Home Blog Page 5978

Zyrtare: Halil Matoshi aderon në AAK

0

Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, përfundimisht ka vendosur që të rikthehet në politikë.

Matoshi ka zgjedhur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë e Ramush Haradinajt, për të bërë rrugëtimin e tij politik.

Lajmin e ka bërë publik AAK, përmes një njoftimi ku është thirrur një konferencë për media, me ç’rast do të prezantohet aderimi i Matoshit. /Telegrafi/

Policia konfiskon drogë tek Qendra Zejtare në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 4.17 gram drogë tek Qendra Zejtare në Suharekë.

“Njësit policore gjatë kontrollit të një kafiterie kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.17 gram”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress.

Nuk raportohet për të dyshuar, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Kjo vetëdije merr gjëmba nga pikëpamjet më radikale

0

Ali Hertica

Aftësia për t’iu përgjigjur në një qeveri të dështuar. Nëse është e pakënaqur me rezultatet e qeverisë mund të korrigjohen nga vota e sovranit
Kush mbron këtë. keqëqeverisje, kundër trashëgimëtarëve të paaftë dhe klaneve të saja të përditëshme në Kosovë.

Kjo vetëdije merr gjëmba nga pikëpamjet më radikale kundër qeverisë. Veç kësaj është probabiliteti i një trazire të konsiderueshme.
Në Kosovë ekseset që lulëzon jetën e partive politike të atyre kolltukgjinjëve që e udhëheqin … demokracinë parlamentare të lirë që mbështetet në një sistem të perfaqësuesit siq është Kryeparlamentari dhe disa partia tjera. Pasi tërë populli është i manipuluar që të zgjedhin atë në votim pa ia dhenë votën atij,duke menduar se kanë votuar dikë tjetër,e jo atë qe e ngulfat popullin dhe ia merr bukën nga goja ku detyrimisht lëshojnë Kosovën për bukë .

Në këtë vit ndoshta do të godasin atë që iu bëri kështu jetën për ta marr rrugën e mërgimit,dhe zgjedhjet e ardhshme do të dalë një përfaqësus i tyre , apo ndonji parti politike .Sepse tani nuk jetojnë në një jetë të mirë ekonomike të sigurt për të ardhmen e tyre.Kështu që është koha që elektorati të këtë përfaqësimin e tyre për të mundsu një jetë me norma evropiane atë në maksimale.

Përfaqësuesit duhet të jenë zgjedhur ata që janë të devotshëm që elektoratit tu zgjedhin krizën ekonomike dhe papunësinë ,e jo të sjellim kob në elektorat siq ësht kjo gjendje e mjerë. Një problem themelor është që votusit duhet të kenë komunikim me partitë politike. Votuesit do të binden se këto subjekte politike do tu shëndërrojnë ferrin në parajsë por të kan kujdes që tani .Thuhet se disa qindra njerëz në Kosovë do të jenë të gatshëm për të luajtur rolin e tyre për këtë qëllim.Kështu që këto subjekte poiltike nuk do të grumbullojnë njerëz që nuk mendojnë për elektoratin të ulën si përfaqësues të popullit, siq janë tani të ulur bizismen,profesorët univerzitar me diploma të falsifikuara, mjek, dhe roker si përfaqësues të popullit..Kjo dështon në të gjitha format e qeverisjes së mirë për elektoratin. Unë do të mendoj se një alternativë konkrete do ta gjallëron popullin në jetën e tyre të varfër wshtë se ajo nuk është e nevojshme për të gjithë popullsinë.

Kjo formë e demokracisë është shumë më e pastër se sa ajo që hasim për ditë . Në shoqërinë tonë , demokracia është përdorur shpesh si simbol i moralit tonë të një sistemi superior duke aluduar si demokraci por del e kundërta në jetën praktike.Suksesi i demokracive tona do të demonstronte se nuk është demokraci universale ku vërtet nuk ekzistojnë vlerat demokratike.

Ajo që më shqetëson është sot pandërgjegjshme, që , lidhë konceptin abstrakt të vendit. Kjo “Demokracia,, është vetëm zbatim i një grumbull interesash grupesh dhe klandistinet tyre profiter të kësaj qeverie. Kështu që besoj se do të ketë demokraci për nipërit e mi që do të jetojnë në një demokraci me të denjt e jo rrugëve të europës për një lëmoshë siq ishë deri tani. Elektorati që del në votim dhe nganjëherë në të vërtetë nuk e dinë se për kë të përcaktohet,por tani është shumë lehtë sepse tani dihet se kush ju solli deri ketu me lotin e faqe dhe buzen e dridhur.

Avdyli i LDK-së, ka një lutje për partinë e tij, VV-në, AKR-në dhe Alternativën

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli apelon drejtuesit e partisë tij, ata të Vetëvendosje, AKR dhe Alternativa që të ulen të bisedojnë dhe të bëhen bashkë në një koalicion parazgjedhor.

Ky apel i tij, vjen për shkak siç thotë ai, ndryshimit që i duhet vendit.

“Nëse e doni ndryshimin , e doni Kosovën pa krim e korrupsion, nëse e doni vendin më shumë se veten, e grupin tuaj atëherë tejkaloni dallimet dhe etjen për poste e LIDHENI KOALICION PARAZGJEDHOR”, ka shkruar Avdyli.

“Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i përqafoni ato kthetra deri sa kanë për t’iu shpuar. Vendoseni Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohshme”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i tij:

“APEL në kohë koalicionesh

Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për kryetarin e VV-së Visar Ymeri, për kryetarin e AKR-së Bexhet Pacolli , për Alternativen.

Duke dëgjuar zërin e qindra aktivistëve të partisë time , duke dëgjuar zërin e qindra qytetarëve pa parti, ju apeloj të uleni, të bisedoni sinqerisht, ta shikoni njëri tjetrin në sy dhe të tejkaloni veten dhe egon tuaj për të sjell një ndryshim substancial të pritur tash 17 vite.

Nëse LDK e VV rrezikojnë t? mos dalin të para dhe fillimi i ri i rishkatërrimit të Kosovës vazhdon, vullneti i mëvonshëm për të bashkëpunuar për NDRYSHIM do jetë i kotë dhe pa efekt.

Prandaj Ndryshimi i Kosov?s pa korrupsion, me njerzë të ndershëm, ku nuk sundojnë komandantët milionerë të Rognerit ,e bënë vetëm ky BLLOK I RI politik që me siguri do e kalon 50% .

Militant?t presin pushtet por qytetarët duan NDRYSHIM . Jepni frym? dhe shpresë ketyre njerzve dhe këtij vendi të cfilitur nga zhvatja e një grupi që Kosovën e panë vetëm si plaqkë të luftës.

Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i perqafoni ato kthetra deri sa kanë për tiu shpuar.

Vendosne Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm

Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohëshme.

I juaji ,

Haxhi Avdyli , kryetari i degës së Ldk-së në Prizren”.

‘Fillimi i Ri’, fushatë mashtruese e PDK-së

0

Duke u nisur nga dita e parë e fillimit de fakto të fushatës elektorale të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ndonëse akoma pa u shpallur zyrtarisht nga KQZ-ja, ajo tani ka marrë formë dhe duket një vazhdimësi e ish-projektit mashtrues “Misioni i Ri” nga mandati i kaluar. Analistët politikë dhe përfaqësues të partive konsiderojnë se kjo fushatë e riformuluar tani si ‘FILLIMI I RI’ nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, ku si në çdo fushatë zgjedhore, edhe kësaj radhe, me fushata prej miliona eurosh të zhvatura nga qytetarët, përpiqen të ofendojnë inteligjencën qytetare, duke riprezantuar veten dhe partinë thuajse asnjëherë nuk e kanë pasur qeverinë, dhe se çdo gjë do të fillojë nga fillimi. Kjo konsiderohet si një tentativë për ta fshirë memorien e deridjeshme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është një thirrje e analistëve dhe njohësve të pavarur të zhvillimeve politike në vend që qytetarët t’i thonë mjaft një loje të tillë teatrale, të mos tolerohet një ofendim që po i bëhet për t’i marrë edhe votat e më pastaj të vazhdohet përsëri të qeverisë krimi i organizuar, klani ‘Pronto’ që ua lag fytin Shkëlqim Devolli me vëllanë e vet, dhe jo vetëm, siç po ndodh që nga paslufta në Kosovën e kapur nga oligarkia kriminale.

Fyerje e inteligjencës

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, vlerëson se ‘Fillimi i Ri’ është fundi i një retorike boshe të zyrtarëve të lartë të PDK-së, e cila do të mbetët në fjalorin e tyre për këto ditë fushate. “Një tentativë e PDK-së për të fyer inteligjencën e qytetarëve të lodhur nga ky mjerim socio-ekonomik, nuk është serioze, e sinqertë e mbi të gjitha as e moralshme. Pragmatizmi politik që po e praktikon PDK-ja, në një shoqëri në tranzicion deri në një- farë mase lejohet, por jo deri aty se të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve të lodhur nga kjo gjendje e rënd socio-ekonomike. Nuk ka dyshim se PDK-ja do të abuzojë me mekanizmat e pushtetit, që ka kapur që nga paslufta, dhe tash në kohë fushata i fut në funksion për t’iu kthyer në favore të partisë”, theksoi ai.

“Abuzimi me pushtetin është një lojë e ndytë që PDK-ja di të luajë mirë, duke përdorur njerëzit që ka instaluar nëpër institucionet kyçe të shtetit, por edhe bizneset, të cilat nga zero kanë bërë milionat, duke u pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme e në kurriz të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Hidajet Ahmeti. Ai mendon se kjo strategji e shkollës Thaçiane e Veseliane parimin bazik e ka gjunjëzimin e partnerëve të koalicionit, dhunën psikologjike si mjet për të ruajtur e marrë dhe mbajtur pushtetin me atë pragmatizimin politik si mundësi për të notuar në ujëra të turbullta vetëm e vetëm për ta arritur qëllimin. “Makiavelizmi politik duke përdorur kriterin shtazarak është praktikë e PDK-së, e cila deri tani ju ka funksionuar në nivelin e kënaqshëm. Dy partitë politike, që u shkurorëzuan , tash nuk kanë çka të ofrojnë për qytetarët e Republikës së Kosovës përveç ripërsëritje të gënjeshtrave që jemi mësuar t’i dëgjojmë në kohë fushatash. LDK-ja duke u sjellë si viktimë nga e gjithë kjo e keqe, që është instaluar për këto tri vite, duke u sjellë sikur të mos kishte qenë udhëheqëse e ekzekutivit, por duhet kuptuar se gënjeshtrat e tyre kanë përfunduar dhe nuk duhet të vazhdojnë manipulimin me qytetarët e lodhur nga ky mjerim socio-ekonomik. Kurse PDKja do të vazhdojë me misione e fillime të reja, të cilat në esencë kanë përfunduar që moti, do të vazhdojë duke kritikuar ish-partnerin e koalicionit, LDK-në, në mungesë vizioni për ndërtimin e shtetit dhe anë- tarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, duke harruar se kanë bashkë qeverisur për tri vite së bashku, e shumë vite kanë udhëhequr me ekzekutivin”, tha Hidajet Ahmeti.

Shteti i kapur nga oligarkët

Analisti Skënder Mulliqi thotë se përkundër faktit që tani po duket i ri në skenën politike, Kadri Veseli gjithmonë ka qenë njeriu i dytë i PDK-së, afër Hashim Thaçit. Prandaj, edhe kjo fushatë e nisur që disa ditë e kryetarit Veseli nuk do të sjellë diçka në të mirë të qytetarëve. “Ai ka plotë fjalë të mira, sikurse kishte Hashim Thaçi dikur në fushata, ku kishte premtuar 200 mijë vende të punës e shumë çka tjetër, por nuk doli ashtu. Përkundër kësaj shteti degradoi aq shumë nga vjedhjet, plaçkitjet, zhvatjet dhe shumë kriminalitete, të cilat e keqësuan gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve . Afër 20 për qind po jetojnë skajshmërisht dobët, por edhe shumë të tjerë po jetojnë keq së shteti është kapur fort nga oligarkët politiko-financiar. Këta po të ishin pak të ndërgjegjshëm politikisht dhe moralisht do t’i bënin të gjitha mjetet e fushatave elektorale transparente. Kurrë deri më sot nuk e bënë një gjë të tillë, së të gjitha fushatat janë duke i bërë me paratë e popullit, jo sa u dedikohen partive politike. Po derdhen nëpër fushata shumë marramendëse parash edhe për blerje votash, që është ofendimi më i rëndë që po u behët qytetarëve”, ka thënë ai.

“Sigurisht se fushata e nisur e Kadri Veselit e quajtur ‘Fillimi i Ri’ është një bllamazh tjetër politik për t’i fshehur mirë të gjitha krimet paraprake politike dhe ato të karakterit ekonomik. Ti fshehësh në mënyrë perfide të gjitha ato të liga, të cilat i ndodhën Kosovës për 17 vite , e tash të fillosh nga e para thuajse nuk ka ndodhur asgjë, kjo është e patolerueshme për një shtet normal demokratik. Së pari të gjithë ata, të cilët keqpërdorën paranë publike dhe u pasuruan në mënyrë të paligjshme duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë, e tek atëherë të flasim për ndonjë ‘Fillim të Ri’. Të gjitha korporatat si ‘Devolli’ apo të tjerat dhe klanet e tipit ‘Pronto’ duhet të japin llogari për dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit. Populli, të gjithë keqbërësit politikë dhe ekonomikë, të cilët nuk janë të paktë ishte dashur që me zgjedhjet e 11 qershorit t’i ndëshkojë me votën e lirë”, theksoi Skënder Mulliqi/kosova sot/

Veprimi i LDK-së në Suharekë për inat të AAK-së (Video)

0

Konfliktet ndërmjet partive politike dhe inatet për qeverisje, po bëjnë që qytetarët të mbesin të neglizhuar karshi problemeve dhe halleve që ballafaqohen.

Një qendër e mjekësisë familjare e cila është e ndërtuar në fshatin Sallagrazhdë në komunën e Suharekës, nga pushteti i AAK-së ,po konsiderohet e panevojshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Prizren: Kërcënime dhe ndryshime të deklaratave në gjykimet e rasteve për fajde (Video)

0

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtimi për dëshmitarët e proceseve të fajdeve, për kërcënimet që u bëhen dëshmitarëve në Prizren dhe për mundësinë që njëri nga rastet më të mëdha të fajdeve të dështojë pasi dëshmitarët i kanë ndërruar dëshmitë në gjykatë.
Rasti Kqirai njihet si njëri nga rastet më të mëdha të fajdeve në vend, në gjykimin me shumë dëshmitarë. Prokurorja Merita Bina Rugova ka paralajmëruar se disa nga dëshmitarët kanë ndërruar deklaratat, ndërsa një pjesë e tyre edhe kanë ikur nga vendi. Ky është një problem i madh i cili mund të ndikojë në epilogun e këtij rasti.

Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, një dëshmitar i një rasti tjetër të fajdeve, Ibrahim Kazazi, ishte sulmuar një ditë para së të dëshmonte në gjykatore.

“Kam qenë duke punuar në lokal dhe kanë hyrë dy persona dhe me kanë plagosur. Nuk i kam njohur personat që më kanë sulmuar”, kishte deklaruar Kazazi.

Në anën tjetër, Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren thekson se sulmuesit e Kazazit tash janë në paraburgim.

Kazazi kishte hedhur akuza për Gjykatën e Prizrenit se e ka zgjatur rastin e tij, mirëpo kryetari Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, po thotë se ky rast është zgjatur pa dëshirën e gjykatës. /kallxo.com/

Prizren: Shënohet Dita Botërore e  Infermirisë

0
Në spitalin e përgjithshëm “ Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten , është shënuar   Dita Botërore e  Infermierisë -12 Maji.
Për rolin dhe rëndësinë e kësaj ngjarje të rëndësishme ka folur  drejtori i infermierisë, Shqyri Hasani, ndërsa një fjalim të veçantë ka mbajtur drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj.
12052017 1.JPG
Fjalimi ka qenë i fokusuar në rëndësinë e punës së infermierisë, ndërsa infermierët e spitalit janë falënderuar për punën profesionale dhe çasjen ndaj pacientëve.
“Ndjesia për të ndarë dhembjen  me plagët e pacientëve, si dhe ofrimi  shërbimeve shëndetësore për pacientë është virtyti më i lartë i punës dhe profesionit të infermierit. Andaj, unë si drejtor i spitalit, ju përgëzoj për punën dhe angazhimin tuaj dhe kërkoj që të vazhdoni  me punën profesionale për të treguar dhr ruajtur vlerat humane, civilizuese dhe etiko-profesionale”, pohoi drejtori Avdaj.
12052017 2.JPG
Drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnihe Hoxha, ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mjekë-infermierë, Leonora Hoxhaj ka fgolur për rolin e infermierisë në degët kirurgjike, ndërsa Anita salla për rolin e infermierisë në degët internistike.
Ndërsa aktivitetei kryesor ishte ligjërata “ Kujdesi infermieror te pacientët në repartin kirurgjik”, përgatitur veçanërisht për këtë ngjarje nga drejtori i spitalit, Prof. Ass. Afrim Avdaj.
12052017 3.JPG
Në këtë ditë të shënuar për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë spital me mirënjohje janë nderuar infermieri, Petrit Koshi, dhe infermierja  Servete Gashi.

Pritja e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972 (VIDEO)

0

Bekim Fehmiu ishte pritur edhe nga kineastë, shkrimtarë dhe njerëz me ndikim të asaj periudhe, ku nëpërmjet videos, shihet të ketë qenë i pranishëm në pritjen e Bekim Fehmiut, edhe shkrimtari tashmë i njohur Ismail Kadare, shkruan KultPlus.
Bekim Fehmiu ishte një ndër aktorët më të famshëm në kohën e ish Jugosllavisë, duke shënuar një sukses ndërkombëtar me pjesëmarrjen e tij në festivalet më prestigjioze të botës, shkruan KultPlus.

Gjithnjë si rezultat i këtij suksesi, në vitin 1972, aktori Bekim Fehmiu kishte vizituar Shqipërinë, i cili ishte pritur nga institucionet e larta shtetërore të asaj kohe. Ai ishte pritur edhe nga kineastë, shkrimtarë dhe njerëz me ndikim të asaj periudhe, ku nëpërmjet videos, shihet të ketë qenë i pranishëm në pritjen e Bekim Fehmiut, edhe shkrimtari tashmë i njohur Ismail Kadare.

Një video incizim i përcjelljes së kësaj vizite i realizuar atëherë nga “Shqipëria e Re”, na sjellë Bekim Fehmiun përgjatë asaj vizite, duke përfshirë edhe sheshxhirimet e filmave, në kohën të cilën edhe janë realizuar./KultPlus.com

Bekim Fehmiu – Artisti me i madhe shqiptar ne Shqiperi

Bekim Fehmiu (01.06.1936 – 15.06.2010) aktori i famshem shqiptar gjate vizites ne Shqiperi 1972nga arkivi i vjeter "Shqiperia e re"www.besfort.tv

Gepostet von BESFORT VIDEO M1 am Freitag, 9. Mai 2014

Begaj u takua me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

0

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari M. Al-Jassim, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është pritur edhe nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Kryetari Begaj e ka falënderuar ambasadorin Al-Jassim, për këtë vizitë, si dhe kanë biseduar për rritje të bashkëpunimit dhe mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme.

“Më vjen mirë që ju jeni sot këtu në Komunën e Malishevës” tha Begaj, duke shprehur kënaqësinë për vizitën e ambasadorit, të cilin më pas e ka njoftuar me Malishevën dhe rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kryetari Ragip Begaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari M. Al-Jassim, u pajtuan për mbajtjen e kontakteve dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe shtetit të Kuvajtit.