Home Blog Page 5980

‘Vijat e kuqe’ dhe koalicionet e mundshme

0

Shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare ka vënë në lëvizje të gjitha partitë politike në Kosovë për krijimin e aleancave të reja. Tashmë janë tërhequr “vijat e kuqe”, kanë nisur negociatat konkrete e madje edhe janë lidhur koalicione paraprake.

Derisa dy partnerët e mëdhenj të koalicionit të deritanishëm kanë përjashtuar njëri-tjetrin nga një tjetër aleancë, ata sytë i kanë hedhur te partitë tjera opozitare. E interesim për to ka ngjallur edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, e cila nuk kishte arritur të futej në legjislaturën e fundit. Interesim për koalicion me AKR-në nuk kanë shprehur vetëm dy partitë e mëdha, por edhe ato më të voglat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” kanë konfirmuar se tashmë janë në bisedime me zyrtarë të AKR-së. Kjo e fundit nuk ka mohuar “afrimet” me dy partitë opozitare, por ka konfirmuar edhe takime konkrete me LDK-në. (Zëri)

Nata e parë e festivalit “Anadrinia Jehon”

0

Për të 16-tin vit më radhë, ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafir të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017”, organizohet në kuadër të “Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, shkruan PrizrenPress.

Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore.

Ndërsa, Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.

Një fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve, gëzimin e lojën, hidhërimin e pikëllimin.

“I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera”, tha ai.

  • Në natën e parë kanë përformuar këto grupe:

SHKA “ANADRINI” – nikoqir

SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik

AKV “ILIRIDA” Shkup

SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë

Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

  • Kurse në natën e dytë do të përformojnë:

SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan

AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)

AKA “ISA BOLETINI” Rogovë

Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.

SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë

  • Në natën e tretë dhe të fundit do të përformojnë:

SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe

AKV ” HASAN PRISHTINA” Vushtri

Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë

AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq

AKV “MITROVICA” Mitrovicë

AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë (mysafir)

Ramush Haradinaj marshon në Prizren

0

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka marrë pjesë në një tubim të madh me qytetarë.

Haradinaj është takuar me qytetarë të rëndomtë të Prizrenit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatave zejtare e afariste, dhe anëtarë e simpatizantë të AAK’së.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e AAK’së në Prizren, e cila ka publikuar edhe disa fotografi nga ky tubim.

Kreu i AAK’së i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës sa ka qenë në Francë.

Ai ka shprehur optimizëm të madh për sukses të AAK’së në zgjedhjet e 11 qershorit, duke premtuar se “ndryshimi po vjen” në vend.

AAK do të hyjë në zgjedhje në koalicion parazgjedhor me NISMA’n për Kosovën.

Merret vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 73 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.

Thuhet se se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj gjatë ditës së djeshme në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me partitë që kanë qeverisur vendin deri dje.

“Kemi vija të kuqe për partitë që kanë qenë në pushtet”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se AAK së bashku me NISMA’n për Kosovën janë të hapur për partitë e tjera si dhe pjestarë të shoqërisë civile.

Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.

Image may contain: 9 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 7 people, people standing, wedding, suit and indoor

Image may contain: 3 people, crowd and indoor

Mbi poezinë e Georg Trakl

0

Në sprovën e mirënjohur që Heidegger shkroi mbi poezinë e Georg Trakl, e quajtur “Gjuha brënda poezisë: një bashkëbisedim me veprën poetike të Georg Trakl,” Heidegger thotë diçka tepër tëçuditshme: poezitë e një poeti të madh shprehin vetëm një gjë. Madhështia e një poeti, sipas Heidegger, qëndron pikërisht tek përkushtimi që ky poet ka tek kjo shprehje e vetme. Dhe kjo shprehjE e vetme poetike e një poeti të madh ngelet e pashprehur,- megjithëse të gjitha poezitë e tij duan ta shprehin atë.Në këtë kuptim, detyra e kritikës letrare është të kryejë një bashkbisedim poetik me shprehjen e pashprehur të veprës.

Edhe nëse ky përgjithësim i Heidegger mbi natyrën e poezisë nuk ështëi njëmendtë për të gjithë poetët e mëdhenj, ai prapseprapë ngelet një përcaktim tepër i vyer i natyrës së poezisë së Georg Trakl. Poezia e Trakl shndrin aq njëtrajtësisht sa që shpesh kur e lexon të duket sikur të gjitha poezitë e tij janë pjesëza të thërrmuara të një poeme të vetme. Poezitë e Trakl përshkohen nga njënjëtrajtshmëri në nivele të ndryshme.Një nga gjërat kryesore që i japin poezive të Trakl njëtrajtshmërinëe saj dalluese është rikthimi i vazhdueshëm i disa përshfaqjeve rrëqethëse.

Riardhja e këtyre shpërfaqjeve në trajta të ndryshme tregon se rrëfyesi në poezitë e Trakl është i pushtuar nga këto përshfaqje: sa herë që ai kundron poetikisht, disa mankthe të turbullta rishfaqen. Një nga këto përshfaqjeve drithëruese është fluturimi i errët i zogjve që zhduken diku.

“Ndjek unë fluturimet mahnitëse të zogjve, që varg

shkojnë, si karvanë pelegrinësh të devotshëm larg,

Zhduken hapësirave vjeshtore, t’kthjellta e t’paana.”

Vargje nga poezia “Rrënim”.

“Nëpër qiell lëvizje parandihet,

Shtegton një armatë zogjsh të egër

Përkrah ato vende të bukura, të tjera.”

Vargje nga poezia “Melankoli e mbrëmjes”.

“Por gjithnjë e mallëngjen fluturimi i zi i zogjve

soditësin”.

Vargje nga poezia “Qetësi dhe heshtje”.

“Legjenda të lashta

Dhe shpjegim i errët i fluturimit të zogjve.”

Vargje nga poezia “Çunakut Elis”.

Këto janë vetëm disa shembuj ku rikthehet përshfaqjae ikjeve të zogjve. Kjo përshfaqje e zogjve në fluturim, përveç rëndësisë parësore që ka në sendërgjimin e një pamje poetike, ka edhe një kuptim më të thellë e më të fshehtë. Fluturimi i zogjveështë një parathënie ose profeci. Parathënësit ose profetët në kohën e qytet-shteteve të Greqisë së lashtë i shpjegonin fluturimin e zogjve si shpallje të vullnetit hyjnor.[1] Prandaj, dhe fluturimi i errët i zgjova në poezinë e Trakl është shpallja e një parathënie hyjnore, një parathënie të paqartë, të mjegulluar, një parathënie që askush nuk po e lexon, askush nuk e kupton. Një parathënie hyjnore që, mbase, shpall një vdekje. Se, sikurse thuhet edhe në një nga poezitë e mësipërme: shpjegimi i fluturimit të zogjve është i errët.          Një përshfaqje tjetër rrënqethëse që rikthehet vazhdimisht është rishfaqja e motrës së vdekur.

“Shfaqet motra në vjeshtë dhe kalbëzim të zi”

Nga poezia “Qetësi dhe heshtje”

“Gjithnjë tingëllon zëri hënor i motrës

Nëpër natën e përshpirtë.”

Vargje nga poezia “Muzg i përshpirtë”.

“Ndërsa jep shpirt nën pemë që blerojnë

Dhe tek i shkon nga pas hijes së motrës.”

Vargje nga poezia “Pasion”.

“Prej pasqyrës së kaltër doli trajta hollake e motrës dhe ai u rrëzua si i vdekur në errësirë.”

Nga “Ëndërr dhe erramendje”.

“Luhatet, lëkundet, hija e motrës mes korijes që përheshtet,

Që t’ngjatjetë shpirtrat e heronjve, krerët që gjakojnë.”

Vargje nga poezia Grodek

Këto janë vetëm disa shëmbuj ku rishfaqet motra e vdekur. Ajo ka trajtën e një hije hyjnore që shfaqet në vdekje. E shikojmë të shfaqet në vjeshtë dhe kalbëzimin e natyrës, por dhe në vdekjen e njerëzve. Hija e motrës, në veprën e Trakl, merr kuptimin e një mundësie për ringjallje shpirtërore: zëri i saj hënor tingëllon në natën e përshpirtë. Ajo, siç e shikojmë dhe më sipër, ngjatjeton heronjtë e vdekur në luftë. Ka dhe shumë përshfaqje të tjera që rishfaqen në poezitë e Trakl, ku nuk duhet lënë pa përmendur: nëna e mbarsur me një fëmijë, shfaqja e njëëngjëlli, njerëzit që rrëshqasin si hije, një vendodhje e njëjtë e një fshati të braktisur, apo një varreze dhe një pylli, pranë këtij fshati. Nuk duhen lënë pa përmendur edhe rëndësia e ngjyrave në poezitë e Trakl, ku ai shpesh e lidh një gjendje me një ngjyrë të caktuar. Si përshembull:

“Zemra e harbuar u bë e bardhë në pyll” në poezinë “Zemra”;

apo:

“Sërish duke ndjekur vajtimin e kaltër të mbrëmjes” në poezinë “Në Hellbrunn”.

Heideggeri shkon aq larg në shqyrtimin e tij të ngjyrave tek poezitë e Trakl, sa që mendon se ngjyrat kanë një kuptim të ngurtë. Përshembull, Heidegger thotë se ngjyra e kaltër është shfaqja e hyjnores në vetvete.[2] Pavarësisht, se ndaj të njëjtin mendim se ngjyrat kanë një rëndësi të madhe në poezinë e Trakl, kam besimin se është një teprim që t’i japësh atyre një kuptim të ngurtësuar pasi ngjyrat shpesh shprehin një gjendje kalimtare. Gjithësesi, të gjitha këto përshfaqje të përmendura më sipër kanë kuptimin e tyre të fshehtë dhe lypin një bashkbisedim më tëimët,- të cilin nuk do e ceknë këtë sprovë. Duhet theksuar sekjo njëtrajtshmëri qëpërshkonpoezitë e Trakl nuk është një përsëritje e mërzitshme. Dhe mbase ky është pikërisht ndryshimi midis një poeti të madh e një poeti t] dob]t: një poet i madh rishfaq, rikthen, ndërlidh të shkuarën me të ardhmen. Një poet i madh, edhe në përsëritje thotë diçka të re.

Ndërsa, një poet i dobët përsërit pafundësisht në poezitë e tij krahasime klishe dhe ritregon të njëtën kuptim me fjalë paksa ndryshe. Mund të thuhet se në poezi gjejmë dy lloj përsëritjesh. Nga një anë kemi një përsëritje që e hasim shpesh në poezi të dobëta: një përsëritje e vdekur, një përsëritje qës’ka vend askund dhe nuk shpreh ndonjëasgjë. Nga ana tjetër kemi edhe një përsëritje që e gjejmë tek vepra të mëdhaja poetike: një përsëritje jetëdhënëse, një përsëritje që zhvillon, një përsëritje që rrëfen diçka përtej përsëritjes së saj.

Veçoria më dalluese e poezive të Trakl është se ajo është thellësisht një poezi fenomenologjike. Me këtë dua të them, se poezia e Trakl synon, më shumë se gjithëçka, të vështrojë – jo të shpjegojë, as të arsyetojë e aq më pak të prekë ndjenjat e lexuesit. Poezia e Trakl prek atë që fenomenologjia do të arrijë, por askurrë nuk ka për të mbërritur: ta lërë gjithësinë që të shfaqet ashtu siç ajo vjen vetë. Në fund tëçdo poezie të Trakl ndiej jehonën e thënies së famshme të Husserl: le të kthehem tek gjërat në vetvete.

Janë të rralla ato çaste kur njeriu arrin të vështrojë. Shumica mendojnë se vështrojnë, por në fakt ata vetëm përsërisin. Nuk ka gjë më të vështirë se sa të vështrosh: të kundrosh përtej pasqyrimit të vetvetes dhe përsëritjeve gjuhësore. Të kundrosh atë që shfaqet, kaq ështëmjaft,- më shumë se mjaft.

“O sa hijerëndëështë fytyra e të vdekurve të shtrenjtë.

Por e këndell shpirtin soditja e drejtë.”

Pikërisht këtë vështirësi të vështrimit shohim në këto dy vargje të jashtëzakonshme. Si mund të vështrosh përtej të vdekurve? E hijerëndëështë fytyra e të vdekurve. Si mund të kundrosh përtej vdekjes, pa vdekur vetë? Gjithë kjo mund të durohet vetëm nëpërmjet soditjes së drejtë. Nëpërmjet kundrimit të njëmendtë. Ç’përfshehtësi është të soditësh: të shfaq gjithësinë.  Shpesh, has tek një poet një varg ku, si për çudi, përqëndrohet thelbi i gjithë poezive të tij të tjera dhe kthehet në vargun më përfaqsues të atij poeti. E përsërit atë varg dhe e ndien se gjithësia të jepet ty. Vetëm ty. Këtë ndjenjë kam kur lexoj poezitë e Frederik Rreshpes. Kyçi i poezive tëtij qendron tek ky varg: “O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri”. Në rastin e poezive të Trakl, vargu kyçështë ky: “Por e këndell shpirtin soditja e drejtë”.

Por e këndell shpirtin soditja e drejtë…

Gjithmonëhas një paqartësi të fshehtë në poezitë e Trakl. Kur e lexon, shpesh, të duket sikur diçka e errët po fshihet në ato vargje mbushur me mjegull dhe mugëtirë. Por, kjo paqartësi poetike dhe fshehtësi vëzhgimeshtë njëpasnjëshme,që gjejmë tek poezitë e Tralk, vizaton në një mënyrë të përkryer mjedisin shpirtëror ku ecin poezitë e tij. Shumë vargje të Trakl duken tepër të vështira për t’u kuptuar.

Aq të vështira sa dikush mund të thotë: pse duhet të thuhen në mënyrë kaq të paqartë? A nuk mund të thuheshin të njëjtat gjëra me fjalë më të kuptueshme?  Në rastin e Trakl, më duket një gabim trashanik që të kërkosh nga poezitë e tij më tepër qartësi. Bukuria dhe thellësia e poezive të tij qëndron pikërisht tek kjo fshehje dhe paqartësi që mbizotëron tek to. Paqartësia e mjegullt në përshkrime, fshehtësia e përhershme e asaj që rrëfyesi i poezive kundron, nuk janë një hollësi e parëndësishme, por, përkundrazi,përbëjnë vetë frymën e poezive të Trakl. Fryma, në këtë rast, është thënia qenësore që fshihet e pathënë mes vargjeve të Trakl. Fryma janë rrënjët botëkuptimore që bashkojnë vargjet e Trakl në një vepër të vetme.

Besimi më thelbësor që shfaqet në frymën e poezive të Trakl ështëbashkimi i ndarjeve metafizike në pamjen e kundruar. Me ndarje metafizike, dua të them, se filozofia europiane dhe botëkuptimi i saj i përgjithshëm e ka pjesëzuar botën zakonisht në: botën e brendshme njerëzore, botën e jashtme fizike dhe botën e përtejme shpirtërore. Nëfrymën që shprehin poezitë e Trakl këto tre botë janë të ngjizura në një të vetme.

“Në varrezë bën shaka mëllenja me kushuririn e vdekur” shkruhet në poezin “Cep në pyll,” ku gjejmë bashkimin e botës së brendshme njerëzore me botën e jashtme fizike. Ndërkohë, në poezinë “De profundis” shikojmë bashkimin e botës së përtejme shpirtërore me botën e jashtme fizike:

“Një hije jam unë larg prej fshatrash të zymtë.

Heshtjen e Zotit

Piva unë prej kroit të korijes.”

Dua të them se paqartësia që hasim në poezitë e Trakl vjen si pasojë e ndarjeve të qarta metafizike, – të cilat ne i kemi përsëritur aq shpesh në jetën tonë saqë ne me shumë vështirsi mund të kundrojmë pa to. Vështrimi i paqartë që takojmë në poezitë e Trakl është vështrimi i qartëpoetik përtej ndarjeve metafizike. Dhe kjo është edhe vlera parësore e poezisë së madhe: ajo shkatërron ndërtesën e dijes, për të lejuar kundrimin e njëmendtë tëfushëmapjes.

[1] Një vërtetim të kësaj e gjejmë edhe në dramën Edipi Mbret, ku Edipi në një bashkëbisedim të nxehur me Parathënësin Tiresias i thotë:

“Ti këtë art – kjo u-duk qartë –

nuk e di, nuk ta mësuan

as zogjtë e qiellit as ndonjë hyj:

Në atë kohë ardha këtu

Unë Edipi që s’di asgjë

Dhe bushtrës gojën ja vulosa

këtë e bëra me mendjen time,

nuk ma mësuan zogjtë fluturues.”

Shqipërimi i Sotir Papahristos.

[2] Martin Heidegger, On the Way to Language (New York: Harper & Row, 1982), 166. /Shqip/

Këtë fund e ke merituar, Isë!

0

IMER MUSHKOLAJ

Nuk mund të pritej fund tjetërfare për Isa Mustafën dhe LDK’në, në bashkëqeverisje me partinë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata e tradhtuan Mustafën, siç e tradhtoi ky elektoratin e partisë së vet. Fund të tillë të palavdishëm mund të kenë vetëm njerëzit që mbi të gjitha i kanë interesat personale. Problem për LDK’në nuk është as PDK’ja, as Kadri Veseli, por vetë Isa Mustafa

Të zhgënjyer me keqqeverisjen e PDK-së, qytetarët e votuan LDK’në, si mundësinë më serioze për ta nxjerrë partinë e Hashim Thaçit në opozitë. Isa Mustafa zotohej se nuk do të bënte kurrë koalicion me SHIK’un e PDK’në. Por, nuk ndodhi kështu. Ai i hyri në shtrat PDK’së, i vetëdishëm se kjo parti do ta bllokojë e shantazhojë, madje edhe do ta përjashtojë nga qeverisja kur të shohë se ka interes.

Por, Mustafa zgjodhi t’i jep përparësi interesit personal. Provoi të qeveris me arrogancë e kokëfortësi, duke i amortizuar të gjithë zërat kritikë që paralajmëronin atë që ndodhi të mërkurën.

Dhe, nuk ishte e vështirë të parashikohej se çfarë do të ndodhte. PDK e ka vendosur si standard prishjen e koalicioneve pa e çuar mandatin deri në fund. Rasti “Zanzibar” do të duhej t’i kishte shërbyer Mustafës si leksion për të mos e nisur aventurën e dëmshme, që do ta fundoste herëdokur. Por, ai vendosi me të vetën dhe përfundoi si mos më keq.

Mustafa nuk i dëgjoi as zërat brenda partisë, e as ata jashtë që e paralajmëronin se do të ndodhte një “Zanzibar 2”. Përkundrazi, thoshte se bashkëqeverisja me PDK’në po iu shkonte mjaltë. Por, “qeverisjes së mjaltit” i erdhi fundi shpejt dhe Isa Mustafa u rrëzua nga partneri i koalicionit.

Në ditën e fundit si kryeministër, në Kuvendin e Kosovës, Mustafa nuk kurseu cilësime nga më të ulëtat dhe akuza nga më të ashprat ndaj PDK’së. Ai ia numëroi të zezat partisë së Veselit, thua se nuk kishte qeverisur bashkë me të. Gjë mangut nuk i lanë as deputetët e LDK’së në akuzat ndaj PDK’së. Që të dy palët flisnin si të ishin në opozitë, e jo si të kishin qenë në bashkëqeverisje. Një maskaradë e paparë.

* * *

Maskarada vazhdoi edhe pas prishjes së koalicionit. Zyrtarë të të dyja partive nxorën për fushe gjithë arsenalin e akuzave për njëri-tjetrin. LDK tash thotë se nuk e njeh Hashim Thaçin president, ndonëse kishte hequr shumë që ta zgjedh në atë post, me vullnetin dhe kontributin e madh të Isa Mustafës. PDK, ndërkaq, akuzon LDK’në për ngecje në qeverisje, duke harruar se gjysmën e përgjegjësisë e kishte vetë.

Zyrtarë të LDK’së i nxorën në shesh sërish akuzat e vjetra për SHIK’un dhe Kadri Veselin, ndërkohë që vetë kishin pranuar të bëjnë koalicion me të, madje e kishin zgjedhur edhe kryeparlamentar. Tash, ai ishte ktyher sërish në njeri të nëntokës, vrasës e kriminel.

Mustafa dhe LDK do të duhej ta kishin të qartë që në fillim se është e kotë të provosh të qeverisësh, e aq më pak të arrish sukses duke u bërë partner me PDK’në, partinë e cila tash një dekadë e ka kapur shtetin e Kosovës, i ka kapur institucionet – partinë klienteliste, e cila është në gjendje të bëjë gjithçka, vetëm të mbetet në pushtet.

Mustafa dhe LDK është dashur të reflektojnë të paktën pas publikimit të përgjimeve, me të cilat është vërtetuar se në çfarë forme ka funksionuar dhe funksionon shteti i qeverisur nga PDK’ja. Mustafa dhe LDK me vetëdije u bënë pjesë e kapjes së shtetit, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si PDK.

Në fakt, fundi pa lavd i Mustafës është fund i merituar. Ai mund ta akuzojë PDK’në për veprime dinake, por është vetë Mustafa që njihet për dinakëri, të paktën qysh nga koha kur ia mori postin e të parit të partisë Fatmir Sejdiut.

* * *

LDK e ka shumë të nevojshme që të ndërrojë lidershipin e saj, po që se dëshiron të mbetet një ndër partitë kryesore në vend. Ose, të paktën, që në zgjedhjet e ardhshme, Mustafës t’ia marrë të drejtën që të kandidojë për kryeministër, pas të gjitha dështimeve që ka pasur.

Grupi reformator brenda partisë duhet të jetë i zëshëm dhe i organizuar, për t’i prirë partisë drejt një rruge të re, duke e hequr nga kthetrat e njerëzve që e mbajnë peng tash dy dekada e gjysmë.

Është e pamoralshme dhe e turpshme që LDK sërish të kërkojë vota duke akuzuar SHIK’un dhe Kadri Veselin, të kërkojë vota në emër të Ibrahim Rugovës. Tekefundit, fëmijët e Ibrahim Rugovës janë bërë pjesë e bashkëqeverisjes me PDK’në dhe Veselin. Askush më nuk do t’iu besojë zotimeve të Mustafës, ngase ai e ka vërtetuar se nuk është asgjë më tepër se një person që interesin personal e ka në vend të parë.

Problemi i LDK’së nuk është PDK’ja, as Kadri Veseli, por vetë Isa Mustafa. LDK duhet të çlirohet nga ai. Përndryshe, dështimin e ka të sigurt./gazeta express/

Gjykata Speciale (s)merret me zbardhjen e vrasjes së “Drinit”

0

Autori: Blerim ÇOÇAJ

Gjykata Speciale, deri më tash, nuk ka intervistuar familjen e ish- komandantit të UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’, i vrarë në vitin 2000, para shtëpisë së tij.
Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit”, thotë se familja kërkon që sa më shpejt të zbardhet kjo vrasje.

“ Si familje kërkojmë që vrasja e të zbardhet, pavarësisht se cilat gjykata do ta trajtojë këtë rast ”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai nuk beson shumë se Gjykata Special do të zbardhë vrasjen e vëllait të tij, Ekrem Rexha-‘Drini’. Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”.

“ Deri më tash askush nga Gjykata Speciale nuk na ka intervistuar si familje. Nuk besoj se Gjykata Speciale do të zbardhë këtë vrasje. Kemi pak shpresa se kjo mund të bëhet nga ndërkombëtarët”, thotë Rexha.

Burimet e “PrizrenPress”-it, ndërkaq bëjnë të ditur se prokurorët e Gjykatës Speciale, kanë intervistuar disa nga bashkëluftëtarët e “Drinit”.
Gjykata Speciale këtë vit pritet të fillojë arrestimet për krimet e pasluftës. Kjo gjykatë do të hetojë rastet e krimeve nga periudha janar 1999-dhjetor 2000.
Ditë më parë në Prizren është shënuar 17- vjetori i vrasjes së “Drinit”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Ndërkaq, vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha thotë se dështimi i organeve ndërkombëtare për të zbardh këtë vrasje, krijon skepticizëm edhe tek Gjykata Speciale.

“Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’.Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai.

Rexhaj tregon se dëshira e tij dhe familjes ka qenë që kjo vrasje të zbardhet nga organet e drejtësisë vendore.
Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se lënda e vrasjes së “Drinit”, është në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona”.

“Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja,pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Vdes aktori i ‘Kill Bill’ dhe ‘Twin Peaks’

0

Ka vdekur aktori hollivudian Michael Parks. Ai ka luajtur në serialin kult, ‘Twin Peaks’ dhe në filmin ‘Kill Bill’ të Quentin Tarantinos.

Aktori vdiq mëngjesin e së martës në moshën 77 vjeçare në Los Angeles dhe për një gjë të tillë ka njoftuar miku i tij i ngushtë dhe regjisori, Kevin Smith, këtë lajm ai e bëri të ditur përmes Twitter dhe Instagram. Por, lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Parks, shkruan The Independent./KultPlus.com

PDK në Prizren mobilizohet për “Fillimin e ri”

0

Në kudar të përgatitjeve dhe mobilizimit të përgjithshëm të strukturave të degës së PDK-së në Prizren, sot janë mbajtur takime me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, Kryesinë e Rinisë Demokratike, si dhe Gruas Demokratike të Kosovës në Prizren.

Gjatë këtyre takimeve me kryetarët e nëndegëve, strukturat e Rinisë dhe të Gruas, është përcjellë mesazhi i liderit të PDK-së Kadri Veseli për projektin Fillimi i ri për Kosovën.

Të gjitha strukturat e Degës së PDK-së në Prizren treguan se do vazhdojnë të jenë të përkushtuar që fuqishëm të mbështesin platformën politike të PDK-së dhe projektin Fillimi i Ri, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, thuhet në njoftimin për medie.

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj policëve të dyshuar për ryshfet

0

Është shtyrë shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si rasti i “policëve të autostradës”, i paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren. Shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj 20 zyrtarëve policor të akuzuar për marrje të ryshfetit, ishte mungesa e të akuzuarit Shefki Zeka.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani konstatoi se për mungesën e të akuzuarit Zeka është njoftuar nga mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Arsim Bilalli. I njëjti kishte dërguar një shkresë në gjykatë, ku shpjegonte se klienti i tij ka probleme shëndetësore.

Gjyqtari Serjani bëri të ditur se kishte pranuar edhe raportin mjekësor, sipas të cilit i pandehuri Zeka gjendet në spital.

Prokurori i rastit Genc Nixha, deklaroi se javën e ardhshme do të caktojë një datë për ata që dëshirojnë të hyjnë në marrëveshje për pranimin e fajësisë. Sipas tij, para kësaj seance ka pranuar disa kërkesa nga avokatët e të akuzuarve për të hyrë në marrëveshje për një gjë të tillë.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e shqyrtimit fillestar u shty për 22 qershor, në ora 10:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon policët, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj, se kanë marrë ryshfet si policë trafiku.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale.

Të akuzuarve të këtij rasti, më 17 mars 2017, u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë./betimiperdrejtesi/

Arrestohet një person në Gjonaj të Prizrenit

0

Një person i kërkuar është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/