15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 5972

Nexhat Krasniqi pranoi fajin për vrasjen e Enver Kelmendit nga Balinca e Malishevës

0

Në gjykimin për vrasje të rëndë që lidhet me vrasjen e Enver Kelmendit nga fshati Balincë, i akuzuari Nexhat Krasniqi u deklarua i fajshëm.

Nexhat Krasniqi e pranoi vrasjen e kryer vitin e kaluar kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën

Vrasja kishte për motiv përfitimin e dobisë pasurore.

Para se Krasniqi ta deklaronte fajësinë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Uka lexoi aktakuzën ndaj tij.

“Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Enver Kelmendi nga fshati Balincë. Ditën kritike, rreth orës 11, i pandehuri Nexhat (Krasniqi) e kishte thirrë përmes telefonit të ndjerin Enver (Kelmendi) që të vijë në shtëpinë e tij në Malishevë për të pirë nga një kafe dhe me të shkuar te shtëpia e të pandehurit”, tha prokurori Uka.

Sipas përshkrimit të rastit nga ana e prokurorit, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole shtatëshe dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Ai më tutje konstatoi se Krasniqi mori nga viktima një shumë të hollash prej 10 mijë euro dhe u angazhua për t’i fshehur gjurmët.

“Pas këtij momenti i pandehuri nga xhamadani I viktimës mori një shumë të hollash prej 10 mijë euro të ndara në dy pjesë e të lidhura me llastëk si dhe telefonin e tij dhe më pas e mori trupin e viktimës e futi në bagazhin e veturës Golf 4 pronë e të ndjerit dhe menjëherë doli nga oborri i tij e me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të veprës penale”, tha prokurori Uka.

Prokurori tha se Kelmendi e kishte dërguar trupin e viktimës në një vend afër fshatrave Mirushë dhe Carravranë të Malishevës, e kishte lënë veturën aty, telefonin ia kishte hedhur në disa shkurre jo fort larg vendit të ngjarjes, ndërsa armën e kishte fshehur në një vend të panjohur.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 30 mars.

Kallxo.com kishte raportuar për vrasjen që kishte ndodhur në Malishevë.

Zafir Berisha: Nisma do ta fundosë “Klanin Pronto” në Prizren

0

Kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha ka treguar arsyen pse duhet të mbështetet ky subjekt politik në Prizren. Sipas tij, Nisma është subjekti i vetëm që mund t’i japë fund kapjes së Prizrenit nga “Klani Pronto”

“Arsyet fundamentale pse qytetarët e Prizrenit duhet të mbështesin NISMA-në është se Prizreni asnjë herë nuk është përfaqësuar meritueshëm në institucionet qendrore”, shkruan Berisha në Facebook.

“Kultura politike e qytetit të Prizrenit ka munguar në institucionet qendrore, institucione të cilat për fat të keq kanë qenë të zaptuara nga mentaliteti provincial dhe logjika e bajraktarëve mesjetar!”

“Duke i dhënë fundë kapjes së qeveris komunale në Prizren nga ,”Klani Pronto” ne e paralajmrojmë fundin e kapsjes së shtetit nga koalicioni PDK-LDK-SERBSKA”/PrizrenPress.com/ .

Nis pastrimi i një dege të lumit “Mirusha”

0

Gjatë vikendit dhe sot është duke vazhduar pastrimi i përroskës, degë e lumit “Mirusha”, e cila kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës.

Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin “Mirusha”, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Punimet në pastrimin e kësaj dege te lumit, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtorët përgjegjës. Nënkryetari Mazreku, me këtë rast, u ka bërë thirrje qytetarëve që to mos i gjuajnë mbeturinat në të, sepse, krahas erës së keqe, po shkaktohen edhe përmbytje.

Ndërsa drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë më dije se pastrimi i kësaj dege të lumit, ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga hyrja në Malishevë, e deri në lidhjen e saj në lumin “Mirusha”.

Disa këshilltarë të Prizrenit kontestojnë procesin zgjedhor të këshillave lokale të fshatrave

0

Procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit është kontestuar nga disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës.

Këta anëtarë të KK-së kanë konsideruar se procesi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht se është shkelur Statuti i komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë kanë adresuar kritika se këshillat e fshatrave janë partizuar skajshmërisht. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga anëtarët e Komisionit për zgjedhjet e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.

Komisioni i emëruar nga KK-ja, në bazë të rregullores përkatëse ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokalë në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.

Rrëfimi: Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e Ismail Kadaresë si komplotist

0

Ndiqej Kadare nga Sigurimi i Shtetit, apo ishte bashkëpunëtor me të? A e ka glorifikuar figurën e Enver Hoxhës? Përse ekzistojnë aq shumë dokumente me spiunime ndaj Kadaresë?…

Këto çështje e të tjera të ngjashme, që sillen rreth figurës së shkrimtarit të madh, rigjallërohen herë pas here me rastin e daljes së ndonjë libri apo me afrimin e vjeshtës, kur ndahen edhe çmimet “Nobel”.

Për çështjen nëse Kadare ndiqej apo ishte pjesë e Sigurimit të Shtetit, me përgjegjësi tregon një nga ato figura që me shumë gjasë dosjet me emrin “Ismail Kadare” përsipër i ka kaluar vetë nëpër duar.

Bëhet fjalë për Qemal Lamen, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992.

Ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, Lame pranon se Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, madje me urdhër të vetë Enver Hoxhës kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.

“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame. Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.

Henyr: Nuk e di nëse mund ta zëvendësoj Wengerin

0

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është i sigurt nëse është i gatshëm ta zë vendin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Topçinjve.

Strategu francez është nën shënjestër të kritikave dhe spekulohet se mund të tërhiqet nga detyra aktuale.

Atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi.

Njëri nga kandidatët për ta zënë vendin e Wenger është 39 vjeçari Henry, i cili thotë se ka akoma shumë për të mësuar.

“Nuk varet nga unë, janë disa gjëra që duhen respektuar, është klubi im i zemrës… Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Mirëpo, është vështirë për mua që të flas rreth kësaj, pasi kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”, ka thwnw Henry pwr Canal+.

“A jam i gatshëm? Nuk e di dhe askush nuk e di, por më duhet që ta mësoj punën”, ka deklaruar Henry./Insajderi.com

Yllit të Realit i pengojnë fotografët dhe gazetarët

0

James Rodriguez ka bërë një gjest të turpshëm në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kolumbisë.

Duket se yllit të Real Madridit, James Rodriguez, nuk po i pëlqen shumë të ndiqet nga gazetarët apo ka edhe diçka personale me ta, pasi nga dritarja e hotelit është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tyre.

Ai ua ka ngritur gishtin e mesëm fotografëve dhe gazetarëve që po pritnin jashtë Kombëtaren, gjest ky që është duke u komentuar shumë nga gjitha mediat botërore.

Drejtësia vuan nga mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies

0

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, që është instaluar në Kosovën e pasluftës dhe trashëguar edhe në kohën e sotme në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë, po vazhdon të jetë një nga pengesat më serioze në rrugën e integrimeve evropiane, por më kryesorja për një sundim të fortë të rendit e ligjit. Analistë dhe njohës të kësaj fushe thonë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar, derisa sipas tyre, pavarësisht kësaj gjendjeje të rëndë, për çudi nuk është parë asnjë dorëheqje e ndonjë ministri të dështuar të drejtësisë, por as shkarkim të ndonjërit nga krerët e kupolës së inkriminuar të Gjyqësorit. Ndaj është shtruar edhe çështja se a mund të ecë drejtësia përpara në vendin tonë, pa pasur llogaridhënie?

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në sistemin gjyqësor ekziston tradita e llogaridhënies para partisë, siç ishte në kohën e sistemit monist kur llogaridhënia i është dhënë partisë, lidhjes së komunistëve.

“Në sistemin demokratik llogaridhënia i jepet opinionit publik, në radhë të parë një mekanizmi që kontrollon Gjyqësorin. Në një sistem demokratik është në radhë të parë ndjenja patriotike dhe përkushtimi patriotik ndaj vendit dhe vlerat morale, të cilat sistemi gjyqësor i posedon, pasi kur përzgjidhen juristët, përkatësisht gjykatësit dhe prokurorët ata duhet të jenë shembull i moralitetit, por tek ne kjo ndjenjë patriotike akoma nuk është instaluar në sistemin gjyqësor por edhe në shumë fusha të tjera, ku është mekanizmi kryesor i përgjegjë- sisë. Ne nuk kemi parë nga asnjë president dhe as nga i tanishmi, që të kërkojë llogari nga aspekti i vartësve e lëre më ndaj atyre në sistemin gjyqë- sor. Pra, institucioni i presidentit është ai, i cili do duhej të kërkonte llogari për azhuritetin e shumë punëve në gjyqësor”, është shprehur Spahiu. Ai shton se që nga fillimi nuk kemi pasur një ministër, i cili ka qenë azhur dhe ka qenë kërkues i llogarisë për atë se çfarë po ngjet në sistemin e drejtësisë që në momente të caktuara duke e ofruar edhe dorëheqjen. “Në drejtësi kanë ndodhur skandale të shumta deri tek ky i fundit siç është vdekja e Astrit Deharit”, është shprehur Spahiu për “Kosova Sot”.

Dibrani: Mungesë guximi për të vepruar Analisti Shefqet Dibrani thotë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet, si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar. Tutje Dibrani mendon se sistemi i garniturës komuniste i ka përgjegjësitë për qitjen përtokë të drejtësisë kosovare, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga mentaliteti i atij sistemi. Ai shtoi se edhe servilizmi dhe peshqeshi që zakonisht iu jepet zyrtarëve të drejtësisë, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve është vazhdimësi e atij sistemi.

“Për fat të keq kjo mani është bartur, është ushqyer dhe është mbufatur tej mase, sa sot ngjason me zamkën, një rrëshirë që gjendet në trupin e bredhit, e cila dëmton kualitetin e drurit, lëndës prodhuese. Ky krahasim më duket se i përshtatet gjendjes së përgjithshme në Kosovë, në institucionet e së cilës kudo ka zamkë. Në anën tjetër, siç dihet çështja e dorëheqjeve është kodi më i lartë i përgjegjë- sisë, por dorëheqja, gjithmonë nuk ka të bëjë me fajësinë, dorëheqja më shumë ka të bëjë me pamundësinë për ta realizuar një premtim dhe për të mos e dëmtuar procesin më tej. Tërhiqen për të krijuar mundësi të reja, e kjo gjë është normë në të gjitha sistemet demokratike. Por, vetëm konkurrenca e mirëfilltë do të qesë në pah kuadrot e afta, të cilave u hap perspektivë, ngase ashtu sikurse në tregti që konkurrenca i relativizon çmimet dhe ua heq nga dora monopolin grupeve të inkriminuara po ashtu edhe në drejtësi e në dije konkurrenca e rrit performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në reformat, të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër në Kosovë”, shtoi ai. Dibrani nënvizon më tej theksoi se tek të gjithë individët dhe institucionet, që janë përgjegjëse për dështim ose janë të involvuar në krim e kriminalitet mungon vullneti, derisa, sipas tij, për grupet dhe individët që kanë vullnet për ta reformuar një sistem duhet një mbështetje e jashtme, e cila do të bënte presion tek zyrtaret kompetent për t’iu nënshtruar sistemit të përgjegjësisë, reformës dhe ndryshimeve substanciale..

Çështja e NATO-së për Kosovën, shënoi humbjen e betejës për Rusinë

0

Avokat Gent Gjini

Ne shënimin e 18 vjetorit te perkujtimeve të forcave euroantlantike te NATO-së, te luftës respekvisht në luftën ajrore të saj kundër forcave serbe,paramilitare e ushtarave dhe civile për ne shqipëtarët e Republikës së Kosovës është një ditë e veqantë, në historinë e hapave të pavaresisë dhe shkëputjes nga Serbia shoveniste dhe agresore, drejt krijimit të shtetit të pavarur të shtetit shqipëtar. Dhe me këtë shënohej edhe fitore dhe ndaj qytetarëve shovenist serbë që ishin të përqendruara në qytetet më me rëndesi duke bërë deportimin e tyre, në shtetin e tyre prej nga kanë ardhur historikisht pra nga vendi i shtetit serb. Dhe këto troje tona autoktone shqipëtare, sërish të frymojnë në aromë të historisë së lashtë, të banimit me shumicë dërmuese shqipëtare.

Shteti i Republikës se Kosovës, përveq të ditës së shënimit te pavarësise së saj kjo datë është e veqantë që ta kujtojmë.Kjo sepse që nga 66 vjetori prej themelimit të kësaj organizmeje euroantlantike, pra NATO-ja kjo deri më tani nuk ka ndërmarur një fushatë luftarake me arsenal të tërë dhe të sostifikuar armësh kundër shteteve që kanë cenuar parimet e tyre. Kjo ashtu dhe për NATO-në ishte sfidë, ishte përgjegjësi se si do te ogranizohej sulmi, nga divergjencat të popujve anëtare të ndryshëm, në ato qarqet dhe bazat lufarake serbe si në vet shtetin serb pra brenda saj, ashtu edhe vendit të Kosovës, që ishin të vendosura, këto bazat më famëkeqe pëër shkatërim.

Mirëpo kjo për unionin e shteteve të NATO-së ishte fare e lehtë te themi ashtu, për tu organizuar sulmet ajrore kundër shtetit serb.Sepse plani, së fundi ishte realizuar ashtu se si ishte parashikuar me shkatërimin e bazave ushtarake serbe,dhe me kapitullimin e shtetit serb,dhe me tërheqjen e gjithë serbise brenda Kosovës duke filluar si prej kontigjenteve ushtarake,policore, e deri te popullata civile edhe kjo u jëtësua në praktikë.

Por para se të ndërhyhej, nga ky union për krimet dhe gjenocidet që bënte shteti serb ndaj popullatës shqipëtare në Kosove, duke përfshire, vrasjet të civilëve,gra,femije,dhe pleq, unioni i NATO-së gjendej edhe para një beteje diplomatike dhe politike, për të pasur të drejtën për të nderhyrë.Dhe ku si faktor negativë, dhe si qdo her armiqësor ndaj shqipëtarëve i njohur historikisht, ai që i bëntë këto pengesa dhe dëshironte të fitonte në kohë ishte pikërisht sheti i Rusisë. I cili qe anetarë,i Këshillit të Sigurimit dhe bënte, pengesa për te mos u aritur,vota konsesuale për të bombarduar shtetin serb.

Pra kjo, duke ditur votën konstituive, dhe votën konsesualë që te gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të votonin per votën PËR ndonjë qeshtje madhore për tu miratuar qështjet në praktikë .Dhe si rrjedhojë për tu realizuar kjo, ishte shteti Rus që vënte veto dhe bënte obstruksionenë në favor të shtetit serb dhe paralizonte ashtu edhe planin që kishin shtetet demokratike, euroantlantike si ato të shteteve te Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të i dalur në ndihmë dhe për ta shpëtuar Kosovën nga agresori gjenocidial i shtetit serb që krimet qe bënte ishin për nga përmasat e mëdha, dhe krahasohej me gjenocidet të tjera ndërkombëtare

Duke qenë, e ndërtuar kesisoji ndërveprimi i mekanizmave ndërkombëtarë për tu marur vendimet pra votat në Keshill të Sigurimit, pra të OKB-së dhe burokracive ndërkombëtare për këto qështje madhore,dhe më të keqes veqanërish te shtetit Rus që politizonte këto qeshtje atëhere unioni i NATO-së vendosi të nderhyj pa votën e Rusisë dhe duke evituar burokracite ndërkombëtare dhe qe po ashtu bazën ligjore që e gjeti ishte pikërisht në vet kartën të OKB-së.Kjo për arsyeje për legalitetin e sulmeve të forcave ajrore të NATOS-së.Kjo me të cilën akt dhe sulmi ajror që ndërmori NATO-ja shënoj edhe krijimin të një rendi të ri ndërkombëtar,politik dhe ushtarak, të paparë deri më tani. Mu kjo, se në vet kartën e OKB-së ishte paraparë që sulmet të bëheshin edhe kundër shteteve sovrane, në ato parime që percaktonin se ato shtetet ku jetojnë, qytetarët të përkatësise së atij vendi apo të ndonjë pakice tjetër në atë vend nuk e gëzojn të drejten, të i perndjekin dhe te iu shkaktojnë,gjenocid qytetarëve tyre, për shkatërim dhe zhdukje.

Kështu në aspektin, legal pra edhe juridik shtetet e Unionit të NATO-së, për arsyeshmerinë e sulmeve dhe legjitimetit të tyre nderkombëtar kundër shtetit te Rusisë, dhe atyre pengesave vazhdimisht që bënte shënoi fitoren politike edhe juridike, respekvisht diplomatike.Dhe ku kjo, definitivsht shkatëroj edhe këtë shtet Rus dhe e devalvoj forcën e saj në Keshill të Sigurimit.Kjo edhe, duke ditur qe kishin votën konsesuale. Kështu që përveq fitores që shënoj ndaj armatës serbe, gjenocidiale kjo shënoi edhe humbjen diplomatike edhe te shtetit Rus që mbështete shtetin Serb vazhdimisht, në sferen rafshin ndërkombëtar.Kjo që edhe, përkundër kësaj që ne vazhdimësi shteti Rus, kontestonte sulmet ajrore të NATOS-së, duke e përdorur preteksin për antilegjimitetin që kjo po përdorej si xhandarë për te sulmuar shtetet, duke injoruar Këshillin e Sigurimit, kjo përfundimsht teza Ruse, ra në ujë.

Pra shumë, qka u lind me sulmet që bëri NATO-ja ndaj agresorit gjenocidial serb kështu pra aty u nderhy për te shpëtuar popullin shumicë autoktone shqipëtare që persekutohej, dhe qëllimet ishin për tu zhdukur dhe depërtuar ky popull historiksht. Ketu më tani Rusia shënoj humbjen në sferën ndëkombëtare të Këshillit të Sigurimit me votën monopole qe kishte.Kështu u krijua, një rend i ri ndërkombetar politik dhe ushtarak, ku popujt dhe qytetarët të tjerë duhej patjetër të mbroheshin në shtetin aty ku jetonin, për bindjet politike apo shkaktimet gjenocidiale ndaj tyre, përkundër votës së Keshillit të Sigurimit dhe politikave buroraktike ndërkombëtare për të ndërhyer.Dhe perfundimisht me këtë edhe NATO-ja, tani paraqitet si akter i rëndësishëm për ruajtjen e popujve dhe qytetareve në fushën e sigurisë, për evitimin e krimeve dhe gjenocideve që mund të i ndodheshin qytetarëve. Dhe me, këtë edhe vlerat demokratike ishin më te avancuara ndaj edhe vet shteteve që ishin anëtare brenda OKB-së,pra ato kishin përparësine ndaj tyre.

PDK-ja zyrtarizon Veselin kandidat për kryeministër

0

Kadri Veseli edhe zyrtarisht është kandidati i PDK-së për kryeministër. Derisa ai ka shprehur vizionin e tij për të ardhmen e vendit, analistët kosovarë shprehen në mëdyshje për sukseset e tij dhe opozita kosovare e dëshiron Veselin para drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka konfirmuar liderin e saj Kadri Veselin si kandidat për kryeministër të vendit. Në konventën festive të kësaj partie, Veseli tha se Kosova ka pasur një progres të jashtëzakonshëm por, sipas tij, shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.
Ai u zotua që Kosova do ta themelojë ushtrinë e saj dhe se nga një vend supermarketesh do të shndërrohet në një vend fabrikash.

Megjithatë, analistët kosovarë kanë mëdyshje rreth sukseseve të mundshme të Veselit si një “kryeministër i ardhshëm” dhe në opozitë nuk kanë fjalë të mira për liderin e PDK-së. Sipas tyre, është pikërisht PDK-ja përgjegjëse për shumë dëme që i janë shkaktuar vendit. Ndërsa për vetë liderin e saj thonë se do ta presë edhe përgjegjësia penale kur në Kosovë të vihet një sistem i drejtë gjyqësor.

Veseli: Për Kosovën njerëzit e PDK-së kanë meritat më të mëdha

Partia Demokratike e Kosovës të shtunën dhe të dielën ka zhvilluar punimet e konventës së 8-të të punës. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka theksuar me këtë rast se politika e PDK-së do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit, duke garantuar thellimin e fuqizimit të partneritetit me SHBA-në dhe me Bashkimin Evropian. “Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka identitetin e tij të fuqishëm politik dhe ne, Partia Demokratike e Kosovës, garantojmë pacenueshmërinë e tij. Janë njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës ata që kanë meritat më të mëdha për partneritetin e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me gjithë botën demokratike. Me vizionin tonë, me besimin e marrë nga qytetarët e Kosovës, ne garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti”, ka theksuar Kadri Veseli. Ai ka theksuar se pavarësisht dilemave, ushtria e Kosovës do të bëhet dhe se do të tejkalohet çdo sfidë e barrierë për integrim të vendit në NATO e në BE, ashtu sikurse janë tejkaluar sfidat për çlirimin e vendit. “Ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës.

Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese të paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare e dinjitetshme e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran – Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli. Më tutje Veseli theksoi se në ditët e ardhshme PDK-ja do ta marrë përgjegjësinë që politikën t’ia kthejë qytetarit duke u shprehur se ky është parimi fundamental i veprimit tonë politik dhe institucional. Ai ka përmendur ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë.

“Nga nevoja për punësim e deri te industrializimi i vendit me fabrika unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Korrupsioni është i patolerueshëm në vendin tonë! Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres! Kam vendosur të veproj, bashkë me ju dhe të gjithë ata që duan një Kosovë që rrezaton mirëqenie dhe zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen”, ka shtuar ai. Veseli ka përfunduar duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që mbi identitetin e shtetit të Kosovës të vendosen dilema ekzistenciale. “Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk është i përkohshëm sikurse pretendojnë disa, brenda dhe jashtë.

Shteti i Kosovës është vepra më madhështore e popullit tonë, që do të jetojë përgjithmonë në hartën gjeopolitike të botës”, ka përfunduar ai