16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 597

Egli Tako kthehet në Big Brother VIP

0

Në faqen zyrtare të Big Brother VIP është publikuar një video ku tregohet se Egli Tako do të jetë përsëri pjesë e këtij formati të njohur.

Megjithatë, nuk është konfirmuar ende nëse ajo do të rikthehet si banore e re e shtëpisë ose do të jetë e pranishme vetëm në intervistat e studios.

Ky lajm ka ngjallur kureshtje dhe ka lënë shumë pyetje për fansat e programit, të cilët presin të mësojnë detaje të tjera gjatë transmetimit.

Trepça fiton në dramën ndaj Junior 06 në Prizren

0

Trepça shënoi fitoren e dytë këtë edicion. Mitrovicaset fituan ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 59:60 (17:21, 16:9, 14:19, 12:11).

Takimi ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Superliga Femrat.

Ndeshja ka qenë me kthesa gjatë gjithë kohës, derisa në fund ‘Xehetaret’ ishin më të vëmendshme për të fituar me vetëm një pikë dallim.

Në çerekun e parë, mysafiret për një nuancë ishin më të mira, 17:21, derisa vendaset u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, 16:9, për të shkuar në pushim me rezultat 33:30. Skuadra nga Mitrovica nuk u dorëzua dhe fitoi periodën e tretë, 14:19, derisa në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë me shumë rikthime.

Vivian Woo e Trepçës, shënoi katër pikët e fundit dhe vendimtare, derisa ndeshja përfundoi 59:60.
Ajo e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 13 kërcime, kurse te Junior 06, më e dalluara ishte Abigail Ogle me 19 pikë e 11 kërcime.

Junior 06 Moni Bau ka pesë fitore e 12 humbje, ndërsa Trepça dy fitore e 15 humbje./PrizrenPress.com/

Pensionohet Azem Ramadani, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa në Universitetin ‘Ukshin Hoti’

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa, Azem Ramadani, me rastin e pensionimit të tij.

Për vite me radhë, ai ka udhëhequr me përkushtim dhe profesionalizëm, duke siguruar një menaxhim të qëndrueshëm financiar dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë. Në një mesazh falënderimi, Universiteti e vlerësoi punën e tij të palodhur dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm në përmirësimin e administratës financiare.

“Faleminderit për punën e palodhur dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, thuhet në mesazhin e Universitetit./ PrizrenPress.com

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, duke theksuar se KQZ nesër do të mbajë mbledhjen e radhës dhe se në rend dite është edhe shpallja e rezultateve.

QRTK Prizren finalizon projektin për restaurimin e shtëpisë së Vehbi Haxhiut

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka përfunduar me sukses hartimin e projektit për ndërhyrje restauruese dhe konservuese të Shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi, e ndërtuar në fillim të shekullit XX, është një dëshmi e vlefshme e jetës shoqërore dhe kulturore të asaj kohe. Shtëpia e Vehbi Haxhiut, e cila ende shërben për banim për pasardhësit e familjes, do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal, duke ruajtur historinë dhe identitetin e Prizrenit.

Zbatimi i punimeve pritet të fillojë së shpejti nën mbikëqyrjen e punonjësve profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com/

Petro Zheji, një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip

0

Sot bëhen 10 vite nga vdekja e përkthyesit të njohur, Petro Zheji.

Petro Zheji deri në vitin 2000 ka përkthyer mbi 55 vepra nga letërsia e huaj, prozë dhe dramë. Shumë prej tyre janë kryevepra të letërsisë botërore.

Petro Zheji është një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip. Përkthimet e tij datojnë që nga vitet ‘50 dhe vijnë gjer në në vitet e fundit. Gjeografia e përkthimeve të tij është shumë e gjerë dhe shtrihet thuajse në të gjitha kontinentet.

Veprat e përkthyera nga Zheji janë kryevepra të letërsisë botërore, ndaj dhe përgjegjësia ka qenë e madhe. Thuajse për të gjitha përkthimet ai ka marrë lëvdatat dhe vlerësimet e atyre që i njihnin këto vepra në origjinal. Petro Zheji ka përkthyer mbi 55 vepra letrare, kryesisht romane të vëllimshëm, trilogji, tregime dhe novela.Ai çoi gjer në fund punën e nisur nga Fan Noli dhe përktheu vëllimin e dytë të romanit “Don Kishoti i Mançës”.

Po rëndisim më poshtë disa nga përkthimet më të njohura të Petro Zhejit sipas letërsive dhe gjuhëve të origjinalit:

Njohësit dhe lexuesit e rregullt të letërsisë së huaj mund të gjykojnë më së miri vlerat artistike dhe ndihmesën e Petro Zhejit në lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe edhe nëpërmjet përkthimit cilësor.

Petro Zheji me këto përkthime tregoi se ai bashkë me tërë atë plejadë përkthyesish të talentuar se shqipja është e aftë që të japë me fjalën e saj jetë dhe art kryeveprave të letërsisë botërore.

Petro Zheji është sot shembulli i gjallë për përkthyesit e sotëm dhe të së ardhmes.

Disa nga titujt e veprave të përkthyera nga Petro Zheji:

Miguel Servantes: “Don Kishoti i Mançës”, pjesa e dytë, – 1977.
Gëte: “Vuajtjet e Verterit të ri”,
Tolstoi: “Ringjallja”, – 1961
Gorki: “Universitetet e mia”, 1985 “Foma Gordajev”, – 1960
Gollsuorth: “Farisejt e ishullit”, – 1975
Lui Aragon: “Këmbanat e Bazelit”, – 1964
Asturias: “Papa jeshil” & – “Zoti President”
Vladimir Beljajev, “Kështjella e vjetër”, – trilogji – (1966, 1968, 1970)
Gonnçarov: “Obllomovi”, – Vëll. 1, 2 – viti 1960
F. Ponverov, “Bruski”, – në katër vëllime, viti 1958 (përkthyer së bashku me Gjergj Zhejin) Andreas Brink: “Një sinë e thatë dhe e bardhë”, – 1986
Xhon Stainbek: “Vitet e zëmërimit”, – 1990.
Zhorxh Simenon: “Qeni i Verdhë” – 1973, “Vëllezërit Riko”– 1985.
Hans Kirk: “Klitgordi dhe bijtë” – 1986
Dymfa Kysak: “I thuaj vdekjes, Jo!” – 1972.
Sant Antuan Ekzysperi: “Princi i vogël” – 1986.
Irving Stoun: “Etja për jetën” (Van Gog)
Viktor Eftimiu, “Xha Veriu dhe pranvera”, – 1984 etj.

4 ish-banorët e BBV që kandidojnë për deputetë

0

Disa personazhe televizive dhe ish-banorë të Big Brother Vip, i kanë hyrë politikës, pasi po kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Ja kush janë 4 ish-banorë të BBV që kandidojnë në zgjedhje!

1. Armaldo Kllogjeri – Partia Demokratike (kryesuar nga Sali Berisha)

2. Fotini Derxho – Partia Mundësia (kryesuar nga Agron Shehaj)

4 ish-banorët e BBV që kandidojnë për deputetë!

3. Jetmir Salaj – Shqipëria Bëhet (kryesuar nga Adriatik Lapaj)

4. Julia Ilirjani – Partia Demokratike (kryesuar nga Sali Berisha).

EC Ma Ndryshe promovon pasuritë kulturore dhe historike të Prizrenit me synimin për zhvillim të qëndrueshëm

0

Aktivistët e organizatës joqeveritare “EC Ma Ndryshe” kanë realizuar aktivitetin lidhur me shënimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, për nevojat e këtij aktiviteti janë krijuar materiale promocionale për trashëgiminë kulturore të Komunës së Prizrenit për të promovuar dhe sensibilizuar publikun për vlerat kulturore dhe historike të kësaj zone, me ç’rast janë ndarë informata të vlefshme rreth turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative.

“Në këtë kuadër janë krijuar kartolinat dhe suvenire kulturore me motive tradicionale, duke vënë në pah pasuritë kulturore dhe historike, me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, sikurse edhe harta përkatëse për orientimin e vizitorëve”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Të gjitha këto materiale që sipas EC Ma Ndryshe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit janë shpërndarë në pika të ndryshme të qytetit për të rritur ndjeshmërinë ndaj këtyre pasurive kulturore dhe historike të Prizrenit.

“Krahas ndërgjegjësimit të publikut për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, ky aktivitet dhe këto produkte synojnë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, përmes turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

Aksion në Prizren: Dileri i shumëkërkuar kapet pas dy vitesh

0

Një i shumëkërkuar me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Personi që u kap ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim, për një rast me substanca narkotike të vitit 2023, njofton Klankosova.tv.

Bëhet fjalë për S.K., 24-vjeçar, i cili tashmë është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.

Komuna e Prizrenit aplikon kufizime në trafik për shkak të punimeve për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) e Komunës së Prizrenit ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga e premtja, do të ketë ndryshime dhe kufizime në qarkullimin rrugor për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (te ish-objekti i “Lirisë”) në lagjen Bazhdarhane”.

Organizimi i qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve sipas DSHP-së do të bëhet si në vijim:

Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala” (Edit Durham),

Rruga nga Bazhdarhanja, nga rreth rrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga “Ahmet Prishtina” (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini”, ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ”Qazim Berisha”).

Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të saj, do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).

Me qëllim të shmangies së pengesave dhe rrjedhës së pa ndërprerë të trafikut, DSHP ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, ashtu që:

Banorët t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën “Nuredin Shala”,

Rruga ”Rexhep Kabashi” të jetë e liruar nga veturat,

Rruga ”Xhevë Lladrovci” të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

DSHP ka apeluar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e këtij organizimi të përkohshëm dhe që rrugët e propozuara alternative të lirohen, me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të qarkullimit të automjeteve.

“Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve”, thuhet në njoftim.