16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 598

Kuvendari i LVV-së kundërshton idenë e Komunës së Prizrenit për ndërtimin e palestrës sportive në oborrin e shkollës

0

 

Sipas tij, ngufatja me ndërtesa prej betoni nuk përputhet me zotimin e kryetarit Shaqir Totaj për “ndërtimin e hapësirave të gjelbra dhe të lira publike”.

Në të njëjtën kohë, ka listuar 10 arsye kundër ndërtimit të një palestre sportive në oborrin e kësaj shkolle, si në vijim:

Siguria e fëmijëve: Ndërtimi i një palestër sportive për të rriturit mund të krijojë rreziqe për sigurinë e nxënësve, pasi mund të ketë një lëvizje të madhe të personave të huaj dhe aktivitete që do të mbeten jashtë vëmendjes së stafit të shkollës.

Kufizimi i hapësirës për fëmijët: Ndërsa palestra do të zërë hapësirën kryesore të oborrit, fëmijët do të kenë më pak mundësi për aktivitete të tjera fizike, si lojërat në natyrë, duke kufizuar zhvillimin e tyre fizik dhe social.

Ndikimi në mësimdhënie: Aktivitetet sportive që mund të shkaktojnë zhurma të mëdha mund të ndërpresin procesin mësimor, duke e bërë më të vështirë për nxënësit të përqendrohen gjatë orëve të mësimit.

Rreziku i aksidenteve: Ndërsa sportistët e rritur dhe fëmijët ndodhen në të njëjtën hapësirë, mund të rritet mundësia për incidente në mes të grup moshave të ndryshme.Telegrafi .com

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe 188 fishekë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe një sasi municioni në Prizren, pas ekzekutimit të një urdhri kontrolli të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Në njoftim, Policia bën të ditur se “hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë marrë informatë se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe më pas është marrë urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake”, përcjell PrizrenPress.

Bastisja është kryer më 13 mars 2025, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) pushkë gjuetie me 20 fishekë, 1 (një) pistoletë Ekoll Special 99, me 20 fishekë, 1 (një) pistoletë M57, me 48 fishekë, 1 (një) gëzhojë, 100 (njëqind) fishekë, 1 (një) shufër me hapje, 1 (një) thikë me gjatësi tehu 21 cm.

Policia konfirmon se për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit. Hetimet janë hapur për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “i dyshuari i rastit, S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë në Familje) dhe i njëjti ndodhet në paraburgim”./PrizrenPress.com/

Garat drejt fundit, çdo përballje interesante

0

Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të ProCredit Superligës.

Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje është shumë e rëndësishme dhe interesante.

Trepça-Vëllaznimi është një përballje interesante, me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë në renditje para garave të “Play-off”-it. Mitrovicasit janë në pozitën e dytë së bashku me Sigal Prishtinën, me 15 fitore e tetë humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me 11 fitore e 12 humbje.

Të shtunën zhvillohet derbi i qytetit mes Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit. Dy skuadrat janë në formë në ndryshme. Bashkimi është në vendin e parë me 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni në vendin e fundit me pesë fitore e 18 humbje.

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli është po ashtu një sfidë interesante. Prishtinasit kanë nëntë fitore radhazi në elitë në vitin 2025, derisa deri më tani kanë 15 fitore e tetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, në vendin e gjashtë.

Peja-Bora është po ashtu një duel, ku të dy skuadrat luftojnë për fitore. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 12 fitore e 11 humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e shtatë me tetë fitore e 15 humbje.

ProCredit Superliga-Java 24

E shtunë

20:00 Trepça – Vëllaznimi

20:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

E diel

20:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

20:00 Peja – Bora

Mot sot me diell dhe vranësira të pjesshme

0
Moti sot  pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 17°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s

Ndërtimi i rrethrrotullimit në “Bazhdarhane” – Bllokime dhe rrugë alternative nga 14 marsi

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se nga nesër, më 14 mars 2025, do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën “Adem Jashari”, pranë ish-objektit të “Lirisë” në lagjen Bazhdarhane, Prizren.

Sipas njoftimit, do të ketë bllokime dhe ndryshime në qarkullim:

Rruga ‘Adem Jashari’, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham).

Rruga nga Bazhdarhanja, nga rrethrrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga ‘Ahmet Prishtina’ (në drejtim të shkollës ‘Lekë Dukagjini’), ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ‘Qazim Berisha’.

Rruga ‘Brahim Osmanaj’ do të jetë e bllokuar në fillim të saj dhe do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).

Drejtoria kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke bërë thirrje për lirimin e disa rrugëve nga automjetet:

Luten banorët që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën ‘Nuredin Shala’.

Rruga ‘Rexhep Kabashi’ duhet të jetë e liruar nga veturat.

Rruga ‘Xhevë Lladrovci’ duhet të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

Për të shmangur kaosin në trafik, autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë për lirimin e rrugëve:

“Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve”.

Qytetarët ftohen të respektojnë udhëzimet për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur pengesat gjatë zhvillimit të punimeve.

Oliver Jens Schmitt merr titullin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Akademiku Oliver Jens Schmitt të enjten është nderuar me titullin e lartë “Dr. Honoris Causa” në ceremoninë e mbajtur në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në prani të mysafirëve të shumtë.

Sipas njoftimit të këtij universiteti, ky titull i veçantë iu dha për kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Schmittit në fushën e historisë, studimeve për Ballkanin dhe lidhjeve ndërkombëtare.

Rektori Mentor Alishani ka vlerësuar kontributin e Schmittit në njohjen dhe zhvillimin e historisë dhe kulturës shqiptare.

Zëvendësministri në MASHTI, Arsim Ademi, ka theksuar se kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe komunitetit akademik ndërkombëtar.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Filologjisë, Xhafer Beqiraj, ka prezantuar biografinë dhe kontributin e albanologut nga Zvicra,  duke theksuar punën e tij në fushën e historisë dhe studimeve të Ballkanit, si dhe përkushtimin e tij për edukimin e brezave të rinj të historianëve.

Profesori Schmitt, sipas njoftimit, këtë çmim e ka vlerësuar si një motivim për të vazhduar angazhimin për avancimin e dijes dhe shkencës.

Ai ka mbajtur edhe ligjëratën mbi “Malet në Historinë Shqiptare”, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e historisë natyrore dhe kulturore të malësive shqiptare dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e kombit shqiptar.

“Ky aktivitet ishte një moment i rëndësishëm për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe një mundësi për të promovuar vlera të shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke sjellë emra të njohur dhe të respektuar nga fusha akademike globale”, përfundon njoftimi.

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

0

Nga Ben Blushi

Rrëmbmi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë Hashim Thaçit në kohën kur po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Por megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri- tjetrin.

I pari është duke humbur luftën me gjithë mbështetjen e gjithë botës, kurse i dyti e fitoi luftën megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës.

Edhe si karaktere ata të dy nuk ngjajnë fare.

Zelensky ka qenë një komedian i shpifur që kërcente në haremet e Rusisë, kurse Hashim Thaçi ishte një luftëtar që doli në mal me armë dhe drejtoi një lëvizje çlirimtare, derisa e shpalli vendin e vet të pavarur.

Pikërisht sepse nuk ngjajnë fare si karaktere, njëri është në burg pasi fitoi, kurse tjetri është i lirë dhe vazhdon të kërcejë edhe pse po humb.

Por përveç ndryshimeve karakteriale dhe politike të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Ukrainës, pak a shumë gjithçka tjetër është njëlloj dhe ja pse.

Të dy u rrëmbyen nga Evropë kur ishin gati të firmosnin një marrëveshje paqeje në zyrën e Donald Trump.

Në vitin 2020, Hashim Thaçi u pengua të shkonte në Amerikë dhe jo rastësisht Jack Smith, njeriu që ka dashur të dënojë me burg Donald Trump, ishte prokurori që ngriti akuzën ndërkohë që Hashim Thaçi ishte në Vjenë duke pritur avionin që do ta çonte në Washington.

Por sigurisht Jack Smithi nuk ishte vetëm.

Pas tij ishin evropianët, gjermanët, francezët, hollandezët të cilët e burgosën Hashin Thaçin sepse menduan se ai po i bënte një favor Donadl Trumpit duke i dhuruar një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Hashim Thaçi u akuzua në 26 tetor 2020 në kulmin e fushatës presidenciale në Amerikë dhe u arrestua në 5 nëntor, dy ditë pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kundër Donald Trump.

Pra në fillim e penguan të bëhej bashkëpuntor i Donald Trump dhe pastaj e ndëshkuan si bashkëpuntor të tij.

Duke parë çfarë ndodhi këto ditë, është edhe më e qartë se Zelensky u rrëmbye me dëshirën e vet nga evropianët, të cilët e bindën të mos nënshkruante dhe të përdorte çdo truk për të sabotuar marrëveshjen e negociuar nga Trump, çka ai e bëri me sukses.

Por meqë Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk kanë të njëjtin plan, sepse njëri do ta vazhdojë luftën dhe tjetri do ta mbyllë i pari shkoi në Zyrën Ovale dhe e shkatërroi marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakort, kurse i dyti është sot në burg sepse do ta nënshkruante marrëveshjen për të cilën kushte rënë dakort.

Sikur Hashim Thaçi të kishte dëgjuar evropianët sot me siguri do ishte i lirë si Zelensky.

Çështja është se të dyja këto raste që ngjajnë si dy pika uji, Evropa ka kërkuar me çdo kusht vazhdimin e konfliktit si në Ukrainë po ashtu edhe në Kosovë.

Për shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, ndërsa Kosova mund të shpërthejë nëse i lihet në dorë një grupi luftënxitësish, të cilët po bërtasin gjithë ditën se Rusia kërkon t’i pushtojë ndërkohë që kjo as nuk duket në horizont dhe as ka ndonjë shans të ndodhë.

Paniku qesharak i evropianëve bëhet edhe më mizor kur propozojnë një plan me katër pika për mbylljen e luftëns në Ukrainë, një plan të cilit i mungon pika e parë.

Negociatat me palën tjetër. Me Rusinë.

Kjo është e jashtëzakonshme.

Një plan si ky nuk është parë as në filmat e komunizmit shqiptar kur armiqtë e huaj mundeshin çdo ditë pa shkrepur asnjë armë, jo sepse armiqtë ishin të dobët, por sepse ata nuk e kishin fare në plan të sulmonin Shqipërinë sic e dhe u provua.

Komunistët shqiptarë e përdorën frikën nga pushtimi perëndimor për të na nënshtruar për 50 vjet.

Sot evropianët po bëjnë të njëjtën duke u futur në psikozën e Enver Hoxhës që ndërtoi bunkerë për t’u mbrojtur nga një armik që nuk erdhi asnjëherë.

Nuk është për të qeshur, por sot shteti gjerman po inkurajon prodhimin e bunkerëve të gatshëm, të cilët njerëzit po i fusin në oborret e shtëpive me bindjen se rusët do t’i sulmojnë nesër.

Nxitimi i tyre përvecse rrit çmimin e bunkerëve shton njëkohësisht dhe taksat.

Ndërkohë askush nuk e shpjegon se pse rusët do pushtojnë Evropën.

Kryeministri polak tha para dy ditësh se 140 milion rusë po bëhen gati të pushtojnë 500 milion evropianë.

Vetëm kjo fjali mjafton për të kuptuar se sa qesharake është e gjitha.

140 milion banorë të një vendi relativisht të varfër si Rusia, që ka humbur qindra mijëra ushtarë, që detyrohet të marrë ushtarë borxh në Korenë e Veriut, një shtet i lodhur për shkak të sanksioneve rraskapitëse, mbylljes hermetike, largimit të bankave dhe kompanive perëndimore, sekuestrimit të aseteve, një shtet me një buxhet më të vogël se Italia, jo vetëm nuk ka arsye por nuk kanë as fuqi të pushtojnë me rradhë Gjermaninë, Franëcn dhe pastaj Anglinë dhe nëse të gjitha këto pushtime i mbaron deri të premten, ushtarët e skuqur rusë mendohet se mund ta kalojnë weekendin në Spanjë edhe në Portugali.

Në fund të fundit pse do ta pushtonte Rusia Evropën?

Këtë nuk e thotë askush.

Askush nuk thotë kush është arsyeja që Rusia do çmendej dhe do pushtonte gjithë këto vende rresht njëra pas tjetrës sikur të ishin fshatra të boshatisur në Siberi.

Akoma më keq askush nuk e thotë se kjo është plotësisht e pamundur.

140 milion njerëz nuk pushtojnë dot 500 milion, jo vetëm sepse numerikisht kjo nuk mund të ndodhë por edhe sepse në këtë moment Rusia do ishte e vdekur pasi gjithë bota, përfshi edhe Amerikën, Japoninë, Indinë, Turqinë dhe Arabinë do bëhej me Evropën.

Kjo do ishte një luftë mës Rusisë dhe Botës në të cilën përfundimi dihet.

Çështja është se lufta në Ukrainë ka mbetur bunkeri fundit i liderëve evropianë të cilët janë futur aty për tu mbrojtur nga popujt e tyre.

Për t’u mbrojtur nga papunësia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, çmimet e larta dhe rënia ekonomike.

Ukraina është një sebep për të qeverisur keq, në pamundësi për të qeverisur mirë.

Nëse lufta në Ukrainë mbaron, të gjitha çështjet e tjera hapen.

Popujt evropianë të cilëve u thuhet, nuk kemi çfarë bëjmë, mos kërkoni më shumë se jemi në luftë, do kërkojnë paga më të larta, pensione më të mira, çmime më të ulëta dhe punësim.

Përfundimi i luftës në Ukrainë do i rrëzonte me rradhë shumicën e qeverive të sotshme evropiane.

Kjo është arsyeja pse Zelensky u rrëmbye dhe ju morr Donald Trumpit nga zyra si një aktor profesionist për të vazhduar të luajë rolin kryesor në këtë komedi të dhimbshme.

Ndryshe nga Zelensky, Hashim Thaçi nuk e pranoi këtë rol.

Nëse do ta pranonte do ishte akoma president i Kosovës duke shkuar cdo javë në Bruksel aty ku thirren të gjithë ata që nuk duhet të mbarojnë asnjë punë.

Sidoqoftë në fund të kësaj historije me luftë një gjë është e sigurt : luftë nuk do ketë.

Për të paktën tre arsye.

E para se Amerika nuk do.

E dyta sepse Rusia nuk mundet.

Dhe e treta sepse Evropa është frikacake.

Kosova – Ukraina, lufta për fitoren vazhdon

0

Parketi do të digjet këtë të enjte! Dardanët e hendbollit zbresin në fushë për një duel të madh kundër Ukrainës, ku çdo top i fituar do të jetë një hap më pranë triumfit.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 20:15.

Energjia e ekipit të Kosovës është në kulm, strategjia është gati, dhe zemrat rrahin më fort për një fitore historike.

Nisi ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Bashdarhane” në Prizren

0

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”, në lagjen “Bashdarhane”, në hapësirën e ish-objektit të ndërmarrjes “Liria” në Prizren.

Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka për qëllim rregullimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

“Kjo është “një ndërhyrje e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës dhe për përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thekson komuna./PrizrenPress.com/

Prokuroria jep detaje për aksionin e fajdes në Prizren – të arrestuarit iu sekuestruan mbi 8 mijë euro dhe një veturë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje rreth aksionit për fajde në Prizren.

Prokuroria ka theksuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren dhe Drejtorinë për Krim të Organizuar, është realizuar një operacion i suksesshëm për goditjen e veprës penale të “Fajdesë” në rajonin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni, është arrestuar E.K., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të fajdes.

Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari nga koha e pavërtetuar e deri në muajin mars të këtij viti, në bashkëpunim me individë të tjerë, ka ofruar kredi me kamatë të paligjshme për personin që ishte në gjendje të vështirë financiare, duke e detyruar të paguante kamata të larta, të cilat vazhdonin të rriteshin me çdo vonesë në shlyerjen e borxhit.

Përmes këtij veprimi, viktima ka pësuar dëme financiare të konsiderueshme, që deri tani arrijnë në më shumë se 100,000 euro.

Pavarësisht që viktima ishte detyruar të marrë një kredi prej 150,000 euro për të mbuluar borxhet, kjo shumë nuk ka mjaftuar për të kompensuar fajden dhe interesat e paligjshme që i janë imponuar.

Gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit E.K., policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash dhe pasurie, përfshirë 8,935 euro, 580 franga zvicerane, 1,000 dollarë amerikanë, 17,700 lekë shqiptare dhe një automjet të markës “AUDI”.

I dyshuari E.K. është ndaluar për 48 orë dhe Prokuroria Themelore në Prizren do të kërkojë masën e paraburgimit për të.

Prokuroria e Prizrenit ka theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për parandalimin dhe ndëshkimin e aktiviteteve të tilla kriminale, duke siguruar forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.