Home Blog Page 5979

Zbulohet busti i dëshmorit Milaim Krasniqi

0

Në ditën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Milaim Krasniqi” dhe Javës së Dëshmoreve të Komunës së Rahovecit, sot në fshatin Pastasellë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Milaim Krasniqi nga fshati Pastasellë i Komunës së Rahovecit. Zbulimin i bustit u bë nga djali, babai i dëshmorit, i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Nahit Elshani kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Destan Krasniqi, drejtor i SHFMU “Milaim Krasniqi” foli për biografin e tij duke thënë se Milaim Krasniqi u lind me 25 mars te vitit 1967 ne fshatin Pastasellë , ai vinte nga një familje atdhetaresh ,ishte fëmija i pare ne familjen Krasniqi .

Shkollimin fillor e kreu pikërisht në këtë shkollë për t’a vazhduar në shkollën “Vëllezërit Frasheri” në Drenoc , shkollën e mesme e kreu në Rahovec. Milaimi dallohej për aftësitë e tij qysh në fëmijëri , mori pjese në demonstratat e vitit 1981, qysh në at kohë shihej atdhedashuria e tij. Pas rrethanave te cilat ishin krijuar ne at kohe Milaimi mori rrugën emërimit si shume te rijnë , mirëpo zemra e tij gjithmonë ishte tek vendlindja . Me formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Milaimi kthehet në vendlindje dhe rreshtohet në radhët e saj UÇK-së dhe ra heroikisht duke luftuar siç ç ka hije një luftëtari me 12 maj 1998 .

Në fjalën e tij të mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, për qytetarët e Komunës së Rahovecit në veçanti për qytetarët e fshatit Pastasellë, sepse në këtë ditë festohet dita e dëshmoreve në Komunën tonë, e që kjo ditë e dëshmorëve është data e rënies së dëshmorit të parë të Komunës tonë e që ishte djali juaj, biri juaj Milaim Krasniqi. Sot zbulimi i bustit të Milaimit, para familjareve, miqve dhe shokëve të tij, për neve do të jetë një ditë me kujtimet tona më të mira për jetën tonë por njëkohësisht busti i Milaimit do të jetë një rrëfim edhe për nxënësit të cilët do të kalojnë nëpër këtë shkollë./

Në emër të familjes së Milaimit foli Ramadan Krasniqi i cili falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për vënien e emrit të Milaimit dhe rregullimin e bustit./PrizenPress.com/

Kërcënimet ndaj dëshmitarëve të fajdeve

0

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 do të transmetohet hulumtimi lidhur me kërcënimet e dëshmitarëve të fajdeve në Kosovë.

Pse disa dëshmitarë i ndërrojnë deklarata e tyre nga ajo që fillimisht e kishin dhënë në Polici e në Prokurori me atë kur dalin para gjyqtarit në seancë gjyqësore?

Azem Vllasi, avokat i të akuzuarit për fajde Tunë Kqiraj, thekson se ka disa mospërputhje te deklaratave të dëshmitarëve në njërin nga rastet më të madh të fajdeve në Prizren.

Ky reportazh sjell faktet se sa po arrin shteti t’i mbrojë dëshmitarët e proceseve të fajdeve.

Çka ka bërë policia në rastin e Ibrahim Kazazit i cili u sulmua një ditë para së të dëshmonte?

Pse deklarimet e Azem Tuzit nga Istogu nuk u morën parasysh nga Daut Demiraj, gjyqtar i Gjykatës Themelore të Pejës- dega në Istog, se paratë që po pretendohen për borxh janë marrë me fajde?

Pse gjyqtari Daut Demiraj nuk e mori parasysh pretendimin e Tuzit se kishte marr para me fajde?

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga aksionet e Policisë së Kosovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

Vehapi: Historia e shqiptarëve është plot luftë

0

Sot u mbajt akademi solemne dhe program kulturor-artistik në kuadër të “Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me këtë rast tha se sot po kujtojnë Milaim Krasniqin dëshmor dhe të gjithë të dëshmorët tjerë që ranë për liri.

Ai theksoi se dëshmori Krasniqi u bë themel i lirisë në Rahovec, ndërsa veçoi edhe liridashësin e kombit shqiptar Ukshin Hoti.

“Historia e shqiptarëve është plot luftëra dhe djemtë tuaj që kanë rënë në luftën e fundit janë viganë të lirisë”, tha kryetari Vehapi.

Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati tha se historia e lavdishme e shqiptarëve është e vulosur me sakrificën e dëshmorëve që ranë në luftën e fundit.

“Amanetin e të rënëve për liri ta bëjmë realitet”, theksoi Gucati.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së UÇK-së për Rahovec, Vajdin Berisha me këtë rast duke kujtuar të rënët tha se veprat e tyre janë të lavdishme.

Kadri Veseli: Hasi, shtëpia e parë e UÇK-së

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re fillore në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, që mban emrin e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Nxënësit the personeli arsimor e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për kujdesin e treguar për zonën e Hasit që nga lufta çlirimtare e deri më tash.

“Nuk ka më mirë sesa të investosh në Has, pasi hasjanët janë më mirënjohësit. Hasi ka qenë shtëpia e parë UÇK-së. Është e domosdoshme të investosh në dije, pasi nuk mund të kesh një shtet të zhvilluar ekonomikisht pa dije”, tha Veseli.

Ai premtoi se brenda gjashtë muajve në Has do të ndërtohet edhe një qendër sportive, e cila, sipas tij, është shumë e nevojshme për të rinjtë e Hasit.

Policia e inspektorët bastisin lokalin ‘Kobra City’ në Prizren

0

Policia e Kosovës në Prizren e shoqëruar nga inspektorati komunal i komunës së Prizrenit të enjten mbrëma kanë bastisur disa lokale nate në këtë qytet.

Policia dhe inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionet e këtyre lokaleve e gjithashtu edhe kanë bastisur këto lokalet në përgjithësi.

Cak i këtyre kontrolleve kanë qenë disa lokale brenda qytetit dhe disa të tjera në periferi të tij.

KALLXO.com mëson së policia dhe inspektorati kanë bastisur edhe lokalin e njohur në Prizren “Kobra City”. Siç mëson KALLXO.com policia gjatë kryerjes së bastisjes nuk ka hasur në diçka të dyshimtë.

Gjatë këtij aksioni, në disa lokale, Inspektorati Komunal ka shënuar disa fletëparaqitje për lokalet që kanë rënë ndesh me Ligjin e Punës.

Lokali ‘Kobra City edhe më herët ka qenë shënjestër e bastisjeve policore.

Vehapi pret në takim konsullin e Kosovës në Strasburg

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur sot në takim konsullin e përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës, Edon Canen.

Vehapi ka falënderuar konsullin Cana, për angazhimin e tij që është duke e bërë në vazhdimësi në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Strasburg.

Ndërkaq konsulli Cana, ka falënderuar kryetarin Vehapi për pritjen e tij, njëkohësisht e falënderoi për punën e mrekullueshme që është duke e bërë për të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, në veçanti për krijimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Prizren, arrestohet një person pasi goditi këmbësorin me veturë

0

Të enjten rreth orës 08:00 të mëngjesit në rrugën “Tirana” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast është lënduar rëndë një person i gjinisë mashkullore. Aksidentin e ka shkaktuar i dyshuari mashkull pasi që nga pakujdesia duke ngasur automjetin e tij ka goditur viktimën- këmbësor.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Express.

Bazuar në statistikat e policisë çdo ditë në Kosovë ndodhin dhjetëra aksidente, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 21 të tjera pa persona të lënduar.

Prizren, godet me veturë një këmbësore dhe ikën nga vendi i ngjarjes

0

Nga raporti ditor i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të enjten, në rrugën “Ali Deda” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, të cilin e ka shkaktuar një i dyshuar-mashkull, duke e goditur në rrugë një këmbësore. I dyshuari menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. “Ali Dida”, Prizren 11.05.2017 – 14:40. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare (këmbësore), pasi e njëjta gjersa ishte duke ecur në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Po ashtu të enjtën plagë të rënda ka marrë edhe një person tjetër në një aksident në rrugën “Tirana” në Prizren.

Prizren: I akuzuari kërkon nga gjykata që të pajiset me shkresat e lëndës

0

Në shqyrtim fillestar, i akuzuari për rrezikim të trafikut publik, Fazli Kuqi kërkoi nga Gjykata Themelore në Prizren që të pajiset me shkresat e lëndës.

Në seancën e së mërkurës, Kuqi i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, deklaroi se i duhen shkresat në mënyrë që të përgatitet për seancën e radhës, dhe pastaj të deklarohet lidhur me pranimin e fajësisë. Për këtë arsye i njëjti kërkoi që shqyrtimi fillestar të shtyhet për një datë tjetër.

Kërkesa e të akuzuarit nuk u kundërshtua nga prokuroja Mehreme Hoxha. Ndërkaq, gjykatësja Teuta Krusha, caktoi seancën e radhës për 13 qershor 2017, në ora 9:00.

Fazli Kuqi po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se me 10 gusht 2014, rreth orës 10:30 minuta, në fshatin Lubishd, rruga Suharekë – Prizren, duke lëvizur me automjetin e tij të markës “Creisle”, rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë. Kuqi ndërmerr veprimin e ndërrimit të shiritit të lëvizjes, duke kaluar nga ana e djathë në anën e majtë, duke dashur të kthehet në fshatin Lubizhdë, dhe i’a pret rrugën shoferit të veturës i cili ishte duke lëvizur nga krahu i kundërt, e të cilën e drejtonte Valon Kelmendi. Edhe pse Kelmendi kishte bërë një frenim të vrullshëm, me veturën e tij të markës “Audi” e godet në pjesën e përparme në këndin e majtë të automjetit, më ç ‘rast përpos dëmeve material në mjete, lëndime të lehta të lehta trupore pësojnë të dëmtuarit, Valon Kelmendi, Vlora Kafegjolli dhe Ibadete Kelmendi.

Sipas prokurorisë, Kuqi ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, sipas nenit 378 paragrafit 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet./betimiperdrejtes/

Puhie Demaku braktis Vetëvendosjen dhe krejt politikën

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku ka braktisur këtë subjekt politik duke pushuar angazhimin e saj nga kjo fushë.

Demaku është vetë ajo që e ka bërë publike largimin e saj nga skena e politikës për siç thotë ajo, pas zhvillimeve të fundit ka analizuar angazhimin e saj në jetën publike dhe pas kësaj ka marrë këtë vendim.

Postimi i saj në Facebook:

Te nderuar miq dhe familjare,

Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike.

Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere.

Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit.

Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin.

Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi.

Uroj qe rruget tona te takohen per te mire.

Me shume respekt,

Puhia