14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5982

Coutinho refuzon ofertën e Realit

0

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi ‘mbretëror’ është i interesuar për brazilianin, por lojtari ka reaguar mënjëherë duke hedhur poshtë çdo mundësi për t’iu bashkuar madrilenëve.

Krerët e Real Madridit e shohin Coutinhon zëvendësim adekuat për Iscon ose James Rodriguez të cilët në fund të këtij sezoni pritet të largohen nga ‘Los Blancos’. Por, siç raportojnë mediat në ishull, Coutinho, i cili prej kohësh kërkohet nga Barcelona, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në ‘Bernabeu’.

Në qoftë se braziliani vendos të largohet nga ‘Anfield’, ai do të shkonte tek Barcelona, ku do të bashkohej me bashkëkombësin e tij, Neymar.Por, për momentin, Coutinho ka bërë të qartë se ai është i lumtur në Angli.

NISMA, e bindur se do ta përmbysë pushtetin në Prizren

0

Të dielën, në orët e mbrëmjes, NISMA për Kosovën – Dega në Prizren ka mbajtur debat publik me qytetarët e lagjes “Ortokoll”, “28 Nëntori”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku”. Të pranishëm ishin kryetari i partisë, Fatmir Limaj, deputetët Valdete Bajrami e Enver Hoti, sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi si dhe deputeti njëherësh kryetari i Degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha.

Zyrtarët e kësaj partie thonë se qytetarët e kanë kuptuar se tanimë ka ardhur koha e një orientimi të duhur politik dhe se, sipas tyre, tashmë qytetari e din mirë se kush mashtroi me premtime të kota për kaq shumë vite në Kosovë dhe kush janë ata që ishin përherë afër popullit dhe që mbajtën fjalën e dhënë.

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se ndryshimi po vjen.

“NISMA është ajo që këtë ndryshim do ta jetësoj, sepse ne jemi rreshtuar për ta dashur vendin, e jo për ta shkatërruar, siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha theksoi se Prizreni domosdoshmërish duhet të ndryshoi sepse, sipas tij, vetëm kështu mund të ndalen abuzimet me qytetarin tashmë të nëpërkëmbur nga të inkriminuarit politik në Prizren.

“Këtë përmbysje aktuale politike, vetëm ekipi i NISMA-s mund ta arrijë, ngase tashmë thellë tek ne, qëndron fuqia dhe besimi, që përfundimisht këtë qytet ta kthejmë në binarët e duhur”, tha ai. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 1 personImage may contain: one or more peopleImage may contain: one or more peopleImage may contain: 2 people, crowd

Liria nxjerr pikë në Ferizaj

0

Skuadra e Lirisë ka arritur të ×toj një pikë shumë të vlefshme në Ferizaj.
Bardhezinjtë nga Prizreni u mbrojtën mirë gjatë 90 minutave, duke nxjerr pikë si mysa×rë për herë të tretë rresht.
Vendasit ishin kryesisht më dominues në lojë, por që tentimet e tyre nuk mjaftuan për ta mposhtur portierin e Lirisë, Armend Ruxhin

Me këtë rezultat, Ferizaj tani ka 21 pikë dhe vazhdon të mbetet në zonën e playout-it, derisa për Lirinë ky është barazimi i katërt në Superligë./borozoni/

Shkelen me makinë tre këmbësore në Prizren

0

Në rrugën Tirana në Prizren dje ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë shkelur tre këmbësore, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur tre këmbësore”, thotë PK.

Si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Vdes i aksidentuari në Vlashnje të Prizrenit

0

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka ndërruar jetë një burrë, boshnjak, pas plagëve të marra nga një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur më 11 mars në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

“ Më 18 mars, viktima mashkull i kombësisë boshnjake ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë, ku ishte në tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur më 11 mars”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Prizreni ‘hyn’ në librin e rekordeve të Guinness (Foto)

0

Punimet në gërmimet arkeologjike në qendrën e qytetit në Prizren, tash e tre vjet po vazhdojnë dhe duket se nuk po i shihet fundi.

Kjo ka bërë që shoqëria civile ta njoh këtë si rekord për Librin e Guinness dhe t’i jep këtë mirënjohje Komunës si dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë sipas organizatorëve, të pranishëm në ceremoninë e 1 prillit do të jenë edhe Cristiano Ronaldo, Rita Ora dhe shumë personalitete ndërkombëtare.

Ndryshe, edhe bizniset dhe qytetarët ankohen për faktin se sa herë ka të reshura atmosferike krijohet një pellg dhe kundërmon.

Kujtojmë se këtu supozohet se është një vendbanim i lashtë Ilir ndërsa arkeologët ka dy vjet që nul janë parë në vendpunim. /Telegrafi/

Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha sonte organizojnë dy debate në Prizren

0

Nisma organizon sonte dy debate me qytetarë në Prizren. Pjesëmarrës i debateve do të jetë lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Degës, Zafir Berisha.

Debati i parë mbahet në ora 18:30, në lagjen “Ortokoll”, përkatësisht në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”, ndërsa debati i dytë në lagjen “11 Marsi”. Ky debat mbahet në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” në ora 20:00/PrizrenPress.com/

Shteti dhe Populli

0

Shkelqim Millaku

Rrugëtimi për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit ishte dhe është i gjatë. Kjo ëndërr e shoqërisë është realizuar! Shoqëri e (pa) kapur politikisht, dikur nga okupuesit, kurse sot nga ata që flasin dhe veprojnë në emër të “patriotizmit”.

Familja, fshati, qyteti dhe shteti kanë rregullat tradicionale dhe jetësore të tyre, të cilat përbëjnë funksionalizimin e jetës stabile dhe shoqërore.  Sot qytetaret e Republikës së Kosovës janë të zhgënjyer, jo nga vendi apo fryma e kapur, por nga vepruesit e pandërgjegjshëm të vendit!Duke u mbështetur në të kaluarën e disa zgjedhjeje të niveleve të ndryshme të organizuara në Republikën e Kosovës dhe duke e kuptuar vullnetin e qytetarëve mund të themi se ka pasur dhe do të ketë rënie të dukshme të besueshmërisë së qytetarëve, ndaj të besuarve të tyre. Mendimi i dhënë plotësohet në vazhdim duke ju referuar KQZ-së, si: “zgjedhjet e vitit 2007 për pushtetin Qendror dhe Lokal në Kosovë, janë mbajtur më 17 nëntor. Numri në total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë: 628.630 veta. Votues, e që kanë qenë qytetarë të Kosovës, 622.397 veta. Votues përmes postës, kanë qenë 6. 233. Fletëvotime me kusht kanë qenë 33.791. Pjesëmarrja në votim, është determinuar brenda territorit të Kosovës në shkallë prej 42.40%. Pjesëmarrja e përgjithshme, ka qenë në shkallën prej 40.10% (http://www.kqz-ks.org/sq/zgjedhjet-e-pergjithshme).

Ky mendim krijon hapësirë për të pyetur:

Një përqindje e tillë, a do të dalin përsëri në zgjedhje? Mos kanë ikur dhe janë duke ikur nga vendi?
Shteti është duke u ndërtuar dhe zhvilluar në hapa jo premtues. Populli nuk kishte besim të del në zgjedhje as në vitin 2007, kur ne kishim ëndërr dhe e pritshim më padurim shpalljen e pavarësisë.

Në vendin tonë ka disa muaj që jemi duke dëgjuar, “në këtë muaj apo në atë muaj” do të kemi zgjedhje. Po, do të kemi zgjedhjet qendrore apo lokale. Vetëm lokale. Qendrore dhe lokale … etj.

Kjo tashme është duke qarkulluar edhe “të shpresa e humbur”, pra të ata që po lëshojnë vendin dhe duan ta lëshojnë vendin. Vendin tonë, të cilin, e kishin dhe e kanë zili shumëkush për ta okupuar, sepse ka thesar dhe varfëri socio-politike.Rinia po shkon! Populli po duron dhe shpreson! Udhëheqësja e shteti për “popullin”, por më shumë edhe për pushtetin.

Shpresa e humbur “populli” mund t’i shtron këto pyetje: A do të organizohen dy palë zgjedhje? Zgjedhjet, a do të jenë të lira dhe të pranueshme? Votuesit, a i kemi në Kosovën? Sa e kanë lëshuar dhe po e lëshojnë Kosovën? Kush e humben, shkelen dhe harruan gjakun e dëshmorëve?
Udhëheqësja e shteti duhet t’i kuptojnë mirë këto dhe shumë pyetje të tjera që janë shqetësime të qytetarëve.

Të dënuarit për keqpërdorim të buxhetit të shtetit nuk duhet të jenë pjesë e udhëheqjes. Moralisht, nëse kanë duhet të japin dorëheqje!
Të njohurit për nepotizëm apo shkeljeve të ndryshme ligjore nuk duhet të jenë pjesë drejtuese të institucioneve dhe konkurrues për zgjedhjet e ardhshme.
Populli ishte dhe do të jetë brumi i shpresës së shtetit. Raportet e shtetit funksional dhe të popullit aktiv janë shpresa e vetme e ardhmërisë së vendit tonë.

Kurthi i Thaçit zbardh hipokrizinë e politikës kosovare

0

Klasa politike e Kosovës, sipas vlerësimit të analistëve politikë, deri më tani ka dështuar thuajse plotësisht që t’i zgjidhë problemet kryesore që ka vendi. Ndonëse arritja e konsensusit politik për transformimin e FSK-së në Ushtri, po shihet si është një hap i mirë, megjithatë duket se partitë kësaj radhe vetëm sa kanë rënë në kurthin e presidentit Hashim Thaçit, i cili e ka dërguar këtë projektligj, që domosdo nuk kundërshtohet nga partitë politike, porse do të jetë e vështirë të bëhet nën presionin e fortë të NATO-s, SHBA-së dhe BE-së. Meqë politika gjen konsensus për këtë çështje, ajo vazhdon të kritikohet ashpër nga analistët pse nuk gjen konsensus të njëjtë të unifikimit në një zë edhe për çështje të tjera jo pak më të rëndësishme, siç janë dekriminalizimi i skenës politike e shtetërore, Ligji i lustracionit dhe reformimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë, pa të cilat nuk ka ecje të Kosovës në fushën e integrimeve euroatlantike dhe në BE.

Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka vlerësuar se çështja e konsensusit në fushën e shndërrimit përmbajtjesor të FSK-së në Ushtri është një çështje që është shfrytëzuar nga presidenti i vendit, sado që në Kuvendin e Kosovës u diskutua çështja e shndërrimit të FSK-së në Ushtri. Mirëpo, për çështjet e tjera ai thotë se për mungesën e konsensusit politik në interesin nacional, fajtor janë vetë kokat e koalicionit të tanishëm, Thaçi, Mustafa Veseli.

“Shpëtimtari” që nuk shpëton asgjë

Sipas Kelmendit, Thaçi, Mustafa e Veseli nuk bënë marrëveshje midis subjekteve politike.

“Ata kurrë nuk arritën dhe as që morën iniciativë për të ndërtuar një unitet në çështjet e mëdha. Dua këtu të përmend marrëveshjen e Asociacionit, themelimin e Gjykatës Speciale, Demarkacionin, ose luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dukurive më të dëmshme që i ka vendi dhe që përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Thaçin”, ka theksuar ai.

“Kosovës i duhet një “VETING” si në Shqipëri. Për atë po luftohet kundër me të madhe iniciativa, si edhe çdo mjet që ka për qëllim spastrimin e shtetit nga kriminelët, si të ardhur nga ish-regjimi, ashtu edhe të atyre të krijuar nga paslufta. Tërë kjo gjendje u shfrytëzua ashpër nga Thaçi. Ai duke e parë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës mbi themelimin e Ushtrisë, me të cilën autorizohet Qeveria për të përgatitur ligjin për atë, doli si “shpëtimtar” Thaçi, se gjoja ky po e bën Ushtrinë”, tha prof Kelmendi.

Ndërsa analisti politik, Hidajet Ahmeti, vlerëson se Kosova është në këtë gjendje vendnumërimi, për shkak se pikërisht në momentin kur preken interesat e ngushta personale, klanore e politike nuk ka konsensus politik, e kjo është arsyeja e mosarritjes së një konsensusi për dekriminalizimin e skenës politike kosovare dhe çështjet tjera të interesit të madh shtetëror, fuqizimit të shtetit ligjor. Ai vlerëson se kriminalizmi si frymë e mbrapshtë e instaluar nga njerëz të pushtetshëm të politikës konsiderohet brenda suazave të “normalitet” shoqëror, ekonomik e politik në vend.

“Në binarët ku është vendosur treni pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njerëzit, të cilët janë vendosur në atë tren, të cilët nuk e dinë destinacionin final, nuk mund të pritet ndërrimi i kahes, përderisa atë tren e drejtojnë njerëzit e njëjtë”, është shprehur ai

Loja e rrezikshme me FSK-në

Sipas Ahmetit edhe transformimi i FSK-së në Ushtri të rregullt është lojë e rrezikshme për shtetin e brishtë të Kosovës, e mbi të gjithë vënien në pikëpyetje të raporteve me ndërkombëtarët, e veçanërisht me SHBA-në.

“Në këtë frymë të injorimit të mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë nuk mund të kemi progres substancial afatgjatë, përveç regres të vazhdueshme në raport me ndërkombëtarët. Nuk mund të vijmë deri aty sa të rrezikohet e ardhmja e një shteti të ri, shkaku i tekeve të një njeri, i cili jashtë interesit të tij personal e politik nuk sheh më larg”, tha Hidajet Ahmeti.

Sipas tij, karta e unifikimit të politikës rreth Ushtrisë së Kosovës, që po e luan presidenti Thaçi, mund të jetë një kurth serioz jo vetëm për pozitën, por edhe për opozitën, i ndërtuar nga presidenti, i cili për më shumë se një vit ishte krejtësisht i izoluar nga bashkëpunimi me subjektet politike opozitare.

“Nuk ka dyshim se pozitë e opozitë kanë rënë në kurthin e rrezikshëm të dinakut Thaçi, por një veprim i tillë është i rrezikshëm për Republikën e Kosovës, duhet shikuar në aspektin e koordinimit dhe bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar e jo veprime të tilla me potencë të rrezikshmërisë së lartë për Kosovën, të kalkulohen për interesa personale e politike. Si duket, Thaçi me vetëdije të plotë po e bie në pikëpyetje gjithë substancën e bashkëpunimit të ndërtuar për dekada të tëra”, ka potencuar më tej Ahmeti.

Specialja mund t’i prishë balancat politike

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, po ashtu thotë se ka shumë gjëra, për të cilat pozita dhe opozita kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për të avancuar në perspektivën evropiane, por nuk duan t’i marrin ato seriozisht.

“Ka plot çështje, për të cilat asnjëherë nuk ka pasur motiv as nuk është gjetur arsye që të bëhet zgjidhja. Këtu kemi të bëjmë edhe me nxjerrjen e Ligjit për lustracion, Ligjin për zgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për fuqizimin dhe pavarësimin e plotë të sistemit të drejtësisë”, theksoi ai.

“Pra, ka shumë gjëra të tjera, por që tash edhe ky transformim ka mbuluar temat e tjera të interesin për shtetin ligjor, sikur janë korrupsionin, nepotizmin. Pra, tema e themelimit të Ushtrisë është primare e domosdoshme, po tash kjo skenë politike ka humbur kredibilitetin tek qytetarët dhe problemi kryesor mbetet se kjo klasë politike ka dështuar plotësisht të qeverisë shtetin si duhet dhe me përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore”, vijoi më tej Burjani.

Sipas tij, situata do të shkojë kah ndryshimet, sidomos me funksionimin e Gjykatës Speciale, e cila mund ta ndërrojë edhe balancën e forcave politike në shtet. /Kosova Sot/

Edison Cavani prezanton “bombat” e tij

0

Edinson Cavani është bërë një nga sulmuesit më “vdekjeprurës” në botë.

Nga Palermo në Napoli dhe tani te Paris Saint-Germain, ai ka kaluar një karrierë të begatë gol pas goli.

Uruguaiani ka shënuar 120 gola në të gjitha garat që nga bashkimi me PSG në vitin 2013, dhe ka marrë shkallën e tij të lartë këtë sezon si figurë dominuese e ekipit pas largimit të Zlatan Ibrahimovic në Manchester United.

Cavani ka 27 gola në vetëm 26 ndeshje në 2016-17, dhe tetë gola në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shpërndarë një video me momentet e tij më të bukura në karrierë.

Cavani: The biggest goals of my career

Career Goals: PSG – Paris Saint-Germain's Edi Cavani on his biggest and most important

Gepostet von Goal.com am Sonntag, 19. März 2017