Home Blog Page 5980

Vdes aktori i ‘Kill Bill’ dhe ‘Twin Peaks’

0

Ka vdekur aktori hollivudian Michael Parks. Ai ka luajtur në serialin kult, ‘Twin Peaks’ dhe në filmin ‘Kill Bill’ të Quentin Tarantinos.

Aktori vdiq mëngjesin e së martës në moshën 77 vjeçare në Los Angeles dhe për një gjë të tillë ka njoftuar miku i tij i ngushtë dhe regjisori, Kevin Smith, këtë lajm ai e bëri të ditur përmes Twitter dhe Instagram. Por, lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Parks, shkruan The Independent./KultPlus.com

PDK në Prizren mobilizohet për “Fillimin e ri”

0

Në kudar të përgatitjeve dhe mobilizimit të përgjithshëm të strukturave të degës së PDK-së në Prizren, sot janë mbajtur takime me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, Kryesinë e Rinisë Demokratike, si dhe Gruas Demokratike të Kosovës në Prizren.

Gjatë këtyre takimeve me kryetarët e nëndegëve, strukturat e Rinisë dhe të Gruas, është përcjellë mesazhi i liderit të PDK-së Kadri Veseli për projektin Fillimi i ri për Kosovën.

Të gjitha strukturat e Degës së PDK-së në Prizren treguan se do vazhdojnë të jenë të përkushtuar që fuqishëm të mbështesin platformën politike të PDK-së dhe projektin Fillimi i Ri, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, thuhet në njoftimin për medie.

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj policëve të dyshuar për ryshfet

0

Është shtyrë shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si rasti i “policëve të autostradës”, i paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren. Shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj 20 zyrtarëve policor të akuzuar për marrje të ryshfetit, ishte mungesa e të akuzuarit Shefki Zeka.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani konstatoi se për mungesën e të akuzuarit Zeka është njoftuar nga mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Arsim Bilalli. I njëjti kishte dërguar një shkresë në gjykatë, ku shpjegonte se klienti i tij ka probleme shëndetësore.

Gjyqtari Serjani bëri të ditur se kishte pranuar edhe raportin mjekësor, sipas të cilit i pandehuri Zeka gjendet në spital.

Prokurori i rastit Genc Nixha, deklaroi se javën e ardhshme do të caktojë një datë për ata që dëshirojnë të hyjnë në marrëveshje për pranimin e fajësisë. Sipas tij, para kësaj seance ka pranuar disa kërkesa nga avokatët e të akuzuarve për të hyrë në marrëveshje për një gjë të tillë.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e shqyrtimit fillestar u shty për 22 qershor, në ora 10:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon policët, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj, se kanë marrë ryshfet si policë trafiku.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale.

Të akuzuarve të këtij rasti, më 17 mars 2017, u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë./betimiperdrejtesi/

Arrestohet një person në Gjonaj të Prizrenit

0

Një person i kërkuar është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Prizren: Shkel një femër me veturë dhe ikë

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Beteja e Kabashit”, raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë po ashtu të panjohur e ka goditur viktimën femër (këmbësore) dhe është larguar në drejtim të panjohur, shkruan PrizrenPress.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, njofton Policia. /PrizenPress.com/

Rrahje e rëndë në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Ismet Jashari”, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër, pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, njofton Policia, përcjellë PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Qyteti është ende, vetëm zonja s’ka më

0

Të gjithë emrat e mëdhenj, krenaritë e teatrit dhe të filmit që jetësojmë nëpërmjet një vizatimi homazh në portalin tonë, duke ngritur një bust çdo javë dhe vendosur me solemnitet në atë altar Shenjti që meritojnë, a nuk na lënë një shije trishtimi në fund? Ne ndalemi para tyre dhe i gjunjëzohemi me nderim, por a mjafton?

Violeta nuk u martua kurrë. Nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë. Jo vetëm artdashësit, por gjithë kolegët. E çmonin.  Vlerësonin çdo grimë a detaj rreth konceptit, dhe mënyrës se si ajo e lëshonte veten tek çdo rol, duke u kredhur si në det. Duke u mishëruar tek personazhi dhe më pas bërë një me të. Kadri Roshi, në një intervistë të vitit 1998, e quan ‘’Shkollë’’, këtë grua të rrallë. ‘’Të kuptosh fjalën sakrificë – thotë ai – mjafton të shohësh Violetën. Nëpërmjet saj, ti kupton ç’është vullneti për punë. Kupton ç’është ndershmëria’’. Ndërsa Sulejman Pitarka, po atë vit, shprehet: ‘’ Mbaj mend çdo herë që vinte në teatër, ishte si besimtari i devotshëm në një tempull.’’

Lindur më 6 mars të 1926 në Voskopojë të Korçës, Violeta do të kalonte një fëmijëri  pa përralla. Një fëmijëri të vështirë. Një familje e varfër, uria e së cilës e njohu me ‘’udhën e punës’’.  Vetëm 14 vjeçe?! Kështu vitet kalonin dhe Violeta e rritur para kohe po bëhej një zonjushë e vendosur. Do të ishte 20 vjeçe kur do të dëgjonte melodinë e fatit në vitin 1946, prej ku do të shquhej menjëherë talenti i saj në shkollën e parë dramatike të hapur pranë Teatrit të Shtetit, sot Teatri Kombëtar. Do të ishte ky rrugëtimi saj i gjatë i mendjes, shpirtit dhe dashurisë. Shtëpia e saj! Fati i saj.

Me një karrierë 60-vjeçare në themele të teatrit. Me 110 role të gdhendur e skalitur skenës dhe plot 16 të tjera në kinematografi. Ishte viti 1957 tek ‘’Orët e Kremlinit’’ rekordi i parë që do të thyente me interpretimin e tri roleve. Më pas do të shkëlqente në rolet protagoniste më 1959 ‘’Gratë gazmore’’, ‘’Morali i zonjës Dulska 1958. Me shumë sukses një Olimbi të paharruar tek ‘’Karnavalet e Korcës’’ 1964, Zyhranë tek ‘’Fytyra e dytë’’ 1968, Nicën tek ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ 1971, e shumë të tjerë.

Në vitin 1997, së bashku me ‘’Mjeshtren e madhe’’, profesoreshë Drita Pelinkun, bordi drejtues i Institutit Amerikan të Biografive do i vlerësonte për kontributin e dhënë dhe arritjet e karrierës ndër 500 udhëheqësit më me influencë të shekullit të XX.

Ishin mikesha të rralla. Gjithmonë e gjeje në shtëpinë e zysh Dritës, për të nisur ditën nën aromë kujtimesh në atë filxhanin e kafesë. Kështu i mbaj mend një ditë të mërkure të dyja, ndërsa më pas do të ma prezantonte për herë të parë:

‘’E di si jam njohur me Violetën? Kanë kaluar shumë vjet, por, për mua , ky takim mbetet nga ata të rrallët që të dhurojnë çelësin e shumë sekreteve. Isha në teatër kur shoh 3 vajza që po vinin, veshur bukur. Pas tyre Violeta, e cila me shumë çiltërsi më shtrengoi dorën.  Mbante veshur një xhaketë burrash, një palë atlete lecke, flokët e prera drejt dhe nuk e di pse e paragjykova… artistët duhej të kishin imazh tjetër. E kush e dinte që pas kësaj vajze aq të varfër do të fshihej kjo artiste ikonë, nga ku më mbush shpirtin plot sa herë vjen këtu…’’

Violeta, me kulturën fenomenale të të dëgjuarit, buzëqeshte teksa duart i mbante mbledhur e më kthehet duke thënë: ‘’Vetëm ty kishte mbetur pa ta thënë. Ka 50 vjet që e tregon’’.

Jean-Paul thotë : Komedia është një ëngjëll që me një sy qan dhe me një sy qesh. Natyrisht, Violeta kishte lindur për komedi, duke e forcuar përmbajtjen estetike, psikologjike e shoqërore të teatrit. Mjeshtre e detajit, spontane, me një spontanitet që të nxit fantazinë tek e sheh. Me një energji që reflektohet në çdo temporitëm shfaqjesh dhe aq mirëkuptuese në zhvillimin e dialogjeve. Kjo ishte Violeta! E cila për shumëkënd mbetet ende teto Ollga.

E si mund të mos jetë prezent dhe sot në ditët tona ky kryerol i saj?

Pirro Milkani shprehet: Ekzigjenca estetike e filmit për staturën e saj bëri që kjo Ollgë të mos harrohej kurrë. Zakonisht ,- vazhdon ai, kur aktori identifikohet me rolin, është arsye suksesi. E dimë tashmë të gjithë që para se të ekranizohej, kjo ishte një vepër teatrale që luhej në Teatrin e Korçës. Por konvertimi i pjesës teatrale në film kishte ndryshime. Për shembull skena e Malos me Violetën, doli aq e bukur, pasi ky ishte marifet i saj. Sigurisht dhe teksti i Ruzhdi Pulahës bënë që ky film të ishte sukses i jashtëzakonshëm.

  • Ti ke bërë dashuri?
  • Kam bërë sa ujin i kam nxjerrë. Në fejesë jo dhe aq, po pas martese hajde dashuri…hajde…

Violeta shkëlqeu në këtë rol, duke bërë të qeshë dhe atë që asokohe nuk dihej si do të reagonte: Enver Hoxhën. Ajo u vlerësua këtu dhe me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977. Kanë kaluar 40 vjet që atëherë dhe ti ende kërkon rrugësh magjinë e këtij karakteri, në një qytet me Ollga dhe pa zonja.

Vështirë të harrohet gjithashtu dhe teto Rita, tek ‘’Pallati 176’’, e cila ka fuqi hipnotizuese sa herë e sheh. Gjurma e së cilës theksohet çdo vit që kalon, falë psikoteknikës së shkëlqyer të kësaj gjiganteje të skenës.

24 orë para se të mbyllte sytë, Violeta Manushi, në prani të të afërmëve, ka thënë fjalët e fundit nëpërmjet një diktofoni, i cili mbetet vlerë e shenjtë në arkivin e Fondacionit ‘’Nermin Vlora’’.

‘’ Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj. Jetova 81 vjet e kusur. Për më tepër, jetova me nder! Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur. Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë.

Eja më puth, se po iki…’’

Por a mund të ikë një yll? /Konica.al

Presidenti Nishani viziton Kosovën, shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

0

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të shpallet të enjten Qytetar Nderi i Prizrenit.

Ky titull Nishanit do t’i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës.

Anton Quni tregon se me çka merren vëllezërit e tij

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ka mbajtur një fjalim ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk tërhiqet nga skena politike pa i parë prapa grilave Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Në seancë, Qunit i janë përmendur edhe vëllezërit e tij, nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

“E di se çka bëjnë edhe vëllezërit e tij, me çka merren, a punojnë ndershëm a merren me fajde a me çka”, ka thënë Beqa.

I kontaktuar nga klankosova.tv, Quni ka treguar se me se merren vëllezërit e tij.

“Vëllezërit e mi merren me punë normale”, ka thënë Quni.

“Ata merren me tregti”, ka shtuar ai.

Më tej Quni ka theksuar se për ato që ka thënë dje Hajdar Beqa duhet të tregoj vet se për çka e ka pasur fjalën.

PDK në Prizren i gëzohet rrëzimit të Isa Mustafës

0

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren duket se i është gëzuar shumë rrëzimit të Qeverisë së Isa Mustafës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të parakohshme. Këtë e ka bërë përmes një komunikate për media, shkruan PrizrenPress.

“Dega e PDK-së në Prizren përshëndet veprimet e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërprerjen e një gjendje qeverisje pa vendime nga Isa Mustafa duke keqpërdorur në vazhdimsi legjitimitetin që ja dha PDK-ja.

Dega e PDK-së në Prizren i jep mbështetje dhe besim të plotë Kryetarit të saj, Kadri Veselit, dhe strukturave drejtuese të partisë, në zgjedhjet nacionle të cilat do të mbahen pas rrethanave të krijuara“, thuhet në komunikatë, përcjellë PrizrenPress.

Komunikata e plotë e PDK-së:

Dega e PDK-së në Prizren, sot ka mbajtur takimin e kryesisë së degës pas zhvillimeve të reja politke që kanë ngjarë në vend pas shkarkimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Dega e PDK-së në Prizren përshëndet veprimet e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërprerjen e një gjendje qeverisje pa vendime nga Isa Mustafa duke keqpërdorur në vazhdimsi legjitimitetin që ja dha PDK-ja.

Dega e PDK-së në Prizren i jep mbështetje dhe besim të plotë Kryetarit të saj, Kadri Veselit, dhe strukturave drejtuese të partisë, në zgjedhjet nacionlae të cilat do të mbahen pas rrethanave të krijuara.

Koncepti i Fillimit të Ri i ndërtuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës në bashkëbisedim me Kryetarin Kadri Veseli do të jetë projekt i fitorës dhe i triumfit të përpjekjeve shtetndërtuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK në Prizren fton gjithë anëtarësinë e saj dhe çdo qytetarë të komunës së Prizrenit për angazhim të përbashkët dhe për fuqizim të PDK-së në zgjedhjet nacionale.

PDK-Dega në Prizren

Datë:10.05.2017