Home Blog Page 5981

“Anadrinia Jehon” në Dejnë

0

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për të 16-tin vit me radhë në fshatin Dejnë.

Festivali fillon me datë 11 në ora 19:00 dhe zgjat deri me 13 maj 2017, shkruan PrizrenPress.

Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapqeva.

Kjo është agjenda:

NATA E PARË:

1. SHKA “ANADRINI” – nikoqir

2. SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik

3. AKV “ILIRIDA” Shkup

4. SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë

5. Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

NATA E DYTË:

1. SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan

2. AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)

3. AKA “ISA BOLETINI” Rogovë

4. Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

5. Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.

6. SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë

NATA E TRETË:

1. SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe

2. AKV ” HASAN PRISHTINA” Vushtri

3. Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë

4. AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq

5. AKV “MITROVICA” Mitrovicë

6. AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë (mysafir)

Zgjedhjet me 11 ose 18 qershor

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaëqsuesit e partive politike, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 11 ose 18 qershor.

Për këtë ai tha se do të vendos në ditët në vijim.

“Kam dëgjuar opinionin e 20 partive politike të Kosovës.Është një opinion që si President i vendit, në bazë të autrotietit dhe kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore do ta respektojë”.

“Në ditët e ardhshme si President i vendit do ta caktojë datën e zgjedhjeve. Mendoj se zgjedhejt do të jenë fer, të lira e demorkatike dhe të pranueshme nga të gjithë dhe do të mbahen me 11 ose 18 qershor për çak do t’ju njoftoj në ditët e ardhshme”, u shpreh Thaçi duke përmbyllur takimin me media pa iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mosshkuarjen e LDK’së në këtë takim dhe paralajmërimit se s’do ta njeh atë si President./Politiko.net

Babai dëshmon për djalin e vrarë në Prizren: Tri herë u çova njerëz për t’u pajtuar

0

Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit dëshmoi dëshmitari Xhevat Shishko, babai i të ndjerit Ferdi Shishko, i vrarë në mars të vitit 2015 në Prizren.

Dëshmitari para trupit gjykues deklaroi se djali i tij, Ferdi, disa herë kishte pasur probleme me qytetarë të ndryshëm.

Shishko, tha se ka qenë në dijeni edhe për konfliktin që kishte pasur djali i tij Ferdi me të akuzuarin Eshref Shemallarin, të cilin tha se e kishin rrahur shumë, por nuk e dinte se me kë kishte qenë Ferdi, ngase për rastin tha se vetëm kishte dëgjuar nga të tjerët.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen se më 8 mars 2015, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, privuan nga jeta Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bergin Ersoyn, që të tre nga Prizreni.

Dëshmitari tha se pas konfliktit që kishte pasur djali i tij, Ferdi, disa herë kishte dërguar njerëz sipas traditës për t’ia falur, mirëpo për dy vite me rradhë familja Shemallari e kishin lënë pa përgjigje.

“Kam kërku falje, i kom çu njerëzit me ma falë, njerëzit shkojshin e vinin po kurgjo, thojke jo e kam vëllaun në Gjermani. Sërish i kam çu njerëz, po ai kërkojke thojke vec kush e ka shti (Ferdin) me e rreh Eshrefin”, tha Xhevat Shishko.

Dëshmitari tha se Ferdin aksush nuk e ka shtyrë për t’u rrahur me Eshrefin, dhe se sipas fjalëve që i kishte thënë Ferdi gjithcka tha se kishte ndodhur rastësisht.

Të mërkuren ishte planifikuar që të dëgjohet edhe dëshmitari Ejup Shemallari, mirëpo për shkaqe shëndetësore ai nuk kishte ardhur në gjykatë.

Prokurori Genc Nixha insistoi që deklarata e dëshmitarit Shemallari mos të lexohet por të dëgjohet për seancën e radhës.

“Unë desha që sot të propozoj që të lexohet deklarata e dëshmitarit, ngase në deklaratën e tij i njëjti nuk ka kontestuar faktin se kanë shkuar njerëz në shtëpinë e tij, mirëpo siç ka deklaruar ‘kanë ardhë për të kërkuar falje për sulmin mirëpo jo edhe për t’u pajtuar’ në këtë rrethanë kisha dashtë ta pyes dëshmitarin se çka ai ka nënkuptuar me këtë”, tha prokurori.

Propozimin e prokurorit nuk e kundërshtoi mbrojtja, ndërsa trupi gjykues e refuzoi me arsyetimin se gjykata ka bërë mjaft përpjekje për ta ndëgjuar këtë dëshmitar.

Procedura gjyqësore vazhdoi me leximin e shkresave të lëndës.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, pasi që më 8 mars 2015 rreth orës 14:10 minuta në Prizren në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake të mëhershme, me dashje privuan nga jeta tani të ndjerët Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Belgin Ersoj, të gjithë nga Prizreni.

Incidenti kriminal, i cili ishte temë e diskutimeve të shumta për shkak të të kaluarës recidiviste të të vrarëve, tashmë është drejt fundit të gjykimit në Gjykatën e Prizrenit./kallxo.com/

Rama: Sabri Hamiti krenaria e Kosovës dhe Shqipërisë

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rubrikën e tij Amacord, ka uruar poetin dhe publicistin Sabri Hamiti për datëlindjen e tij, shkruan KultPlus.
Poeti dhe studiuesi Sabri Hamiti, sot feston datëlindjen e tij të 67-të.

I lindur më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, shumë shpejt ai arriti të bëhet një ndër studiuesit më të dalluar të letrave shqipe.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rubrikën e tij Amacord, ka vendosur të ia uroj datëlindjen Sabri Hamitit duke e quajtur shembull të publicistikës dhe krenari të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sabri Hamiti është shembulli i publicistit dhe njeriut të angazhuar. Krenari e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Gëzuar ditëlindjen mjeshtër, me respekt e mirënjohje”, shkruan Rama. /KultPlus.com

UPZ-në e vizitoi një delegacion nga James Madison University i SHBA-ve

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,Prof. Dr. Ramë Vataj, me bashkëpunëtorë, të mërkurën ka pritur një delegacion nga Universiteti Jemes Medison-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim ishin edhe menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” –Gjakovë si dhe përfaqësuesit e MASHT. Kjo vizitë në UPZ ishte në vazhdën e vizitave që përfaqësues të këtij universiteti prestigjioz amerikan i kanë bërë universiteteve publike në Kosovë. Delegacioni i JMU-së përbëhet nga profesorët: JoAnne Breëster, Michael Stoloff, Vesna Hart dhe Ahmet Shala.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, prezantoi historikun e UPZ-së, strukturën menaxhuese, njësitë akademike si dhe të arriturat dhe sfidat e UPZ-së. Ai theksoi se megjithëse është universitet i ri është zhvilluar mjaftë mirë. Rektori Vataj shtoi se UPZ është i gatshëm për bashkëpunim në fushat e interesit të dyanshëm.

Po ashtu edhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, bëri një prezantim të këtij universiteti.

Në anën tjetër, Michael L. Stoloff, dekan i asocuar në JMU foli përreth mundësive të bashkëpunimit në mes dy universiteteve, duke i vënë theks më të madh mundësive të shkëmbimit të studentëve për studime semestrale apo master si dhe për qasje në librari digjitale në mënyrë që të mundësohen më shumë burime për kërkime shkencore.

Tregtimi i moralit dhe politika

0

Shkruan: Ditar Kabashi

Gjithçkapos nderit kur tregtohet quhet pazarllëk. Vetëm allishverishi me nderin e ka emrin prostitucion. Por këtu kemi përqasje të ndryshme se çfarë është vetë nderi. Siçthoshte një shkrimtar:“Prostitucioni nuk njeh gjini. Kjo është shprehi. Të mos e mbash premtimin, të mohosh borxhin, të spiunosh, të vrasësh dikë pas shpine, të shtypësh më të dobëtin e në raste të caktuara edhe të frikohesh është prostitucion”. Dhe, kishte të drejtë zotëria.
***
Ka kohë që në hapësirat shqiptarepo vërehen pisllëqe nga më të ndryshmet. Posaçërisht Kosova, e ndërtuar mbi vlerat evropiane, që nga Preambula e Kushtetutës e deri te flamuri i saj shtetëror që reflekton frymën euro-atlantike, e cila duket se na është ofruar si frymëmarrje artificiale.
Dita-ditës po bëhet gjithnjë e më e qartë se një karrige e pushtetit peshuaka më rëndë se barra e sakrificave të krejt shekullit të fundit që përjetuam si shoqëri. Sot, shqiptari (dhe jo vetëm) e shet shqiptarin (dhe jo vetëm) për gjëra kalimtare të cilat sjellin përfitime të përkohshme.
Sot, në Kosovë, politika nuk konsiderohet mjet i shërbimit për qytetarët por dukuri oportuniste e për dikë edhe utilitariste. Ideja materialiste se në politikë s’ka vend për moral e prodhon formulimin se njeriu për njeriun është ujk. Mirëpo, ç’është më e keqja, kur dikujt i duket vetja ujk, tjetrin e sheh si qengj dhe fillon t’i mprehë dhëmbët.
***
Kur mungon morali, humbet edhe perceptimi mbi vlerën. Kriza aksiologjike në vendin tonë ka marrëdhénë. Një mendimtar të cilën parapëlqej ta lexoj, diku pati thënë që nëse në një shoqëri çmimet kanë zënë vendin e vlerave,aty nuk mbetet asgjë që nuk mund të shitet. Prandaj në vend të përcaktimit të vlerës, sot kemi vënien e çmimit. Përcaktues i çmimit është ai që sundon tregun ekonomik, politik, universitar e çfarëdo që të bie ndërmend. E të gatshëm për t’u shitur vazhdojmë të kemi çdoherë; që nga biznesmenët e deri të gazetarët e intelektualët (!).

Në Kosovë e sidomos në Prizren, tash e ca vite radhazi ka lindur një zakon i keq: çmimet e ushqimeve rriten gjatë muajit Ramazan. Me gjasë, duke ditur se agjëruesit mund të shpenzojnë më tepër, kapitalistët tanë të vegjël po e zbatojnë këtë taktikë.

Do të ishte mjaft me rëndësi që sivjet këtë strategji të tyre ta praktikojnë vetë qytetarët. Meqë fushata elektorale do të zhvillohet gjatë këtij muaji, qytetarët le të vendosin të mos e japinvotën e tyre me çmim të lirë. Le t’i rrisin kërkesat dhe le mos i votojnë ata që e kanë shitur edhe votuesin.
E ajo që do të na sjellë një dallim nga kampanjat e kaluara, besoj se do të jetë “rritja e imanit” të politikanëve që nga iftaret e, ka të ngjarë, gjer tekteravitë.
Njëra perde ra, të presim aktin artistik të radhës.

Një delegacion i Luksemburgut viziton spitalin e Prizrenit

0

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, të mërkurën ka pritur në takim një delagacion të Qeverisë së Luksemburgut, në përbërje të cilit ishin Dominuque Chevolet, atashe në Ministrinë Punëve të Jashtme të Luksemburgut në Prishtinë, Paolo Cervino, përfaqësues i Zyrës Regjionale të Lux Dev në Prishtinë, Frederic Roufffe, zyrtar i programit në Kosovë, si dhe dr. Afërdita Ademaj-Osmani udhëheqëse dhe dr. Dorjan Mamshiq, ekspert ndërkombëtar në Programin Përkrahës për Shëndetësinë në Kosovë KSV/017.
Në takim është diskutuar për fazën e dytë të projektit të Qeverisë së Luksemburgut, që do të jetë i fokusuar në kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në standardet ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.
Drejtori Avdaj ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën dhe popullin e saj.

“Qeveria e Luksemburgurt në vazhdimësi ka dhënë dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën dhe popullin e saj jo vetëm në shëndetësi, por edhe fusha tjera. Projektet e realizuar në spitalin e Prizrenit kanë ndikuar pozitivisht në kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Andaj, në emër të gjithë punonjësve të spitalit dhe gjithë qytetarëve u shpreh falënderimet e veçanta, sepse mirësitë e një populli mbeten në histori dhe nuk do të harrohen kurrë”,- pohoi drejtori Avdaj. Ai më pas ka njoftuar për punët që kryhen në spitalin e Prizrenit, si dhe vizionin për të ardhmen që mbështet në dokumentin “Strategjia e spitalit të Prizrenit 2017-2021”, i realizuar në kuadër të Programin Përkrahës të Dev Lux për Shëndetësinë në Kosovë KSV/017.

“Më lejoni që t’ju falënderoj për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e e planit strategjik. Tash më kemi të nënshkruar marrëveshjen për katër vitet e ardhshme dhe ju do të keni përkrahjen tonë në procesin e implementimit të këtij plani strategjik, me qëllim që qytetarëve t’u ofrojmë shërbime sa më cilësore’,-theksoi Paolo Cervino, përfaqësues i Zyrës Regjionale të Lux Dev në Prishtinë,

“Unë ju konfirmoj gatishmërinë e Qeverisë së Luksemburgut për të mbështetur shëndetësinë në Kosovë dhe spitalin e Prizrenit. Me një bashkëpunim të mirëfilltë proceset do të shkojnë përpara që shëndeti i qytetarëve të jetë në qendër të vëmendjes dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për shëndetin e qytetarëve’, – theksoi Dominuque Chevolet, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut.
Delegacioni ka vizituar repartin e Kardiologjisë, Mjekimit Intenziv, Kirurgjisë, Neonatologjisë dhe Shërbimit Emergjent.

Shfaqet Eqrem Kryeziu, e tall Isa Mustafën me humorin e hollë

0

Ish-deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i cili ka mbajtur dikur edhe pozita të larta në këtë parti, e ka tallur Isa Mustafën në një postim.
Ai ka përqëshur deklaratën e Isa Mustafës që zgjedhjet të mos mbahen gjatë muajit të Ramazanit.

Ky është postimi i plotë i Kryeziut.

Mjeshtëria e shkollës së vjetër

Këto ditë dëgjuam të përdoret muaji i Ramazanit si justifikim për t’i shmangur zgjedhjet. Kjo është antologjike! Të gjitha palët janë të kënaqura tani:

1. Ata që e nderojnë Ramazanin, përloten e mallëngjehen e i janë mirënjohës figurës.

2. Ata që nuk besojnë, kënaqen me instrumentalizimin politik të muajit të agjërimit, me përdhosjen e tij.

Limaj: Askush s’na besoi, por ja që e rrëzuam Qeverinë

0

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, parti e cila kishte iniciuar fillimisht mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, është shprehur i kënaqur me vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Askush nuk na besoi në fillim, por tani u pa se Nisma nuk ndërmerr nisma joserioze”, tha Limaj.

Kuvendi, me 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, votoi për rrëzim të Qeverisë së Kosovës.

Kalon mocioni i opozitës, bie Qeveria Mustafa

0

Në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë.

Nga ta, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.