shpend Hysaj
102. Lazër Ndrecaj
103. Shpejtim Arifi
104. Tahir Tahiri
105. Sylejman Pireva
106. Xhevat Sallahu
107. Xhafer Berisha
108. Erzen Krasniqi
109. Sadik Krasniqi
110. Salih Zyba